Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 PARAJA ELEKTRONIKE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
avatar

Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 33

MesazhTitulli: PARAJA ELEKTRONIKE   Thu Oct 14, 2010 3:46 am

Sistemet bankare bashkëkohore vazhdojnë të fusin ndryshime të tërësishme, në lidhje me paranë dhe zhvillimin e bizneseve. Ndër këto ndryshime është edhe mënjanimi i përdorimit të parave të gatshme (kesh-cash), gjatë tregtive të ndryshme duke e zëvendësuar atë me paranë elektronike, e cila i vihet në dispozicion klientit 24 orë në ditë dhe kudo që ka nevojë.
Për të krijuar një ide më të qartë mbi këto shërbime që tani pothuajse janë bërë domosdoshmëri për secilin do të sqarojmë më shumë, duke treguar llojet e tyre, mënyrat e përdorimit, përparësitë, gjithashtu edhe qëndrimin e Jurisprudencës Islame rreth këtyre llojeve.
1- Çfarë janë kartelat bankare:
Kartelat bankare në gjuhën arabe quhen: “Bitakat el I`itiman” dhe ato janë kartela metalike apo plastike, që i nxjerrin në përdorim bankat komerciale ose institucionet financiare dhe shërbejnë si pajisje me të cilën mund të tërheqim para ose të bëjmë pagesa të ndryshme.

Me fjalë të tjera zotëruesi ka mundësi që me këtë kartelë të blejë ose të sigurojë para të gatshme nga institucioni, i cili e lëshon atë kartelë. Në të shënohet emri i bartësit, data e lëshimit, data e skadimit të afatit dhe numri i kartelës. Ajo përmban edhe fjalëkalimin me anë të të cilit klienti i qaset llogarisë së vet bankare dhe ky nuk shënohet në kartelë e këtë nuk e di askush përveç pronarit të saj.[1]
Asambleja Ndërkombëtare e Fikhut Islam i përkufizon kartelat bankare si vijon: "Dokument që e lëshon autoriteti kompetent (banka) për një person fizik apo juridik[2], bazuar mbi një marrëveshje mes tyre. Kjo (marrëveshje) i jep mundësi zotëruesit të shit-blejë dhe të kryej shërbime të tjera me atë që e merr në konsideratë këtë dokument (tregtari), pa e paguar çmimin në çast, për shkak se burimi (banka) e merr përsipër pagesën."[3].
2- Cili është autoriteti kompetent për lëshimin e këtyre kartelave
Kartelat bankare lëshohen nga bankat të cilat kanë licencë prej institucioneve financiare ndërkombëtare të njohura dhe ato janë pronarët legjitimë të këtyre kartelave. Organizatat më të njohura janë:
- AMERICAN EXPRESS
- VISA
- MASTER CARD
- EURO CARD
- DINERS CLUB etj.
3- Llojet e kartelave bankare
Në kohën tonë kemi disa lloje kartelash bankare dhe kemi vazhdimisht risi në lidhje me to varësisht prej formave dhe kreativitetit, që ofron konkurrenca e bankave. Nëse fillojmë shtjellimin e të gjitha këtyre llojeve një nga një, atëherë do të nevojitet një zgjerim ndoshta edhe i bezdisshëm për lexuesin, prandaj do të bëjmë një ndarje të përgjithshme të këtyre llojeve duke i klasifikuar vetëm në dy sosh, pastaj do ta shtjellojmë secilin lloj në vete.
Këto dy lloje janë:
A. Kartela me Mbulesë - Kartelat e Debitit
B. Kartela pa Mbulesë - Kartelat e Kreditit

A. Kartelat me Mbulesë - Kartelat e Debitit
Kartelat e debitit në gjuhën arabe quhen "Bitaketu Mugat-ta", "Kartela me Mbulesë", meqë mbulohet me llogarinë e klientit, që ai ka në bankë. Ndërsa në rajonin tonë këto kartela quhen edhe "Kartela Këmbimi".
Kartela e Debitit është kartelë klasike, të cilën banka ia lëshon klientit që ka një llogari bankare tek ajo. Kjo kartelë është e lidhur drejtpërdrejtë me llogarinë rrjedhëse të klientit dhe përmes saj mund të shfrytëzojë të gjitha të hollat, që ai ka në atë llogari. Zotëruesi i kësaj kartele bën tërheqje kesh të këtyre të hollave përmes rrjetit të bankomatëve ATM[4], në shtetin e tij dhe kudo në botë. Ai gjithashtu me këto kartela mund të blejë nëpër dyqane të ndryshme, që do të thotë se këto kartela zëvendësojnë paratë e gatshme duke shmangur kështu rrezikun e humbjes apo vjedhjes. Kjo kartelë jep mundësinë e përdorimit të parave 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, në çfarëdo kohe, në çfarëdo vendi.
Maestro dhe VISA Electron janë dy firmat më të njohura botërore të kartelave debit, që nënkupton se këto mund t’i përdorim në të gjitha bankomatet në të cilat shohim shenjën e tyre.
Banka regjistron transaksionet e klientëve, të cilat kryhen përmes kësaj kartele, kështu që zotëruesi mund të rishikojë shpenzimet e tij kur të dëshirojë dhe kjo i ofron klientit kontroll të plotë mbi paratë.
1) Dispozita sheriatike e Debit Kartelave
Nuk ka ndonjë arsye që të konsiderohet i ndaluar ky lloj kartelash, prandaj dispozita e saj është se lejohet të përdoren ato. Kjo për faktin se zotëruesi i kësaj kartele bën vetëm tërheqjen nga llogaria e tij dhe nuk ka ndonjë kushtëzim, që do ta shpinte atë në kamatë apo në diçka tjetër të ndaluar. Prandaj meqë nuk ka ndonjë paqartësi në mënyrën e funksionimit të këtij lloji kartele dhe nuk ka komplikime, asambletë shkencore bashkëkohore të fikhut nuk janë marrë me hulumtimin e mëtejshëm të këtij lloji.
2) Disa çështje që kanë të bëjnë me kartelat e debitit
Edhe pse theksuam se institucionet shkencore sheriatike nuk i kanë shtjelluar kartelat e debitit, për shkak se klienti me këtë shërbim vetëm i qaset parave, të cilat i ka të depozituara në bankë dhe nuk ka komplikime në përdorimin e kartelave të debitit, megjithëkëtë ekzistojnë disa sqarime që janë bërë nga disa dijetarë bashkëkohorë, që kanë folur për këtë lloj kartelash. Në vazhdim do të përcjellim shtjellimet e këtyre çështjeve.
Çështja e parë: Pagesa e tarifës për shërbime administrative
Zakonisht ky lloj i kartelave lëshohet falas, por në disa banka bëhet pagesa mujore e shërbimeve administrative, qoftë edhe me një shumë formale, fjala vjen 0.50 euro në muaj. Sidoqoftë, klienti të paguajë një taksë si shpenzim administrativ për llogari të bankës, duke mos e bazuar atë shpenzim me përqindje, por në shpenzimet reale që ka bërë banka për ta lëshuar atë produkt konsiderohet si procedurë e lejuar në Islam.[5]
Çështja e dytë: A lejohet blerja e arit dhe e argjendit me kartelë debiti
Arsyeja se pse ngrihet kjo çështje si problematikë është se ari dhe argjendi janë nga mallrat me të cilat ndodh kamata, nëse shit-blihen me para duke mos i dorëzuar të dy mallrat në të njëjtën kohë. Me fjalë të tjera nëse blihet ari apo argjendi me para, atëherë duhet patjetër që të shkëmbehen ato (ari dhe paratë) në të njëjtin tubim (dorë më dorë). Për këtë nuk lejohet që të shkojmë tek argjendari e të blejmë arin me borxh dhe nëse e blejmë kështu, atëherë kemi rënë në kamatë. Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, thotë: "Nëse ndryshojnë këto lloje (mallrat e kamatës), atëherë shisni si të doni me kusht që shitblerja të jetë dorë më dorë”.[6]
Por nëse shkojmë tek argjendari dhe blejmë ar dhe në vend që të paguajmë me para të gatshme i dorëzojmë kartelën bankare të debitit dhe e bëjmë pagesën e shumës së nevojshme me kartelë direkt nga llogaria jonë, a është e lejuar kjo apo jo dhe pagesa në këtë mënyrë, a e nënkupton dorëzimin e parave shitësit apo jo?
Përgjigja është se pagesa me kartelë është njësoj sikur të jetë pagesë me para të gatshme, meqë me këtë proces blerësi ia transferon paratë e nevojshme nga llogaria e tij në llogarinë e shitësit. Prandaj blerja e arit dhe e argjendit me këtë lloj kartele është e lejuar dhe nuk ka kurrfarë pengese[7].
Çështja e tretë: Tërheqja e parave nga bankomatet, të cilat i takojnë bankave të tjera
Edhe kjo çështje është e rëndësishme të sqarohet, sepse ngrihen pikëpyetje në lidhje me të dhe pagesat shtesë që bëhen gjatë tërheqjes së parave nga bankomatet e bankave të tjera. Shembulli i kësaj është: nëse ne zotërojmë një kartelë nga një bankë e caktuar dhe e përdorim atë në bankomatin e një banke tjetër. Pra, të tërheqim para nga bankomati i bankës tjetër në të cilin nuk kemi xhirollogari. A lejohet kjo apo jo?
Dijetarët bashkëkohorë për këtë problem kanë dy mendime: Mendimi i parë është se nuk lejohet dhe mendimi i dytë thotë se lejohet.
Ata që e kanë ndaluar këtë thonë se gjatë tërheqjes së parave nga bankomati i bankës tjetër, bëhet një pagesë prej afërsisht dy eurosh e gjysmë. Pastaj gjatë këtij transaksioni ne marrim hua nga kjo bankë, e cila më vonë e rikthen atë hua nga xhirollogaria jonë në bankën në të cilën i kemi të depozituara paratë tona. P.sh., nëse ne tërheqim 200 euro nga bankomati i ndonjë banke tjetër, atëherë ne në fakt kemi marrë borxh nga ajo bankë. Më vonë ajo bankë e rimerr borxhin që na kishte dhënë neve, nga banka tek e cila ne e kemi llogarinë tonë, vetëm se në këtë rast ajo nuk rimerr vetëm 200 euro, por i merr 202.5 euro. Prandaj ky transaksion ka përzierje me kamatë dhe është i ndaluar.
Megjithë këto shtjellime, e sakta është se lejohet që të tërheqim para nga bankomatet e bankave të tjera, për shkak se në fakt neve gjatë kësaj tërheqjeje i qasemi llogarisë sonë esenciale drejtpërdrejtë dhe nga ajo i tërheqim paratë. Pra, nuk është e saktë se tërheqim para nga llogaria e bankës tjetër (pra, nuk marrim hua nga banka tjetër që më vonë ajo e rimerr atë hua nga banka jonë). Kurse puna e bankës nga bankomati i së cilës bëjmë tërheqje është se ajo vetëm na e ofron shërbimin e qasjes dhe asgjë tjetër. Prandaj pagesa e 2.5 eurove, të cilën e fiton banka, gjatë këtij transaksioni (nëse tërheqim para nga bankomati i ndonjë banke tjetër), është pagesë e shërbimit dhe e shfrytëzimit të bankomatit. Padyshim se aparatet (ATM) kanë shpenzime të llojeve të ndryshme, sikurse pagesa e qirasë së vendit ku vendosen ato, pagesa e rrymës, shërbimi që i bëhet aparatit dhe mirëmbajtja, sigurimi i linjës telefonike ose linjës së internetit etj. Për të gjitha këto bëhen shpenzime dhe banka ka të drejtë t`i kërkojë ato.
Prandaj nga kjo që u parashtrua më lart kuptuam se nuk ka ndonjë turbullirë apo pengesë në lejimin e tërheqjes së parave nga bankomatet e bankave të tjera dhe lejohet marrja e shumës si tarifë e shpenzimeve administrative[8].
Çështja e katërt: Mbitërheqja
Nëse i aprovohet klientit që të tërheqë një shumë më të madhe se sa ai zotëron në llogari, kjo është e lejuar për të që të tërheqë, por të mos ketë kushtëzime për llogaritje të kamatës gjatë këtij transaksioni, qoftë edhe nëse nuk arrijmë të bëjmë pagesën në afatin e paraparë[9]. Për këtë do të flasim më gjerësisht kur do të shtjellojmë llojin e dytë të kartelave.
B. Kartela pa Mbulesë- Kartelë Krediti
Këtë lloj kartele e ka shqyrtuar Asambleja Ndërkombëtare e Fikhut Islam, e cila buron nga Organizata e Kongresit Islamik, në mbledhjen e saj të dymbëdhjetë në Riad të Arabisë Saudite, më 25 Xhumadel Ahire 1421 H, që përputhet me datën 23 Shtator 2000. Ndërsa ashtu siç e theksuam më lart, llojit të parë (Kartelave të Debitit) nuk i është qasur Asambleja, meqë dispozita rreth saj është e qartë.
Kartela pa mbulesë është: "Dokument që e lëshon autoriteti kompetent (banka) për një person fizik apo juridik, bazuar mbi një marrëveshje mes tyre. Kjo (marrëveshje) i jep mundësi zotëruesit të shit-blejë dhe të kryejë shërbime të tjera me atë që e merr në konsideratë këtë dokument (tregtari), pa e paguar çmimin në çast, për shkak se burimi (banka) e merr përsipër pagesën. Fillimisht pagesa bëhet nga llogaria e burimit, pastaj shuma kompensohet më vonë nga mbajtësi i kartelës brenda disa afateve të vazhdueshme. Një pjesë e autoriteteve kompetente (bankave) e ngarkojnë me kamatë mbi shumën e llogarisë së papaguar pas një kohe të caktuar nga koha e kërkesës dhe disa të tjera jo.[10]"
Kartelat e kreditit te ne quhen edhe kartela “blej tashti - paguaj më vonë!” dhe më të njohurat janë Maestro dhe Visa Classic.
Zotëruesit të kësaj kartele i ofrohet shumë e parave borxh nga banka dhe nuk kushtëzohet që klienti të ketë xhirollogari apo para të depozituara në bankë. Me këtë kartelë klienti, mund të blejë nëpër dyqane me të cilat ka marrëveshje banka dhe pagesën e bën banka në vend të klientit. Ai gjithashtu me këtë lloj kartele mund të tërheqë para (kesh) nga bankomatet, edhe pse nuk ka të depozituar asnjë shumë në bankë. Klienti është i detyruar që borxhin e marrë me këtë kartelë ta kthejë brenda afateve të parapara me këste ose menjëherë. Shumica e bankave e kufizojnë afatin deri në 45 ditë pa interes, por disa edhe më shumë se kaq. Pos blerjeve nëpër dyqane, tërheqjes së parave kudo në botë, këto kartela mund të shfrytëzohen edhe për blerje në internet, rezervime të hoteleve si dhe rent-a-car.
Palët pjesëmarrëse në këtë kartelë
Në kartelat pa mbulesë mund të marrin pjesë këto palë:
Pala e parë: Institucioni financiar ndërkombëtar, i cili e zotëron licencën e kartelës si: “VISA”, “AMERICAN EXPRESS”, “MASTER CARD” etj. Ky institucion njëherazi është edhe monitoruesi i kartelave që lëshohen në bazë të marrëveshjeve që i realizon me bankat nëpër të gjitha vendet e botës.
Pala e dytë: Banka, e cila e lëshon në qarkullim kartelën.
Pala e tretë: Bartësi i saj, pra klienti.
Pala e katërt: Tregtari ose pronari i shitores tek i cili blen klienti.
Pala e pestë: Është e mundur të hyjë si palë edhe ndonjë bankë tjetër në të cilën është klient tregtari (shitësi), por ka mundësi që edhe mos të ketë palë të pestë, por të dy edhe blerësi edhe tregtari të jenë klientë të së njëjtës bankë.
Qëndrimi sheriatik në lidhje me kartelat pa mbulesë...
(për këtë dhe të tjera me rëndësi
do të mësoni në numrin e ardhshëm të revistës)



--------------------------------------------------------------------------------

[1] ‘El Muamelat el Malije el Muasire”, dr. Vehbe Zuhejli, fq. 537; “Fikhul Muamelatel Malijel Muasire”, dr. Sad el Hathlan, f. 150. http://www.klubikulturor.com/ppoint/kartelat.pps
[2] Person juridik konsiderohen ndërmarrjet, firmat tregtare, institucionet shoqërore, etj.
[3] Vendimi i Asamblesë Ndërkombëtare të Fikhut Islam, nr. 7/1/ 65.
[4] Automatic Teller Machine
[5] "Fikhul Beji Vel Istithak Vet-tatbikil Muasir", dr.Ali Salus, f.826.
[6] Shënon Muslimi
[7] “Fikhul Muamelatel Malijel Muasire”, dr. Saad el Hathlan, fq. 151. "El Muamelat el Malije", dr. Jusuf Shibejli, fq. 109.
[8] "Fikhul Muamelatel Malijel Muasire”, dr. Saad el Hathlan, fq. 152-155.
[9]"El Muamelatel Malijel Muasire", dr. Vehbe Zuhejli, fq. 540
[10] El Muamelatel Malijel Muasire", dr. Vehbe Zuhejli, f.537.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
PARAJA ELEKTRONIKE
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Paraja, rrënja e së keqes ?
» Paraja, 'djalli' i ardhur nga barku i Tokes!
» Horoskopi dhe paraja
» A mund te beheni miliarder me mendime?
» Paraja, sionistet dhe kalimi i perandorise ne Izrael

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: