Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share
 

 Dobite e Ajetul Kursise

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin

Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 35

Dobite e Ajetul Kursise Empty
MesazhTitulli: Dobite e Ajetul Kursise   Dobite e Ajetul Kursise Icon_minitimeFri Jun 05, 2009 2:18 am

Dobitë e ajetul-kursisë

“Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje! Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi! Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Kush mund të ndërhyjë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij? Ai di çdo gjë që ka ndodhur përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë pas njerëzve, kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga Dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. Kursija e Tij shtrihet mbi qiejt dhe Tokën dhe Ai nuk e ka të rëndë t’i ruajë ato. Ai është i Larti, Madhështori!” (Bekare, 255)

Dobitë e ajetul-kursisë

- Pohimi i njësimit të Allahut në adhurim (teuhidul-uluhuje).
- Emri Allah është njëri ndër emrat e mëdhenj të Zotit dhe të gjithë emrat e tjerë i referohen emrit Allah.
- Me të drejtë për t’u adhuruar është vetëm Allahu i Lartësuar.
- Pohimi dhe shënimi i emrit të Allahut “El-Hajj”, i Gjallë e i Përjetshëm.
- Pohimi i emrit të Allahut “El-Kajjun”, Mbajtësi (Mbizotëruesi i gjithçkaje).
- Njeriu për çdo çështje duhet t’i kthehet Krijuesit të tij.
- Allahun nuk e kap dremitja dhe gjumi, pa dyshim që këto janë cilësi të mangëta me të cilat Allahu nuk cilësohet.
- Sundimi i Allahut është gjithëpërfshirës, Atij i përket gjithçka që ka krijuar.
- Njerëzit janë të varfër dhe kanë nevojë për Allahun e Lartësuar.
- Allahu pranon ndërmjetësimin dhe kjo ndodh vetëm me lejen e Tij.
- Dituria e Allahut është gjithëpërfshirëse dhe njeriu mund të dijë vetëm pak, sa ia bën të mundur vetëm Zoti.
- Kursija e Allahut është krijim madhështor i Tij dhe është më e gjerë se qiejt dhe Toka.
- Kujdesi i Allahut për qiejt dhe tokën nuk është i vështirë për Të, Ai është i Gjithëfuqishëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Dobite e Ajetul Kursise
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kur'an dhe Tefsir-
Kërce tek: