Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shtatë urtësi të reja të agjërimit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Shtatë urtësi të reja të agjërimit Empty
MesazhTitulli: Shtatë urtësi të reja të agjërimit   Shtatë urtësi të reja të agjërimit Icon_minitimeMon Jul 30, 2012 3:31 am

Nga
Abdu-d-Daim el-Kehil

Këtë udhëtim të bukur do ta vazhdojmë me disa urtësi të reja të një
adhurimi madhështor, agjërimit, e të cilat, bazuar në hulumtime dhe
studime, tash së voni i kanë zbuluar shkencëtarët…



E shtune 28 Korrik 2012 3:00
Kur i sëmuri t’i ketë “çuar duart” nga mjekët dhe shpresa për
shërim të ketë humbur ose është shumë e paktë, atëherë hapi më i qëlluar
që merret është kthimi tek ilaçi që nuk kushton asgjë – agjërimi.
Hulumtuesit në sekretet e shërimit kanë gjetur dobi të reja të
agjërimit, e që në fakt janë të panumërta. Ata në fokus kanë patur
spitalet e avancuara në të cilat mjekimi bëhet sipas sistemit shërues që
mbështetet në agjërimin si bazë për shërim efektiv.

Në vijim keni një përmbledhje të rezultateve tek të cilat arritën tash së voni mjekët dhe ekspertët:

1. Hulumtimet në teren e që target apo fokus grup patën një numër të
madh të sëmurësh kanë vërtetuar se agjërimi shëron kancerin dhe se
ndikon, në njërën anë në bllokimin e qelizave kancerogjene dhe në anën
tjetër frenon shkaqet që shkaktojnë çrregullime në sistemin e punës së
qelizave. Së këndejmi, mjekët porosisin për domosdoshmërinë e agjërimit
si ilaç ruajtës, i cili pengon shndërrimin e qelizave të shëndosha në
qeliza të infektuara me kancer.

Subhanallah! Është vërejtur dallim i madh në përqindjen e të
goditurve me kancer ndërmjet atyre që agjërojnë, sidomos atyre që
agjërojnë sipas mësimeve islame, dhe atyre që nuk agjërojnë!

2. Me avancimin dhe përparimin teknologjik dhe ndotjen që bartë me
vete ky zhvillim, qoftë kjo ndotje me helme, apo ndotje energjike,
ndotje zhurmuese për shkak të zhurmës dhe ndriçimit të tepërt gjatë
natës, ekspertët kanë zbuluar një sekret të ri tek agjërimi disa ditor, i
cili largon këto helme nga trupi pa efekte anësore. Kirurgët janë të
paaftë për të larguar të gjitha helmet nga qelizat e trupit ngase trup
përmban hiç më pak se disa miliardë qeliza, kështu që në këto raste
agjërimi paraqitet për të pastruar këto qeliza pa ndonjë dëm. Kjo s’ka
si të mos jetë sekret prej sekreteve të agjërimit.

3. Kush nuk vuan prej nesh nga brengat e shumta të kësaj kohe për
shkak të problemeve materiale, psikike, shoqërore dhe të tjera si pasojë
e shekullarizmit?! Ekonomia amerikane vetëm për problemet psikike
paguan një kosto vjetore prej miliarda dollarësh edhe pse nuk sheh
ndonjë rezultat konkret nga këto shpenzime. Ekspertët e fushave të
ndryshme kanë vërtetuar se agjërimi ka ndikim marramendës në qetësimin
dhe stabilizimin shpirtëror të njeriut si dhe në zgjidhjen e një mori të
madhe problemesh shoqërore dhe familjare të tij.

4. Si sëmundje e kësaj kohe merret mbipesha e cila shkakton sëmundje
tjera të rrezikshme si ato të zemrës, tensionit të gjakut, diabetit,
kolesterolit, kurrizit, etj. realisht prej këtyre apo prej disa prej
tyre vuan gjysma e shoqërisë. Me gjithë përparimin e mjeteve mjekuese,
mjekët vazhdojnë me ngulm të vërtetojnë se agjërimi është shërimi i
vetëm efektiv për të gjitha këto sëmundje. I Madhëruar qofsh o Allah!

5. Agjërimi është shërues nga shumë doke dhe zakone të këqija që
shpërbëjnë shoqërinë, si konsumimi i duhanit, lëndëve narkotike,
alkoolit, shikimit në gjëra të ndaluara. Nuk ka vend për tu çuditur për
rëndësinë e agjërimit kur shohim se ata që preferojnë agjërimin si
mënyrën më përfikte për shërim janë pikërisht mjekët jomyslimanë.

6. Rinia e sodit ankohen shume për pamundësi martese për shkak të
ndërlikimit të procedurave të martesës dhe mos zbatimit të lehtësimeve
islame përkatëse, kështu që në mungesë të një martese të ligjshme, ata
nën presionin e epshit, bijnë në mëkat (amoralitet). Për të mbajtur të
riun nën kontrollë, mjekët porosisin që të konsumohet sa më pak ushqim
dhe ujë, e mundësisht të agjërohet, ngase uria ia largon të riut
mendimin nga harami apo e ndaluara dhe pakëson sekretimin e hormoneve
përgjegjëse për këtë, kështu që agjëruesi ndien një rehati shpirtërore
që nuk mund të përshkruhet.

7. Një studim i ri ka vërtetuar se agjërimi zgjat jetën e qelizave
dhe ngrit sistemin imunitar të njeriut, e si rezultat agjëruesit në
krahasim me të tjerët jetojnë më gjatë. Këto janë disa sekrete të
agjërimit që ftojnë besimtarin të shijojë ëmbëlsinë e këtij adhurimi
sidomos tash në Ramazan. Ngritja e fuqisë efektive tek agjëruesit si
pasojë e abstenimit nga ushqimi dhe pija, dhe shtimi i fuqisë së
qelizave imunitare për të kryer punën e tyre dhe për të freskuar dhe
aktivizuar sistemin imunitar nënkupton një gjë të rëndësishme, dhe e
cila është: fuqia e trupit të agjëruesit për të shëruar të gjitha
sëmundjet pa përjashtim. O Zot, pa të meta je!

Përfundimisht, sado që të hulumtojmë për urtësi të agjërimit, fundin
nuk do e arrijmë kurrë. Dobitë e agjërimit nuk mund të numërohen por
retorika hyjnore eshte ajo që të gjitha këto urtësi na i përmbledh me
pak fjalë:

“وَأَنْ تَصُومُوا خَيْرٌ لَكُمْ إِنْ كُنْتُمْ تَعْلَمُونَ

… Mirëpo, po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju.”

Kur’ani, el-Bekare, 184.

E lusim Allahun që të na ndihmojë për agjërim dhe namaz jo vetëm në
këtë muaj të madhërishëm të ramazanit por gjatë gjithë vitit, sikur që
shpresojmë tek lexuesit tanë se këtë hulumtim që e kanë si dhuratë do ta
shpërndajnë tek miqtë e tyre. Ndoshta Allahu na bën dobi me të gjithë
neve!!!

Burimi: www.kaheel7.com/ar

Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Shtatë urtësi të reja të agjërimit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Urtësi nga haxhi
» Vepra e shtatë që të nxjerë prej Islamit
» Spjegimi i librit ''KITABU TEWHID'' (Njeshmeria e Allahut) nga ligjeruesi Rexheb Memishi
» Kapitulli i agjërimit
» Nijetet e agjërimit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: