Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lufta me vetveten dhe qortimi i epshit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
avatar

Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 33

MesazhTitulli: Lufta me vetveten dhe qortimi i epshit   Thu Apr 28, 2011 10:58 am

Esenca e së keqes: pakujdesia dhe epshi


Pra, pakujdesia dhe epshi janë esenca e së keqes. Andaj All-llahu I Madhërishëm thotë: “Dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar” 1

Epshi si i tillë nuk veçohet si shkaktar i vetëm i të këqijave, por kjo ndodh nëse ai shoqërohet nga padituria, se përndryshe njeriu që e pason epshin, kur e di mirë se një vepër është e dëmshme për të, ai natyrisht largohet nga kryerja e asaj vepre, sepse All-llahu e ka bërë që shpirti ta dojë vetëm atë që është e dobishme për të dhe ta urrejë atë që është në dëm të tij, kështu që nuk e vepron atë për të cilën është i bindur se dëmton. Por nëse kjo ndodh, atëherë ndodh për shkak të dobësisë së trurit të njeriut. Andaj ky karakterizohet me atë se është i mençur, mendjemprehtë dhe inteligjent, dhe për këtë shkak sprovimi më i madh vjen nga djalli i mallkuar dhe jo nga vetë shpirti, sepse shejtani ia zbukuron të këqijat dhe e urdhëron me to, duke ia përkujtuar atij gjërat që mund të llogariten si të dobishme, e jo dëmet, ashtu si veproi iblisi (djalli) me Ademin dhe Havanë duke iu thënë: “O Adem, a do të të tregoj për pemën e pavdekshmërisë dhe të sundimit të pafundmë. Ata të dy hëngrën nga ajo (pemë) dhe që të dy u zhveshën” .2

Po ashtu u tha: “Zoti juaj nuk ua ndaloi juve dyve atë pemë vetëm që të mos bëheni melekë (engjëj), ose të mos bëheni prej të përjetshmëve”. 3

Andaj All-llahu thotë: “Kush mbyll sytë para këshillave të Zotit, atij ia shoqërojmë një djall që nuk i ndahet kurrë. E ata (djajtë) do t’i shmangin nga rruga e drejtë, kurse (jobesimtarët) mendojnë se janë duke i udhëzuar” .4

Në një ajet tjetër thotë: “A atij që vepra e vet e keqe i është hijeshuar dhe e sheh si të mirë (a është i njëjtë me atë që i largohet asaj)?” .5

E në ajetin tjetër All-llahu thotë: “Ju mos ua shani ata (zota) që u luten (idhujtarët), pos All-llahut, e (si hakmarrje) të fyejnë All-llahun nga armiqësia, duke mos ditur (për madhërinë e Tij). Kështu Ne ia kemi zbukuruar çdo populli veprimin e vet, mandej e ardhmja e tyre është te Zoti i tyre, e Ai i shpërblen për atë që vepruan”.6

Ndërsa pjesa e ajetit: “Kështu Ne ia kemi zbukuruar çdo populli veprimin e vet” ,7 do të thotë se zbukurimi i gjërave të mira bëhet nëpërmjet melekëve, pejgamberëve, dhe besimtarëve, ndërsa i të këqijave nëpërmjet shejtanëve prej xhinëve dhe njerëzve, siç thotë All-llahu I Madhërishëm: “Kështu shumicës së idhujtarëve, idhujt ua hijeshuan atyre mbytjen e fëmijëve të vet, për t’i shkatërruar (me mashtrime) dhe për t’ua ngatërruar fenë (që e kishin pasur të Ismailit)”.8

Injoranca shpie në veprimin e veprave të këqija

Në bazë të asaj që u tha më parë nënkuptohet se ajo që i shpie njerëzit në mëkate është injoranca dhe mosdija se ato (mëkatet) pa dyshim i dëmtojnë ata, apo të menduarit se ato me siguri iu sjellin dobi. Andaj, shokët e pejgamberit a.s. thoshin: “Çdokush që i bën mëkat All-llahut është xhahil (injorant)”. Dhe me këtë e kanë komentuar ajetin: “Pendim i pranueshëm tek All-llahu është vetëm ai i atyre që e bëjnë të keqen me mosdije, e pastaj shpejt pendohen” ,9 si dhe ajetin: “E kur të vijnë ty ata që i besojnë ajetet tona, thuaju: “Selamun alejkum, Zoti juaj ia ngjeshi vetes mëshirën. Kush bën prej jush ndonjë të keqe pa dije, e mandej pas asaj (të keqe) pendohet dhe përmirësohet, s’ka dyshim se All-llahu është që falë shumë dhe është Mëshirues”. 10

Për këtë arsye gjendja e kryerjes së veprave të këqija është quajtur injorancë, sepse ajo së bashku me personin që bën ndonjë vepër të keqe është pjesë e gjendjes së injorancës. Katadeja thotë: “Shokët e pejgamberit a.s. janë unanimë se çdokush që i bën mëkat Zotit është në injorancë, qoftë e bën këtë me qëllim apo pa qëllim, dhe çdokush që i bën mëkat All-llahut është injorant”. Ndërsa Muxhahidi dhe Dahhaku kanë thënë: “Nuk është injorancë e personit nëse nuk e di hallallin dhe haramin, por injorancë është në momentin kur zhytet në mëkat”. Kurse Ikrimeja thotë: “Dynjaja e tëra është injorancë”. Ndërsa kur Hasen El-Basriu u pyet për këta njerëz (pra, mëkatarët), tha: “Ata janë njerëz që nuk e dinë se çka iu takon dhe me çka obligohen. E kur u pyet: e çka nëse arrijnë ta kuptojnë? Ai u përgjigj: le të largohen nga ato (mëkatet)”.

______________________________

1.Kaptina El-Kehf, ajeti 28.
2.Kaptina Ta-Ha, ajetet 120, 121.
3.Kaptina El-E’raf, ajeti 20.
4.Kaptina Ez-Zuhruf, ajeti 36, 37.
5.Kaptina Fatir, ajeti 8.
6.Kaptina El-Ena’m, ajeti 108.
7.Kaptina El-Ena’m, ajeti 108.
8.Kaptina El-Ena’m, ajeti 137.
9.Kaptina En-Nisa’, ajeti 17.
10.Kaptina El-Ena’m, ajeti 54.

Shejhul-Islam Tekijjud-din Ahmed Ibn Tejmijje

Teuhid.NET




Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Lufta me vetveten dhe qortimi i epshit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Jashtetokesoret dhe lufta e Kosoves?
» Lufta e Trojës
» Lufta kunder stresit
» Troja
» Tolstoi për dashurinë, të vërtetën e shpirtit njerëzor

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: