Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mendimi i mirë për vëllaun tënd musliman është rehati e shpirtit!!! .

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
avatar

Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 33

MesazhTitulli: Mendimi i mirë për vëllaun tënd musliman është rehati e shpirtit!!! .   Sun Feb 19, 2012 10:44 pm

Nuk ka qetësi, rehati dhe lumturi më të madhe të shpirtit në këtë botë për rrobin e Allahut sesa mendimi i mirë për vëllaun e tij musliman. Me këtë luftohen rreziqet nga të keqijat që e dëmtojnë zemrën e çdo besimtari musliman, duke mos i lërë hapësirë shejtanit të mallkuar të luan me nefsin e tij, sepse nefsi është që urdhëron në të keqe dhe punë të liga-argument për këtë është fjala e Allahut (subhanehu ve tela): “ان النفس لآمارة باالسوء”

“me të vërtetë epshi është shumë nxitës për të keqen,” Jusuf 53

Gjithashtu është edhe lodhje e trupit tënd të miresh me një gjë për të cilën nuk ia vlenë të lodhesh. Mendimi mirë për vëllaun tënd është shërim i gjoksit, shtim i dashurisë dhe lidhjes së zemrave të besimtarëve jashta paragjykimeve për njëri tjetrin ku si shkak për këtë ndoshta është nxitimi i gjuhës apo mosarritja e së vërtetës për një individ konkret e që si pasojë vjen mendimi i keq për vëllaun musliman ku si ndërmjetësues është vet shejtani i mallkuar. Shejtani mundohet që ti thyej zemrat e besimtarëve, por vallë a ja vlenë që ne të jemi aq të dobët dhe te lejojmë të na demoralizon shejtani i mallkuar me kurthat e tij te ndyra? Jo, assesi muslimani nuk lejon që të ndodh një gjë e tillë. sepse arma e besimtarit për mposhtjen e shejtanit të mallkuar është fjala e Allahut fuqiplotë ku thotë:

واما ينزغنك من الشيطان نزغ فا ستعذ با لله انه هو السميع العليم {FUSILET}

“41:36. E nëse ty të ngacmon ndonjë ngacmim prej djallit, ti kërko mbrojtje prej All-llahut, se vërtet Ai është Dëgjuesi, i Dijshmi!” Fusilet 36

Nuk duhet lejuar t’i mbushim gjoksat tanë me paragjykime, hidhërime e xhelozi për vëllezërit tanë. Pejgamberi (salalllahu alejhi ve selem) thotë: Kujdes, mos i besoni mendimeve, sepse mendimi është gënjeshtra më e madhe për rrobin, mos fyeni dhe mos spiunoni, mos dëmtoni dhe mos xhelozoni, mos u hidhëroni dhe mos ua ktheni shpinën njëri tjetrit, bëhuni rrob të Allahut (subhanehu ve tela) dhe vëllezer mes vete.

Përderisa shoqëria muslimane jetojnë nën hijen e këtyre haditheve dhe fjalëve të ndrituara të Allahut (subhanehu ve tela) asnjëherë nuk do të mposhten dhe nuk do të kenë mundësi armiqtë e tyre të luajnë me nderin e tyre, dhe kjo eshte e garantuar nga ana e Allahut, Krijuesit fuqiplotë që s’ka dyshim në Te.

Kështu as armiqët nuk do të kenë asnjë mundësi me politikën e tyre të rrejshme që tu kundërvihen besimtarëve sepse zemrat e tyre janë të lidhura fort njëra me tjetrën. Në këtë mënyrë ndërtohet Islami i pastërt dhe i vërtetë ku muslimanët janë si një trup apo ndërtesë e fortë dhe nëse një pjesë dëmtohet atëherë i gjithë trupi e ndjen dhembjen.

Prej shkaqeve që e ndihmojnë rrobin e Allahut (subhanehu ve tela) që të mendojë mirë për vëllaun e tij musliman janë:

1). Lutja (duaja) e mirë për të; Sepse duaja është dera e cdo të mire, dhe për këtë Pejgamberi (salalllahu alejhi ve selem) e luste Allahun (subhanehu ve tela) që t’ia bën rrizk të ketë zemër të pastër e të shëndoshë.

2). Mundohu që ta ulësh veten në shkallën e tjetrit duke mos u lavdëruar. Cdokush nga ne kemi dicka në zemrat tona (fjalë apo vepër), andaj ta bartim me mendim të mirë tek tjetri duke vënë ndonjëhere veten në pozitën e vëllaut tonë, a thua vallë këtë qe e mbaj për veti (qoftë e mirë apo e keqe) a mund ta mban tjetërkush pos meje?!! Kjo është një nga shkaqet e mendimit të mirë.

Dhe për këtë është fjala e Allahut (subhanehu ve tela) ku thotë:

: { لَوْلا إِذْ سَمِعْتُمُوهُ ظَنَّ الْمُؤْمِنُونَ وَالْمُؤْمِنَاتُ بِأَنْفُسِهِمْ خَيْراً} [النور:12].

“E përse kur e dëgjuan atë (shpifje) besimtarët dhe besimtaret të mos mendonin të mirën si për vete dhe të thonin: “Kjo është shpifje e qartë?!” Nur 12.

Kështu Allahu (subhanehu ve tela) i ka bërë besimtarët të ndijshëm ndërmjet tyre sikurse një trup i vetëm, edhe kur vëllaut i jepet selam me ndjenja të mira ashtu njësoj edhe për veten shpresohet selami. Allahu (subhanehu ve tela) thotë:

{ فَإِذَا دَخَلْتُمْ بُيُوتاً فَسَلِّمُوا عَلَى أَنْفُسِكُمْ} [النور:61}

“ Kur të hyni në ndonjë shtëpi përshëndetni (ata që janë në to) me një përshëndetje të caktuar nga All-llahu (me selamun alejkum)”. Nur 61.

3).Prej shkaqeve që bën besimtarin të rehatshëm në shpirtin dhe veten e tij është që fjalën e tjetrit ta bartë në menyrën më të mirë duke kërkuar mirësinë e Allahut (subhanehu ve tela) e jo fitnen apo përcarjen , sepse kjo nuk është pjesë e Islamit dhe muslimanëve andaj duhet pasur kujdes. Allahu (subhanehu ve tela) thotë:

يأيها الذين ءامنوا ان جاءكم فاسق بنباء فتبينوا ان تصيبوا قوما بجهالة فتصبحوا علي ما فعلتم نادمين}

“O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë”. El-Huxhuratë 6

Kështu ishte edhe morali i të parëve tanë (selefëve) Allahu qoftë i kënaqur me ata. Ka thënë Omeri r.a. “Mos mendo se nga goja e besimtarit del dicka e keqe, përkundrazi ato fjalë të besimtarëve bartin në vete mirësitë që ti i dhuron”. Gjithashtu Imam Sha’fiun i cili kur u sëmur i erdhën disa shokë për ta vizituar dhe njëri prej tyre i tha: Allahu ta shtoftë dobesinë. Tha Shafi’iu: Nëse ma shton dobësinë kishte për të më mbytur. Atëherë shoku ia ktheu: vallahi nuk e pata për të keqe vetem për të mirë o Imam i nderuar, tha Imam Shafi’u: në fytyrën tënde e pash se nuk e pate për te keqe. SubhanAllah, kështu është vëllazërimi për hirë të Allahut duke menduar gjithnjë mirë për tjetrin edhe nëse e din se dikush ndoshta nuk ta don të miren.

4). E katërta prej shkaqeve të mendimit të mirë nga besimtari për vëllaun e tij është: Të pranojë arsyetimin e vëllezërve kur ata kërkojnë të arsyetohen.

Ndoshta ndonjëherë të shpëton gjuha dhe lëshon ndonjë fjalë apo bën ndonjë vepër e cila më pastaj të jep të kuptosh se ndoshta me këtë që ke bërë ke prekur apo cenuar nderin e ndokujt. Në këtë rast mundohu që të kerkosh faljen tek të tjerët dhe kjo është prej shenjave të sinqeritetit tënd në fushëveprimin e davetit Islam në përgjithesi. Kur jemi këtu mundohu që të kërkosh arsyetimin dhe faljen nga të tjerët duke u prezantuar me zemër të pastër dhe duke kujtuar të parët tanë selefë të cilët kanë thënë: Pranoje nga vëllau yt gabimin dhe arsyetimin edhe nëse arrin më shumë se shtatëdhjetë herë.

Gjithashtu Ibn Sirini rahimehullah ka thënë: Nëse të ka arritur ndonjë gjë shqetësuese nga një vëlla i yti musliman, përpiqu që ta arsyetosh atë edhe në qoftë se nuk mundesh të ja gjesh arsyen ndoshta nuk e ka patur për qëllim një gjë të tillë, vetëm e vetëm për të qenë mirësjellja dhe vazhdueshmëria në lidhjen ndër vëllazerore islame në kënaqësinë e Allahut (subhanehu ve tela).

E sikur ne të mundohemi që t’i arsyetojmë vëllezërit tanë vallahi kemi për të parë clirimin e gjoksit nga ngushtica e mendimeve të këqija që kemi për ta duke mos gjurmuar në cështjen e tyre apo angazhimi ynë se në cfarë gjendje ishte në rast të shprehjes. Kështu Allahu (subhanehu ve tela) i shëron gjoksat e besimtarëve. Pejgamberi (salalllahu alejhi ve selem) ka thënë:من ستر عيب اخيه في الدنيا ستر الله له في اخرة

“Kush ia mbulon një të metë vëllaut të tij në dunja, Allahu (subhanehu ve tela) ka për t’ia mbuluar të metat e tija ne ahiret”.

Ndoshta ndonjëherë ndodh që ta mallkosh ndokend pa kurrfarë të drejte dhe si rezultat i kësaj ka mundësi të hysh në fjalën (hadith Kudsij) e Allahut (subhanehu ve tela) ku thotë:

من عاد لي ولي فقد آذنته بالحرب
“Kush e armiqëson një dashamirë Timin, vetëm se i kam shpallur luftë atij”.

Edhe nga nxitimi ka mundësi që të reshqasim në të shumtën e rasteve dhe të biem pre e këtij hadithi të madh duke mos e vërejtur fare. Urtësia e këtij hadithi na jep të kuptojmë se Allahu (subhanehu ve tela) e ka lënë te fshehtë këtë cështje që të largohen mendimet e këqija në mes vëllezerve musliman. Allahu (subhanehu ve tela) na ruajt e na pastroftë zemrat-amin.

5). Largimi nga gjykimi i mos njohjes së qëllimit në jo prezencë (gajb).

Dhe kjo është njëra prej shkaqeve më të mëdha ndaj mendimit të mirë për të tjerët sepse në këtë rast rrobi ia dorëzon këtë cështje të fsheht Atij që e din të dukshmen dhe të padukshmen dhe cka mbajnë zemrat e njerëzve. Allahu (subhanehu ve tela) nuk na ka urdhëruar që t’ia hapim gjoksin askujt për të shikuar se cfarë fshihet në të, dhe kjo është urtësia e cilësive të Allahut (subhanehu ve tela) dhe emrave te bukur tëTij عالم الغيب و الشهادة

“Njohës i të fshehtës dhe te dukshmes”.

6). Shfaqja e mendimit të keq tek tjetri dhe pasoja:

E kush mban mendim të keq për tjetrin ai vetëm se është duke e shkatërruar veten e tij duke e thelluar mendjen e tij në mendime të kota e të padobishme, përderisa pasojat e mendimit te tij reflektohen edhe në shoqëri e pastaj ka mundësi që të bie në pozitën më të ulët edhe me të afërmit e tij. Prej zakoneve të njeriut është se gabimin e vëllezërve të tyre edhe në qoftëse e bëjnë pa dashje, vet mendimi i keq e bën atë person që të bart dertin dhe bën përgojimin e tyre, duke u munduar qe me këtë të lavderojë veten e tij dhe duke u paraqitur se vetëm unë jam i pastërt nga këto mendime të liga, dhe kjo është një lloj prej llojeve të lavdërimit të zemrës së tij, gjë e cila është e ndaluar nga Allahu (subhanehu ve tela) në Kur'an ku thotë:

{ فَلا تُزَكُّوا أَنْفُسَكُمْ هُوَ أَعْلَمُ بِمَنِ اتَّقَى} [النجم:32}

“…pra mos lavdëroni veten, sepse Ai është më i dituri se kush është me i devotshmi prej jush ndaj nesh”. En-Nexhm 32

Poashtu Allahu (subhanehu ve tela) e ka urryer një gjë të tillë edhe me herët tek jehudët (hebrejt) ku thotë:

: { أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ يُزَكُّونَ أَنْفُسَهُمْ بَلِ اللَّهُ يُزَكِّي مَنْ يَشَاءُ وَلا يُظْلَمُونَ فَتِيلاً} [النساء:49}

“A nuk ke kuptuar për ata që vlerësojnë vetveten? Jo, All-llahu vlerëson atë që do dhe nuk bën padrejtë asnjë fije.” An-Nisa 49

Për fund themi se me të vërtetë mendimi i mirë për njerëzit kërkon një angazhim të madh me nefsin tënd nëse dëshiron që ta përmirësosh ate, sepse shejtani lëviz në trupin e birit të Ademit ashtu sikurse lëviz gjaku në venët e trupit te tij dhe nuk pushon së vepruari në këtë drejtim derisa të arrijë qëllimin e tij për të bërë ndarje dhe përçarje ndërmjet muslimanëve. Gjithashtu vlenë të përmendim si një mënyrë efikase për ndërprerjen e rrugës së shejtanit të mallkuar është të kesh mendim të mirë për vëllezërit musliman.

Lusim Allahun (subhanehu ve tela) që të na i bën rrizk të kemi zemra te pastërta dhe të shëndosha, të na ndihmojë në përmirësimin e mendimeve tona për njëri tjetrin brenda vëllazerisë Islame. Allahumme amin.

والحمد لله رب العالمين

Përgatiti: Faton Alimi www.thirrjaislame.com



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Mendimi i mirë për vëllaun tënd musliman është rehati e shpirtit!!! .
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mendimi pozitiv në jetë
» Mendimi Kritik dhe i Arsyeshem !
» Tmerri i së mirës!
» A është kërkimi për jashtëtokësorët ide aq e mirë
» Fuqia e mendimit pozitiv

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: