Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 KAM FRIKË!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

KAM FRIKË!  Empty
MesazhTitulli: KAM FRIKË!    KAM FRIKË!  Icon_minitimeMon Dec 13, 2010 1:59 am

KAM FRIKË!  Kam frik Frika është një ndjenjë e natyrshme dhe Allahu e ka bërë pjesë të pandashme te njeriu dhe te kafsha, në mënyrë që gatishmëria për t’i bërë ballë situatave të rënda të rritet më shumë. Frika gjithashtu i ndihmon ta luftojnë armikun, të ballafaqohen me të, apo së paku të ikë nga ai d.m.th. e mëson të veprojë drejtë përballë rreziqeve që e rrethojnë.
Pse të mos kem frikë, ndërsa frika është instinkt që lindet së bashku me fëmijën, që e edukon të mos bjerë nga shtrati për shembull, të mos bjerë në ujë, apo të mos i afrohet zjarrit që të piqet për së gjalli etj.


Si mund të mos kem frikë, ndërsa Allahu e përmend frikën natyrore për një ndër pejgamberët më të mëdhenj dhe më të dalluar, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të gjithë ata, madje një ndër Ulul Azmit, Musain, alejhi selam.




Ajo që të bie në sy nga historia dhe tregimet e tij në Kuran është se Allahu e përmend frikën e tij në më shumë se një vend. Ai e kishte vrarë një njeri dhe në qytet ndihej i frikësuar dhe priste se çfarë do të ndodhë. Të nesërmen e kuptoi se njerëzit ishin organizuar kundër tij dhe planifikonin ta vrisnin, ashtu që doli nga qyteti i frikësuar dhe priste se ç’do të ndodhë. Pastaj arriti në Medjen, kreu afatin e caktuar dhe udhëtoi së bashku me familjen e tij. U ndal afër kodrës Tur, dëgjoi thirrjen, e pa zjarrin nga i cili u zmbraps dhe nuk shikonte pas nga frika. Atëherë Allahu i tha:
“Afrohu dhe mos u frikëso!” (Kasas 31).
“O Musa, mos u frikëso sepse tek Unë pejgamberët nuk kanë pse të frikësohen.” (Nemël 10). Pas kësaj, Allahu e porositi atë dhe Harunin të shkojnë te Faraoni dhe Hamani, e Musai tha:
“O Zoti im, unë kam frikë, se do të më quajnë gënjeshtar, e zemra do të më ngushtohet, kurse gjuha mund të më lidhet, dërgoje edhe Harunin.” (Shuara 12-13). Ai së bashku me Harunin thoshin:
“Ata thanë: O Zoti ynë, ne kemi frikë se ai do të na dënojë menjëherë ose do të ndërkrehet më tepër”. Por, Allahu i përkujtoi:
“Tha: Mos kini frikë, Unë jam me ju, dëgjoj dhe shoh.” (Shuara 21).
Kështu pra, ne po vërejmë se Allahu na tregon, se si Musa alejhi selam frikësohej me këtë frikë të natyrshme instinktive, për të cilën njeriu duhet të lëvdohet dhe jo të shahet e as të qortohet. Madje nga konteksti aludohet se kjo lloj frike e natyrshme pati rezultate të mira.
“Pastaj ika prej jush, kur u frikësova prej jush dhe Zoti im më dhuroi mençuri dhe më bëri një nga të dërguarit.” (Shuara 21).
Pra, njeriu normal frikësohet, sikurse kur i ndjen temperaturat e larta apo të ulëta. Prej instinkteve që gjendet te çdo njeri është instinkti i frikës.
Frika, nëse mbetet brenda kufijve të normales, atëherë është frikë e lëvduar, madje është mangësi e natyrshme, pa të cilën njeriu si njeri nuk mund të jetë i plotë. Shembulli i kësaj është sikurse shembulli i shumë gjërave, sikurse gjumi, ngrënia, pirja, martesa etj., gjëra të cilat janë ana tjetër e përkryerjes njerëzore, ku na shfaqet cilësia e Krijuesit, Shpikësit për t’i mposhtur gjërat dhe për t’i përulur ata.
Gjumi si gjumë është mangësi në vetvete, prandaj Allahu ia ka mohuar Vetes dhe ka thënë:
“Atë nuk e kaplon, as dremitja, as gjumi”. Mirëpo nëse gjejmë një njeri që nuk fle, kjo do të quhej mangësi dhe çrregullim, për të cilin do ta këshillonim ta këshillohet me mjekun dhe të hulumtojë, ilaçin sepse ka mundësi të vdesë.
Atëherë, pse frika është mangësi? Sepse frika vjen si rezultat i dy gjërave apo dy cilësive te njeriu: Cilësia e parë:
Mosdija, sepse njeriu frikësohet nga gjëra që nuk i di dhe nuk i njeh
- prandaj mund të shohësh një tregtar, i cili e ka mësuar një formë dhe një metodë tregtie, madje një prodhim të caktuar, edhe në qoftë ai prodhim diçka shumë i thjeshtë. Nga kjo tregti ai ndoshta mezi nxjerr të paguajë qiranë e dyqanit, mirëpo prapë se prapë ai vazhdon me këtë tregti, sepse gjërat e tjera nuk i njeh, prandaj i paragjykon ato si të pasuksesshme dhe negative.
- gjithashtu edhe një shoqatë, e cila është mësuar që punët e saj t’i bëjë me rutinë, pa hulumtim, pa studim, pa përcaktim të synimeve, nëse shkon dhe u thua se shoqata juaj duhet të ketë një mesazh të qartë, vizion, qëllime të caktuara dhe në varësi prej tyre pastaj i organizon aktivitetet, ata njerëz refuzojnë dhe do të shfaqin frikën, se me këtë formë organizimi do të humbasim gjithçka që kemi pasur më parë.
Kështu ishte gjendja e njerëzve në fillim, ende pa e parë dhe pa e pranuar dritën e mesazhit hyjnor, ata frikësoheshin prej gjërave që i rrethonin dhe kjo ndikoi që më vonë edhe t’i adhuronin. Sikurse ata që adhuruan diellin, dikush hënën, tjetri zjarrin, të tjerët yjet e kështu me radhë. Kjo aludon se tek ata njerëz u krijua një frikë si rezultat i mosdijes, sepse ata nuk e kishin parë dritën e udhëzimit, prandaj edhe i adhuruan gjërat prej të cilave kishin frikë.
Cilësia e dytë: Pamundësia (paaftësia):
Njeriu frikësohet nga gjërat me të cilat nuk ka mundësi të ballafaqohet apo t’i bëjë rezistencë. Kjo frikë vjen si rezultat i mosdijes dhe i paaftësisë. Frika është gjë e domosdoshme dhe e natyrshme te njeriu. Njeriu është krijuar zullumqar për vetveten dhe i paditur, ai është krijuar i paaftë natyrisht dhe i varfër, prandaj nuk ka mundësi të jetë i panevojë për Allahun as për një çast apo sekondë.
Frika për njeriun mbetet e lëvduar përderisa është brenda kufijve të normales, sepse ajo frikë do ta shpjerë njeriun të punojë dhe të kërkojë përkryerjen. Kështu që frika mbetet si një formë edukimi nga Allahu kundrejt njerëzve, që ata të hulumtojnë pas përkryerjes, qoftë në kërkim të dijes apo duke u munduar ta praktikojnë atë dije. Allahu për Vetveten në suren Shems ka thënë:
“Prandaj, Zoti i tyre i shkatërroi të gjithë për gjynahet e tyre dhe i bëri rrafsh pa pasur frikë prej pasojave të kësaj.” (14, 15) Çfarë do të thotë ky ajet?
D.m.th. se Allahu nuk frikësohet për pasojat dhe fundin e asaj që ka bërë dhe nuk ka frikë se çfarë mund të shkaktojë ajo te krijesat e tij, sepse të gjitha krijesat janë të Tijat. Pra, Allahu i shfarosi ata zullumqarë dhe i shkatërroi, dhe nuk ka frikë për pasojat dhe rezultatet e veprimit të Tij. Kështu ka thënë Ibën Abasi, Hasan Basriu dhe Ibën Kethiri në tefsirin e tij. Allahu ka treguar se banorët e xhenetit nuk do të kenë frikë. Frika për ata mbaroi, meqë ata kanë arritur në fund dhe tani vetëm shpresojnë dhe dashurojnë. Kjo argumenton se frika është mangësi natyrore në këtë botë, sepse gjërat nga të cilat kishin frikë ata, tashmë janë sosur dhe s’kanë prej kujt të frikësohen.
Frika ndaj Allahut është tre llojesh:
Lloji i parë: Frika, e cila nxit në punë të mira dhe dije të dobishme, e çon njeriun nga e mira dhe në gara për të, e ndihmon njeriun të marrë pjesë dhe të ballafaqohet me vështirësitë, të zgjidhë problemet dhe të pranojë sfidat.
Lloji i dytë: Frika, e cila rritet dhe çon deri në një lloj dëshpërimi dhe këputje të shpresave nga rahmeti i Allahut, apo shkakton që edhe të tjerëve t’ua këpusë shpresat nga ky rahmet. Kjo frikë, pa dyshim se është frikë e qortuar.
Njësoj si kjo është edhe ajo frikë, e cila shkakton dobësimin dhe sëmurjen e njeriut. Këtë e kanë thënë dijetarët qysh më herët dhe kjo është e çuditshme, sepse te shumica e dijetarëve të hershëm frika nuk është numëruar si sëmundje, ndërsa Ebu Hamid Gazaliu e ka theksuar këtë, gjë të cilën sot shkencëtarët e psikologjisë pajtohen njëzëri se frika e tepruar është sëmundje.
Lloji i tretë: Frika e të dobëtit, e cila nuk është më shumë se një pëshpëritje e shpirtit dhe shkrepje idesh. Gjurmët e kësaj frike nuk duken te gjymtyrët e njeriut, as në veprën e tij, as në sjelljen e tij, ato janë vetëm çaste dhe situata kalimtare në zemër ndonjëherë apo në çastet kur mëkaton, si dhe në çastet kur duhet t’i bindemi Allahut, mirëpo ajo frikë nuk e shtyn t’i bindet Allahut. Kjo nuk quhet frikë e vërtetë, edhe pse thelbi i frikës është i pranishëm tek ai njeri. Disa dijetarë kanë thënë:
Në çdo besimtar ka një sasi frike, por ajo mund të jetë më shumë ose më pak. Varësisht nga kjo frika është tre shkallë:
- shkalla e mesme,
- shkalla ekstreme, dhe
- shkalla e dobët.
Frikë mesatare është të mos e teprojë e as cungojë, siç përmendëm më herët. Frikë mesatare është të mos ndërkrehet ndaj të tjerëve me ndjenjat dhe emocionet e tij, segment ky i rëndësishëm dhe i lartë në edukim.
Duhet ditur se frika nuk është emocioni dhe ndjenja më e rëndësishme e njeriut, së cilës i duhet kushtuar rëndësi, prandaj një dijetar ka thënë: “Kush e adhuron Allahun vetëm me frikë ai është havarixh...”, sepse tek ata frika është më e theksuar, ndaj e tepruan në adhurime, u hipën mbi kokë njerëzve dhe shpikën fitnen e parë dhe më të madhen në historinë islame. Për asnjë grupacion të bidatçive nuk ka kërcënime pejgamberike të vërtetuara, sikurse kërcënimet e vërtetuara për havarixhët, madje shumë nga ato hadithe gjenden në të Dy Sahihët. Duhet ditur se thelbi i kësaj sëmundjeje dhe shtrembërimi është teprimi në frikë.
Është thënë: “Kush e adhuron Allahun vetëm me frikë ai është havarixh, kush e adhuron Allahun vetëm me dashuri ai është zindik (i dalë nga feja)...”. Shumë sufinj e kanë tepruar duke kënduar për dashurinë ndaj Allahut, ndërsa e shlyen segmentin e frikës dhe të shpresës, kështu që fjalia vazhdon: “...kush e adhuron Allahun vetëm me shpresë ai është murxhi, ndërsa kush e adhuron Allahun me dashuri, frikë dhe shpresë ai është besimtar muvehid”.
Besimtari më i plotësuar është ai që ka arritur të barazojë frikën dhe shpresën. Ibën Kajimi thotë: Zemra është sikurse shpendi: dashuria si koka e tij, ndërsa shpresa dhe frika si krahët e tij. Cila është më e rëndësishme pra? Koka apo krahët? Normalisht që koka, sepse sikur t’i hiqej koka shpendi do të ngordhte, a sikur t’i këputeshin krahët shpendit nuk do të ngordhte, mirëpo do të mbetej në rrezik dhe në mundësi për secilin që dëshiron ta kapë apo ta therë.
Padyshim, dashuria duhet të vijë në rend të parë e pastaj shpresa dhe frika. Këto dy të fundit duhet të vijnë menjëherë, edhe pse ndonjëherë shpresa mund të ketë përparësi e ndonjëherë frika. Me rëndësi është se dashuria vjen para tyre. Personalitetin e njeriut ndonjëherë e ngjasoj me vaktin e bukës. P.sh. një njeri dëshiron të përgatisë groshë, atij i duhet një sasi groshë, një sasi ujë, një sasi kripë, një sasi vaj, mëlmesa etj. Të gjitha këto duhet të vendosen me kujdes dhe sasi të caktuara, por nëse i hedh ato në mënyrë jo proporcionale, a thua vallë çfarë do të ndodhë?
Ushqimi do të prishet, ndoshta tërësisht, ndoshta pjesërisht. Nëse e shijon atë do ta vëresh sa ka shumë kripë, ose do ta shohësh se nuk hahet, ose... ose. Pastaj edhe zierja e atij ushqimi nëse teprohet apo shkurtohet do të dali pa shije ose do të digjet fare. Kështu është edhe personaliteti i njeriut, të gjitha ndjenjat dhe emocionet e tij duhet të jenë të përafërta dhe të përziera. Prandaj disa njerëzve të cilët vazhdimisht pyesin: Filan filani apo filan grupi kanë devijuar apo nuk kanë devijuar? Ne mund tu themi:
Nëse thelbi i tyre në përgjithësi është i shëndoshë, atëherë mbetet si i tillë dhe nuk mund të thuash: se ai njeri apo ai grup ka devijuar në thelb. Mirëpo mund t’i thuash se ata i kanë shtuar ushqimit disa gjëra dhe disa të tjera i kanë anash, prandaj ushqimi i tyre nuk është i shijshëm dhe i shëndoshë. E ka tepruar me frikë, apo me shpresë apo me ndonjë çështje tjetër, apo ka bërë një lloj këmbëngulje në diçka të caktuar, kjo doemos do të reflektohet mbi rezultatet e asaj çfarë do të dalë nga ky gatim apo nga ky edukim.
Këtë që po e themi se frika dhe shpresa duhet të jenë të barabarta, ndërsa dashuria përpara, fillimisht e themi për frikën ndaj Allahut, e cila mund të jetë frikë nga Ai apo frikë nga gjynahet që i bëjmë ndaj Tij. Cila frikë është më e mirë dhe më e lartë?
Frika nga Allahu; sepse mund të ketë ndonjë njeri që nuk bën mëkate të mëdha, mirëpo frika nga Allahu gjendet në zemrën e tij. Padyshim se frika nga Allahu është më madhështore se frika e njeriut nga mëkatet që i bën. Allahu na tregon se kështu bënin edhe pejgamberët:
“...i luten Zotit të tyre me frikë dhe shpresë.” (Sexhde 16)
Të përmendim tregimin e shënuar në hadithet e vërteta nga Ribij ibën Harashi, i cili përcjell se Ukbeja i kishte thënë Hudhejfes: A nuk po na rrëfen çfarë ke dëgjuar nga Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem? Ai tha: E kam dëgjuar duke thënë: “Një njeriu i ishte afruar vdekja dhe kur e pa se jeta e tij është në fund, i la amanet familjes së vet: Kur unë të vdes, mblidhni shumë drunj dhe ndizeni një zjarr derisa ta djegë mishin tim, e kur të mbeten eshtrat e mia, merrini ato dhe shtypini e pastaj në ndonjë ditë me erë hidhni ato në det. Por Allahu e mblodhi prapë dhe i tha: Ç’të shtyu ta bësh këtë? Frika nga Ti – tha ai. Dhe Allahu ia fali atij.
Ky njeri mohoi fuqinë e Allahut, mirëpo ky mohim ishte nga mosdija dhe Allahu nuk e dënoi për këtë mosdije që kishte, por e fali për shkak të frikës së madhe që kishte ai njeri. Ndaj frika doemos duhet të jetë brenda kufijve të normales, larg ekstremes dhe larg anashkalimit. p.sh. gjersa po përgatisja temën që po lexoni dhe mundohesha të tuboj materialin, kisha një frikë me këtë material, si do ta radhis dhe si do ta rregulloj, çfarë rezultate do të nxjerr që ta realizoj qëllimin për të cilin vendosa të flas për këtë temë e kështu me radhë. Kjo frikë më shtynte të mbledh informatat, t’i saktësoj ato, të gjej kohë të përshtatshme për ta shkruar, për ta radhitur dhe për ta paraqitur në formën më të mirë që kam mundësi. Kjo frikë është e lëvduar apo e qortuar?
E lëvduar është, sepse ajo është në një sasi të logjikshme dhe normale, që më shpie të bëj një realizim shumë më të mirë sesa do ta kisha bërë pa një frikë të atillë. Mirëpo, sikur kjo frikë: të më kaplonte, të më pengonte nga gjumi i pasdrekes, të më shkaktonte konfuzion dhe të më tolloviste barkun për shkak të angazhimit psikik dhe meditimit! Pastaj kjo të më shkakton sjellje të rënda me mysafirët dhe njerëzit që kam përreth! Më afrohet vajza ime, ndërsa unë t’i bërtas dhe e qortoj! Me gruan sillem keq! Madje kjo frikë më bën të mos jem në vete dhe i pakontrolluar! Kjo frikë është e qortuar, sepse e nxjerr njeriun nga kontrolli, ndërsa rrjedhimisht edhe nëse ai e realizon një punë shumë të mirë dhe të madhe, tek ai do të shkaktojë një lloj urrejtje, që sërish nuk do ta merrte përsipër një lloj pune të tillë, sepse do ta kishte vështirë ta mbartë mbi vete këtë gjendje emergjente për çdo javë, apo për çdo ditë.
Tani e ke të qartë pse shumë njerëz i sheh se si ikin prej punëve. Ata nuk dëshirojnë të kenë në brendinë e tyre atë nxehtësi të lartë dhe të padurueshme me të cilën përballen gjatë kryerjes së punës. Këta njerëz në fund i sheh sesi dorëzohen dhe nuk punojnë fare.
Përshtati: Omer B.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
KAM FRIKË!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 22. Ke frikë Allahun Ulvi Fejzullahu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: