Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Përmisoje veten

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Përmisoje veten  Empty
MesazhTitulli: Përmisoje veten    Përmisoje veten  Icon_minitimeSat Sep 18, 2010 11:49 am

Përmisoje veten  Quran-reading1-264x197Ti qëndron me dike, i cili është njëzet vjeçar dhe i vëren sjelljet logjikën dhe mendimet specifike të tij. Pastaj ulesh me të njëjtën person dhjetë vitesh dhe zbulon se ai është saktësisht i njëjti si para dhjetë vitesh. Ai nuk ka bërë as një përmisim. Por , ti rri me njerëz tjerë dhe ndien se ata përfitojnë nga jeta e tyre. Ti zbulon se ata e përmisojnë veten çdo ditë. Në fakt, nuk kalon asnjë orë përveçse ata përmisohen ose fetarisht ose ndyshe. Nëse dëshiron të mendosh për llojet e ndyshme të njerëzve sa i përket vetpërmisimit atëherë mendo për këtë.

Ka njerëz, të cilëve u pëlqen shikimi i atyre kanaleve televizive satelitore që e ndohmojnë diturinë e tyre të përgjithshme dhe ua shtojnë intelegjencën. Ata përfitojnë nga përvojat e njerëzve të tjerë duke i shikuar debatet konstruktive nga të cilat ata i mësojnë karakteristikat e debatit dhe e përmisojnë gjuhën, të kuptuarit dhe eksperizohen në debat dhe në bindjen e njerëzve me argumentet që i ofrojnë.

Pastaj ka të atillë të cilët nuk mun ta lënë pa e shikuar një episode të një filmi për dashuri të dështuar, një dramë emocionale ose një film horror ose filma lidhur me fantazitë e padobishme që nuk kanë lidhje me realitetin.

Shikoje dallimin midis këtyre dyve pas pesë ose dhjetë vitesh. Cili prej dy personave i ka arritur përmisimet më të mëdha në shkathtësitë dhe aftësitë e tij për t`i kuptuar informatat, për të arritur dituri për të pas fuqinë e bindjes së të tjerëve pse për të qenë i aftë në përballimin e situatave të ndryshme. Pa dyshim personi i pare! Ju do të shihni se sjelljet e personit të pare janë plotësisht të ndyshme.

Kur ai të debatojë, ai përdor referenca, fakte dhe shifra të sakta kurse i dyti mundet vetëm t`i citojë fjalët e aktorëve dhe këngëtarëve, deri në atë pike sa ai i ngatërron thëniet dhe ua ndërron vendet. Përdor fjalë të cilat pohon se Allahu i ka thënë, si në rastin kur ai citon gjatë një diskutimi: “Allahu thotë: “Ti ndihmohu pak, e Unë të ndihmoj shumë”!

Ndërsa kur ne e infrormojmë se ku nuk është ajet i Kur`anit atij i ndërrohet pamja e fytyrës dhe hesht. Pastaj mendoj për këtë shperhje dhe bie në mend se ajo është një frazeologji egjiptiane, e cila është vulosur në mendjen e tij pas shikimit të dramave episodike!

Ta shikojmë çështjen nga një kënd tjetër, fjala është për leximin e gazetave dhe revistave. Sa njërëz interesohen për leximin e lajmeve të dobishme dhe informative që u ndihmojnë në zhvilimin e personalitetit të tyre, i përmisojnë shkahthtësitë e tyre dhe e shtojnë diturinë e tyre? Në anën tjetër sa është numri i atyre, të cilët nuk durojnë të lexojnë diçka tjetër përveç lajmeve sportive dhe zbavitëse? Kjo është e vërtetë deri në atë masë saqë disa gazeta garojnë me njera-tjetrën në shtimin e faqeve për sport dhe zbavitje, në çmim të largimit të seksioneve tjera. E njëjta vlen për takimet dhe gjërat ku e kalojnë kohën.

Kështu nëse dëshiron të jesh koka, e jo bishti atëherë përpiqu shumë t`i praktikosh të gjitha shkathtësitë, pa pyetur se çfarë janë. Abdullahu ishte person energjik, por i mungonin shkathtësi të caktuara. Një ditë, doli nga shtëpia për ta falur drekën në xhami. Zelli i tij për namaz dhe respekti për fe e kishte sjellë jashtë për t`u falur. Ai po ecte shpejt me qëllim të arritjes në xhami para ikametit. Gjatë rrugës kaloi pran një palme hurmash në maje të të cilës ndodhej një njeri me uniformë duke punuar në të. Abdullahu u befasua dhe mendoi: “Kush është ky njeri që nuk kujdeset për namaz! A është për shkak se ai nuk e ka dëgjuar ezanin apo për shkak se ai nuk merakoset për thirrjen e ikametit, i cili gati sa s`ka thirrur!”

Ai i bërtit me zemërim “Zbrit dhe falu”

Burri iu përgjigj me gjakftohësi: “Në rregull, në rregull…”

Ai i tha prapë: “Nxito për t`u falur, o gomar!”

Njeriu bërtiti. “Ti më quan gomar?” Ai atëherë e mori një degë të pemës dhe zbriti që ta godiste me të! Abdullahu e fshehu fytyrën me shall që njeriu të mos e njihte dhe shkoi në xhami. Burri zbriti nga pema i zemëruar, shkoi në shtëpi, u fal dhe pushoi për një kohë. Pastaj erdhi koha e ikindisë dhe Abdullahu shkoi në xhami përsëri. Gjatë rrugës ai kaloi pranë pemës së njëjtë dhe e pa të njëjtin njeri duke punuar . Ai vendosi ta ndërronte metodën komplet dhe tha: “Es-Selamu Alejkum! Si jeni?”

Burri u përgjigj: “Elhamdulilah, jam mir.”

Ai tha: “Më jep ca lajme të mira. Si janë hurmat këtë vit?”

Burri u përgjigj: “Elhamdulilah”

Abdullahu tha: “Allahu të dhashtë sukses dhe furnizim dh eta lehtësoftë jetën e të shperbleftë për punen që po e bën”

Burri u gëzua shumë kur e dëgjoi këtë lutje dhe tha amin ndaj lutjes.

Abdullahu pastaj tha: “Duket se jeni shumë i preokupuar me punë dhe ndoshta nuk e ke dëgjuar ezanin për ikindi. Ezani është thirrur, kurse ikameti mund të thirret tani. Ndoshta të duhet të zbritësh, të relaksohesh pak dhe të bëhesh gati për namaz. Pas namazit ti mund të vazhdosh me punë. Allahu të dhashtë shëndet”

Burri u përgjigj: “Inshallah….,” dhe filloi të zbriste ngadalë.

Ai pastaj u kthye tek Abdullahu dhe e tundi dorën ngrohtësisht dhe i tha: Dëshiroj t`ju falënderojë për sjelljen e shkëlqyeshme. Sa i përket atij që kaloi këtu pranë në kohën e drekës, oh sikur ta gjeja dhe t`i tregoja se kush është gomar në të vërtetë.”

Rezulltati…..

Mënyra se si vepron me njerëzit e përcakton formën e sjelljes së tyre ndaj teje.

Dr. Muhammed Abdur-Rahman El-Arifi
Përgatiti: Teuhid.net


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Përmisoje veten
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mos tolero veten të të thonë ish- ajo
» Mos tolero veten të të thonë ish- ajo
» Ushtroje vetën tënde të largohesh nga mëkatet!
» Si ta mbrojme veten nga kurthet e shejtanit te mallkuare
» Video ligjerat ''Një ndalesë me veten tonë'' Dhulkranejn Ramadani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: