Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ekstremizni ne shpalljen e tjerve bidatxhi s'esht prej selefizmit - Shejh Uthejmini

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

Ekstremizni ne shpalljen e tjerve bidatxhi s'esht prej selefizmit - Shejh Uthejmini Empty
MesazhTitulli: Ekstremizni ne shpalljen e tjerve bidatxhi s'esht prej selefizmit - Shejh Uthejmini   Ekstremizni ne shpalljen e tjerve bidatxhi s'esht prej selefizmit - Shejh Uthejmini Icon_minitimeMon Jul 27, 2009 10:32 am

--------------------------------------------------------------------------------

Ekstremizni ne shpalljen e tjerve bidatxhi s'esht prej selefizmit - Shejh Uthejmini


Pyetje:

Shejh i nderuar, Allahu ju shperbleftë: dëshirojmë të dijmë se ç’është selefizmi si menhexh dhe a duhet t’i mvishemi atij. Gjithashtu a duhet qe ti fajesojmë ata që nuk i përkasin atij ?

Përgjigje:

Selefizmi është pasimi rrugës (menhexhit) së Pejgamberit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) dhe shokëve të tij, sepse ata janë paraardhësit tanë dhe pasimi i tyre është selefizmi.

Mirëpo, marrja e selefizmit si menhexh të posaçëm dhe njeriu të vetmohet me të; ti konsiderojë të humbur muslimanët që nuk pajtohen me të edhe nëse janë në hak, pa dyshim se kjo është e kundërta e selefizmit. Selefët janë të gjithë ata të cilët thërrasin në islam dhe në pasimin e synetit te Pejgamberit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) dhe nuk i largojnë nga rruga e drejtë ata që i kundershtojnë ne ndonjë te’vil (komentim), përveçse në çështjet e besimit. Pra, ata e shohin se kush i kundërshton në to (besim), i tilli është i humbur dhe në lajthitje.

Mirëpo, diteve te sotme disa të cilët e kanë marrë selefizmin si menhexh, dhe i largojnë nga rruga e drejtë të gjithë ata që nuk pajtohen me ta edhe nëse haku është me të, dhe disa prej tyre e kan marrur atë si menhexh grupacioni (hizbij) sikurse menhexhi i grupacioneve tjera, të cilat i mvishen Islamit.
Pra, kjo është ajo e cila mohohet dhe nuk mund te pranohet.
Këtyre u thuhet: Shiqoni në drejtimin e Selefu Salih se si vepronin, në metodën e tyre dhe në gjërësinë dhe çelësinë e gjoksave të tyre në mospajtimin (hilaf) ku ka vend ixhtihadi. Madje, ata kane patur mospajtime në çështje të mëdha; në mesele të besimit (akidës). Psh: I gjenë disa prej tyre, mohonin se Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ve selem) e ka parë Zotin e tij, e disa prej tyre e pohonin një gjë të tillë. Disa të tjerë thonin se ajo që peshohet në Ditën e Gjykimit janë veprat, e disa prej tyre thonin se ato të cilat peshohën janë fletushkat e veprave.

Poashtu, i sheh ata që nuk pajtoheshin në çështje të fikhut, si në kurorëzim (nikah), në farze, në shitblerje etj. Me gjithë këtë nuk e nxirrnin njeri-tjtrin nga rruga e drejtë (nuk i thonin se ti je në lajthitje).

Selefizmi me qëllim që të jesh grup i posaçëm e me specifika të posaçme dhe ti nxjerresh nga rruga e drejtë ata që nuk pajtohen me ta, të tillët nuk janë prej selefizmit në asgjë!

Mirëpo, selefizmi i vërtetë është pasimi i rrugës së selefëve në Akide (besim), fjalë, vepër, moral, unanimitet, mëshirë ndaj njëri-tjetrit dhe dashuri ashtu siç ka thënë Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ve sel-lem): "Shëmbulli i harmonisë së besimtarëve, mëshirës së tyre, butësisë së tyre është si shëmbulli i një trupi, po të vuaj njëra nga gjymtyrët e trupit sëmuret pjesa tjetër e trupit nga ethet dhe shqetësimet.” [Transmeton Buhariu 6011, Muslimi 2586, dhe Ahmedi 268, nga hadithi i Nu’man bin Beshir (radijallahu anhu)].

Ky pra është selefizmi i vërtetë …

Muhamed bin Salih el- Uthejmin

Marrë nga libri: "Likaatul-Babil-Meftuh" Pyetja nr: 1322
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Ekstremizni ne shpalljen e tjerve bidatxhi s'esht prej selefizmit - Shejh Uthejmini
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Është Pyetur Njëher Shejh Muhamed Ibn Salih El-Uthejmini
» Kush eshte urtesia e detyrimit per agjerim?Nga shejh Uthejmini
» Jeta e Shejh Islam Ibn Tejmije Shkurtimisht
» Turperohu nga Allahu shejh Muhammed Husejn
» Disa këshilla për ramazanin nga Shejh Albani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Fetwat e Ulemave-
Kërce tek: