Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Obligimi i Agjerimit ne muajin e Ramazanit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
hafiz suad shabani



Numri i postimeve : 26
Join date : 23/02/2010

MesazhTitulli: Obligimi i Agjerimit ne muajin e Ramazanit   Tue Apr 12, 2011 12:36 pm

Obligimi i Agjerimit ne muajin e Ramazanit




“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.

(Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri, ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për te. Mirëpo, po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju.
(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni.
E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.
Natën e agjërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato. All-llahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranoi pendimin tuaj dhe ua fali gabimin. Tash e tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që ua ka caktuar All-llahu dhe hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje. E kur jeni të izoluar (në i’tikafë) në xhami, mos t’u afroheni atyre (për marrëdhënie intime). Këto janë dispozitat e All-llahut, pra mos i kundërshtoni. Ja kështu, në këtë mënyrë All-llahu ua sqaron njerëzve argumentet e veta që ata të ruhen.” (El-Bekare,183-187.)[1]

Ibn Xherir përcjell nga Muadh b. Xhebel, Allahu qoftë i kënaqur me to, se ka thënë: “Kur Muhammedi, a.s., erdhi në Medine, agjëronte ditën e Ashures dhe tre ditë nga cdo muaj. Pastaj Allahu, xh.sh., obligoi agjërimin e muajit të ramazanit, duke ia shpallur Muhammedit, s.a.v.s.: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim…” deri tek ajeti: “E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri…” Ashtu që, ai që dëshironte agjëronte, kurse ai që nuk dëshironte e ushqente një të varfër; Më pas Allahu, xh.sh., agjërimin ia obligoi personit të shëndosh i cili gjendet në shtëpi, ndërsa e liroi personin e moshuar, i cili nuk mund ta përballoj agjërimin, të mos agjëroj, duke shpallur: “E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë…” [2]

2. Nga Seleme b. el-Ekve’a përcillet se ka thënë: “Kur u zbrit ajeti “E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri…”, kush dëshironte nga ne agjëronte, e kush nuk dëshironte të agjëronte, jepte fidje, gjersa më pas nuk u shpall ajeti i cili e derogoi të parin: “E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë…”[3]

3. Përcillet se një grumbull beduinësh e pyetën të Dërguarin e Allahut, s.a.v.s.: “O Muhammed! A është Zoti ynë afër, e me zë të ulët ta thërrasim, apo është larg e ta ngremë zërin”? Atëherë Allahu, xh.sh., shpalli “E kur robërit e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet…”[4]

4. Buhari përcjell nga Bera’a b. ‘Adhib se ka thënë: “Kur ndonjëri nga as’habët e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s., agjëronte, dhe afrohej iftari, ndërsa atë e zinte gjumi para se të bënte iftar, nuk hante asgjë gjatë natës dhe ditës së nesërme, gjersa përsëri të afrohej muzgu. Kështu, Qajs b. Sarme, ensar, i cili ditën punonte me miell, kishte agjëruar dhe kur është afruar iftari kishte shkuar në shtëpi dhe ka kërkuar nga gruaja e tij ushqim për të ngrënë. Ajo i ishte përgjigjur se nuk ka asgjë gati, por që do t’ia përgatiste. Ndërkohë atë nga lodhja e kaplon gjumi. Kur gruaja e sheh, thotë: Mjerë për ty! Nga mesdita e ditës së nesërme ensariu i përmendur vije në vetëdije. Kjo i tregohet të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s., dhe shpallet ajeti: “Natën e agjërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato.” As’habët për këtë u gëzuan shumë, dhe u shpall edhe ajeti: “…hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje.”[5]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Obligimi i Agjerimit ne muajin e Ramazanit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Prejardhja e Kalendarit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kur'an dhe Tefsir-
Kërce tek: