Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Arsyetimi me kada dhe kader

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Arsyetimi me kada dhe kader Empty
MesazhTitulli: Arsyetimi me kada dhe kader   Arsyetimi me kada dhe kader Icon_minitimeTue Mar 22, 2011 12:28 am

Arsyetimi me kada dhe kader 2506607Shpesh herë disa njerëz kur qortohen për ndonjë veprim të keq ose mëkat qe e kanë bërë apo vazhdojnë ta bëjnë, arsyetohen me thënien se kështu e ka caktuar Zoti. Me një fjalë ata mundohen ta heqin barrën e fajit nga vetja dhe kështu mundohen ti përligjin mëkatet e tyre. Në temën e mëparshme kur shtjelluam problematikën se a është njeriu i lirë në veprimet e tij (kliko: http://www.klubikulturor.com/klubiri/?aid=2326), kemi sqaruar se Zoti i Madhërishëm e ka lënë atë të lirë, prandaj ai me vet dëshirën e tij zgjedh bërjen, respektivisht mos bërjen e një veprimi të caktuar. Ai me dëshirën e tij mund të zgjedh rrugën e besimit dhe bërjen e veprave të mira, mu për këtë shkak edhe shpërblehet dhe mund të zgjedh, prapë me dëshirën e tij, rrugën e mosbesimit dhe veprimin e mëkateve dhe për shkak të kësaj zgjedhje që ka bërë ai ndëshkohet.

Nga ky kontekst themi se nuk është e drejtë në asnjë formë që njeriu ta merr pretekst besimin në kada dhe kader (se çdo gjë ndodh me caktimin e Zotit) dhe kështu ti justifikoj veprimet respektivisht mosveprimet e tij.



Shejhul Islam Ibën Tejmije thotë: “Nuk ka të drejtë askush që të justifikohet me kader për mëkatin e tij dhe kjo është kështu me unanimitet (ithma) të gjithë myslimanëve dhe te pasuesit e feve, madje edhe te të gjithë njerëzit e mençur. Nëse kjo do të ishte e pranueshme, atëherë secili do të mundte të bënte çfarë t`i bie në mendje; mbytja e njerëzve të pafajshëm, rrëmbimi i pasurisë së të tjerëve dhe të gjitha llojet e të këqijave në Tokë, pastaj të arsyetohej me kader. Vetë personi i cili arsyetohet me kader, nëse ndaj tij dikush do manifestonte sulm apo dhunë dhe ky të arsyetohej me kader për këtë sulm, ai nuk do ta pranonte atë arsyetim dhe kështu do të ishte kontradiktor me vetën. Kjo kontradiktë vërteton paqëndrueshmërinë e këtij arsyetimi, prandaj pavlefshmëria e arsyetimit me kader kuptohet me logjikë të qartë.[1]



Sido që të jetë arsyetimi me kada dhe kader është një zanat i vjetër te njerëzit të cilët përpiqen vazhdimisht ti mbulojnë veprimet dhe tejkalimet e tyre. Allahu i Madhëruar në Kuranin famë lartë përcjell disa nga pretendimet e tyre. Ai thotë:



“Idhujtarët do të thonë: “Sikur të donte Allahu, nuk do t’i bënim shok Atij (nuk do të ishim idhujtarë) as ne, as prindërit tanë dhe ne nuk do të kishim bërë të ndaluar asgjë”. Kështu mohonin edhe ata para tyre, derisa shijuan dënimin tonë. Thuaju: “A keni ndonjë prove të na paraqitni? Ju mbështeteni vetëm në hamendje dhe jeni vetëm gënjeshtarë”. (Enam, 148)



Në vazhdim do ti përmendim vetëm tri pika të shkurtra për ta vërtetuar pavlefshmërinë e këtij pretendimi:



1. Allahu i Madhëruar në Kuranin fisnik thotë:



“Këta janë të dërguar që kanë sjellë lajme të mira e kanë paralajmëruar, në mënyrë që njerëzit të mos kenë ndonjë justifikim ndaj Allahut, pas ardhjes së të dërguarve. Se, Allahu, është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.” (Nisa, 165).

Nga ky ajet kuptojmë se dërgimi i të dërguarve ndërprenë çdo arsyetim tjetër të paqëndrueshëm të cilin do të mund ta përdornin njerëzit, për justifikimin e mëkateve të tyre dhe në këtë, në rend të parë, hynë arsyetimi me kader.



2. Një nga aspektet logjike me të cilat rrënohet ky arsyetim është fakti se e shohim çdo njeri mundohet ta zgjedh më të mirën dhe më të dobishmen për të në këtë botë, me një fjalë nuk gjen dikë që e le atë për të cilën ka interes dhe e vepron atë me të cilën dëmtohet dhe për këtë të argumentohet me kader. Do ta marrim një shembull; nëse një njeri dëshiron të udhëtoj për një vend dhe për atje ekzistojnë dy rrugë: njëra e qetë dhe e sigurt, ndërsa tjetra e rrezikshme dhe i ekspozohet vdekjes, rrëmbimit, vjedhjes; cilën do ta zgjidhte njeriu?

Pa dyshim se ai do ta zgjedh të sigurtën pa përdorur justifikimet e kaderit, prandaj edhe në përzgjedhjen e rrugës së xhenetit dhe lënien e rrugës së zjarrit (xhehenemit) duke mos vepruar mëkatet të cilat shpien atje, është e njëjta.



3. Gjatë kohës së halifit Omer (Allahu qoftë i kënaqur me të), në vendet e Shamit u përhap murtaja. Omeri në atë kohë kalonte andej me ushtri së bashku me shokët e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të. Ai pas konsultimit me sahabët vendosi që të mos hyjë atje, por të kthehet me muslimanët që ishin me të. Atëherë disa i thanë: "O udhëheqës i besimtarëve, a ikni prej caktimit të Zotit?". Omeri tha: "Po, ikim prej caktimit të Zotit, në caktimin e Zotit. Çka mendon, nëse ke deve dhe ndalesh në një luginë që ka dy brigje, njëra pjellore, kurse tjetra jopjellore, nëse kullot në pjelloren, a nuk e ke kullotur me caktimin e Zotit, dhe nëse e kullot të thatën, a nuk e ke kullotur me caktimin e Zotit?!"[2]



Ky përshkrim i Omerit sqaron se kaderi është çështje e panjohur për njeriun dhe ai nuk duhet të ndalohet nga një veprim i caktuar ose edhe ta veproj atë, duke u argumentuar se kështu është kader (qenka e shkruar). Ne nuk e dimë se një çështje është e caktuar apo jo, por këtë e kuptojmë vetëm pasi të ndodh, ndërkaq para se të ndodh, ne jemi të urdhëruar t'i ndjekim ligjet e caktuara të Zotit, që manifestohen në sebepe, shkaqe dhe rrethana të cilat njeriu i zgjedh me veprimet e tij.



Alaudin Abazi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Arsyetimi me kada dhe kader
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lejletul Kadër

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: