Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 NJË ILAÇ PRAKTIK PËR BRAKTISJEN E MËKATEVE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

NJË ILAÇ PRAKTIK PËR BRAKTISJEN E MËKATEVE  Empty
MesazhTitulli: NJË ILAÇ PRAKTIK PËR BRAKTISJEN E MËKATEVE    NJË ILAÇ PRAKTIK PËR BRAKTISJEN E MËKATEVE  Icon_minitimeThu Feb 03, 2011 9:12 pm

NJË ILAÇ PRAKTIK PËR BRAKTISJEN E MËKATEVE  3aliVëlla i dashur dhe motër e nderuar,

Esselamu alejkum ue rahmetullah

Nëse je prej atyre që bëjnë mëkate, pendohen, pastaj përsëri u kthehen mëkateve dhe pastaj pendohen, dhe rishtazi u kthehen gjynaheve...mos humb shpresë, ka zgjidhje.

Fillimisht kuptoje pendimin si një lindje e re e njeriut. Ji i bindur se mëshira e Allahut ka përfshirë çdo gjë dhe gëzohu ngase Allahu i do ata që pendohen. Lexoje këtë ajet të Kuranit fisnik: Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen. (El Bekare, 222)

Njeriu është i krijuar si krijesë që gabon, rrëshqet dhe devijon... A nuk e ke dëgjuar me vëmendje fjalën e të Dërguarit mëshirë për botët, sal-lallahu alejhi ue selem, i cili thotë: Gjithë bijtë e Ademit janë mëkatarë e më të mirët prej mëkatarëve janë ata që pendohen.

Ajo që nuk është dhe nuk duhet të jetë pjesë e natyrës njerëzore është këmbëngulja në mëkate, dhe kryerja e gjynaheve pa drojë dhe dhimbje...

Njeriu duhet të mundohet ti shfrytëzon çastet e çiltërsisë imanore dhe afrimin pranë Allahut, të përfiton prej ndjenjës se Allahu është në dijeni të plotë për gjendjen dhe veprat e tij, të kërkon falje dhe të kthehet tek Allahu, subhanehu ue teala.

A nuk ke filluar ndonjëherë të qash gjatë ndonjë leximit të këndshëm të Kuranit, gjatë dëgjimit të ndonjë ligjërate apo hutbe. Ato janë çastet e zgjimit prej gafletit që duhet të shfrytëzohen të gjallërohet zemra me iman dhe të braktisen përfundimisht mëkatet.

Por ndikimi i përhershëm i këshillave dhe nasihateve është gati se i pamundshëm. Çfarë duhet të bëjmë në situata të këtilla.

Kam menduar shumë se si mund të zgjatë ky ndikim i emocioneve dhe zgjimit prej shkujdesjes dhe kuptova se angazhimi i njeriut me ndonjë punë të hajrit për hir të Allahut ndikon në mënyrë afatgjatë në gjendjen e tij imanore. Ai që angazhohet më një vepër të mirë, pa marr parasysh llojin e saj, është emocionalisht i motivueshëm me ndjenja të zgjuara, e vlerëson veten dhe angazhimin e tij në punët e dobishme që i kryen për Allahun. Mëkati fillon të shëmtohet atëherë kur njeriu fillon dhe e kupton krenarinë e përuljes dhe bindjes ndaj Allahut. Në këtë gjendje besimtari e refuzon poshtërsinë e mëkatit dhe kënaqet me krenarinë e ibadetit.

Vëllezër dhe motra, ua dhuroj këtë ilaç duke shpresuar se do të jetë i dobishëm. Prej juve kërkoj që ta provoni dhe nëse e ndjeni ndikimin e tij pozitiv ta shkruani përvojën tuaj në komentet e këtij teksti. Vetëm kështu do të jemi në gjendje ta vlerësojmë efikasitetin e ilaçit në fjalë. Paraprakisht ju falënderoj.

Allahu i di mendimet dhe qëllimet e fshehta.

Ue selamu alejkum ue rahmetullah

Përktheu Talha Kurtishi

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
NJË ILAÇ PRAKTIK PËR BRAKTISJEN E MËKATEVE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rreth mëkateve të mëdha
» Rreth mëkateve të mëdha
» Heshtja ndaj mëkateve
» Video ligjerat ''PASOJAT E MEKATEVE'' -Sadullah BAJRAMI
» Shkarko ligjeraten 100 hadithe që flasin për faljen e mëkateve (pjesa e pare dhe pjesa e dyte)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: