Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share
 

 Parimet themelore te Kur*anit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin

Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 35

Parimet themelore te Kur*anit Empty
MesazhTitulli: Parimet themelore te Kur*anit   Parimet themelore te Kur*anit Icon_minitimeFri Jun 05, 2009 2:16 am

1. Kurani është libër i udhëzimit të drejtë për ata që dëshirojnë të ecin në rrugën e sigurt dhe pa zigzage, është udhëzues për të devotshmit. Thotë Allahu i Madhërishëm:

وَكَذَلِكَ أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ رُوحًا مِّنْ أَمْرِنَا مَا كُنتَ تَدْرِي مَا الْكِتَابُ
وَلَا الْإِيمَانُ وَلَكِن جَعَلْنَاهُ نُورًا نَّهْدِي بِهِ مَنْ نَّشَاء مِنْ عِبَادِنَا وَإِنَّكَ لَتَهْدِي إِلَى صِرَاطٍ مُّسْتَقِيمٍ

“Dhe kështu Ne të kemi dërguar ty (o Muhamed) Ruhun (Frymëzim dhe Mëshirë) nga Urdhri dhe Vullneti Ynë. Ti nuk e dije as ç’është Libri dhe as ç’është Imani (Besimi), por Ne e kemi bërë atë (këtë Kuran) dritë, që Ne të udhëzojmë me anë të tij atë që Ne duam nga robërit Tanë. Dhe padyshim që ti (o Muhamed) sigurisht që po udhëheq (njerëzimin) në Udhën e Drejtë (në Fenë e Allahut, në Islam).” (Esh-Shura, 52)
Pra, Kurani është shpirt dhe dritë, shpirt për jetë dhe dritë në rrugën e udhëzimit, është jeta e njeriut dhe rruga e tij, jeta e umetit të Muhamedit alejhi selam dhe rruga e tij. Thotë Allahu i Madhërishëm:

وَيُخْرِجُهُم مِّنِ الظُّلُمَاتِ إِلَى النُّورِ بِإِذْنِهِ وَيَهْدِيهِمْ إِلَى صِرَاطٍ مُّسْتَقِيم قَدْ جَاءَكُم مِّنَ اللّهِ نُورٌ وَكِتَابٌ مُّبِينٌ يَهْدِي بِهِ اللّهُ مَنِ اتَّبَعَ رِضْوَانَهُ سُبُلَ السَّلاَمِ

“Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë. Allahu e vë me atë (me Kuranin) në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e tij dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë.” (El Maide,15-16)
I vetmi libër që e nxjerr individin dhe umetin nga errësirat e shirkut, të kufrit, të injorancës, të padrejtësisë dhe të harameve për në dritën e besimit, të shkencës dhe të pasimit të rrugës së Allahut është Kurani.

2. Kurani është libër i dispozitave dhe i legjislacionit, përmbledh të gjitha çështjet e jetës duke filluar nga lindja dhe gjidhënia e duke përfunduar me vdekjen dhe dispozitat ligjore islame që kanë të bëjnë më të. Ai përfshin çështjet e adhurimit, çështjet sociale, ekonomike, ushtarake etj.. Thotë Allahu i Madhërishëm:

وَأَنِ احْكُم بَيْنَهُم بِمَآ أَنزَلَ اللّهُ وَلاَ تَتَّبِعْ أَهْوَاءهُمْ

“Dhe në këtë mënyrë (ti o Muhamed) gjyko mes tyre me atë që të ka shpallur Allahu dhe mos u shko pas dëshirave të tyre të kota.” (El Maide, 49)

3. Është libër i cili thërret fuqishëm në besimin (akiden) e pastër dhe të drejtë islam. Në të gjendet qartësi e plotë për çdo gjë që është fshehtësi (gajb), që ka të bëjë me Allahun subhanehu ue teala, me emrat dhe cilësitë e Tij, me rububijen dhe uluhijen e Allahut xh.sh.. Gjithashtu, Kurani na jep njohuri për krijimin e qiejve, të tokës, të njeriut dhe për zhvillimin e tij dhe fton në besimin në melaiket e Allahut subhanehu ue teala, librat e shpallur nga Allahu xh.sh., Pejgamberët dhe botën e amshueshme. Kurani flet edhe për të kundërtën e besimit, si: shirku, kufri, nifaku. Ai ka ardhur me argumente të fuqishme për atë se Allahu është Krijues dhe Precizues i kësaj bote, për atë se Allahu është Një dhe nuk ka shok në sundimin e Tij, për profetësitë e Pejgamberëve dhe për mrekullitë e shumta me të cilat ka ardhur ky libër hyjnor.

4. Kurani është libër i adhurimit, me leximin, këndimin dhe nxënien e tij përmendsh besimtari e adhuron Allahun dhe është më afër Tij. Kurani është dritë për zemrat e njohësve të tij, të cilët e lexojnë atë ditën dhe natën, e mësojnë atë dhe ua mësojnë atë të tjerëve. Thotë Pejgamberi alejhi selam.
خيركم من تعلم القرآن و علمه
“Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson atë të tjerëve.” (Transmeton Buhariu). Gjithashtu, Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Ai i cili lexon një shkronjë të Kuranit ka dhjetë sevape (shpërblime) për atë lexim.”

5. Kurani është litari i sigurt i Allahut për muslimanët në konfrontim me armiqtë e Islamit, të cilët nuk përjashtojnë asnjë mundësi apo mjet kundër Islamit dhe muslimanëve. Ai u mëson muslimanëve realitetin e kësaj beteje, ua qartëson atyre objektivat e armiqve dhe u ofron atyre metodat e ndihmës dhe armët e luftës dhe të gjuhës.

6. Kurani është libër i vërtetë sepse nuk është pjellë e mendjes së njeriut, por është shpallur nga Krijuesi i njeriut dhe i çdo gjëje në këtë gjithësi; në të ka njohuri të mëdha për fusha të ndryshme: shkencore, mjekësore, shoqërore, psikologjike etj..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Parimet themelore te Kur*anit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kur'an dhe Tefsir-
Kërce tek: