Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

  Thënie të Imam Ebu Hanifes mbi teuhidin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
hafiz suad shabani



Numri i postimeve : 26
Join date : 23/02/2010

MesazhTitulli: Thënie të Imam Ebu Hanifes mbi teuhidin    Wed Apr 13, 2011 7:26 pm

Thënie të Imam Ebu Hanifes mbi teuhidin
1- Ebu Hanifeja thotë: “Nuk ka nevojë askush t’i lutet All-llahut me diç
tjetër përveç se me Të dhe lutja e lejuar dhe e urdhëruar është ajo që
kuptohet nga ky ajet:
“All-llahu ka emrat më të bukur, andaj Atë thirrne me ata e hiquni nga ata
që bëjnë shtrembërime me emrat e Tij. Ata kanë për t’u shpërblyer (me
dënim) Për veprimet e tyre” (El-A’raf, 180).
3-Ebu Hanifeja rahimehull-llah thotë: “Nuk ka nevojë askush t’i lutet
All-llahut përveç se me Të, gjithashtu e konsideroj të urrejtur të thotë
ndokush të lus për hirë të nyjeve të krenarisë së Arshit Tënd, ose për
hirë të krijesave Tua.”
4-Ebu Hanifeja rahimehull-llah thotë: “All-llahu i Lartësuar nuk cilësohet
me cilësi të krijesave. Hidhërimi dhe Kënaqësia e Tij janë cilësi prej
cilësive të Tia, (i besojmë) duke mos pyetur “Si”. Ky është mendimi i Ehli
Sunne ve-1-xhema’a të cilët thonë se All-llahu Hidhërohet dhe Gëzohet, e
nuk bënë të thuhet se hidhërimi i Tij nënkupton ndëshkimin e Tij dhe se
gëzimi i Tij nënkupton shpërblimin e Tij. E cilësojmë Atë ashtu siç e ka
cilësuar Veten e Tij, i Vetmi i Pavaruri, nuk ka lindur e as që është i
lindur dhe askush nuk është i barabartë me Të. i Gjallë, i Gjithëfuqishëm,
Dëgjon dhe Sheh çdo gjë, i Ditur për çdo send, Dora e All-llahut është mbi
duart e tyre, nuk është si dora e krijesave të Tij, e gjithashtu as Fytyra
e Tij nuk është si fytyrat e krijesave të Tij.
5-Gjithashtu thotë: “All-llahu posedon Dorë, Fytyrë dhe Qenie, ashtu siç e
ka përmendur All-llahu në Kur’an, e atë që e ka përmendur All-llahu në
Kur’an se posedon Dorë, Fytyrë dhe Qenie janë cilësi prej cilësive të Tia,
duke mos pyetur “Si”, e nuk bën të thuhet se, me “dorë” është për
qëllim fuqia apo begatia e Tij, ngase me këtë mohohet një cilësi prej cilësive
të All-llahut, siç kanë bërë Kaderitë dhe Mu’tezilët.”
6-Thotë: “Nuk i lejohet askujt që t’i përshkruan diç Qenies së All-llahut,
por duhet ta cilësojë ashtu siç e ka cilësuar Ai Veten e Tij, e jo të flet
diç mbi te me logjikën e tij, i Lartë dhe i Madhëruar qoftë All-llahu, Zoti i botëve”.
7-Një herë është pyetur për zbritjen e All-llahut në qiellin e dunjasë, e
është përgjigjur: “Zbret, pa pyetur “si.”
8-Ebu Hanifeja rahimehull-llah: “All-llahu i Lartësuar lutet nga lart e jo
nga poshtë, ngase poshtë nuk është prej cilësive të Zotit dhe Hyjnisë.”
9-Ebu Hanifeja rahimehull-llah thotë: “Ai (All-llahu) hidhërohet dhe
gëzohet, e nuk bënë të thuhet, se me hidhërimin është për qëllim
ndëshkimi, ndërsa me gëzimin është për qëllim shpërblimi.”
10-Gjithashtu thotë: “All-llahu askujt nuk i përngjan dhe askush nuk i
përngjan Atij. Emrat dhe cilësitë e Tija janë pa fillim dhe do të mbesin
pa mbarim.”
11-”Cilësitë e Tia dallojnë prej cilësive të krijesave, Dituria e Tij nuk
është si dituria jonë, Fuqia e Tij nuk është si fuqia jonë, të Pamurit e
Tij nuk është si të pamurit tonë, Dëgjimi i Tij nuk është si të dëgjuarit
tonë, e as të Folurit e Tij nuk është si të folurit tonë”
12-”All-llahu i Lartësuar nuk cilësohet me cilësitë e krijesave.
13-”Ai i cili e cilëson All-llahun me ndonjë prej cilësive të krijesave ka
bërë kufër.”
14-Cilësitë e All-llahut janë qenësore dhe veprore. Qenësore janë Jeta,
Fuqia, Dituria, të Folurit, Dëgjimi, të Pamurit, Dëshira (etj). Ndërsa
cilësitë veprore janë, Krijimi, Furnizimi, Shpikja, Sajimi, e cilësi të
tjera veprore, ka poseduar (pa fillim) dhe posedon (pa mbarim) emra dhe
cilësi”
15-All-llahu i Madhëruar vepron, e vepra është cilësi e Tij që nga
lashtësia (ezeli), pra, veprues është All-llahu, vepra është cilësi qysh
nga ezeli, e vepruara është e krijuar, kurse vepra e All-llahut nuk është
e krijuar”
16-Ebu Hanifeja rahimehull-llah thotë: “Ai i cili thotë se nuk e di, a
thua vallë Zoti im është një qiell apo në tokë, ka bërë kufër, gjithashtu
edhe ai i cili thotë se All-llahu është mbi Arsh, mirëpo nuk e di se a
është Arshi në qiell apo në tokë, ka bërë kufër (mosbesim)”
17-Një gruas, e cila e ka pyetur se ku është Zoti yt, të cilin e adhuron,
i është përgjigjur: “All-llahu i Madhëruar është në qiell e jo në tokë.
Pas kësaj një njeri i tha: “A thua vallë nuk thotë All-llahu xhel-le
shanuliu, “Ai është me ju” (El-Hadid, 4), e i është përgjigjur: “Kjo është
sikur t’i shkruash njeriut “Unë jam me ty” mirëpo ti nuk je pranë tij”
18-Gjithashtu thotë: “Dora e All-llahut është mbi duartë e tyre, nuk është
si dora e krijesave të Tij ”
19-Gjithashtu thotë: “All-llahu i Madhëruar është në qiell e jo në tokë.
Pas kësaj një njeri i tha: “A thua vallë nuk thotë All-llahu xhel-le
shanuliu: “Ai është me ju” (El-Hadid, 4), i është përgjigjur: “Kjo është
sikur t’i shkruash njeriut “Unë jam me ty” mirëpo, ti nuk je pranë tij.
“(D.t.th. me kurajon dhe ndihmën tënde je me të edhe pse qenia jote është
larg tij. Sh.p.)
20- “All-llahu i Madhëruar flet, ngase përndryshe nuk do t’i kishte folur
Musait alejhi selam.”
21- “All-llahu flet me fjalët e Tij, e të folurit është cilësi e pa
fillimtë”
22- “Flet, mirëpo jo si të folurit tonë.”
23- “Musai alejhi selam e ka ndëgjuar të folurit e All-llahut, siç thotë
All-llahu xhel-le shanuliu:
“E Musait i foli All-llahu me fjalë.” (En-Nisa- 164), d.t.th. All-llahu i
Madhëruar flet se përndryshe nuk do të kishte folur Musait alejhi selam”
24-”Kur’ani është fjalë e All-llahut, i shkruajtur në mus-hafe, i ruajtur
në zemra, i lexuar me gjuhë dhe i zbritur Muhammedit sal-lall-llahu-alejhi
ve sel-lem”
25-”Kur’ani nuk është i krijuar.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Thënie të Imam Ebu Hanifes mbi teuhidin
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Thënie të zgjedhura të Imam Aliut
» Letra e Imam Aliut (pqmt) shkruar njërit prej bijve të tij
» Në Siri veprojnë forca speciale britanike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Akide-
Kërce tek: