Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Dy fjale te pergjitheshme rreth zekates

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Dy fjale te pergjitheshme rreth zekates Empty
MesazhTitulli: Dy fjale te pergjitheshme rreth zekates   Dy fjale te pergjitheshme rreth zekates Icon_minitimeThu Jul 30, 2009 1:16 pm

Dy fjale te pergjitheshme rreth zekates

--------------------------------------------------------------------------------

Marre nga "Shpjegimi i tre themeleve baze" i Enes Abdurrahim ibn Abdullah Albanit.

Për nga kuptimi gjuhësor fjala zekat rrjedh nga zeka që do të thotë të rrisësh apo të shtosh. Megjitheatë po qe se merren parasysh edhe kuptimet e tjera të kësaj fjale kur përdoret për situata të ndryshme mund të thuhet se zekat do të thotë të rrisësh, të shtosh, të pastrosh, të përmirësosh, mirësi apo ngritje niveli në dëshmi, lavdërim...etj. Megjitheatë përsa i përket sheriah’s:

“Zekat është një pjesë e caktuar që merret nga prona e dikujt që ka më tepër se një minimum i caktuar në një kohë të caktuar dhe që u shpërndahet kategorive të përcaktuara”.

Në Kur’an dhe në hadith, fjala zekat dhe sadaka, janë përdorur shumë herë për të shprehur të njëjtën gjë prandaj edhe ka dijetarë që e shohin si të njëjtë përdorimin e të dyjave. Megjithëatë ajo që është më e përhapur është se sadaka i referohet asaj që individi jep nga vullneti i tij pa qënë kjo e obligueshme për të, ndërsa zekata është ajo ç’ka Allahu dhe Rrasuli kanë urdhëruar për t’u dhënë. Provë që zekata është detyrim është ajeti që tashmë e kemi përmendur:

“E ata nuk janë urdhëruar me më tepër se kaq! Të adhurojnë Allahun me sinqeritet në fenë të pastër dhe vetëm për Të dhe të kryejnë namazin siç duhet dhe të japin zekatën. Kjo është feja e drejtë!”(98:5)

Prova që zekata është një nga shtyllat e Islamit është hadithi i Ibn Umarit: “Islami ngrihet mbi pesë: dëshminë se askush e asgjë s’ka të drejtë të adhurohet veç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Allahut, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjerimi i Ramazanit dhe haxhi”. Po ashtu edhe hadithi në fjalë ku Rrasuli tha se Islami është të thuash shehadetin, të falësh namazin, të japësh zekatën....

Më sipër thamë se nga të gjitha obligimet, namazi është më i rëndësishmi dhe asgjë nuk arrin statusin e tij. Pas namazit, ajo që është kërkuar më me forcë për t’u plotësuar është zekata. Po të vesh re në kuran dhe në hadithe ajo që shoqërohet më tepër me namazin nga obligimet është zekata. Namazi dhe zekata janë aktet e adhurimit që janë përmendur në ajete të ndryshme të Kur’anit si ato më parësoret për t’u përmbushur sikurse në ajetin: “Por po qe se pendohen, kryejnë namazin dhe japin zekatën, ata janë vëllezërit tuaj në fe”(9:11). Ka edhe hadithe të ndryshme ku Rrasuli ka ndarë namazin dhe zekatën veç nga të tjerat sikurse hadithi që kemi përmendur më parë që Ai tha se është urdhëruar t’i luftojë njerëzit derisa të thonë shehadetin, ta falin namazin dhe të japin zekatën.

Lind pyetja: pse shehadeti, namazi dhe zekata janë ndarë mënjanë nga të tjerat në përgjithësi? Në suren el-Bekare, Allahu i ndan njerëzit në tre kategori:

1) Besimtarë

2) Kufarë

3) Munafikinë

Përsa i përket të parëve dhe të dytëve, këta janë qartë dhe dukshëm të paraqitur mes njerëzve. Përsa i përket të tretëve, Allahu i përshkruan ata me karakteristika të ndryshme. Ne do ndalemi tek kryesorja pasi qëllimi ynë nuk është të flasim për munafikinët në detaje e për këtë ndoshta mund të ndalemi më vonë. Ajo që është më kryesorja është se munafikinët paraqesin islam nga pamja e jashtme dhe fshehin kufr brënda tyre. Megjithëatë në dynja, për aq kohë sa ata i binden ligjeve islame dhe nuk dalin haptazi duke treguar kufrin e tyre, ata konsiderohen si muslimanë dhe në ahiret, Allahu nuk i llogarit ata si muslimanë. Pra në dynja, edhe munafikinët edhe besimtarët janë muslimanë, prandaj trajtohen si të tillë. Rrasuli edhe pse i njihte ata, prapë nuk i ndau nga gratë e tyre, nuk u preu të drejtën e trashëgimisë, e as nuk i ndaloi të varroseshin në varrezat e muslimanëve apo që atyre t’u falej namazi për aq kohë sa ata nuk dolën haptazi me kufrin e tyre. Madje Ai nuk i tregoi sahabave se kush ishin ata, përveç Hudhejfës. E tërë kjo na tregon se në mes atyre që pretendojnë se janë muslimanë, ka edhe nga ata që duan dhe madje mendojnë se po mashtrojnë Allahun dhe besimtarët por në të vërtetë ata nuk mashtrojnë veç vehteve të tyre edhe pse nuk e kuptojnë. Përsa i përket shtyllave të islamit, ajo që është e dukshme është thënia e shehadetit, namazi dhe zekata. Përsa i përket agjerimit, kjo nuk mund të shihet ngase dikush mund të pretendojë se po agjeron dhe sapo nuk e shohin fillon të hajë dhe të pijë apo të kryejë edhe mardhënie seksuale. Përsa i përket haxhit, mund të shkojë diku dhe të kthehet pas pak kohe dhe të thotë se e ka bërë haxhin, apo mund të thotë se e ka bërë atë më parë. Përsa i përket namazit, kjo është diçka që duket çdo ditë. Po ashtu zekata është e dukshme pasi mbledhësit e zekatës do ta dinë se kush nuk e paguan zekatën. Ne jemi marrë në përgjegjësi për atë që vërejmë dhe jo për çfarë njerëzit kanë në zemra. Më parë ne thamë se Rrasuli tha se nuk është urdhëruar për të hapur zemrat e njerëzve për të parë nëse janë të sinqertë apo jo. Kështu nëse nga pamja e jashtme dikush pretendon se është musliman, dhe nuk bën asgjë që haptazi tregon të kundërtën, ne e konsiderojmë atë si musliman dhe llogaria e tij mbetet me Allahun. Ky është edhe kuptimi i haditheve që kemi përmendur më sipër ku thuhet dhe llogaria e tij mbetet me Allahun. Sikurse vërehet namazi dhe zekata janë ibadete të dukëshme prandaj edhe kanë rëndësi të veçantë.

 Mohimi i zekatës është kufr.

Dijetarët kanë bërë të qartë se ata që mohojnë obligimin e zekatës janë kufarë. Megjithatë sikurse me çdo tekfir, tekfiri mbi ta stabilizohet vetëm pasi janë përmbushur të gjitha kushtet e tij dhe janë hequr të gjitha pengesat për të. Përsa i përket tekfirit në lidhje me zekatën Newewi ka përmbledhur fjalët e dijetarëve në “El-Maxhmu”: “Kushdo që nuk paguan zekatën ngase mohon obligimin e zekatës, konsiderohet kefër përveç nëse është i ri në islam apo ka jetuar tërë jetën e tij larg nga burimet e dijes (s’ka patur mundesi ta marrë vesh se është obligim ngase p.sh. ka jetuar në shkretetirë dhe s’ka pasur kontakt me njerëz, apo ka jetuar në vend qafir dhe s’ka pasur kontakt me muslimanë apo dije dhe nuk ka arritur ta marrë vesh se zekata është obligim...etj). Në këtë rast, atij/asaj duhet që t’i bëhet e qartë rëndësia e obligimit të zekatës. Nëse pas kësaj, ai/ajo prapë insiston në mohimin e zekatës si obligim, atëherë ky është kufr ngase obligimi i zekatës është nga bazat e kesaj feje pa të cilën islami zhduket. Kush mohon këtë obligim, mohon fjalët e Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe prandaj është kefër”.

 Dënimi në ahiret ndaj atyre që dështojnë të paguajnë zekatën.

Bukhari trasmeton nga Abu Hurrejra se Rrasuli tha: “Nëse dikujt Allahu i ka dhënë pasuri, por ai nuk paguan zekatën, kjo pasuri do t’i vijë atij në ditën e gjykimit në formen e një gjarperi të madh e të trashë me dy brirë që do ta mbështjellë dhe do ta shtrëngojë atë gjithë ditën dhe duke e kapur nga buzët dhe duke i thënë: “Unë jam pasuria jote, jam thesari që mbidhje ti”. Më pas Rrasuli recitoi: “Le të mos kujtojnë ata që mbledhin atë që Allahu u ka dhënë, se është mirë për ta. Përkundrazi është keq per ta. Ditën e ringjalljes ajo do tu varet në qafë” (3:180)”.

Në një trasmetin nga Muslim, Rrasuli tha: “Nëse dikush ka nën pronësi flori dhe serm dhe nuk paguan zekatën në to, në ditën e ringjalljes ato do të shndërrohen në pllaka të nxehura nga zjarri i xhehenemit. Ana e përparme, mbrapa dhe anash ai do të vishet me to në një ditë që zgjat 50 000 vjet, derisa të mbarojë gjykimi i të gjithë njerezve dhe atij do t’i tregohet rruga për xhenet ose xhehenem. Kush ka bagëti dhe nuk paguan zekatën për to, do të sillen në Ditën e Ringjalljes dhe do ta shkelin atë me këmbë dhe do ta therin (me brirë) derisa Allahu të gjykojë të gjithë robët eTij në një ditë që zgjat 50 000 vite tuajat dhe më pas atij do t’i tregohet rruga për në xhenet apo për në zjarr”.

 Ndëshkimi në këtë botë ndaj atyre që nuk paguajnë zekatën.

Përsa i përket ndeshkimit në këtë botë, ai vjen në dy mënyra dhe që të dyja janë urdhëruar nga Allahu:

1) Shkatërrim pasurie nga efektet natyrore.

2) Nga dënimi i shtetit Islam.

Përsa i përket të parës, Tabarani, Bajhaki, Hakim, Ibn Maxhah, Bazar e të tjerë trasmetojnë ndëshkime të ndryshme si:

“Nuk ka njerëz që nuk paguajnë zekatën veçse Allahu i ndëshkon me fatkeqësi, uri dhe thatesirë”.

“Kurdo që njerëzit refuzojnë të paguajnë zekatën, Allahu do të ndalojë shiun për ta”.

“Kushdo qe nuk paguan zekatën ne pasurinë e tyre, nuk do merrte asnjë pikë shi sikur të mos ishte per kafshët dhe gjallesat”.

“Zekata kurrë nuk përzihet me pasuri, pa e shkatërruar dhe kalbur atë”.

“Kurdo që një sasi pasurie shkaterrohet në tokë apo në det, mund të jetë ngase zekata për të nuk është paguar”.

Përsa i përket pikës së dytë:

Ahmed, Abu Dawud, Nisa’i trasmetojnë nga Bahz ibn Hakim nga i ati, nga i ati, se Rrasuli tha: “Kush e paguan atë, duke kërkuar shpëblim nga Allahu do të shpërblehet. Kush refuzon, do ta marrim nga ai së bashku me gjysmën e pasurisë së tij sipas autoritetit që Zoti ynë na ka dhënë. Fisi i Muhamedit, nuk lejohet të marrë asgjë nga kjo”.

Nëse ata rezistojnë, ateherë duhen luftuar derisa të binden ndaj ligjit islam. Trasmetohet nga Bukhari, Muslim, Abu Dawud dhe Tirmidhi nga Abu Hurrejra që pasi vdiq Rrasuli dhe Abu Bekri u bë khalifi i muslimanëve, disa njerëz refuzuan të paguanin zekatën. Abu Bekri u shpalli luftë atyre. Umari i tha Abu Bekrit: “Si e merr guximin që t’i luftosh keta njerëz, ndërkohë që Rrasuli ka thënë: Unë jam urdhëruar që t’i luftoj njerëzit derisa të thonë s’ka Zot veç Allahut dhe kushdo që thotë s’ka Zot veç Allahut, ruan pasurinë dhe jetën e tij nga unë përveç nëse meriton ndëshkim sipas ligjit Islam dhe llogaria e tij është me Allahun?” Abu Bekri iu përgjigj: “Wallahi! Unë do të luftoj këdo që diferencon mes zekatës dhe namazit, ngase zekata është detyrimi mbi pasuritë e tyre. Wallahi! Nëse ata refuzojnë të më japin edhe një litar (me të cilin lidhet kafsha) të cilin ia jepnin Rrasulilahit, unë do t’i luftoja ata po qe se ma mbanin atë”. Umari tha: “Wallahi! S’ishte tjetër veçse unë pashë se Allahu ia kishte hapur gjoksin Abu Bekrit për t’i luftuar ata dhe unë e mora vesh me siguri se ajo ishte e vërteta”.

Kur sheikh ul-Islam Ibn Tejmia u pyet rreth të luftuarit kundër Tartarëve, ai tha: “Është e detyrueshme që të luftohet çfarëdo grupi njerëzish, që refuzon tu nënshtrohet ligjeve Islame që njihen nga të gjithë dhe për të cilat ka unanimitet brez pas brezi, (duhen luftuar) derisa tu nënshtrohen atyre dhe të përmbushin obligimet e nevojeshme. Kështu ata duhen luftuar edhe pse ata mund të kenë thënë dy dëshmitë dhe u janë përmbajtur disave nga ligjet Islame ndërkohë që kanë neglizhuar të tjera. Kjo është njëlloj sikurse ajo që Abu Bekri dhe Sahabat bënë kur luftuan ata që refuzuan të paguajnë Zekatën. Më pas kjo përbëri konsensus mes të gjithë njerëzve të ditur dhe të devotshëm. Kështu, nëse një grup frenon kryerjen e namazeve të detyrueshme, agjerimin, haxhin apo nuk u frenuan nga mos prekja e jetës dhe e pasurisë se të tjerëve, apo pinjë alkohol, apo luajnë bixhoz apo nuk pranojnë që të luftojnë qafirat, të gjithë këta njerëz apo kategori, duhen luftuar ngase ata do të konsiderohen khawarixh dhe murtedinë.
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Dy fjale te pergjitheshme rreth zekates
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 10. Dy fjale te lehta
» Audio ligjerat ''Dy fjale te lehta '' Ulvi Fejzullahu
» Fjalë të mençura nga libri:”Thesari I Diturisë”Ibën Kajim El-Xhevzi
» Rreth mëkateve të mëdha
» Rreth mëkateve të mëdha

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Zekati-
Kërce tek: