Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kush lë diçka për hir të Allahut, Ai ia kompenson me diçka më të mirë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
avatar

Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 33

MesazhTitulli: Kush lë diçka për hir të Allahut, Ai ia kompenson me diçka më të mirë   Wed Dec 07, 2011 11:56 am

Në fenë tonë është e njohur se kush lë diçka për hir të Allahut të Madhërishëm, Ai ia kompenson atë që ka lënë me diçka më të mirë se ajo. Kjo është një rregull e madhe, që ngjall ambicien dhe nxit për zuhd (asketizëm) në këtë botë dhe për kërkimin e botës tjetër. Ajo nxit për shpenzim në rrugën e Allahut duke shpresuar e duke qenë i bindur në shpërblimin e Tij dhe atë që njeriu jep në këtë botë, Allahu do t’ia japë edhe më të mirë dhe më të vlefshme. Këtë e vërejmë qartë në fjalën e të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të: “Nuk pakësohet pasuria prej sadakasë dhe nuk i shton Allahu një robi krenarinë vetëm se me falje dhe kushdo që tregohet modest për hir të Allahut, Ai do ta ngrejë atë." (Muslimi)



Prandaj, kush jep sadaka, do të begatohet në pasurinë e vet: "Nuk pakësohet pasuria prej sadakasë". Allahu i Lartësuar thotë: "...e çkado që të jepni, Ai e kompenson atë dhe Ai është dhuruesi më i madh." (Sebe, 39)

Kush lë hakmarrjen duke pasur mundësi të hakmerret, Allahu ia kompenson me zgjerim të gjoksit dhe i mbjell gëzim në zemër. Në faljen e të tjerëve njeriun ndien qetësi, siguri, kënaqësi, ndershmëri dhe krenari.

“...dhe nuk i shton Allahu një robi krenarinë vetëm se me falje”, për shkak të shpërblimit dhe krenarisë që do ta gjejë para Allahut në Ditën e Gjykimit, siç thotë i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të: “Kush përmbahet nga zemërimi (inati), kur ka mundësi ta shfryjë, Allahu do ta thërrasë para krijesave në Ditën e Gjykimit derisa të zgjedhë prej hyrive.”

Ndërsa, kush lë mendjemadhësinë, kryelartësinë dhe tregohet modest, ai do të ketë pozitë të lartë, do të jetë i ngritur. “Dhe kushdo që tregohet modest për Allahun, Ai do ta ngrejë atë.”



Suhejbi e la pasurinë për hir të Allahut

Suhejbi, Allahu qoftë i kënaqur me të, qe ndër ata që Allahu ua zgjeroi gjokset për ta përqafuar Islamin. Ai jetonte në Mekë dhe Allahu i dha begati në pasuri. Kur dëshiroi hixhretin (emigrimin), e ndoqën pas disa kurejshë, derisa e arritën. Ai u tha: -Pasha Allahun, ju e dini që unë jam ndër më të shkathëtit në gjuajtje (hedhje)! Pasha Allahun, nuk do të mund të arrini tek unë pa goditur secilin prej jush me shigjetat e mia! A dëshironi që t’ju tregoj për diçka më të mirë se kjo? Pasuria ime gjendet në këtë vend, merreni atë dhe lërmëni!

Ata u kthyen, ndërsa ai emigroi tek Allahu dhe i Dërguari i Tij. Kur e pa i Dërguari, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, tha: “Fitoi tregtia, o Suhejb,



Ebu Jahja!”

Lidhur me të ka zbritur fjala e Allahut të Lartësuar: "Ka nga njerëzit, i cili për hir të Allahut e flijon vetveten, e edhe Allahu është shumë i mëshirshëm për robërit e Vet." (Bekare, 207)

A thua, mund të krahasohet ajo që ka lënë Suhejbi, Allahu qoftë i kënaqur me të, me atë që ia kompensoi Allahu i Lartësuar?!



Tregimi i martesës së begatshme të babait të Abdullah bin Mubarekut

Një burrë i quajtur Nuh ibn Merjem kishte shumë pasuri, por mbi të gjitha ishte shumë besimtar. Kishte edhe një vajzë, e cila shquhej për bukuri, por mbi të gjitha edhe ajo kishte besim të madh e moral të lartë. Ky burrë mori një shërbyes. Ai quhej Mubarek. Ai nuk kishte pasuri, por edhe ai kishte besim dhe moral të pastër. Zotëria e tij e dërgoi te vreshti për ta ruajtur nga vjedhësit. Mubareku vazhdoi ta ruante vreshtin për gati dy muaj. Kur erdhi zotëria i tij te vreshti, i tha: -O Mubarek, shko e më sill një bistak rrushi. Shkoi Mubareku dhe mori një bistak rrush, por rrushi ishte i thartë. - Shko e zgjidh një tjetër- i tha përsëri zotëria. I solli përsëri Mubareku një bistak rrush, por prapë rrushi ishte i thartë. -O Mubarek! A nuk e njeh ti të ëmblën nga e tharta apo tallesh me mua?- iu hakërrua zotëria.

-Jo, për Zotin, nuk po tallem me ty, por unë nuk i kam provuar e as kam futur asnjë kokërr në gojë që prej dy muajsh, sepse ti nuk më ke dërguar për të ngrënë, por për ta ruajtur vreshtin dhe për t’i shërbyer atij. Unë i ruhem shikimit të Allahut e jo shikimit të krijesave të Tij.

U habit zotëria dhe i tha: -Më thuaj, cilat nga vajzat të pëlqejnë; për nga pasuria, bukuria, prejardhja apo besimi?

-Çifutët, iu drejtua Mubareku, -zgjidhnin vajza që ishin të pasura, të krishterët zgjidhnin vajza me prejardhje të mirë, kurse shokët e Muhamedit, paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi të, i zgjidhnin besimtare.

Zotëria e la të lirë Mubarekun. Më pas, Nuh ibn Merjemi shkoi tek e bija dhe i tha:

-Dëshiroj të të martoj me Mubarekun! Ç’thua ti?

-A e pëlqen ti atë?- i thotë ajo ibn Merjemit.

-Po.

-A është i përshtatshëm për mua?

-Kam kërkuar mjaft, por nuk kam gjetur më të përshtatshëm se Mubareku.

Atëherë, vajza u martua me Mubarekun. Ishte fryt i mbikëqyrjes së Allahut. Lindën një djalë. Kush lexon historinë e Islamit, e gjen atë djalë si dijetar të hadithit. Ai është Abdullah ibn Mubareku. Prandaj, kush lë diçka për hir të Allahut, Ai ia kompenson me diçka më të mirë se ajo.



Tregimi i bariut me Abdullah ibn Umerin

Ky është një ndër tregimet më interesante që dëshmojnë lidhur me këtë temë.

Abdullah ibn Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, doli me disa shokë të tij dhe rrugës takuan një bari. Ibn Umeri i tha: -Dëshirojmë të blejmë një dele nga këto. Ai u tha se nuk ishin të tijat, por të zotërisë. Atëherë ibn Umeri i tha: -Thuaji zotërisë se e hëngri ujku. Ndërsa bariu iu përgjigj: -Po ku është Allahu?! Ibn Umeri qau dhe përsëriste: -Po ku është Allahu? Pastaj shkoi te zotëria i tij, e bleu atë pastaj e liroi, i bleu delet e ia dhuroi atij. U tregua i ndershëm e i përmbajtur për një dele, u lirua dhe ia kanë falur të gjitha delet!

O ti vëlla i dashur! A u binde tani se kush lë diçka për hir të Allahut, Ai ia kompenson me diçka më të mirë se ajo? A kuptove se çështja është durimi për një çast dhe se kush bën përpjekje për të duruar, Allahu atij ia mundëson këtë dhe kush kërkon të jetë i ndershëm, Allahu ia mundëson këtë?



Kush lë diçka për hir të Allahut, Ai ia kompenson me diçka më të mirë se ajo. Kompensimi nga ana e Allahut është shumë llojesh, por kompensimi më madhështor është të kënaqurit me Allahun, dashuria e Tij, qetësia e zemrës gjatë përmendjes së Tij, duke shtuar se Allahu e shpërblen në këtë botë para se ta shpërblejë në botën tjetër. Prandaj, i mençuri duhet të marrë mësim dhe të shikojë çështjet përfundimtare dhe të mos i japë përparësi kënaqësisë së tashme e të kalueshme ndaj kënaqësisë së ardhme e të amshueshme.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Kush lë diçka për hir të Allahut, Ai ia kompenson me diçka më të mirë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Hena nje satelit artificial ! ? Ne se eshte keshtu,kush e 'parkoi'atje.?
» Spiunet Tane! Kush Jane?
» Kush janë UDB-ashët?
» Kush ishte ALi Pashë Tepelena
» Kush i ndërtoi Piramidat e Egjiptit?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: