Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 All-llahu sprovon njeriun me kënaqësi dhe vështirësi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
hafiz suad shabani



Numri i postimeve : 26
Join date : 23/02/2010

MesazhTitulli: All-llahu sprovon njeriun me kënaqësi dhe vështirësi   Wed Apr 13, 2011 4:42 pm

All-llahu sprovon njeriun me kënaqësi dhe vështirësi




Njerëzit gjatë tërë jetës së tyre sprovohen në mënyra të ndryshme. Në Kur’an tregohet se njeriu sprovohet me vështirësi dhe me kënaqësi. All-llahu xh sh këtë të vërtetë në Kur’anin Famëlartë e tregon kështu :

Në, asnjë njeri para teje (Muhammed) nuk i dhamë jetë të përhershme, e nëse ti vdes a mos do të mbesin ata përgjithmonë?. Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, e Ne në shenjë sprove iu sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne”. (Enbija, 34-35)

Sipas këtyre ajeteve kuranore njeriu mund të sprovohet në mënyra të ndryshme. Për shembull, derisa është duke shijuar të mirat e pasurisë me bollëk, njeriu duhet të jetë i kujdesshëm që të sillet me atë moral me të cilin është i kënaqur All-llahu, të kthehet kah Ai në të gjitha qëllimet dhe veprat, t’i bindet urdhrave të Tij, dhe të pasojë këshillat e Tij. Nëse dikush preokupohet me kënaqësitë e përkohshme të kësaj bote, sidomos pasuria e bën që të jetë i pakujdesshëm ndaj realitetit. Por besimtari, pa marrë parasysh se çfarëdo e mirë ta ketë shijuar, çdoherë mbetet falënderues para All-llahut.

Përveç kësaj njeriu mund të sprovohet me sëmundje, fatkeqësi, kurthe, shpifje etj. Jobesimtarit, kur t’i ndodh ndonjëra nga këto mërzitet, shqetësohet, dhe brengoset, kurse besimtarit, kur t’i ndodhin këto, fort mirë e di se këto janë një pjesë e sprovave dhe nuk harron se duhet të bëj durim që përfundimisht do të shpie në të mirë.

Siç thamë më parë, këta kanë bërë tregti të mirë duke ndërruar këtë botë me tjetrën. Në Kur’an thuhet: “Dhe, dinë mirë se pasuria e juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, dhe se te All-llahu është shpërblimi më i madh”. (Enfal, 8:28), dhe ata e dinë se jeta dhe pasuria, dhe të gjithat i takojnë All-llahut, prandaj çdo humbje apo fitim nuk ia u ndërron karakterin moral, pikëpamjet, apo besimin në Zotin. Shumë ajete përshkruajnë këtë veti, në mes të cilave janë:

Por, i dërguari, e së bashku me të edhe ata që besuan, luftuan me pasurinë dhe veten e tyre dhe atyre u takuan të gjitha të mirat, ata janë të shpëtuarit. All-llahu u ka përgatitur atyre xhennete që në të rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Ai është suksesi i madh. (Teube, 9:88-89)

Besimtarë janë vetëm ata që besuan All-llahut, të dërguarit të Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hir të All-llahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit. (Huxhuratë, 49:15)

Siç u pa në ajetet e me lartë përmendura, për myslimanin jeta e kësaj bote është vend ku bëhet përpjekje që të fitohet kënaqësia e All-llahut. Dijetari Islam Beduizzaman Said Nursi në thënien e tij e mëposhtme për jetën e kësaj bote ka thënë se është një vend i shërbimit dhe se njeriu do të sprovohet me sprova të vështira dhe kënaqësi, dhe se durimi përballe këtyre sprovave do ti sjell shpërblim te madh nga All-llahu.

Jeta e kësaj bote është një vend i sprovës dhe vendbanim i shërbimit, kurse nuk është vend i kënaqësive, shpërblimeve dhe shpagesave. Meqenëse qenka vendbanim i shërbimit dhe vend i adhurimit, sëmundjes dhe fatkeqësive- nëse këto nuk ndikojnë në besim dhe bëhet durim- të jenë në pajtim me shërbimin dhe adhurimin, e bile këto veçse e forcojnë atë. Adhurimi përbëhet nga dy lloje, pozitiv dhe negativ. Çfarë mendohet si pozitiv është e qartë. E sa i përket adhurimit negativ, është kur dikush përballet me fatkeqësi apo sëmundje, kupton dobësinë dhe pafuqinë e vet, dhe i kthehet të Gjithëmëshirëshmit, kërkon strehim tek Ai, mendon në Të, i lutet Atij dhe në këtë mënyrë ofron formën e pastër të adhurimit dhe nuk mund të depërtojë hipokrizia. Nëse është i durueshëm, mendon për shpërblimin që do ta marr nëse bën durim gjatë fatkeqësisë dhe falënderon, çdo moment që ka kaluar do t’i llogaritet sikurse ka kaluar tërë ditën në adhurim. Jeta e shkurtër, bëhet e gjatë. Ekzistojnë raste kur edhe një minutë i vetëm llogaritet si të bëhet adhurim tërë ditën.

Është me rëndësi që të vrasim mendjen me këto fjalë të mençura. Siç thamë edhe më herët se njeriu është përgjegjës që të jetë në shërbim të All-llahut dhe të jetë i nënshtruar dhe të jetë me All-llahun në të gjitha rrethanat. Njëra ndër mënyrat se si të mbetet me All-llahun është të jetë i durueshëm në të gjitha vështirësitë dhe frustrimet e kësaj bote. Bile, kohërat e vështira mund të ngjaj të vijnë kur më së paku priten dhe duket se zgjasin shumë. Për shembull, pasaniku mund të bëhet i varfër, njeriu i suksesshëm mund të përballet me ndonjë dështim, dikush mund të humbas të dashurin, të sëmuret apo të mbetet invalid. Por pa varësisht nga sprova All-llahu premton të mira të amshueshme për shërbëtorët e Tij të durueshëm.
Për këtë arsye, njeriu duhet shfrytëzuar çdo çast të vetin në këtë botë. Para se të bëj apo të thotë diçka në këtë botë, njeriu duhet të pyes veten se çfarë është më e mira që të fitohet kënaqësia e All-llahut. Por çka është më e rëndësishmja, ai duhet që t’i shmanget rreziqeve të kësaj bote dhe të harroj jetën e pastajme, dhe se nuk duhet ndërruar amshimin me ndonjë kënaqësi të përkohshme. Rruga se si të arrihen gjërat e mira të amshueshme është kthimi tek All-llahu:

Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kiametit, e kush shmanget zjarrit e futet në xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues. Ju patjetër do të sprovoheni si në pasurinë tuaj, si në vetën tuaj, madje do të dëgjoni ofendime të shumta prej atyre që u është dhënë libri para jush, e edhe prej idhujtarëve, por në qoftë se duroni dhe ruheni, ajo është gjëja më vendimtare. (Ali-Imran, 3:185-186)
[quote]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
All-llahu sprovon njeriun me kënaqësi dhe vështirësi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Njeriu - Ujk
» Zbuloj si mund te lexoj trurin e njeriut!
» Dianetika
» Optimizmi në jetë
» Vetëdija

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Feja dhe shoqëria-
Kërce tek: