Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share
 

 Ajeti Kursij dhe cili është pozicioni i tij në Kur`an?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
hafiz suad shabani



Numri i postimeve : 26
Join date : 23/02/2010

Ajeti Kursij dhe cili është pozicioni i tij në Kur`an? Empty
MesazhTitulli: Ajeti Kursij dhe cili është pozicioni i tij në Kur`an?   Ajeti Kursij dhe cili është pozicioni i tij në Kur`an? Icon_minitimeTue Apr 12, 2011 12:33 pm

Ajeti Kursij dhe cili është pozicioni i tij në Kur`an?



images2Në fakt këtu kemi të bëjmë vetëm me një ajet, por i zgjeruar dhe i përbërë nga dhjetë fjali të pavaruara, që në gjuhën shqipe do të mund të quhej një periudhë e gjatë. Ky ajet zë vend në pjesën e fundit të kaptinës El-Bekare, gjegjësisht është ajeti i 255.Duke u bazuar në shpjegimet e shumta të komentatorëve të Kur`anit, shohim se, të gjithë kësaj pjese të Kur’anit i kanë dhënë një rëndësi të veçantë, sigurisht mbështetur në të dhënat dhe përmbajtjen e saj të gjerë dhe shumëdimensionale e shumëkuptim plotë.Karakteristikë e parë e këtij ajeti është theksimi i Njësisë së Zotit që në fillim, si Një Zot, i Pashoq, për të pasuar më pastaj përmendja e cilësive më madhështore të Tij. Sipas mësimeve profetike të Muhammedit a.s. ky ajet është më madhështori në Kur`an”.Studiuesi i mirënjohur i islamizmit, Ibni Tejmiu, në lidhje me faktin e lartpërmendur thotë: “Në Kur`an nuk gjendet asnjë ajet i cili përmban atë që përmban Ajeti Kursij.[2Në po këtë ajet, gjendet poashtu edhe emri më i madh i Zotit (Allah), e ne jemi të thirrur t`i lutemi Atij përmes emrave të Tij të mirë adekuatë dhe të saktë.[3
Leximi i ajetit Kursijj largon shejtanin
Bazuar në mësimet islame, djalli është përbetuar, që në momentin e krijmit të njeriut të parë, se do të jetë ai i cili do të përpiqet vazhdimisht që njeriun ta largojë nga binarët e drejtë të njerëzisë me mashtrime dhe me intriga, të cilat vetëm ai di t`i përgatisë kundër tij. Djalli ishte bërë xheloz që kur Zoti xh.sh. kishte krijuar njeriun e parë - Ademin a.s. duke thënë me mburrje dhe kryelartësi se, ai është krijesë më e ndershme se njeriu, ngase është e krijuar nga zjarri, kurse njeriu është krijuar nga elementet e tokës – nga dheu. Pas krijimit të njeriut, në shenjë respekti ndaj tij, Zoti kishte urdhëruar engjëjt dhe atë që t`i përuleshin krijesës më të dashur të Tij mbi sipërfaqen e tokës, mirëpo ai kishte refuzuar një veprim të tillë duke treguar mendjemadhësi dhe kryeneçësi. I përbetuar për mashtrimin e njeriut dhe largimin e tij nga porositë hyjnore, ai qarkullon te njeriu me besim jo të sinqertë ndaj Zotit, njësoj me gjakun e njeriut që qarkullon në trupin e tij.Zoti xh.sh., duke e ditur paraprakisht konstruktin e brendshëm dhe të jashtëm të njeriut dhe duke pasur parasysh mundësitë e destabilizimit të tij nga faktorët e jashtëm, për hir të së mirës së tij, krijoi edhe masa parandaluese, të cilat ia bëri të njohura për t`u ruajtur e mbrojtur nga pëshpëritjet dhe intrigat djallëzore.Leximi i Ajetit Kursij është një nga mjetet mbrojtëse të njeriut nga shejtani. Kjo e vërtetë është dokumentuar edhe me thënie të Muhammedit a.s. nga të cilat këtu do të përmendim një prej tyre.Buhariu transmeton thënien e Muhammedit a.s.: ”Kur shkoni në shtrat për të fjetur, lexoni Ajetin Kursij deri në fund, në mënyrë që Zoti të jetë në mbrojtjen tuaj dhe që shejtani të mos ju afro*het deri në mëngjes”.[4]Po ashtu leximi i ajetit në fjalë pas namazeve të obliguara ka rëndësinë e vet. Taberiu shënon një thënie të cilën Pejgamberi a.s. e ka transmetuar Hasen bin Aliu: “I dërguari i Zotit ka thënë: “Kush lexonë Ajetin Kursij pas namazit të obliguar, do të jetë nën mbrojtjen e Zotit deri në namazin vijues”.[5]

Komentimi i Ajetit KursijAllahu la ilahe il-la huve- All-llahu është – s’ka tjetër zot përveç Tij -
Në këtë fjali hasim në mohim dhe pohim. Mohimin e së drejtës për të adhuruar dikë tjetër përveç Zotit dhe pohimin e së drejtës për të adhuruar një Zot të Vetmin.Taberiu në tefsirin e tij, në lidhje me kuptimin e kësaj fjalie, thotë: ”Me këtë bëhet e ditur se e kemi të ndaluar të adhurojmë dikë tjetër përveç Zotit të përhershëm dhe të përjetshëm, i Cili në këtë ajet e ka cilësuar Veten e Vet me këtë cilësi të Tij”.[6]Domethënë, Zoti Që duhet të adhurohet, është Një i Vetmi i Cili nuk ka rival. Askush, kushdo qoftë ai, nuk meriton të adhurohet me asnjë lloj adhurimi. Nuk ka namaz, përkulje, sakrificë, betim, i cili do të ishte i drejtë, përveç në emër të Tij. As lutjet në gëzime dhe në vështirësi, as kërkimi i ndihmës nuk bën të bëhet pos në emër të Tij. Edhe tavaf të vlefshëm nuk ka përveç në emër të Tij dhe rreth shtëpisë së Tij. Ai është i Vetëm, nuk ka tjetër.Vlen të theksohet se kjo fjali ka qenë bazë mbi të cilën është ndërtuar thirrja e të gjithë profetëve të Zotit. Të gjithë pejgamberët kanë qenë të thirrur nga Zoti që t`i ftonin njerëzit për të besuar në Një Zot – në moneteizëm. “Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: se nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra Më adhuroni”.[7] Të gjithë të dërguarit e Zotit e kishin për obligim t`i thërrisnin njerëzit për këtë fundament: “Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t`u thonë: “Adhuroni vetëm Allahun e largojuni djajve (adhurimit të tyre)…”.[8]Kurtubiu, në lidhje me domethënien e kësaj fjalie, thotë: “ Me këtë kuptojmë adhurimin e të vetmit Zot-Një dhe braktisjen e të gjithë të adhuruarve të tjerë, si: shejtanin, falltorët, idhujt dhe gjithçka tjetër që shpie në humbje të njeriut, dalalet”.[9]Në Kur`an përmenden disa pejgamberë të mëhershëm të cilët bazë të misionit të tyre kanë pasur thirrjen për besimin e një Zoti të vetëm dhe për braktisjen e çdo adhurimi tjetër si:

Nuhu a.s. ”Ne e patëm dërguar Nuhun te populli i vet, e ai tha: “O pupulli im, adhuroni Allahun, nuk kenizot tjetër pos Tij. Unë kam frikë për dënimin tuaj në një ditë të madhe”.[10]Hudi a.s:
“Edhe te populli Ad-i (dërguam) vëllanë e tyre, Hudin, e ai tha: “O populli im, adhuroni (një Zot) Allahun, ju nuk keni zot pos Tij, a nuk po frikësoheni“?![11]Salihu a.s.:
”Edhe te (populli) Themud e dërguam vëllanë e tyre, Salihun, e ai u tha: “O populli im, besoni Allahun (një), nuk keni Zot tjetër pos Tij…”[12]

Ibrahimi a.s.: “E Ibrahimi i porositi bijtë e tij me këtë (fe), e edhe Jakubi. (u thanë) O bijtë e mi, Allahu jua zgjodhi fenë (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë musliëmanë. E a ishit ju (ithtarë të librit) kur Jakubit iu afrua vdekja, e ai bijve të vet u tha: “Ç’do të adhuroni pas meje”? Ata thanë: “Do të adhurojmë Zotin tënd, dhe Zotin e prindërve tuaj: Ibrahimt, Ismailit, Is-hakut, një të vetmin Zot dhe ne vetëm Atij i jemi dorëzuar”.[13]
Shuajbi a.s.: “E në Medjen (dërguam) vëllanë e tyre Shuaj*bin. Ai tha: “O populli im, adhuroni Allahun (një) ju nuk keni zot tjetër pos Tij…”[14]

Me këtë thirrje për besimin e drejtë në Zotin, ishin të porositur edhe ithtarët e librit të quajtur në Kur`an, me emërin – ehlul-kitab[15]: “…ata nuk ishin të urdhëruar për tjetër, pos që të adhu*ronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej cdo besimi të kotë,ta falin namazin, ta japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë”.[16]Edhe i dërguari i fundit nga pejgamberët, Muhammedi a.s., ishte i urdhëruar që të vazhdonte me të njëjtën porosi kur ishte fjala për besim në Një Zot të Vetmin: “Atëherë, dije se nuk ka zot tjetër pos Allahut…”[17]Kjo ishte gjeneza mbi të cilën Muhammedi a.s. thirri mbarë njerëzimin në një Zot: ”Thuaj (Muhammed): “O ju njerëz! Unë jam i dërguar i Allahut tek të gjithë ju. Allahut që vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i tokës, s`ka të adhuruar tjetër pos Tij. Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje…”[18]

El-Haj-ju- (I Cili) jeton përgjithmonë -
El-haju, i gjallë nga vetvetiu, gjallëria e të cilit nuk ka ndonjë burim të caktuar, e përhershme, e gjithmonshme, e pandërpreshëme, që nuk ka fillim dhe fund.[19]Kjo cilësi e Zotit është theksuar disa herë në Kur`an:

- “Allahu është Një, e nuk ka të adhuruar (Zot) pos Tij, është i përjetshëm, mbikëqyrës”.[20]
“E fytyrat e turpëruara (mëkatarëve), i përulen të Përjetëshmit, të Gjithëfuqishmit…”[21]
“Ti mbështetju Atij të përjetshmit, që nuk vdes kurrë…”[22]“Ai është i përjetshëm, s`ka zot vetëm Ai…”.[23]
“Ai është i përjetshëm, s`ka zot vetëm Ai…”.[23]

Ky emër, ose cilësim i madhështisë së Zotit zh.sh., është shu*mëdimensional dhe shumë gjithëpërfshirës, ngase gjallëria ngërthen në vete të gjitha vetitë e Zotit, dhe pikërisht edhe për këtë arsye, ky ajet njihet si më madhështori në gjithë Kur`anin.Gjithçka ekziston në këtë botë, e ka fillimin dhe mbarimin. I përjetshëm dhe i gjithmonshëm është vetëm Zoti. Këtë të vërtetë Kur`ani e ka argumentuar në shumë ajete:

“Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja ju plotësohen ditën e kiametit..”[24]- “…Çdo send zhduket e Ai jo. Vetëm Atij i takon gjykimi dhe

tek Ai do të ktheheni!”[25]-
“Secili do të shijojë vdekjen, e pastaj do të ktheheni tek Ne”.[26]

Ne asnjë njeriu para teje (Muhammed), nuk i dhuruam jetë të përhershme, e nëse ti vdes, a mos do të mbesin ata përëgjithmonë? Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, e Ne në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi dhe kënaqësi, dhe ju ktheheni tek Ne”.[27]

Në lidhje me vdekjen e njeriut, Sehl bin Sead transmeton një hadith të Muhammedit a.s., në të cilin thuhet: “Pejgamberit i kishte ardhur njëherë Xhibrili dhe i ishte drejtuar me fjalët: “O Muhammed! Jeto sa të jetosh (si të duash), por një ditë do të të gjejë vdekja, duaje kë të duash, por edhe nga ai do të ndahesh, dhe bëje atë që dëshiron, sepse do të shpërblehesh për të”.[28]

El-kaj-juum- Sundues, Mbikëqyrës i krijesave -

El-kaj-juum, është emër që rrjedh nga paskajorja el-kijam. Zoti i Madhëruar është mbikqyrës dhe sundues mbi çështjen e krijesave, mbi nevojat e tyre si: furnizimi, kujdesja dhe mbrojtja e tyre. Gjithçka që ekziston në gjithësi, është bërë me urdhrin dhe planin e Tij paraprak.

Në Kur`an gjejmë shumë tekste që argumentojnë faktin se ekzistenca e krijesave, qëndrueshmëria dhe mbrojtja e tyre është bërë me urdhrin e të Madhit Zot xh.sh.

“A nuk i shikuan ata shpezët krahëhapur përmbi ta dhe kur krahët i palojnë, ato nuk i mban kush në ajër përveç fuqiplotit. Ai është që çdo send e sheh dhe e di”.[29]

“Edhe Dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar) Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhënjyesit, të dijshmit. Edhe Hënës i kemi caktuar fazat-pozicionet derisa të kthehet në formën e harkut. As Dielli nuk mund të arrijë Hënën, e as nata para ditës, po secili noton në një galaksi. Argument për ta është se Ne pasardhësit e tyre të (Ademit) i bartëm në anije të mbushur përplot. Dhe ngjashëm me të, u krijuam atyre diçka që t`i hipin. E sikur të duam Ne, i përmbytim ata, e nuk ka efekt as lutja e tyre dhe as që do të shpëtonin. Përveç nga mëshira jonë ndaj tyre, dhe që të përjetojnë të mirat deri në një kohë të caktuar”.[30]Nën këtë emër, hyjnë të gjitha cilësitë e veprimeve, sepse Ai (Zoti) është i Cili është bërë vetë sundues dhe mbikëqyrës i krijesave pa ndihmën e jashtme, pa pasur nevojë për ndihmë nga asnjë krijesë e Tij. Ai krijoi gjithë krijesat dhe garantoi mbajtjen e tyre, duke u ofruar gjithë të nevojshmet.[31]

La Teë-hudhuhu sinetun ve la nevmun- Atë nuk e kap as kotje as gjumë

Zoti i Madhëruar është i pastër nga të metat. Vigjilenca e Tij mbi krijesat është gjithherë në shkallën e duhur. Është dëshmitar i lëvizjeve të të gjitha krijesave. Asgjë nuk mund t`i mungojë dhe asgjë nuk mund të mëshihet nga dija e Tij.[32]Kotja dhe gjumi nuk janë cilësi të të Madhit Zot. Mohimi i këtyre dy veprimeve të lartpërmendura, me të cilat identifikohen gjallesat e gjalla, jep të kuptosh fuqinë supreme të Zoti xh.sh., i Cili vazhdimisht është në mbikëqyrje të gjithë gjithësisë dhe të të gjitha krijesave të Tij, dhe se, asnjë veprim ose lëvizje, sado e vogël qoftë, nuk mund të ndodhë jashtë dijes dhe vullnetit të Tij.

Lehu ma fi es-semavati ve ma fil erdi- Gjithçka ka në qiej dhe në Tokë,është vetëm e Ti

Gjithçka që ekziston në qiej nga engjëjt, Dielli, Hëna, yjet si dhe trupa të tjerë qiellorë, të njohur e të panjohur për ne, dhe gji*thçka që është në Tokë, objektive dhe subjektive, i takon një Zoti të Vetëm, Krijues dhe Sundues[33]. Këtu më poshtë do të sjellim di*sa ajete që flasin për këtë të vërtetë:

“Të Allahut janë ç’ka në qiej dhe ç`ka në Tokë dhe vetëm tek Allahu kthehen çështjet”.[34]

“Vetëm të Allahut janë ç`ka në qiej e ç`ka në Tokë. Allahu ka përfshirë çdo send.”[35]

“Të Allahut janë gjithë ç`ka në qiej dhe gjithë ç`ka në Tokë. Mjafton që Allahu është i përkujdesshëm”.[36]

“Falënderimi i takon Allahut, e të Cilit është ç’ka në qiej dhe ç’ka në Tokë dhe tërë falënderimi I takon Atij në botën tjetër. Ai është i urti i përsosuri në njohuri”.[37]

Studiuesit dhe komentatorët e Kur`anit duke komentuar ajetet e sipërpërmendura, kanë nxjerrë shumë kuptime nga të cilat ne me këtë rast do të veçojmë dy:a. Gjithë universi i takon Zotit, e edhe ato që ne posedojmë si krijesa njerëzore nga pasuria, kënaqësia dhe autoriteti, nuk janë pasuri jona, por e Zotit xh.sh., e cila na është trashëguar për t`u provuar dhe sprovuar. ”…dhe jepni nga ajo për të cilën Ai ju bë*ri trashëgues…”[38] dhe mu pikërisht për këtë arsye ne jemi të obliguar të kemi sjellje të matur si me pasurinë që na është dhu*ruar nga Zoti, poashtu edhe në rastet kur arrijmë ndonjë shkallë të lartë autoriteti në mesin e shoqërisë ku jetojmë, në mënyrë që ajo gjithnjë të jetë në përputhje me porositë hyjnore të Kur`anit dhe me porositë profetike e njerëzore. b. Meqë universi i takon Zotit xh.sh., e Tij është që të veprojë në të sipas dëshirës së Tij, kurse neve nuk na mbetet tjetër veçse të kemi durim ndaj përcaktimeve të Tij, qofshin ato përcaktime që lidhen drejtpërdrejt me personalitetin tonë, me familjen, ose me pasurinë.[39]

Men dhel-ledhii jeshfeu indehu il-la bi-idhnihi- Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai,pos me lejen e Tij

Në kohën e shpalljes së Kur`anit si dhe gjatë gjithë jetës sa ishte gjallë Muhammedi a.s., por edhe pas vdekjes së tij, pati njerëz që besonin në besëtytni dhe politeizëm. Ata shpiknin zota të tyre, luteshin e përuleshin pranë tyre duke mohuar ekzistimin e një Zoti të Vetëm. Për t`ua bërë atyre me dije se veprimet e tyre janë të gabuara dhe në kundërshtim me besimin e shpallur hyjnor, Zoti xh.sh. e shpalli këtë fjali të këtij ajeti për t`i qortuar dhe në të njetën kohë për t`ua tërhequr vërejtjen atyre dhe gjeneratave që vijnë më pas, se janë duke praktikuar një besim të kotë, i cili nuk sjell as dëm e as dobi, qoftë në këtë botë, qoftë në botën tjetër. Me këtë sikur u thuhej: O njerëz! Vetëdijësohuni për atë që jeni duke bërë. Nuk ka ndërmjetësim te Zoti dhe asgjë nuk arrin deri tek Ai pa lejen e Tij.

“Ata pos Allahut adhurojnë çdo gjë që nuk u bën atyre as dëm as dobi, e thonë: “Këta janë ndërmjetësuesit tanë te Allahu!” Thuaj: “A po e informoni Allahun për diçka që Ai nuk e di se ç`ka në qiej dhe në Tokë?”. I pastër është ma*dhëria e Tij nga ata që e shoqërojnë!“[40]

“Vini re adhurimi i sinqertë është vetëm ai për Allahun! Ndërsa ata që në vend të Tij adhurojnë miq të tjerë (duke thënë) ne nuk i adhurojmë ata për tjetër vetëm që të na ofro*jnë sa më afër Allahut, s`ka dyshim se Allahu do të gjykojë mes tyre për se ata ishin në kundërshtim”.[41]

Atë ditë nuk bën dobi as ndërmjetësimi, përveç atij, të cilin e ka lejuar i Gjithëmëshirshmi, ulen zërat dhe nuk dëgjohet pos një zë i ulët”.[42]Ditën e gjykimit as engjëjt nuk do të kenë mundësi të ndër*mjetësojnë për dikë tjetër, përveç me lejen e të Madhit Zot.

“E sa engjëj ka që janë në qiej, e që ndërmjetësimi i tyre nuk bën dobi asgjë, vetëm pasi Allahu të japë leje për atë që dëshiron dhe që është i kënaqur për të”[43]
Të drejtën e ndërmjetësimit Ditën e Kiametit pa lejën e Zotit nuk do ta kenë as pejgamberët, njerëzit më të zgjedhur të Zotit nga bota njerëzore. Këtë e ka vërtetuar edhe vetë Pejgamberi a.s. duke thënë se asnjë nga pejgamberët nuk do të gëzojë të drejtën e ndërmjetësimit tek Zoti xh.sh., bile as ai vetë nuk do të fillojë ndërmjetësimin pa lejen dhe urdhrin e Zotit.[44]

Je`alemu ma bejne ejdi-ihim ve ma halfehum- E di të tashmen që është pranë tyredhe të ardhmen -

Dija dhe njohuria e Zotit është gjithëpërfshirëse, e papërca*ktuar në kohë dhe hapësirë. Ai është i njohur për të gjitha ndodhitë e së kaluarës, të së tashmes dhe të së ardhmes.[45]Një studiues i mirënjohur i islamistikës në librin e tij “Fet-hul Bejjan” lidhur me domethënien e kësaj fjalie, thotë: “Dituria e Zotit përfshin të gjitha informacionet, nga Ai nuk mund të fshihet asgjë nga gjendja e gjithë krijesave të Tij, bile as gjendja e bubrrecit të zi në natën e errësuar nën gurin e tokës së pluhurosur, as lëvizja e atomit në brendësinë e qiellit, as shpendi në ajër dhe as peshku në thellësinë më të madhe të ujit”.[46]Përemri lidhor “ma”, i cili në këtë rast ka formën e trajtës së pashquar jep të kuptosh gjeneralizimin e njohurive të Zotit për çdo send, i vogël qoftë ai a i madh.Shumë ajete dëshmojnë për përthekueshmërinë e njohurisë së Zotit për të gjitha krijesat dhe për të gjitha kohët:

“Ai i di ato që ishin para tyre dhe ato që vijnë pas, po dija e tyre nuk mund të përfshijë Atë”.[47]

“Thuaj edhe nëse e fshehni ose e publikoni atë që keni në zemrat tuaja, Allahu e di atë, Ai di gjithçka ka në qiej e ç`ka në tokë, Allahu është i plotfuqishëm për çdo send”.[48]

“Ai e di ç`ka në qiej e në Tokë, e di atë që e fshihni dhe atë që e shfaqni haptazi, sepse Allahu e di edhe atë që e mbajnë në zemrat”.[49]

Ve la juhitunen bi-shejin min ilmihi il-la bima shae- Nga ajo që Ai di, të tjerët dinë vetëmsa ka dëshiruar Ai -

Përmes kësaj fjalie, kuptohet fakti se njohuritë e Zotit nuk mund t`i zbulojë askush, përveç atyre që shpalosen me dëshirën e Tij, pastaj qenien dhe cilësitë e Tij nuk ka dije që mund t`i përthekojë, pos asajë që Zoti Vetë ua ka bërë të njohur njerëzve[50]. Me këtë fjali të kësaj pjese të Kur`anit demantohen mendimet e gjithë atyre që mendojnë se Pejgamberët dhe disa njerëz të mirë e kanë ditur ose dinë të fshehtën – gajbin.Këtë supozim të tyre e hedhin poshtë shumë dëshmi nga Kur`ani dhe Suneti.Në Kur`an thuhet se engjëjt nuk i dinin emrat e gjërave që ua kishte paraqitur para tyre Zoti[51]; pastaj, xhinët nuk dinin për vdekjen e Sulejmanit a.s.; Ademi a.s. nuk dinte për mashtrimet e shejtanit[52]; Ibrahimi nuk dinte paraprakisht për rezultatin përfundimtar rreth therjes së birit të tij[53]; Jakubi a.s. nuk dinte për vendndodhjen e birit të tij, Jusufit a.s.[54], Sulejmani a.s. nuk dinte për shkaqet e mungesës së Hud Hudit[55].Ngjarjet e lartpërmendura janë fakte të pamohueshme, të cilat dëshmojnë se të fshehtën-gajbin nuk mund ta dijë askush nga njerëzit, prej të cilëve nuk janë përjashtuar as vetë pejgamberët e Zotit xh.sh., përveq nëse Ai i lajmëron për të.

Vesia kursijuhu es-semavati vel-erdiKursija e Tij (dija-sundimi)përfshin qiejt dhe Tokën

La je uudu hifdhu-humaKujdesi i Tij ndaj të dyjave nuk i vjen rëndë

Zoti i Madhëruar nuk ndien lodhje dhe vështirësi për kujdesin dhe ruajtjen e qiejve dhe të Tokës dhe gjithë asaj që shtrihet në to e në mes tyre. Asgjë nuk mund t`i kalojë pa vëzhgimin e Tij. Të gjitha lëvizjet sado të vogla qofshin ato, janë të nënshtruara ndaj fuqisë së Tij. Ai nuk pyetet për veprimet, kurse të tjerët përgjigjen para Madhështisë së Tij.[61]

Ve huvel alij-ul adhimu(Ai është më i Larti, më i Madhi)

Zoti xh.sh. është i lartësuar mbi gjithë krijesat, i lartë dhe i madh me sundimin dhe gjithëpushtetin e Tij[62]. Këto dy cilësi superiore të të Madhit Zot janë përmendur në shumë vende në Kur`an:

“Allahu është Ai (Zot) i vërtetë, dhe ajo që ata adhurojnë pos Tij, është gënjeshtër, e Allahu është Ai i larti, i madhi”.[63]

“…I tërë sundimi është në duar të Allahut, të lartit, të madhëruarit”.[64]

“…çka tha Zoti juaj? Ata (engjëjt) thonë: “Të vërtetën” Ai është më i larti, më i madhi.[65]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ajeti Kursij dhe cili është pozicioni i tij në Kur`an?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kur'an dhe Tefsir-
Kërce tek: