Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share
 

 S'ka mënjanim prej sunetit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin

Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 35

S'ka mënjanim prej sunetit Empty
MesazhTitulli: S'ka mënjanim prej sunetit   S'ka mënjanim prej sunetit Icon_minitimeFri Jun 05, 2009 1:59 am

S'ka mënjanim prej sunetit
Disa prej modernistëve në fe, zindikëve (hipokritët që herë pas here e shfaqin kufrin e tyre) dhe atyre që ndjekin epshet dhe dëshirat e tyre, të cilët e quajnë veten e tyre “pasuesit e Kur’anit”, pretendojnë se vetëm Kur’ani është ai që duhet ndjekur, ndërsa suneti i të dërguarit alejhi selam nuk ka asnjë vlerë dhe si pasojë nuk duhet ndjekur.

Për këtë devijim dijetarët kanë tërhequr vërejtjen përpara shumë kohësh. Megjithatë disa prej “mendimtarëve” muslimanë pretendojnë më në fund se suneti nuk ka vlerë në sheriatin (ligjin) e All-llahut dhe vetëm Kur’ani është ai që vlerësohet në sheriat.

Padyshim se ky pretendim është një devijim i qartë, sepse suneti i Pejgamberit alejhi selam, ashtu siç është argument për shpjegimin e Kur’anit, është edhe pjesë përbërëse në ligjet e tij. Për këtë Pejgamberi alejhi selam ka thënë:

"Mua më është dhënë Libri (Kur’ani) dhe me të, një i ngjajshëm me të (suneti i tij). Të mos hedhë dyshime njeriu, duke qenë i ngopur mbi kolltukun e tij dhe të thotë: për ju është vetem Kur’ani, çfarë të gjeni në të hallall, bëjeni hallall dhe çfarë të gjeni haram, bëjeni haram."

Por, a nuk është lejuar për ju mishi i gomarit të egër?... (pra ka disa gjëra që janë hallall, të cilat nuk janë përmendur në Kur’an, por në hadithet e Profetit alejhi selam)".

Për këtë hadith, El-Hatib El Bagdadi ka thënë:

"Me këtë hadith Pejgamberi alejhi selam tërheq vërejtjen për rrezikun e kundërshtimit të sunetit, i cili qartësoi gjëra që nuk janë përmendur në Kur’an, problem ky ku kanë rënë havarixhët dhe rafidinjtë. Ata e morën Kur’anin në mënyrë sipërfaqësore, duke lënë sunetin, i cili e sqaron Librin (Kur’anin). Kështu ata shkuan drejtë të kotës dhe devijuan.

Ibn Abdul Ber El Kurtubi përmendi ligje të fikhut të veçanta për sunetin e Pejgamberit alejhi selam, pastaj tha:

"All-llahu i Lartësuar ka urdhëruar për bindjen ndaj tij dhe pasimin e tij (Pejgamberin alejhi selam) në të gjitha çështjet."

Në kohën e sahabëve ka qenë i shfaqur i njëjti devijim, por sahabët mbajtën qëndrim ndaj atyre që devijuan.

Erdhi një burrë tek Imran Ibn Hasim dhe e pyeti atë për diçka dhe pasi e mori përgjigjen tha: “Më jep argument nga Libri i All-llahut e jo nga diçka tjeter veç tij.”

Imrani ia ktheu:

"Ti qenke i metë. A tek Libri i All-llahut e ke gjetur namazin e drekës katër rekate? A nuk e ke parë se në Librin e All-llahut nuk qartësohet se namazi i drekës është katër rekate?" Pastaj i përmendi atij namazin, zekatin etj. Pastaj tha: "A i ke gjetur këto në Librin e All-llahut të spieguara me hollësi? Libri i All-llahut i ka sjellë këto, ndërsa suneti i Pejgamberit alejhi selam i ka sqaruar".

Në pamje të parë duket sikur ata që duan argumente vetëm nga Kur’ani, kanë për qëllim nderimin e Librit të All-llahut, por e vërteta është se ata i kanë kthyer shpinën atij dhe e kanë nënçmuar sunetin e Pejgamberit alejhi selam. Dhe përpjekjet e imamëve për ruajtjen e sunetit dhe historisë së tij.

Thotë All-llahu i Lartësuar:

"Bindjuni All-llahut dhe të dërguarit dhe kini kujdes". [El Maide, 29]

"Dhe atë që ju urdhëron i dërguari, zbatojeni". [El Hashr, 7]



Përktheu:
Altin Kareçi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
S'ka mënjanim prej sunetit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kur'an dhe Tefsir-
Kërce tek: