Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share
 

 Kur*ani eshte kushtetuta jone

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin

Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 35

Kur*ani eshte kushtetuta jone Empty
MesazhTitulli: Kur*ani eshte kushtetuta jone   Kur*ani eshte kushtetuta jone Icon_minitimeFri Jun 05, 2009 2:17 am

A e dini rini se ç´domethënie ka motoja
Kur´ani është kushtetuta jonë ?

Ajo do të thotë të besoni nga thellësia e zemrës, nga ndërgjegjia e juaj e pastër se me të vërtetë ky Kur´an i madhëruar është Libër i All-llahut të cilin Ai ia ka shpallur Muhammedit (SalAllahu Alejhi ve Selem) birit të Abdull-llahut, që të jetë sihariqtar dhe qortues për të gjitha botërat. Për këtë na dëshmon Kur´ani a.sh. ku thotë:
"Falënderimi i takon vetëm All-llahut që ia shpalli robit të vet Librin dhe në të nuk lejoi ndonjë kundërthënie. (Ia shpalli) të saktë (pa shmangie) për tua tërhequr vërejtjen (atyre që nuk besojnë) ndaj një dënimi të rëndë prej Tij, e për t´i përgëzuar besimtarët që bëjnë vepra të mira se ata do të kenë një shpërblim të mrekullueshëm. "
(Kehf, 1-3 )

Poashtu duhet të dini se konkurenca që të sillet një Libër si ai (Kur´ani) qëndron prej ditës që ka filluar shpallja e derisa të ekziston kjo botë.

"Thuaj: edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kur´an të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky sado që ta ndihmonin njëri tjetrin. "
(El Isra, 88)

Duhet ta shpallni para botës se kush e ndjek rrugën e Kur´anit dhe parimet e tij ata janë më të udhëzuarit dhe në rrugën më të drejtë dhe më të sigurtë.

"Juve ju erdhi nga All-llahu drita dhe libri i qartë. All-llahu e vë me atë (me Kur´anin) në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e tij dhe me ndihmën e tij i nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë."
(El Maide, 15-16)

Duhet njerëzve t´u shpjegohet se Kur´ani nuk është libër i ndonjë populli apo shoqërie të veçantë, po është i të gjithë popujve dhe shoqërive, gjegjësisht për tërë njerëzimin.

"Ai që ia shpalli Furkanin (Kur´anin, dallues të vërtetës nga e pavërteta) robit të vet (Muhammedit) që të bëhet pejgamber i botës (këshillues), është i madhëruar. "
(El-Furkan, 1)

Pra ju duhet që të shpallni me dije të plotë se kush ia kthen shpinën Kur´anit dhe largohet nga rruga e tij, ai ka gabuar dhe ka ra nën influencën e injorancës, e ka humbur dritën e zemrës.

"E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ngjallim të verbër. Ai (që nuk beson) do të thotë: Zoti im përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy. Ai (All-llahu) thotë: Ashtu si harrove ti argumentet Tona që të ofruam, ashtu je i harruar ."
(Taha, 124-126)

Në të njëjtën kohë duhet qartazi të shpallim e të ngrisim zërin që të tingëllojë në veshin e atyre që se dinë se Kur´ani është kushtetutë, sistem jetësor, rrugë për të fituar fuqinë, famën dhe ngadhënjimin. Kush devijon nga porositë e tij, humb rrugën, dështon dhe bëhet nga të humburit. All-llahu (Xhele Shanuhu) për refuzuesit e Kur´anit thotë:

"(Ta zbritëm) Që edhe ti të gjykosh me atë që të zbriti All-llahu, e mos ndiq dëshirat e tyre dhe ruaju rrezikut të tyre që të mos të shmangin nga një pjesë e asaj që të zbriti All-llahu. Nëse ata refuzojnë (gjykimin tënd), ti dije se All-llahu ka për qëllim t´i ndëshkojë ata për disa mëkate të tyre. Në të vërtetë një shumicë e njerëzve janë jashtë rrugës. A thua mos po kërkojmë gjykimin e kohës së injorancës, po për një popull që bindshëm beson a ka gjykim më i mirë se ai i All-llahut ?"
(EI-Maide, 49-50)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Kur*ani eshte kushtetuta jone
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kur'an dhe Tefsir-
Kërce tek: