Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 NË KËRKIM TË LUMTURISË

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
avatar

Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 33

MesazhTitulli: NË KËRKIM TË LUMTURISË    Tue Sep 21, 2010 10:46 pm

Të gjithë e synojmë dhe e kërkojmë lumturinë, por duhet të kemi parasysh se ajo nuk është objektiv në vetvete, mirëpo ajo duhet të jetë rezultat i një pune, që e duam dhe e admirojmë, si dhe i raporteve të sinqerta që ndërtojmë me të tjerët.
Lumturia prehet në atë që të jesh vetvetja, vendimet e mëdha t’i marrësh vetë, të punosh atë që dëshiron, sepse e ke me qejf, të jetosh jetën duke u kënaqur me të gjitha pjesët dhe momentet e saj. Ajo arrihet atëherë kur fiton pavarësinë nga të tjerët dhe ua mundëson atyre që të përjetojnë lirinë dhe pavarësinë e tyre - duke pasur në konsideratë gjithmonë dispozitat e sheriatit - dhe të zbulosh gjërat më të vlefshme në vetvete dhe në botën që të rrethon.
Nuk është e vështirë që të ecësh në drejtimin e kundërt, duke ngulur këmbë në botëkuptimin, se të tjerët duhet të përkujdesen në maksimum për ty, t’i akuzosh të tjerët dhe t’ua hedhësh fajin atyre se janë ata përgjegjës nëse ty nuk të shkojnë punët si duhet, dhe se je duke jetuar në margjina, në vend që të jesh në qendër të vëmendjes.

Ti bën një jetë jo të lumtur, kur nuk e jeton atë sipas natyrës së saj të vërtetë, dhe atëherë ndihesh se jeta për ty nuk ka ndonjë kuptim apo synim. Allahu e bëri jetën që ajo të jetë për ty, Ai t’i dhuroi të gjitha dhuntitë e mundshme dhe të bëri ty mëkëmbës në tokë, që ta realizosh kuptimin real të jetës. Nëse jeta ecën në atë drejtim që ti nuk je i kënaqur prej saj, atëherë mos akuzo askënd tjetër përveç vetes tënde. Askush nuk të ka ty borxh për asgjë, ti je i vetmi njeri që mund të bëjë ndryshime në jetë, sepse një përkrahje e vogël që mund të ta ofroj dikush aty-këtu, nuk mund të konsiderohet asgjë, nëse nuk ngulmon që ta përshkosh të tërë rrugëtimin i vetëm pavarësisht nga pengesat, që has në rrugë.
Çfarëdo premtimesh që të japin të tjerët nuk kanë kurrfarë peshe dhe force, që ta realizojnë atë ndryshim. Tradhtia dhe kapitullimi – edhe përkundër ndikimit të madh - nuk kanë fuqi që ta ndalojnë rrugëtimin e përparimit tënd dhe pengimin e suksesit, nëse ti nuk krijon prej tyre një alibi për të dështuar.
Allahu të ka vendosur në veten tënde një forcë të madhe, që të triumfosh ndaj të gjitha barrierave, me qëllim që të përballesh me jetën në mënyrë të drejtpërdrejt. Ti si një njeri që dëshiron të bëjë një jetë të lumtur duhet të ballafaqohesh me lloj-lloj sfidash gjatë tërë kohës dhe t’i tejkalosh ato. Gjëja e parë me të cilën duhet të përballesh, është ai botëkuptim i kotë, se ekziston dikush, që duhet të hyjë në jetën tënde, që t’i bëjë të gjitha ndryshimet e duhura. Mos ëndërro se do të vijë dikush e të të shpëtojë, të të japë një shtytje të madhe për të ecur përpara e të përparosh, dhe që do t’i zbulojë aftësitë tua e t’i hapë dyert e jetës.
Pas caktimit të Allahut, ti je i vetmi njeri që mund të luajë rolin e shpëtimtarit, ose përndryshe do të jetosh si i mjerë. Ti meriton të jesh i lumtur, je i denjë gjithashtu që të arrish atë që synon, prandaj kur t’i vështrosh gjërat e mjerueshme në jetën tënde do të vëresh se ato janë një regjistër i gjërave që ke dështuar për të qenë vetvetja.
Dëshpërimi yt në realitet nuk është gjë tjetër veçse një zile, e cila tingëllon me qëllim që të përkujtojë, se ka gjëra që duhen bërë për ta rikthyer lumturinë. Përjetimi i lumturisë është që njeriu të pëlqejë mënyrën se si ndjehet, sepse të qenit i palumtur do të thotë se nuk preferon ndjesinë që ti po ndjen. Ji i hapur ndaj së ardhmes dhe mos u frikëso prej saj. Duaje veten tënde me të gjitha cilësitë dhe karakteristikat që ke – ndoshta nuk meriton të duhet çdo gjë tek ti -, mirëpo esenca jote gjithsesi e meriton një gjë të tillë.
Realizimi i lumturisë kërkon shpesh nga ti, që të futesh në disa aventura të vogla e të rrezikshme, mirëpo në të njëjtën kohë shumë të rëndësishme. Ti ke nevojë që t’i bindësh të tjerët të të vlerësojnë drejt, prandaj largohu prej polemikave dhe debateve të panevojshme.
Duhet të flasësh gjithmonë të vërtetën dhe të ndalesh së gënjyeri veten. Përfundoje luajtjen e rolit të viktimës, që të kesh mundësi të kënaqesh me sukseset e tua pa u ndier fajtor. Që ta arrish lumturinë duhet të jesh vetvetja e jo të shtiresh se je dikush tjetër.
Ti ke nevojë që të lirohesh prej mendimeve, të cilat kanë rezultuar nga botëkuptimet, se si do të duhej të ishte jeta, ashtu që më pas të mos gjykosh pa të drejtë për njerëzit se janë egoistë dhe interesaxhi. Mos e shiko jetën përmes kujtimeve të kaluara. Duhet të mësohesh të praktikosh faljen dhe ndjesën, sepse kjo do ta lehtësojë shumë rrugëtimin e jetës. Sillu në mënyrë serioze, mirëpo jo deri në atë shkallë sa ta detyrosh veten të jesh gjatë gjithë kohës i përsosur, duke lënë anash njohjen e gabimeve dhe të anëve negative. Dije se ti je në gjendje të përparosh vazhdimisht, prandaj ke shumë nevojë që t’i përcaktosh vetes një objektiv, i cili do ta orientojë jetën tënde. Pastaj duhet të punosh me zell deri në realizimin e plotë të atij objektivi, duke ndërtuar kështu jetën, që ti e ke dëshiruar gjithmonë. Realizimi i lumturisë kërkon punë gjatë gjithë jetës. Meqë ti do ta bësh jetën të veçantë për veten tënde, atëherë mundohu ta jetosh në formën dhe mënyrën më të mirë.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
NË KËRKIM TË LUMTURISË
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Thellësia e qenies së njeriut në kërkim të Zotit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: