Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 1001 zbulime të botës islame, ekspozohen në Londër

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

1001 zbulime të botës islame, ekspozohen në Londër Empty
MesazhTitulli: 1001 zbulime të botës islame, ekspozohen në Londër   1001 zbulime të botës islame, ekspozohen në Londër Icon_minitimeSun Aug 01, 2010 10:18 am

1001 zbulime të botës islame, ekspozohen në Londër 40328888A mund ta imagjinoni jetën sot pa kafe, pa kompjuter apo pa motorrin me pistona? Këto shpikje apo zbulime janë bërë elementë kaq thelbësorë të jetës sonë, por shumë nga ne nuk e dimë se të gjitha këto e kanë zanafillën nga bota e lashtë islame. Një ekspozitë me objekte të lashtësisë të shpikura ose zbuluara nga bota myslimane është hapur kohët e fundit në Muzeun e Shkencës në Londër dhe nxjerr një pah një realitet krejt tjetër nga ideja e një konflikti mes civilizimit perëndimor dhe atij oriental.

Një filxhan kafe, qoftë turke, kapuçino apo ekspres është tashmë pjesë e pandashme e shumë kulturave. Emrin e merr nga “Kawah” e Jemenit ku për herë të parë filloi të bëhej kafeja në Gadishullin Arabik.

Profesor Salim al Hasani i Universitetit të Mançesterit shpjegon se kokrrat e kafesë u sollën në Jemen nga Etiopia: “Dimë që kafeja u shpik në vitet e para të Islamit, nga një i ri i quajtur Khaled, i cili ruante delet në Etiopi. Deleve, siç duket u pëlqenin kokrrat e kafesë. Kështu që, sipas gojëdhënës, i riu i mori kokrrat e kafesë e i solli në një dyqan në Jemen, ku lindi pija e re. Ka plot shpikje dhe zbulime të tjera që datojnë që nga fillimet e botës islame në shekullin e shtatë, e më pas. Një prej tyre është shpikja e universitetit në vitin 850 nga një e re, e quajtur Fatima al-Fihri në qytetin Fez të Marokut. Ky ishte universiteti i parë në botë që jepte diploma.”

Kjo është edhe tema e ekspozitës së re në Muzeun e Shkencës në Londër. Ajo titullohet: ‘1001 shpikje – Trashëgimia myslimane’, një titull që të kujton ciklin e përrallave ‘1 Mijë e Një Netë’. Por kjo ekspozitë përqendrohet në shpikjet dhe përparimet shkencore dhe teknologjike që ndryshuan botën tonë, duke filluar nga universitetet më të hershme, tek shpikjet mjekësore, higjena, pompat dhe mulliri me ujë.

Mendoni se është histori e harruar? Aspak! Mjafton të pyesni këdo në rrugët e Kairos apo Damaskut dhe do t’ju tregojnë për ditët e arta të Islamit, jo thjesht pushtimet, por edhe përparimet kulturore, shkencore dhe teknologjike. Këto përparime u arritën në kulmin e lulëzimit të perandorisë islame, ku u përhap nga Lindja e Mesme në Afrikën Veriore e deri në Spanjën e jugut dhe përtej.
“Gjatë asaj kohe, e cila zgjati rreth 1 mijë vjet, pati plot kontribute në shkencë dhe teknologji nga të cilat përfituan civilizimet tona duke huazuar nga civilizimi mysliman.”
Myslimanët përfituan nga përparimet në Indi, Kinë apo Greqinë dhe Egjiptin e lashtë dhe e përcollën atë, ashtu si në rastin e kësaj replike të orës me elefant të projektuar nga shpikësi, inxhinieri dhe matematicieni mysliman, al Jazari në fillim të shekullit të 13.

An Mari Brenan është pedagoge në Universitetin South Bank të Londrës. Ajo ka mbetur e mahnitur nga këto shpikje. Kjo orë me një elefant indian dhe dragoj kinezë është objekti i saj i preferuar: “Ora me elefant është e mrekullueshme, pasi i ngjet një ore të Kombeve të Bashkuara. Ka elementë nga qytetërime të ndryshme. Unë, si shkencëtare, e pëlqej pasi tregon se shkenca mund të jetë edhe interesante edhe krijuese e dekorative dhe të përfaqësojë kulturat e ndryshme.”

Kalojmë tek fusha e matematikës dhe algjebrës. Numrat e botës perëndimore njihen si numra arabikë, por dikur kishin emër tjetër: “Numrat që kemi sot – 1,2,3- quhen numra arabikë, por në fillimet e tyre arabët i quanin ‘numra indianë’.”
Ndërsa numri ‘0’ për shembull e merr emrin nga fjala ‘zephir’ në arabisht, dhe u përdor për herë të parë nga shkencëtarë arabë si pjesë e ekuacioneve matematike. Ky numër është shumë i rëndësishëm në formulën e kombinimit të numrave 1 dhe 0 për të zhvilluar kompiuterat dhe teknologji të tjera.
Ashtu si edhe kafeja, çfarë do të bënim dot sot, pa kompjuter?!

xmlns:fb="https://www.facebook.com/2008/fbml">


Forum Islam Bujanoci


Forum Islam Bujanoci







window.fbAsyncInit = function() {
FB.init({appId: '148074671886580', status: true, cookie: true,
xfbml: true});
};
(function() {
var e = document.createElement('script');
e.type = 'text/javascript';
e.src = document.location.protocol +
'https://connect.facebook.net/sq_AL/all.js';
e.async = true;
document.getElementById('fb-root').appendChild(e);
}());


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
1001 zbulime të botës islame, ekspozohen në Londër
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Disa zbulime interesante të Dr. Tariq Al Swaidan
» Video Islame
» 300 fotografi Islame
» Për pak sa nuk e shita fenë islame !
» Ibën Tejmije dhe ekonomia islame!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: