Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mburoja e shtepise dhe femijeve nga shejtani

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
avatar

Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 33

MesazhTitulli: Mburoja e shtepise dhe femijeve nga shejtani   Sat Nov 16, 2013 2:42 pm

Falënderimi i takon All-llahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij kërkojmë ndihmë, udhëzim dhe falje. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona.
Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush që e humb atë dhe atë që e largon nga rruga e vërtetë s'ka kush që e udhëzon. Dëshmoj se s'ka të adhuruar (që meriton adhurim) tjetër pos All-llahut dhe dëshmoj se Muhamedi s.a.v. është rob dhe i Dërguar i Tij.
All-llahu na ka obliguar me një obligim ku shumica e njerëzve e kanë harruar këtë obligim e ai është të konsideruarit shejtanin si armik.
All-llahu ka thënë:
"Djalli është armiku i juaj për atë merreni atë si armik tuaj".
Por për fat të keq shumica e njerëzve e kanë marrë atë si mik, në ndejet e tyre si dëfryes, në udhëtimin e tyre shoqërues, kështu që ia kanë hapur dyert e shtëpive të tyre dhe dyert e dhomëve të fjetjes së tyre a nuk mjafton e gjithë kjo?!
E disa njerëz ia kanë hapur edhe zemrat e tyre atij, udhëzohen me urdhërin e tij dhe ndalohen me ndalimin e tij, derisa është shëndërruar si i adhuruar në vend të All-llahut.
All-llahu s.v.t. ka thënë: "O bijtë e Ademit po a nuk u dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!? Të më adhuroni Mua se kjo është rruga e sigurt! [JASIN]
Për këtë arsye i shkrova këto fjalë që të bëhet e ditur te muslimani mënyra e mbrojtjes së shtëpisë nga ky armik i shëmtuar-djalli i mallkuar, ngase nëse ai depërton në një shtëpi bën çrregullime në të, shfaqë grindje mes fëmijëve, bën ndarje mes dy bashkëshortëve kështu që shndërrohet dashuria në armiqësi dhe mëshira në vuajtje.
O Zot na mbro neve dhe gjithë muslimanët nga dredhit e shejtanit, Ti je Mbrojtësi ynë dhe Ndihmësi ynë, sa mrojtës dhe ndihmës i mirë është Ai.



Shkroi krijesa më e varfër e All-llahut:
VAHID ABDUSSELAM BALI
Mekeh Mukerameh 16/2/1410 h.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Mburoja e shtepise dhe femijeve nga shejtani
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Djalli dhe Shejtani
» Mbrojtja nga Syri i Keq
» Horoskopi për prindrit & fëmijët
» A ekzistojne fantazmat ?
» Mitologjia Ilire

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: