Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ku mbeti burrëria?!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
avatar

Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 33

MesazhTitulli: Ku mbeti burrëria?!    Sun Sep 25, 2011 9:02 pm


O hoxhallarë - imam!

O politikan!

O studentë!


O mendje të ndritura!


O ju që keni vlera dhe ideale!

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Në epokën e qytetërimit dhe civilizimit botëror, zhvillimi teknik dhe teknologjik njerëzit i ka ngritur në botën e materializmit. Në anën tjetër, ata kanë pësuar rënie drastike në botën e idealizmit, moralit dhe ndërgjegjes. Janë ngjitur në kozmos, por këmbët i kanë mbetur në batak dhe llucë.

Muslimanët nga këto arritje trashëguan mykun, imoralitetin, prishjen, çoroditjen; duke i pasuar dhe ndjekur të tjetër nuk mundën ta arrinin qytetërimin, por as nuk mundën ta ruajnë e ta kultivojnë burrërinë, sidomos të rinjtë, të cilët po përjetojnë një gjendje të dhimbshme në ditët e sotme. Shikimi i tyre është i mangët për shkak të mjegullës para syve. Të vërtetat janë të zbehura. Pak prej tyre e dallojnë të saktën prej të pasaktës.

Të rinjtë mund të arsyetohen sepse mjetet e informimit, mediumet, i kanë tjetërsuar rregullat duke i kthyer në të kundërtën. Po ashtu e kanë ndryshuar edhe kuptimin e burrërisë te të rinjtë. Kështu që komiku trashaluq, artisti me famë, lojtari i shkathët janë bërë ikona të burrërisë. Të gjitha këto ikona me bagazh pasigurie dhe dyshimi po përfaqësojnë dhe prezantojnë “vlerat burrërore”.

Islami në realitet ofron vlera të tjera të tipareve burrërore, duke vlerësuar në bazë të parimeve të besimit, të vendosmërisë dhe peshores së fuqisë logjike. Kërkohet nga të rinjtë që të jenë burra me tipare dhe veti burrërore, të jenë burra e jo të vegjël dhe jo vetëm meshkuj. Sa dallim i madh është mes mashkullores dhe burrërores.

Allahu i Lartësuar në Kuran përmendë mbi pesëdhjetë herë “burrërinë”, ndonjëherë pati për qëllim llojin, ndonjëherë vetitë (tiparet) dhe në disa raste që të dyja së bashku.

Të shohim në vazhdim disa karakteristika të veçanta të burrërisë, të cilat janë të përmendura në Kuran dhe Sunet. Ky vështrim le të jetë mësim dhe vetëdijesim për të gjithë mendjendriturit.

- Burrëria e karakterizuar si pastërti, si në kuptimin material (lëndor) edhe moral

Allahu i Lartësuar thotë: “Ndërsa xhamia e themeluar në përkushtim (ndaj Allahut) që në ditën e parë, pa dyshim që është më e denjë për të falur namaz në të. Aty ka burra që duan të pastrohen. Allahu i do ata që pastrohen shpesh.”(Tevbe, 108 )

- Burrëria veti e atyre që kanë lidhje të sinqertë me Allahun

Allahu i Lartësuar thotë: “Midis besimtarëve ka burra të atillë, që e kanë mbajtur besëlidhjen me Allahun.” (Ahzab, 23. )

- Burrat preferencë kanë ahiretin para dynjasë.

Allahu i Lartësuar thotë: “...burra, të cilët shitblerja nuk i pengon për të përmendur Allahut dhe të cilët falin namazin dhe japin zekatin dhe të cilët kanë frikë nga Dita (e Kiametit), kur zemrat dhe shikimet do të jenë të shqetësuara.” (Nur, 37)

Të nderuar musliman!

Askush nuk dëshiron të cilësohet si jo burrë. Çdo njëri mburret dhe krenohet kur cilësohet si burrë. Po ashtu edhe prindërit dëshirojnë që fëmijët të cilësohen me tiparet burrërore. Ëndërr e çdo të riu është që të ketë tipare të tilla.

Kurani përdori shprehjen “burrë” për t’i treguar vetitë e plota të besimit dhe sakrificës. Po ashtu burrat e përmendur në Kuran janë ata të cilët kanë besim të thellë dhe çështjet e dynjasë nuk e nëpërkëmbin në favor të botës së ardhshme. Përdorimi i tjetër i termit “burrë” tregon për vendosmërinë burrërore për ta ndihmuar dhe publikuar të vërtetën.

Njeriu duhet të plotësojë disa komponentë të burrërisë, të kompletojë disa pjesë përbërëse për t’u cilësuar me këto veti. Prej tyre disa po i përmendim.

- Ambiciet dhe synimet e larta

Ambicia është shenjë e potencës, personin e ngrit në nivele të larta madhore të zhvillimit dhe ngritjes me dituri dhe punë. Fjala e urtë thotë: “ambicia (entuziazmi) është gjysma e potencës”. Pra, ai që ka synime të larta i paraprin gjërave dhe në këtë mënyrë veprimet rezultojnë me suksese.

Njeriu duhet të jetë larg çdo loje dhe zbavitje që ul dhe nënvlerëson synimet madhore. Mesazhi islam dënon kotësinë, pavlerën dhe padobinë, të cilat e therin dhe e vrasin krenarinë dhe fisnikërinë burrërore.

- Përkushtimi, dinjiteti dhe krenaria

Ata që kultivojnë trimërinë, përkushtimin, zellin, këta janë krenarë me veten dhe nuk lejojnë injorimin, nënçmimin, poshtërimin. Islami i edukoi bijtë e vet në heroizëm dhe ideale të larta për ta përkrahur dhe përmbajtur të vërtetën për hir të Allahut të Lartësuar.

- Besnikëria

Të qenët besnik do të thotë të veshësh petkun e burrërisë. Muhamedi alejhi selam ishte njeri besnik, që u dëshmua edhe para shpalljes dhe pas tij me qëndrime besnikërie. Këtë gjë e dëshmuan jo vetëm miqtë, por edhe armiqtë e tij.

O hoxhallarë - imam!
O politikan!
O studentë!
O mendje të ndritura!
O ju që keni vlera dhe ideale!

Nuk ka hajër nëse nuk ja kujtoj së pari vetes dhe juve fjalën Allahut të Lartësuar:

Keni frikë Allahun e Lartësuar.

“Kushdo që ka frik Allahun dhe përmbush detyrimet ndaj Tij, Ai do të sjell rrugdalje për të dalë (nga çdo vështirësi).’’ (Talak, 2)

“E kush i frikësohet All-llahut, Ai atij ia lehtëson punën.’’ (Talak, 4)

“Kush e ka frikë Allahun, Ai atij ia shlyen të këqijat dhe ia shton shpërblimin.’’ (Talak, 5)

Përgaditi: Ulvi FEJZULLAHU


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Ku mbeti burrëria?!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: