Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Definicioni i Teuhidit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
avatar

Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 33

MesazhTitulli: Definicioni i Teuhidit    Mon Feb 28, 2011 12:55 am

Ibn Kajjimi, rahimehullah, ka thënë:

“Gjeneratat e para të besimtarëve muslimanë - që në librat e tyre shkruan për Sunnetin e të Dërguarit të Allahut (s.a.v.s.), për atributet e Allahut të Lartmadhërishëm, për Lartmadhërinë e Tij ndaj krijesave, për fjalën dhe bisedën e Tij - këtë sferë e quajtën Teuhid (monoteizëm i pastër), për shkak se mohimi i secilës nga këto llogaritet si mosbesim dhe refuzim i Allahut të Lartmadhëruar. Ndërsa, nga ana tjetër, Teuhidi (manifestimi i sinqertë i Njëshmërisë së Allahut) mbështetet pikërisht në besimin dhe në të vërtetuarit e atributeve, të përsosmërisë së Allahut, dhe në qëndrimin se Allahu është i pastër nga çdo teshbih dhe mangësi”.

Kështu mu’atilët (ata që mohojnë atributet e përsosura të Allahut) besimin e tyre e mbështetën pikërisht në mohimin e atributeve të Allahut dhe atë e kanë quajtur Teuhid, duke e konsideruar atë teshbih dhe antropomorfizëm. Të pavërtetën e quajtën të vërtetë duke u përmbajtur dhe duke ikur prej saj.

Sipas anës formale njerëzit janë sikurse monedha e farkuar ku gjenden figura dhe shenja të ndryshme, dhe shumica nuk i posedon masat kritike.
Allahu i Lartmadhëruar ka thënë:

“...Atë që e udhëzon Allahu, ai është udhëzuar me të vërtet, dhe atë që e humb, nuk do të gjesh ndonjë ndihmës për të që do ta udhëzonte”. (el-Kehf, 17)

I Lavdëruari nuk lavdërohet për atë që nuk e posedon dhe pohon vetëm kur mosposedimi i mangësive bëhet vërtetim i karakteristikave të përsosura të kundërta të tyre. Në të kundërtën, mosposedimi i plotë nuk meriton falënderim dhe lavdërim, dhe nuk do të pasqyrojë tërësinë. Kështu është rasti kur Ai e lavdëron Veten për shkak se nuk ka fëmijë, sepse ajo është reflektim i Përsosmërisë së Tij në sundim, sovranitet dhe në pushtet.

Allahu i Lartmadhëruar ka thënë:
“(Pas të gjitha argumenteve) Ata (jobesimtarët) thanë: "Allahu ka fëmijë". Larg asaj është Allahu, Ai s'ka nevojë për fëmijë, e Tij është gjithçka që është në qiej dhe në tokë, dhe ju nuk keni argumente për këtë (që ta thoni). Po thoni për Allahun atë që nuk e dini?” (Junus, 68)

Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë

Përgatiti: Teuhid.NET

www.teuhid.net




Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Definicioni i Teuhidit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Meditimi - Përsiatja
» Religjioni

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: