Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Syefaqësia dhe rreziku i saj

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
avatar

Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 34

MesazhTitulli: Syefaqësia dhe rreziku i saj    Tue Apr 19, 2011 9:42 pm

I falënderuar qoftë Allahu paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi më fisnikun e të Dërguarve, mbi familjen dhe shokët e tij. Fjala është për një çështje të rrezikshme, që asgjëson veprat, një vepër rreth të cilës alarmoi i Lartësuari, subhanehu ue te’ala dhe Lajmëtari i mëshirës, sal-lallahu alejhi ue selem.

Fjala është për veprën që anulon sinqeritetin dhe çiltërsinë, fjala është për syefaqësinë, Allahu na mbrojt prej saj.

Allahu, subhanehu ue te’ala thotë: “E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit), si dhe të falnin namazin e të jepnin zeqatin. Kjo është feja e drejtë.” (El Bejjine, 5)

Nga kjo vepër kishte frikë i dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, i cili tha: Gjëja prej të cilës më së shumti frikohem për juve është shirku i vogël. Pyetën ç’është shirku i vogël o i dërguar i Allahut? Tha: Riaja-shtirja dhe pastaj shtoi në ditën kur Allahu do ti shpërblen njerëzit për veprat e tyre do tu drejtohet njerëzve me këto fjalë: Shkoni tek ata para të cilëve shtireshit. Shikoni a do të gjeni pranë tyre ndonjë shpërblim.(Buhari dhe Muslim)

Çfarë humbje dhe çfarë dështimi për ata që kanë vepruar që të lavdërohen, të përmenden, të parandalojnë kritikën, të kthejnë shikimet e njerëzve drejtë tyre...!!! I Lartësuar është Allahu.

Allahu nuk e pranon veprën që nuk është e sinqertë për Të. Resulullahu, sal-lallahu alehi ue selem, thotë: Allahu, subhanehu ue te’ala thotë: Unë jam ai që më pak ka të drejtë që të më përshkruhet të barabartë. Kush e bën një vepër dhe përveç për Mua e bën edhe për dikë tjetër, e lë atë dhe shirkun e tij. (Muslim)

Cilësia e shtirjes është një prej cilësive të hipokritëve. Allahu subhanehu ue te’ala, thotë: “(Ai nuk i do) as ata që ndajnë nga pasuria e tyre sa për sy e faqe të botës dhe që nuk e besojnë Allahun e as Ditën e Kiametit. Ai që ka për shok djallin, dihet sa shok i keq është!” (En Nisa, 38)

“Në të vërtetë, hipokritët përpiqen të mashtrojnë Allahun, por është Ai që i mashtron ata. Kur ata ngrihen për namaz, ngrihen me përtesë, vetëm sa për t’u dukur para botës dhe Allahun e përmendin fare pak. Luhaten në mëdyshje, - nuk janë as me këta, as me ata. Këdo që Allahu shpie në humbje, ti (o Muhamed!) nuk do të

mundesh t’ia gjesh rrugën.” (En Nisa, 142-143)

“Mjerë për ata, të cilët kur falen, janë të pakujdesshëm për namazet, të cilët duan vetëm që të duken, dhe nuk u japin ndihmë nevojtarëve.” (El Maun, 4-7)

Kush lufton që fjala e Allahut të jetë më e larta është në rrugën e Tij, ka thënë i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alehi ue selem.

Aliu, radijallahu anhu, ka thënë: Ai që vepron për sy e faqe ka tre shenja: përton kur vetmohet, aktivizohet kur është pranë njerëzve e shton punën kur lavdërohet dhe e pakon kur kritikohet. (Ihja, 3/269)

Punën për sy e faqe e njeh vetëm i sinqerti, dyfytyrësinë e dallon vetëm mu’mini, injorancën e heton vetëm i dituri dhe mëkatin vetëm i binduri ka thënë Sehl ibën Abdullah El Tusturi.

Ibën El E’rabiu ka thënë: më i dështuari është ai që para njerëzve shfaqet me veprat e mira ndërsa me vepra të shëmtuara vetmohet para Atij që është më afër se damari i qafës. (Muhtesar Shu’abil Iman, 98)

Gjëja më e rrallë në botë është çiltërsia sepse me gjithë mundin që e bëj për ta luftuar, ajo (shtirja) vazhdimisht paraqitej në formë tjetër. (Medarixhu Salikin)

Hatabiu thotë: dënimi i atij që ka bërë vepra për sy e faqe është turpërimi i tij në ditën e gjykimit me nxjerrjen në pah atë që e ka fshehur (syefaqësinë e tij).

Imam Dhehebiu këtë vepër të shëmtuar e përmend në mesin e mëkateve të mëdha, duke cituar ajete, hadithe dhe fjalë të gjeneratave të lavdëruar rreth saj. Ibën Haxher Hejtemiu e numëroi si mëkati i dytë pas shirkut.

Format e syefaqësisë që ndahen sipas qëllimit të atij që bën ndonjë vepër janë si vijon:

Më e shëmtuara është kur një njeri nuk e ka për qëllim shpërblimin e Allahut. I tilli falet vetëm para njerëzve ndërsa kur është vet e le namazin në tërësi.

E ngjashme është forma kur qëllimi i shfaqjes së veprës është më i madh se sa qëllimi i fitimit të sevapit. Edhe kjo formë është afër parës për nga shëmtia.

Qëllimi i shfaqjes së veprës dhe i kërkimit të shpërblimit janë në shkallë të barabartë. Asnjëri prej dy qëllimeve individualisht nuk e nxit atë për të vepruar. Ky i ngjanë atij që prish atë që ndërton dhe sipas mendimit të dijetarëve nuk do amnistohet prej dënimit.

Në formën e katërt ndikimi i njerëzve është vendimtar dhe nxitës edhe pse nuk nënkupton braktisjen e plotë e adhurimeve kur nuk ka njerëz. Në këtë formë vepra nuk asgjësohet plotësisht edhe pse pakohet shpërblimi (aq sa për qëllim e kemi pasur Allahun)dhe meritohet dënimi varësisht prej sasisë së syefaqësisë. Për veprën e bërë do marrim sevap aq sa për qëllim e kemi pasur Allahun, subhanehu ue te’ala.

Allahun e lusim të na mbron nga ky mëkat i cili është më i heshtur se sa zëri i ecjes i milingonës. Ti rishqyrtojmë qëllimet tona duke e lutur Allahun ti pastron veprat tona prej syefaqësisë, zemrën prej nifakut, gjuhët ton aprej gënjeshtrës dhe sytë tonë prej haramit.

Dhe lutja jonë e fundit është Elhamdulilahi Rabbil Alemin.

Përktheu: Talha Kurtishi


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Syefaqësia dhe rreziku i saj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Planetit tonë po i kanoset rreziku
» A është i rrezikshëm projeksioni apo udhëtimi astral?
» Rreziku nga fluori !
» Rreziku nga pijet energjike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: