Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kur ta shihni dijetarin që e donë dunjan, dyshoni në fenë e tij

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
avatar

Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 33

MesazhTitulli: Kur ta shihni dijetarin që e donë dunjan, dyshoni në fenë e tij    Tue Aug 09, 2011 10:29 am

Ebu Hurejra, radijallahu anhu, transmeton e Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Ai i cili diturin me të cilën dëshirohet vetëm kënaqësia e Allahut, e kërkon në mënyrë që të arrij ndonjë qëllim të dunjas nuk do ta ndiej erën e xhenetit në ditën e Gjykimit”.

Ibn Xhema, rahmetullahi alejhi, thotë: “Në dijetarin është që diturinë e tij mos ta merr si shkallë (urë) për të arritur disa qëllime të dunjas: Pozitës, pasurisë, famës, njohjes, shërbim prej anës tjetër apo superior ndaj bashkëkohësëve të tij. Ai gjithashtu, duhet që ti largohet dëshirimit të dunjas nga ana e nxënësve të tij të cilët shoqërohen me të, apo shërbimit të tyre apo diçka tjetër, siç ka qenë Mensur b. Ef-Mu´temiri, i cili, kur ka pasur nevojë për diçka, nuk e kërkonte atë nga njerëzit. Sufjan b. Ujenji ka thënë: ”Kam, qenë i nderuar me kuptimin e Kur`anit, por kur nga Ebu Xhaferi fitova pako, u privova nga ai kuptim. E lus Allahun e Lartë për falje. Gjithashtu, dijetari duhet ti largohet kërkesave të ulëta, atyre që janë të urrejtura me sheriat dhe me tradita. Gjithashtu, që ti largohet vendeve të akuzimeve, edhe nëse ato janë larg nga ai, që mos të bëjë asgjë në mënyrë që ta prish njerëzinë e tij apo atë që shumë e urrejnë, e edhe nëse ajo është e lejuar, sepse me këtë shpirtin tënd dhe nderin ia nënshtron shpifjes...(Et-Tedhkir, 19-20)

Të parët tanë kanë treguar largimin e paskajshëm nga kërkimi i dunjas ndërmjet fesë dhe diturisë. Ashtu që El-Hatibi në “El-Xhami´u (1/356-357) transmeton Omer b. El-Hattabi, radijallahu anhu, se ka thënë: “O dijetar dhe karria- ata që e recitojnë Kuranin! Mos merrni për diturin e Kur´anit ndonjë kompensim në mënyrë që mos t’ju arrij poshtërimi deri në Xhenet!”

El-Abbas b. Musa, zëvendës i Kufes, ia dërgoi El-E'ameshit një mijë dërhem dhe një letër. E këshilloi: ”Shkruaj në këtë letër atë çfarë transmeton nga hadithet. ”El-E´ameshi i mori një mijë dërhemët dhe në fletën e letrës shkroi El-Fatihan dhe ia dërgoi letrën së bashku me një mijë dërhemët El-Abbasit. Pas kësaj, El-Abbasi e porositi: ”A ke dëgjuar ti se ne nuk dimë ta lexojmë siç duhet Kur´anin!” Ndërsa El-E´ameshi iu përgjigj: ”Ndërsa a ke dëgjuar ti se ne e shesim diturin!” Për këtë arsye Isa b. Junusi tha: ”Nuk kam parë se të pasurit dhe prijësit kanë qenë më të urrejtur te El-E´ameshi edhe përkundër varfërisë dhe nevojës së tij.”

Sufjan b. Ujejne i fliste Xheririt: ”Nuk jam ndalur nga dashuria për ty prej kur e kam dëgjuar Ibn Shubrumin duke të thënë: “I kam ndarë nga njëqind për çdo muaj” Ndërsa ti e pyete: “A nga pasuria e yte apo nga pasuria e muslimanëve?! U përgjigj: Nga pasuria e muslimanëve. Ti atëherë iu përgjigje: ”Unë nuk kam nevojë për to”.

Dijetarët të cilët kanë gjurmuar për hadith i dhuruan dhuratë El-Evza´ijut. Kur u mblodhën, iu tha: “Zgjidhni çfarë dëshironi, ose ta pranoj dhuratën tuaj, e mos të ju mësoj hadithe, ose të ju mësoj hadithe, por me kusht që tua kthej dhuratën tuaj!”

Xhabiri, radijallahu anhu, transmeton se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: ”Mos kërkoni dituri që me te të konkurroni me dijetar, e as që me te të debatoni me injorantët, e as që me te ta arrini fjalën kryesore në mbledhim. Kush e bënë këtë -Zjarri, zjarri!”

Ky është kërcenim për atë i cili me diturin e tij nuk dëshiron asnjë të mirë, por dëshiron atë çfarë e cekem, ndërsa Allahu, subahnehu ve teala, e fal kënd dëshiron dhe e dënon kënd dëshiron!

Abdullah b. Mes'udi, radijallahu anhu, ka thënë: "Sikur dijetarët ta kishin rregulluar diturin e tyre dhe t´ia jepnin atij që e meriton, larg kishin shkuar para të tjerëve në kohën e tyre, megjithatë, ia kanë dhënë dunjallarëve në mënyrë që të arrijnë diçka nga dynjaja e tyre, andaj i kanë mashtruar ata që e meritojnë atë çfarë e kanë tek vetja e tyre. E kam dëgjuar Pejgamberin, salallahu alejhi ve selem, duke thënë: “Kush brengën e tij e bënë një breng, Allahu, subhanehu ve te ala, do ta shpëtoj nga brenga e ahiretit, ndërsa kush brengën e tij e degëzon në drejtimin e dunjas, Allahu, subhanehu ve te ala, nuk brengoset në cilën anë të dunjas ai ndalet.”

Në hadithin e vërtet të cilin e transmeton Ibn Maxhe qëndron se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: ”Ai i cili e ka breng dunjan, Allahu do t´ia vështirësoj, do ti jap varfëri para syve të tij dhe nga dynjaja nuk do ti jepet vetëm aq sa e ka të caktuar. Por, kush e ka qëllim ahiretin, Allahu do ta ndihmoj, do ti jap pasuri në zemër dhe dynjaja do ti vije e nënshtruar.

Aizullahi ka thënë: "Kush kërkon dituri - ose ka thënë hadithe - dhe nuk i kërkon përveç me qëllim që ti flas, nuk do ta ndiej erën e Xhenetiti.”

Mekhul ka thënë: "Kush kërkon dituri që me atë të debaton me injorantët, apo të konkurroj me dijetarët, apo që vëmendjen e njerëzve ta kthej kah vetja, për të tillin është Zjarri.”

Jezid b. Kudir ka thënë: "Kam frikë se do të shohësh njerëz se si e kërkojnë diturin dhe ndiejnë mall për të ashtu siç ndien mall i pamoralshmi për gruan e pamoralshme dhe kjo është pjesa e tyre në dituri.”

Abdullah b. Mes'udi, radijallahu anhu, ka thënë: ”Çfarë do të bëhet me juve kur të na kaplojnë fitnet nga të cilat fëmija do të pjekët, kur plaku dobësohet, kur bidatet do të bëhen sunnet të cilat do ti mbajnë njerëzit. Kur diçka nga ajo ndryshon, do të thuhet: ”Ndryshoi sunneti!” I është thënë: “Ebu Abdur-Rahman, kur do të ndodh kjo?” U përgjigj: ”Kur të rritet numri i recituesve (të Kuranit) tuaj, ndërsa zvogëlohet numri i të drejtëve (Kadive)! Kur të ketë shumë prijësi ndërsa pak të besueshëm! Kur dynjaja kërkohet me ahiret dhe kur mësohet për hir të diçkaje tjetër, e jo për hir të fes!”

Është thënë: ”Dijetarët më të shquar janë ata që me fenë e tyre ikin nga dynjaja dhe epsheve ia mohojnë nënshtrueshmërin.”

Ka'bi ka thënë: "Me të vërtet kam gjetur në disa libra, shkrime të popujve të cilët kanë kërkuar dituri për hir të diçkaje tjetër e jo që të punohet me te, dhe të cilët e kanë mësuar, por jo për ibadet.”


Ebul-Alije ka thënë: "Tek ata në librin e parë ka qenë e shkruar: ”O biri i Ademit, mëso pa pagesë ashtu siç je mësuar ti pa pagesë!

Ibn Abdulberr thotë: Domethënia e saj tek ata është: ”Ashtu siç nuk ke dhënë ti asgjë, ashtu edhe mos merr asgjë. I madh tek ata është ai i cili për diturinë e tij nuk merr asgjë.”

Hasan b. Salihu ka thënë: ”Ti nuk do të arrish dituri derisa nuk të bëhesh neglizhent ndaj asaj që e ka dynjaja.”

Sufjan es-Sevri thoshte: "Me të vërtet, hadithi kërkohet vetëm që me të ti frikësohesh Allahut, subhanehu ve teala, dhe për këtë vlera e tij është më e madhe se edukatat tjera. Sikur mos të ishte kjo, do të isha sikur gjërat tjera”.

Hammad b. Seleme thoshte: "Kush kërkon hadith për diçka tjetër përveç Allahut, me të do të mashtrohet”

Mis'ar ka thënë: "Kush kërkon (mëson) hadith për hir të njerëzve, le të përgatitet. Me të vërtet vështirësitë e tyre janë të rënda. Megjithatë, ai i cili mëson hadith për vete, vetëm se është kënaqur.” Shu´be ka qenë prezent kur janë folur këto fjalë, andaj ka thënë: ”Pasha Allahun, këtë duhet shkruar!”

Lejoi transmeton se Tavusi i ka thënë: “Atë çfarë e kërkon, kërko për veten tënde, me të vërtet besimi dhe sinqeriteti janë humbur tek njerëzit.”

Ibrahim et-Tejmi ka thënë: "Kush kërkon dituri për hir të Allahut, Allahu do ti jap nga dituria aq sa i mjafton.”

Sufjan es-Sevri ka thënë: "Zbukuroje diturin, e mos u zbukuroni ju me të!” Në transmetim tjetër qëndron: ”Zbukuroni hadithet me shpirtrat tuaj, e mos u zbukuroni ju me hadithe.”

Gjithashtu ka thënë: ”Me të vërtet, dituria kërkohet që me të ti frikësohesh Allahut, subhanehu ve teala, dhe me të vërtet dituria është e çmuar nga të tjerat vetëm për arsye se me të duhet ti frikësohesh Allahut, azze ve xhel.”

Sufjani ka thënë: “Zbukuro diturin tënde me shpirtin tënd, e mos e zbukuro shpirtin tënd me diturin tënde.”

Ibnul-Mubareki ka thënë: "Është thënë: 'Kërkoni mbrojtje tek Allahu nga dijetari mendjemadh, nga ibadetxhiu injorant. Me të vërtet fitneja e tyre është e rrezikshme për secilin.”


Transmetohet nga Evza'ija, rahmetullahi alejhi, se ka thënë: "Varret e krishterëve i janë ankuar Allahut, subhanehu ve teala, për erën e keqe të trupave të mosbesimaterëve e cila i bezdise, andaj Allahu u shpalli:`Barqet e mendjemëdhenjve, të dijetarëve të këqij janë më të pa pastërta se ajo çfarë gjendet në ju (varre).

Transmetohet nga Fudajl b. Ijjadi dhe Esed b. el-Furati kanë thënë: ”Jemi njoftuar se dita e Gjykimit do të filloj me dijetarët mendjemëdhenj dhe të prishur dhe me njohësit e Kuranit para atyre të cilët i kanë adhuruar statujat!” Fudajl b.´Ijjadi ka thënë: ”Sepse ai i cili dinë nuk është i njëjtë sikurse ai që nuk dinë.”

El-Hasani ka thënë: “Dënimi i dijetarit është vdekja e zemrës” Është pyetur: ”Dhe çfarë është zemra e vdekur?” U përgjigj: ”Kërkimi i dunjas me veprat e ahiretit!”

Muhammed b. Ibrahimi b. Mus'abi ia recitoi Ahmed b. Bishri b. Agbesu: "Më e mira që është thënë për dijetarët nuk ka njeri më të mirë e as më modest. Ndërsa më e keqja që mund ti përshkruhet është që ta shohësh të nënshtruar ndaj dunjas për arsye të nevojave të tij.”

Njëri nga njerëzit e mirë ka thënë: “Zoti im, të ankohem Ty në përhapje të jo moralit dhe çrregullimit në tokë dhe përhapjes së epshit i cili ndal në mes të vërtetës dhe bartësve të saj.”

Ibnuk-Mubareki, rahmetullahi alejh, ka recituar: ”O ti i cili kërkon dituri, ngutu me frikërespekt, hedhe gjumin dhe hedhe stërngopjen...”

El-Hasani, rahmetullahi alejh, ka thënë: "Kush e tepron në dashurin ndaj dunjas, frika nga ahireti do ti zhduket nga zemra e tij. Kush e shton (rrit) diturin, e pastaj me atë dituri e shton përpjekjen për dunjan, me të vërtet, me këtë Allahu, subhanehu ve ateala, do ta rrit hidhërimin dhe do ta largoj nga dynjaja.”

Ibn Omeri, radijallahu anhuma, ka thënë ngjashëm: ”Puno dhe mos mashtro.”

Xhafer b. Muhammedi ka thënë: "Kur ta shihni dijetarin që e done atë që e posedon nga dunjaja, dyshoni në fenë e tij. Me të vërtet, ai i cili donë diçka edhe brengoset për të.”/botaislame


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Kur ta shihni dijetarin që e donë dunjan, dyshoni në fenë e tij
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fakte interesante për ëndërrat

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: