Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 XHELOZIA PËR FENË E ALLAHUT (2/2)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

XHELOZIA PËR FENË E ALLAHUT (2/2)  Empty
MesazhTitulli: XHELOZIA PËR FENË E ALLAHUT (2/2)    XHELOZIA PËR FENË E ALLAHUT (2/2)  Icon_minitimeTue Sep 21, 2010 10:49 pm

XHELOZIA PËR FENË E ALLAHUT (2/2)  Xhelozia pr fen e Allahut(1)Nuk ka dyshim se xhelozia për fenë, më së shumti shfaqet atëherë kur marrin hov të këqijat, dobësohet jetësimi i fesë dhe neglizhohen mësimet e fesë. Në aso rrethanash, zemra e besimtarit është në gjendje të tretet, ashtu siç tretet kripa në ujë. Nuk do mend se gjendja e tanishme nuk është sikur para njëzet viteve, tridhjetë viteve apo më shumë. Po ashtu nuk do mend se dukuritë negative janë shtuar dhe janë përhapur, ndërkohë që ne jemi të urdhëruar që ta ndryshojmë të keqen. Po ashtu është e dijshme se ne duam dhe angazhohemi për ta ndryshuar të keqen dhe shpresojmë të mos jemi më pak xhelozë për fenë e Allahut sesa disa njerëz impulsivë, mirëpo ne i ftojmë të gjithë që të jemi të një fjale, i ftojmë ata që t’i konsolidojmë hapat tonë sipas parimeve të Sheriatit, i cili njeriun e mbron nga devijimi, e jo të jenë radhët tona të ndikuara nga egot dhe entuziazmi ynë.

Ne dëshirojmë që xhelozinë për fe ta shfrytëzojmë dhe ta shpenzojmë pozitivisht e jo negativisht. Ta shpenzojmë duke ndërtuar e jo duke shkatërruar, që është një triumf real i fesë e jo të jenë veprime të pamatura dhe të nxituara, që sjellin dëm e jo dobi.
Për të qenë fisnike xhelozia për fenë, patjetër duhet të rregullohet sipas normave të Sheriatit të pastër. Duke mos i kufizuar, por duke marrë si shembull, prej normave do të veçojmë:
1. Sinqeriteti. Kjo nënkupton që xhelozia për fenë të jetë në të mirën e fesë e jo për të realizuar disa dëshira personale apo mendime individuale. Ekziston një masë ndarëse delikate në mes të faktit kur njeriu xhelozon dhe nevrikoset në rast të shkeljes së vijave të kuqe të fesë, për faktin se po tejkalohen kufijtë e ndalesave të Allahut dhe faktit kur nevrikosja ndodh si rezultat i mospërfilljes së njerëzve të urdhrave të tij dhe pushtetit që ushtron mbi ta. Në këtë rast hidhërimi do të ishte për çështje personale e jo për Allahun e Lartësuar, Allahu na ruajttë!
2. Egoja t’i nënshtrohet Sheriatit e jo anasjelltas. Shembulli më eklatant për këtë është ndodhia ditën e marrëveshjes së Hudejbijes, kur i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, nënshkroi marrëveshjen me politeistët dhe e pranoi kushtin e tyre, që ata të mos hynë në Qabe atë kohë. Për shokët e të Dërguarit, kjo ishte një çështje e padurueshme, saqë Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, u bë konfuz kur i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e pranoi atë kusht të marrëveshjes. Omeri tregon për vete dhe thotë se i shkova të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe i thashë: A nuk je ti, i Dërguari i Allahut? Më tha – PO! A nuk jemi ne në hak, kurse armiku ynë në të kotën? – e pyeta. PO, – më tha. -E pse ne atëherë përcaktojmë më të keqen për fenë tonë? – vazhdova. Ai më tha: “Unë jam i Dërguari i Allahut dhe nuk e kundërshtoj Atë duke qenë Ai që më ndihmon.” I thashë: Po, a nuk na thoshe ti, se ne do të vijmë dhe do të bëjmë tavaf rreth Qabes?- Po, mirëpo a të kam thënë se ne do të vijmë këtë vit? – më tha ai. -Jo – i thashë. -Ti do të vish dhe do të bësh tavaf rreth saj – më tha.
Pastaj thotë Omeri shkova te Ebu Bekri dhe i thashë: O Ebu Bekër, a nuk është ky me të vërtetë i Dërguari i Allahut?- Po – më tha. -A nuk jemi ne në hak, kurse armiku ynë në të kotën? – e pyeta. -Po – më tha. -E pse ne atëherë përcaktojmë më të keqen për fenë tonë? – vazhdova. Ai më tha: O burrë, ai është i Dërguari i Allahut dhe nuk e kundërshton Atë duke qenë Ai që e ndihmon dhe kapu pas yzengjisë së tij,- dhe më tha: Për Allahun ai e ka me vend.” I thashë: Po, a nuk na thoshte se ne do të vijmë dhe do të bëjmë tavaf rreth Qabes?- Tha –PO. A të ka thënë ai, se do të vish këtë vit në Qabe?- Jo – i thashë.- Do të vish dhe do të bësh tavaf rreth saj – më tha. Zuhriu thotë: ka thënë Omeri, se për këtë gjest timin kam vepruar disa gjëra” ka si qëllim disa ibadete shtesë për ta shpaguar këtë dilemë të tij rreth vendimit të Resulullahut.
Ne nuk dyshojmë se Omerin e kishte shtyrë të veprojë kësisoj xhelozia e sinqertë e tij për fenë.
3. Dija që sprova është rregull hyjnor i vazhdueshëm, se Allahu i sprovon robërit e Tij për ta dalluar të sinqertin nga gënjeshtari. Allahu thotë: “Elif, Lâm, Mîm. Vërtet mendojnë njerëzit, se do të lihen të thonë “Ne besojmë”, pa u vënë në provë?! Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, në mënyrë që Allahu të dallojë ata, që thonë të vërtetën dhe ata që gënjejnë.” (Ankebut, 1 – 3)
Ibnul Kajimi – Allahu e mëshiroftë – ka thënë: Një njeri e pyeti imam Shafiun, se cila është më e mirë për njeriun, t’i jepen mundësitë apo të sprovohet? Imam Shafiu u përgjigj: Nuk i hapen mundësitë njeriut pa u sprovuar. Allahu e sprovoi Nuhun, Ibrahimin, Musanë, Isain dhe Muhamedin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi ta të gjithë, dhe kur ata duruan, Allahu ia hapi mundësitë e veprimit. Askush mos të mendojë se do ta zhdukë ndonjëherë dhimbjen tërësisht. Prandaj ky është një rregull i madh, të cilin duhet ta dijë çdo i mençur.
4. Njohja e rregullit të Allahut për mbrojtje njëri nga tjetri. Allahu i Plotfuqishëm është i fortë për t’i ndaluar armiqtë e Tij nga veprimi i të keqes edhe më të vogël. Është i Fuqishëm që të triumfojë ndaj tyre dhe t’i shkatërrojë e t’i dënojë ata, por Ai, i lartësuar qoftë, ka caktuar që t’i sprovojë besimtarët me luftën ndaj armiqve të Tij. Allahu thotë: “Sikur të donte Allahu, do t’i shkatërronte ata, por Ai dëshiron t’ju sprovojë juve me njëri-tjetrin.” (Muhamed, 4).
Allahu po ashtu thotë: “Sikur Allahu të mos i ndihmonte njerëzit e mirë kundër të këqijve, bota do të ishte shkatërruar.” (Bekare, 151).
Në ajetin tjetër Allahu thotë: “Sikur Allahu të mos u kishte dhënë njerëzve mundësinë për t’u mbrojtur nga njëri-tjetri, do të shkatërroheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut. Vërtet, Allahu e ndihmon këdo që e ndihmon Atë. Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm.” (Haxh, 40).
5. Dija se ndryshimi i gjërave është e lidhur ngushtë me mundësinë. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush sheh nga ju ndonjë të keqe, le ta ndryshojë atë me dorën e tij, nëse nuk mundet, atëherë me gjuhën e tij, e nëse prapë nuk mundet, atëherë me zemrën e tij, dhe kjo është shkalla më e ulët e imanit.” Kjo çështje është esenciale në operacionin e ndryshimit.
6. Mosndërhyrja në kompetenca të huaja. Çdo njeri duhet t’i dijë patjetër të drejtat dhe detyrimet e tij, dhe t’i dijë kufijtë e refuzimit të së keqes, të cilët ia ka caktuar Allahu. Ka prej gjërave të këqija, që një individ mund t’i ndryshojë me dorën e tij, respektivisht me forcë, por ka disa të tjera, që nuk duhet t’i ndryshojë edhe nëse ka fuqi për to, por ato i takojnë udhëheqjes së shtetit, kështu individit i mbetet që ta kundërshtojë atë të keqe me gojë, nëse mundet, ose vetëm me zemër, por kjo e fundit siç u përmend më sipër është shkalla më e dobët e besimit.
7. Marrja parasysh e interesave dhe e dëmeve të përgjithshme. Duke ndryshuar një të keqe, nuk duhet të sjellësh një të keqe më të madhe. Medoemos duhet të angazhohesh për ta shtuar të mirën dhe për ta pakësuar të keqen. Argument për këtë nga Suneti neve kemi ngjarjen, kur të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i kishte arritur një fjalë e keqe, të cilën e kishte thënë kryemynafiku, Abdullah Ibën Ubej Ibën Seluli dhe Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, më lejo t’ia heq kokën këtij mynafiku!” Ndërkaq i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Leje atë, se do të thonë njerëzit që Muhamedi po vret shokët e vet.” Masa popullore nuk ishte në gjendje ta dinte realitetin e Ibën Selulit, përpos anës së jashtme, se ai ishte bashkë me të Dërguarin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe ata nuk e dinin dyfytyrësinë e tij në besim (të cilën ia kishte zbuluar Allahu i Madhërishëm). Prandaj nëse do ta vriste atë i Dërguari, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, vrasja e tij do të shndërrohej në provokim për shumë njerëz dhe pengesë për Islamin, pasi ata do të mendonin që Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, po vret shokët e vet.
8. Njohja e detyrës dhe e detyrimit, që ka të bëjë me njeriun. Shumë të rinjve në kohë krizash dhe problemesh iu sillen nëpër kokë pyetje të shumta, se: çfarë duhet të bëjmë?, cila është detyra e jonë? etj. Përgjigja është e lehtë. Detyra e besimtarëve është detyra që kanë pasur të gjithë profetët. Allahu ka thënë: “Për të dërguarit s’ka tjetër detyrë, veçse ta komunikojnë shpalljen qartë.” (Nahël, 35). Allahu po ashtu duke iu drejtuar Muhamedit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “dhe nuk je ngarkuar t’i detyrosh ata me forcë!” (Gashije, 22). Po ashtu Allahu i ka thënë: “Vërtet, ti (Muhamed) nuk mund të udhëzosh kë të duash.” (Kasas, 56) Ndërsa nëse dikush ka kapacitet të punojë, apo është në vendin ku ka mundësi të kontribuojë më shumë për fenë e tij, le të veprojë me aq sa mundet!
9. Ndjekja e vijës mesatare në emocionet që kanë të bëjnë me çështjen e xhelozisë për fenë. Dëshpërimi dhe preokupimi i besimtarit me gjërat e këqija që sheh është gjë normale, me të cilën është krijuar çdo njeri normal, mirëpo besimtari nuk duhet që t’i tejkalojë kufijtë e tij. Allahu thotë: “A mos vallë do të vrasësh veten nga pikëllimi, nëse ata nuk besojnë në këtë Fjalë (Kuran)?” (Kehf, 6).

Ibën Kethiri – Allahu e mëshiroftë – ka thënë se fjala “do të vrasësh...”, ka si qëllim ta shkatërrosh veten me dëshpërimin për ta, pra, rezulton të thuhet: mos e shkatërro veten me pikëllim për ta, por transmetojua atyre mesazhin e Allahut. Kush udhëzohet, e ka për vete, e kush humb, humb kundër vetes, prandaj Ti mos e shqetëso veten deri në shkatërrim për humbjen e tyre!
10. Zbrazja e xhelozisë në mënyrë pozitive, jo anasjelltas. Sa njerëz i njohim që para njëzet viteve njiheshin me xhelozi të ashpër për fenë e Allahut dhe me urrejtje ndaj gjërave të këqija, kurse disa prej tyre sot anojnë nga shpërthimet dhe shkatërrimet, por veprimi i tyre ka rezultuar me hidhësi. Kanë ndezur kundër vetes, familjeve të tyre dhe vendeve të tyre fatkeqësi e mjerime dhe veprimet e tyre nuk kanë sjellë asnjë rezultat. Pra, duhet ta orientojmë xhelozinë për fe kah ndërtimi, konstruktimi dhe lufta pozitive kundër çdo armiku, ashtu siç e meriton e jo kah shkatërrimi dhe destruktimi i vendeve të muslimanëve.
11. Optimizmi dhe mos-humbja e shpresës. Kur Musai, paqja e Allahut qoftë mbi të, i solli popullit të tij të vërtetën nga Zoti i tyre, dhe torturat e faraonit kundër tyre ishin të njëpasnjëshme, ata i thanë atij: “Ne kemi vuajtur para se të vish ti dhe ende po vuajmë”. Nuk pati se çfarë të bëjë Musai tjetër, pos t’ju marrë sihariq, siç është në vazhdim të ajetit: “Musai tha: “Ndoshta Zoti juaj do ta zhdukë armikun tuaj dhe do t’ju bëjë sundimtarë në Tokë, për t’ju parë se si do të veproni”. (Araf, 129) Ishte ky një sihariq, që e çoi në vend urdhrin e Allahut, ku thotë: “Ne i shpallëm Musait dhe vëllait të tij: “Ndërtoni shtëpi për popullin tuaj në Egjipt, shndërrojini ato në faltore dhe falni namazin! Dhe sillu lajmin e mirë besimtarëve!” (Junus, 87).
Kurse humbja e shpresës nga mëshira e Allahut është prej mëkateve të mëdha, siç iu tha Jakubi, paqja e Allahut qoftë mbi të, djemve të tij: “Shpresën në mëshirën e Allahut nuk e humb askush, përveç jobesimtarëve”. (Jusuf, 87).
Pesimizmi sjell rreziqe, siç shohim dhe dëgjojmë sot për disa njerëz neglizhues dhe të shkujdesshëm, të cilët më parë ishin njerëz entuziastë dhe impulsivë. Ata kur nuk panë efekte nga entuziazmi dhe nxitimi i tyre, u zmbrapsën nga rruga – Allahu na ruajttë. Ndërsa ata që ishin të qetë, të matur, të ekuilibruar sipas Sheriatit të Allahut, nuk u goditën nga pesimizmi, por vazhduan të jenë optimistë, siç ishin edhe më parë. Ende iu vërehen shenjat e stabilitetit të tyre dhe të qetësisë shpirtërore, si dhe të atyre që janë rreth tyre, të cilët janë ndikuar nga thirrja e tyre, Elhamdulilah!
12. Durimi dhe mos-nxitimi. Ky është një kriter madhështor, të cilin e kanë harruar shumë njerëz. Durimi është njëri nga frytet e bindjes së thellë dhe besimit. Allahu i Madhërishëm në tri ajete ka thënë: “Duro (o Muhamed), se me siguri premtimi i Allahut është i vërtetë!” (Rrum, 60), (Gafir, 55) dhe (Gafir, 77). Pra lidhja e durimit me bindjen e thellë e materializojnë premtimin e Allahut të Plotfuqishëm, ndërsa i Madhërishmi ka premtuar, se do t’i ndihmojë robërit e Tij besimtarë dhe do t’ua mundësojë udhëheqjen në tokë, kur Ai thotë: “Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira, se do t’i bëjë mëkëmbës në Tokë, ashtu siç i ka bërë ata para tyre dhe që do t’ua forcojë fenë e tyre, me të cilën Ai është i kënaqur dhe që frikën do t’ua shndërrojë në siguri. Le të më adhurojnë Mua e të mos Më shoqërojnë asgjë (në adhurim). Sa për ata që pas kësaj mohojnë (besimin), pikërisht ata janë të mbrapshtët.” (Nur, 55).
Durimi nuk është një veprim negativ, siç mendojnë shumë njerëz, por ai është një veprim pozitiv, sepse nuk ndahet aspak nga të vepruarit e veprave të tjera të mira. Ky është durimi i lavdëruar, përndryshe do të ishte poshtërim dhe gjunjëzim.
13. Të larguarit nga qortimi i tepërt i vetvetes. Disa vëllezër e teprojnë në këtë drejtim dhe nuk janë të butë me vetveten e as me vëllezërit e tyre, por ngrejnë qortime e akuza për neglizhencë mbi të gjithë, duke supozuar se ata nuk po i kryejnë detyrat e tyre siç duhet. Kurse e kemi detyrim, që të gjejmë arsyetime dhe të jemi të drejtë me veten dhe vëllezërit tanë, të vlerësojmë angazhimin dhe fuqinë e shpenzuar, të ikim nga angazhimi i të tjerëve me atë që nuk mund ta bëjnë, apo t’ua ngarkojmë rezultatet që nuk i takojnë. E gjithë kjo është më afër që të unifikohet fjala, të konsolidohen radhët e muslimanëve, si dhe të mos ndizen zemrat e të humbasë këshillimi i ndërsjellë. Pa dyshim që përçarja dhe armiqësia i dobësojnë radhët e muslimanëve dhe i forcojnë energjitë e mynafikëve dhe laikëve.
Këto pra, janë disa kritere, të cilat mendojmë, se po të ruhen këto dhe të tjera, xhelozia për fenë e Allahut do të mbetet e lavdëruar, ashtu siç duhet të jetë, dhe bartësin e saj e çon drejt kënaqësisë së Allahut të Madhërishëm, dhe e ruan rrugën e thirrjes në fenë e Allahut prej shumë problemeve dhe pengesave. Allahu e di më së miri!
Nga arabishtja: Muhamed DËRMAKU
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
XHELOZIA PËR FENË E ALLAHUT (2/2)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» RREZIKU I TALLJES ME FENË E ALLAHUT
» Për pak sa nuk e shita fenë islame !
» Kur ta shihni dijetarin që e donë dunjan, dyshoni në fenë e tij
» Madhëria e Allahut
» Asnjërin nuk e dua, më tepër se të Dërguarin e Allahut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: