Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Gjërat për të cilat ka paralajmëruar Allahu i Lartësuar në Kuran dhe kanë ndodhur

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Gjërat për të cilat ka paralajmëruar Allahu i Lartësuar në Kuran dhe kanë ndodhur Empty
MesazhTitulli: Gjërat për të cilat ka paralajmëruar Allahu i Lartësuar në Kuran dhe kanë ndodhur   Gjërat për të cilat ka paralajmëruar Allahu i Lartësuar në Kuran dhe kanë ndodhur Icon_minitimeFri Jun 05, 2009 2:13 am

Ka shumë ndodhi që i ka paralajmëruar Allahu i Lartësuar në Kuran dhe kanë ndodhur. Ne do të cekim disa prej tyre:

1. Humbja e luftës së persianëve nga romakët (bizantinët) brenda pak viteve

Allahu i Lartësuar thotë: “Bizantinët (rumët) u mundën, në tokën më afër (tokës së arabëve), po pas disfatës së tyre, ata do të ngadhënjejnë, brenda pak viteve. Çështja është vendim i Allahut, fillim e mbarim (për disfatë dhe për fitore). E atë ditë (kur do të fitojnë bizantinët) besimtarët do të gëzohen.” (Er-Rum 2-4)
Sheukani ka thënë: “Komentuesit e Kuranit kanë thënë: Kur persianët i mundën bizantinët, qafirët (jobesimtarët) e Mekës u gëzuan dhe thanë: “Ata të cilët nuk kishin libër i mundën ata të cilëve u ishte zbritur libri”, dhe kështu lavdëroheshin para muslimanëve duke thënë: “Kështu edhe ne do t’ju mundim ashtu siç i mundën persianët romakët”, kurse muslimanët kishin dëshirë që romakët ta fitonin luftën kundër persianëve sepse romakët ishin Ehlul Kitab (pasues të librit). Allahu subhanehu ue teala zbriti ajetin ku tha: “...po pas disfatës së tyre, ata do të ngadhënjejnë,” d.m.th. romakët, pas disfatës së tyre nga persianët, do të ngadhënjejnë ndaj persianëve.
Kurse Ez-Zexhaxhi ka thënë: “Ky ajet është argument se Kurani është zbritur nga Allahu subhanehu ue teala, sepse ka treguar për një ngjarje që do të ndodhë në të ardhmen e që nuk ka pasur mundësi ta dijë askush përveç Allahut subhanehu ue teala.” (Feth El Kadir 4/214)

2. Çlirimi i Mekës

Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu ëndrrën e të Dërguarit të Vet e vërtetoi me realitet: se me vullnetin e Allahut do të hyni në xhaminë e shenjtë (në Qabe) të siguruar, t’i rruani flokët e kokave tuaja, t’i shkurtoni e nuk do të keni frikë! Pra Ai ka ditur atë që ju nuk e dinit, para kësaj ju dha një fitore të shpejtë (Hajberin).” (El Fet’h 27)
Taberiu ka thënë: “Allahu subhanehu ue teala ia bëri realitet ëndrrën Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, i cili pa veten dhe shokët e tij duke hyrë në Qabe të sigurt duke mos u frikësuar nga mushrikët, disa i shkurtonin flokët, kurse disa të tjerë i rruanin kokat e tyre.” (Tefsir Et-Taberi 26/107)

3. Premtimi që Allahu i Lartësuar ia dha të Dërguarit të Tij, se do ta ngrinte këtë fe mbi të gjitha fetë e tjera

Allahu subhanehu ue teala tha: “Ai (Allahu) është që e dërgoi të Dërguarin e Tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, e për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë.” (Et-Teube 33, El Fet’h 28, Es-Saf 9)
Kurtubiu ka thënë: "Allahu subhanehu ue teala e përmbushi premtimin e dhënë. Ebu Bekri, sa herë që e fitonte betejën, i tregonte ushtrisë së tij se ja ky është premtimi i Allahut se do ta ndihmojë fenë e Tij dhe kjo fe do të dominojë mbi të gjitha fetë. Kështu vepronte edhe Omeri. Në këtë mënyrë vazhduan çlirimet e vendeve derisa u përhap kjo fe në lindje dhe në perëndim."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Gjërat për të cilat ka paralajmëruar Allahu i Lartësuar në Kuran dhe kanë ndodhur
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ata që Allahu nuk i do në Kuran
» Ata që Allahu i do në Kuran
» Cilat janë mëkatet për të cilat njerëzit do të dënohen në varrë?
» Gjërat që të nxisin për pendim
» Historitë e bukura në Kuran

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kur'an dhe Tefsir-
Kërce tek: