Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Haxhi dhe rëndësia e tij

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Haxhi dhe rëndësia e tij Empty
MesazhTitulli: Haxhi dhe rëndësia e tij   Haxhi dhe rëndësia e tij Icon_minitimeThu Jul 30, 2009 1:20 pm

Haxhi dhe rëndësia e tij

--------------------------------------------------------------------------------

KREU 25
HAXHILLËKU

HAXHXHI DHE RËNDËSIA E TIJ

All-llahu xh.sh. në Kur'an thotë: "Njerëzit e kanë detyrë që në emër të All-llahut të vizitojnë Qaben, kush ka mundësi për të shkuar atje. Ai i cili nuk beson, lere, All-llahu me të vërtetë është i pavarur nga njerëzit". {1}

1513. “ Na ka treguar Abdullah b. Jusuf të cilit i ka kumtuar Maliku që transmeton nga Ibn Shihabi, e ky nga Sulejman b. Jesara, kurse ky nga Abdullah b. Abbasi r.a. i cili thotë:

"Fadl b. Abbas kishte hypur pas shpinës së Pejgamberit të All-llahut në të njëjtën deve. Në këtë moment erdhi një grua nga fisi Hath'am. Fadli filloi ta shikonte, por edhe ajo e shikonte këtë, ndërsa Pejgamberi s.a.v.s. ia ktheu Fadlit fytyrën në anën tjetër.
- O Pejgamber i All-llahut! “ tha gruaja- Pa dyshim All-llahu ua ka bërë detyrë haxhin robërve të vet. Babai im është në pleqëri të thellë, ai nuk mund të kalërojë, andaj a mundem unë ta kryej haxhin në vend të tij?
- Po, mundesh, u përgjigj Pejgamberi a.s.
Kjo ka qenë - thotë Ibn Abbasi “ në haxhin lamtumirës.

FJALËT E ALL-LLAHUT TË LARTMADHËRUAR


" Do të vijë në këmbë dhe me deve të lodhura që do të vijnë nga të gjitha anët e largëta dhe le të merrni pjesë në të mira të kësaj botë dhe botës tjetër:

"Fixhaxhun" d.m.th. rrugë të gjëra. {3}

1514. “ Na ka treguar Ahmed b. Isa, që thotë se i ka treguar Ibni Vehb, duke transmetuar nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, kurse ky nga Salim b. Abdullah se Ibn Umer r.a. ka thënë:

" E kam parë Pejgamberi s.a.v.s. duke shkuar kaluar dhe me zë madhëronte
All-llahun, mu atëherë kur kafsha me të cilën kalëronte ishte ngritur në këmbë.


1515. “ Na ka treguar Ibrahimi, të cilit i ka thënë Velidi se i ka treguar Evzaij i cili ka dëgjuar nga Ata'a se e transmeton nga Xhabir b. Abdullahu r.a. se të shqipëtuarit e telbijes me zë nga Pejgamberi s.a.v.s. fillonte nga Dhul-l-Hulejfe pasi që deveja mbi të cilën kishte hypur ai ngritej.
Këtë e kanë transmetuar edhe Enesi dhe Ibn Abbasi r.a.


KRYERJA E HAXHXHIT HYPUR NË DEVE

1516. “ Ebani ka deklaruar se i ka treguar Malik b. Dinar i cili transmeton nga Kasim b. Muhammed, e ky nga Aisheja r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. e dërgoi me të vëllain e saj Abdurrahmanin dhe ajo vendosi të kryejë umren nga Ten'imi, kurse ai e hypi në deve.
Umeri r.a. ka thënë: "Shtrëngoni shalët në kohën kur bëni haxhin sepse haxhi është njëra nga dy luftërat".


1517. “ Muhammed b. Ebu Bekr thotë se i ka thënë Jezid b. Zurej, të cilit i ka transmetuar Azret b. Thabit nga Thumame b. Abdullah b. Enes:

"Enesi e ka kryer haxhin në shalë të deves, por nuk ka qenë koprrac. Ai ka treguar se edhe Pejgamberi i All-llahut e ka kryer haxhin në shalë të cilën e kishte edhe si bagazh".

1518. “ Na ka treguar Amr b. Ali që thotë se i ka treguar Ebu Asim nga Ejmen b. Nail, të cilit i ka treguar Kasim b. Muhamed se Asisheja r.a. me siguri ka thënë:

- O Pejgamber i All-llahut, ju e keni bërë nijet për umre, kurse unë jo?
- O Abdurahman! “ thirri Muhammedi a.s. – shko me motrën tënde dhe mundësoja që ta bëjë nijet për umre prej Ten'imi.

Ky e vuri atë pas vetes në deve dhe ajo e bëri nijet që ta kryej umren

RËNDËSIA E HAXHXHIT QË KRYHET SIPAS NORMAVE TË HAXHIT
DHE PRANOHET TE ALL-LLAHU

1519. “ Na ka treguar Abdulaziz b. Abdullah dhe tha se i ka transmetuar Ibrahim b. Sa'di nga Zuhriu, e ky nga Seid b. Musejjeb, ndërsa ky nga Ebu Hurejre, i cili ka thënë:

- E kanë pyetur Pejgamberin s.a.v.s.:
"Cilat punë janë më të rëndësishme?"
"Besimi në All-llahun dhe Pejgamberin e Tij" “ u përgjegj.
"E pas kësaj?" e pyetën përsëri?
"Lufta për hirëë të rrugës së All-llahut“ tha ky.
" E pas kësaj?" e pyetën përsëri.
"Haxhi që kryhet sipas normave (pa gabime) dhe pranohet te All-llahu".


1520.“ Na ka treguar Abdurrahman b. Mubarek, këtij Halidi të cilit i ka transmetuar Habib b. Ebu Amre, i cili transmeton nga Aishe b. Talha, kurse kjo nga Aisheja r.a. nëna e besëdrejtëve që tha:

- O Pejgamber i All-llahut, ne e konsiderojmë xhihadin punë më të rëndësishme, e pse nuk shkojmë edhe ne të luftojmë për hirëë të All-llahut?"
- Jo“u përgjigj ai. Xhihadi më i mirë për ju është kryerja e haxhit pa gabime dhe të jetë i pranuar te All-llahu.


1521. “ Na ka treguar Ademi duke transmetuar nga Shu'be të cilit i ka thënë Sejjar Ebu Hakem se e ka dëgjuar Ebu Hazmin që thotë se e ka dëgjuar Ebu Hurejren r.a. kur ka thënë:

- E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. që thotë: "Ai i cili e kryen haxhin për hirëë të
All-llahut dhe nuk ka kontakt me gruan( në kohë të haxhit) dhe që nuk ka bërë edhe ndonjë tjetër mëkat, do të kthehet sikur në ditën kur e ka lindur nëna".

VENDET E CAKTUARA PREJ KU FILLON KRYERJA E HAXHIT DHE UMRES

1522.“ Na ka treguar Malik b. Ismail, duke thënë se i ka transmetuar Zuhejri nga Zejd b. Xhubejri i cili ka treguar se i ka ardhur në banesë Abdullah b. Umeri r.a. , e ai atëherë kishte një shator (tëndë) shavari dhe një si derë. Unë e pyeta:

"Nga cili vend është e lejuar ta bëj (vendos) nijetin për kryerjen e umrës (të vesh ihramin)!"
Pejgamberi s.a.v.s.“ më tha ai “ për këtë ka caktuar për Karnin, për medinasit, Dhul-lHulejfin, kurse banorët e Nexhdit, Xhuhfën banorët e Sirisë.

FJALËT E ALL-LLAHUT xh.sh. "FURNIZOHUNI, PA DYSHIM FURNIZIMI
MË I MIRË ËSHTË DEVOTSHMËRIA"

1523. “ Na ka treguar Jahja b. Bishr, të cilit i ka transmetuar Shehabi nga Vereka, ky nga Amr b. Dinari, kurse ky nga Ikrime ndërsa ai prej Ibn Abbasit r.a. se ka thënë:

"Banorët e Jemenit e kanë kryer haxhin por nuk ishin të furnizuar, por thoshin "Ne i mbështetemi All-llahut". Kur arrinin në Meke atëherë lypnin nga të tjerët, prandaj All-llahu xh.sh. shpalli ajetin "Furnizohuni! Pa dyshim furnizimi më i mirë është devotshmëria". Këtë dekleratë e ka transmetuar edhe Ibn Ujejne nga Amri, ky nga Ikrime, pa e përmendur Ibn Abbasin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Haxhi dhe rëndësia e tij Empty
MesazhTitulli: Re: Haxhi dhe rëndësia e tij   Haxhi dhe rëndësia e tij Icon_minitimeThu Jul 30, 2009 1:20 pm

MIKATI PËR MEKASIT PËR HAXH APO UMRE

1524.“ Na ka treguar Musa b. Ismail të cilit i ka transmetuar Vuhejbi nga Ibn Tavusi, e ky nga babai i vet, ndërsa ky nga Ibn Abbasi:

Pejgamberi a.s. e ka caktuar kohën dhe vendin ku fillon lavdërimi i All-llahut me zë, dhe ku duhet veshur ihramin: Dhu-l-hulejfen për medinasit, Xhuhfën për sirianët, Karnul Menazlin për banorët e Naxhdit kurse për banorët e Jemenit vendin Jelemlem. Këto vende janë për këta dhe për secilin që kalon kah këto vende me qëllim të kryerjes së haxhit ose umres. Për atë që ndodhet pas këtij vendi, pra brenda mikatit dhe Mekkës, ai e vesh ihramin në momentin kur e bën nijet për të kryer haxhin. Në këtë mënyrë banori i Mekës vesh ihramin brenda në Mekke (në Haremin e Qabes)".

MIKATI PËR MEDINASIT

Ata nuk veshin ihramin deri kur të arrijnë në Dhu-l-hulejfe

1525. ''Na ka treguar Abdullah b. Jusuf të cilit i ka kumtuar Maliku që i transmeton nga Nafi'u, e ky prej Abdullah b. Umerit r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:

"Medinasit fillojnë të bëjnë telbijen me zë prej Dhu-l-hulejfes, banorët e Sirisë prej xhuhfës, kurse banorët e Nexhdit nga Karni".
Më është kumtuar “ ka thënë Abdullahu “ se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë edhe këtë: "Banorët e Jemenit hyjnë në ihramin nga Jelemlemi".

MIKATI PËR BANORËT E SIRISË

1526.“ Na ka treguar Musedded, të cilit i ka treguar Hammadi duke transmetuar prej Amr b. Dinarit, e ky nga Tavusi, kurse ky nga Ibn Abbasi;

"Pejgamberi i All-llahut medinasëve ua ka caktuar vendin dhe kohën për të veshur ihramin në Dh-l-hulejfe, banorëve të Sirisë Xhihfën, banorëve të Nexhdit Karnul-Menazil, kurse banorëve te Jemenit u ka caktuar Jelemlemin. Këto vende janë për ata dhe të tjerët që kalojnë kah ato vende, përveç banorëve të këtyre vendeve, me qëllim të kryerjes së haxhit dhe umres. Banorët e këtyre vendeve, hynë në ihram nga shtëpitë e tyre. Në këtë mënyrë mekasit hyjnë në ihram në Mekke (te Haremi i Qabes).

MIKATI PËR BANORËT E NEXHDIT

1527.“ Na ka treguar Aliu të cilit i ka thënë Sufjani:

- Kemi mbajtur mend hadithin nga Zuhriu i cili e ka transmetuar nga Selimi, e ky nga babai i vet se Pejgamberi s.a.v.s., e ka caktuar vendin dhe kohën për të filluar telbijen me zë, si edhe veshjen e ihramit...

1528.“ Në bazë të senedit tjetër, na ka treguar Ahmedi, këtij Ibn Vehbi që thotë se i ka kumtuar Junusi duke transmetuar nga Ibn Shihabi e ky nga Selim b. Abdullah, e ky nga babai i vet r.a. i cili ka thënë:

E kam dëgjuar Pejgamberi s.a.v.s., që thoshte: "Vendi për të hyrë në ihram medinasit është Dhul-lhulejfe, kurse vendi për të hyrë në ihram banorët e Sirisë është Mehje'a, e kjo është Xhuhfa, kurse për banorët e Nexhdit është Karn".

Ibn Umeri r.a. ka thënë:
"As'habët thoshin se Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë edhe këtë (por unë personalisht nuk e kam dëgjuar):... kurse vendi për të hyrë në ihram jemenasit është Jelemlemi

MIKATI ATIJ QË ËSHTË I VENDOSUR BRENDA KUFIJVE TË CAKTUAR PËR MIKATE

1529.“ Na ka treguar Kutejbe, të cilit i ka transmetuar Hamadi prej Amrit, e ky e ka dëgjuar nga Tavusi, kurse ky nga Ibn Abbasi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s., për medinasit Dhu-l-hulejfen, e ka caktuar vendin dhe kohën për të hyrë në ihram për Sirianët Xhuhfen, për Jemenasit Jelemlemin, kurse për banorët e Nexhdit, Karnin. Këto janë vende për ata dhe të tjerët që vijnë nga këto drejtime dhe kanë për qëllim kryerjen e haxhit dhe umres, ndërsa ai që ndothet në brendi, prapa këtyre vendeve, ai hyn në ihram nga shtëpia e vet (familja). Në këtë mënyrë banorët e Mekkes hyjnë në ihram brenda Mekes.

MIKATI PËR JEMENASIT

1530. “ Na ka treguar Mual-la b. Esedi se i ka treguar Vuhejbi nga Abdullah b. Tavus, kurse ky nga babai i vet, i cili tregon nga Ibn Abbasi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s., ua ka caktuar medinasve vendin dhe kohën për të hyrë në ihram Dhu-l-hulejfen, për banorët e Sirisë Xhuhfen, për Nexhdasit Karnul Menazilin, kurse për banorët e Jemenit Jelemlemin. Këto vende janë edhe për vendësit por edhe për të gjithë të tjerët që kalojnë këndej dhe mendojnë të kryejnë haxhin ose umren. Ai që ndodhet në brendi të këtyre vendeve, ai hyn në ihram nga vendi ku e ka vendosur (bërë nijet) për haxh. Kështu që për mekasit mikati është në Mekke (nga Haremi i Qabes).

DHATU'IRK ËSHTË MIKAT PËR BANORET E IRAKUT

1531.“ Na ka treguar Ali b. Muslim duke thënë se i ka treguar Abdullah b. Numejr, këtij Ubejdullahi nga Nafi'a kurse ky nga Ibn Umeri r.a. se ka thënë:

- Kur u morën këto dy qytete (Basra dhe Kufa) banorët e tyre erdhen te Umeri dhe i thanë:
O sundimtarë i besëdrejtëve! Pejgamberi i All-llahut ka caktuar për banorët e Nexhdit Karnin për vend, cak, ku duhet të hynë në ihram, i cili vend ndodhet në anën tjetër të rrugës tonë dhe neve na vjen vështirë të shkojmë atje, në Karn!"
"Po ju shikoni ndonjë vend tjetër, në rrugën tuaj, në atë drejtim".
Tha Muhammedi a.s.
Kështu ai caktoi Dhatu'Irkun.

KALIMI I PEJGAMBERIT S.A.V.S. NËPËR VENDIN SHEXHERE

1532. “ Na ka treguar Abdullah b. Jusuf, të cilit i ka transmetuar Maliku nga Nafi'a, kurse ky nga Abdullah b. Umeri r.a. se Pejgamberi s.a.v.s., e detyroi deven të bijë në Bat'ha në Dh-l-hulejfe dhe aty u fal, e të njëjtën gjë e bëri edhe Abdullah b. Umeri r.a.


1533. “ Na ka treguar Ibrahim b. Mundhir se i ka transmetuar Enes b.Ijad nga Ubejdullah, kurse ky nga Nafi'u, e ky nga Abdullah b. Umeri r.a. se Pejgamberi i Zotit nga Medina doli rrugës Shexheret, kurse hyri nga rruga (ana) Muarres, dhe se kur ka shkuar në Mekke është falur në midis të luginës Dhu-l-hulejfe dhe aty ka qëndruar, deri në agim

FJALËT E PEJGAMBERIT S.A.V.S.
.
"AKIKE ËSHTË LUGINË E BEKUAR"

1534. “ Na ka treguar Humejdi, kurse këtij Velid dhe Bishr b. Bekr tinnisi, që të tre kanë thënë se u ka treguar Evzai, këtij Jahja të cilit i ka treguar Ikrime që e ka dëgjuar Ibn Abbasin r.a. duke treguar se Umeri r.a. ka thënë:

- E kam dëgjuar Pejgamberin e Zotit se për luginën Akikë thotë: "Mbrëmë më ka ardhur nga krijuesi im, All-llahu, engjulli (Xhebrail) dhe më ka thënë: "Falu në këtë luginë të bekuar dhe bëre nijet për umre dhe haxh!"


1535.“ Na ka treguar Muhamed b. Ebi Bekr, i cili thotë se i ka treguar Fudajl b. Sulejman nga Musa b. Ukbe, e këtij Salim b. Abdilah duke transmetuar nga babai i vet r.a., kurse ky nga Pejgamberi s.a.v.s. se i është paraqitur në ëndërr kur ishte në konak në midis të luginës në Dhu-l-hulejfe dhe i është thënë:

"Ti me të vërtetë po ndodhesh në Ba't h të bekuar".
Salimi“ thotë Musa b. Ukbe“ ndejti me ne të ======= atë vendin ku kishte qëndruar Abdullah i cili gjithmonë kishte buajtur aty ku kishte buajtur Pejgamberi s.a.v.s. kurse ky luginës. Pikërisht ndërmjet këtyre dhe kësaj rrugë gjendet mesi i kësaj lugine.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Haxhi dhe rëndësia e tij Empty
MesazhTitulli: Re: Haxhi dhe rëndësia e tij   Haxhi dhe rëndësia e tij Icon_minitimeThu Jul 30, 2009 1:20 pm

LARJA E PARFYMOSJES SË TEPRUAR NGA TESHAT TRI HERË

1536.“ Ebu Asimi thotë se i ka transmetuar Ibn Xhurejxh nga Ata'a të cilin e ka informuar Safan b. Ja'la i ka thënë Umerit r.a.:

"Më trego për Pejgamberin s.a.v.s. në momentin kur i vie shpallja!"
Derisa Pejgamberi s.a.v.s. ishte ende në Xhiran “ thotë Ja'la me disa as-habë, erdhi një njeri dhe i tha:
O Pejgamber i Zotit, çka mendon për njeriun që ka hyrë në ihram për të bërë umren dhe është parfymosur për tepër? Pejgamberi s.a.v.s. heshti për një moment. Pastaj i erdhi shpallja, e Umeri r.a. i bëri me shenjë Ja'las dhe Ja'la u afrua, ndërsa përmbi Pejgamberin s.a.v.s. kishte një copë pëlhure që i bënte hije. Ky e futi kryet dhe e pa se Pejgamberi s.a.v.s. ishte i stërkuqur në fytyrë dhe me vështirësi merrte frymë. Pasi u qetësua pyeti:
- Ku është ai që pyeti për umrën?
Kur e sollën këtë njeri, tha:
- Parfymosjen e tepruar që e ke ti shpërlaje tri herë, hiqe xhylynin (xhyben) dhe për të bërë Umrën vepro njëlloj sikur që do të kishe vepruar në rastin e haxhit!
- E pyeta “ thotë Ibn Xhurejxh “Ata'in:
- Kur Pejgamberi s.a.v.s. e urdhëroi që këtë ta lajë tri herë, kishte për qëllim pastrimin e plotë?"
- "Po" , konstatoi ai

PARFYMOSJA (ZBUKURIMI) KUR HYN NË IHRAM

Lidhur me atë çka duhet të vesh haxhiu kur dëshiron të hyjë në ihram, krehjen dhe parfymosjen, Ibn Abbasi r.a. ka thënë:
"Ai që hynë në ihram mund të parfymoset me borsilok, mund të shikohet në pasqyrë dhe të shërohet vetëm me ato gjëra që hahen, siç vaji dhe tlyni".

Ata'u thotë: Mund të ketë edhe unazë dhe të ngjesh brezin (qemerin). Ibn Umeri r.a. e ka bërë tavafin rreth Qabes si muhrim, kurse rreth mjedisit kishte ngjeshur një teshë (brez) H. Aisheja r.a. nuk e konsideronte të ndaluar veshjen e brekëve të shkurtëra për ata që kujdeseshin për hevaxhin e saj.

1537. “ Na ka treguar Muhammed b. Jusuf dhe ka thënë se i ka transmetuar Sufjani prej Mensurit, e ky nga Seid . Xhubejri i cili ka thënë:

Ibn Umeri r.a. është lyer me vaj, e këtë ia përmenda Ibrahimit (Nehaijjut) dhe ai tha:çka të bësh me rastin e tij?


1538. “ Mua më ka transmetuar Esvedi nga Aisheja r.a. se ajo ka thënë:

"Më duket se po e shoh parfymosjen në flokët e Pejgamberit të All-llahut, derisa ishte në ihram".


1539.“ Na ka treguar Abdull-llah b. Jusuf, të cilit i ka rrëfyer Maliku, duke transmetuar nga Abdurr-rrahman b. Kasimi, e ky nga babai i vet, ndërsa ky nga Aisheja r.a. bashkëshorte e Pejgamberit s.a.v.s.

"E kam parfymosur të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. për të hyrë në ihram dhe për të dalur nga ihrami, edhe këtë e kam bërë para se të kryente tavafin rreth Qabes".

KËNDIMI I TELBIJES ME FLOKË TË NGJITURA

1540.“ Na ka treguar Esbeg të cilit i ka transmetuar Ibni Vehbi nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, ai nga Salimi ndërsa ky nga babai i vet r.a. se ka thënë:

"E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke kënduar me zë telbijen me flokë të ngjitur për kokë".

FILLIMI I TELBIJES TE XHAMIA NË DHU-L-HULEJFE

1541. “ Ali b. Abdull-llahu na tregon me anë të Sufjanit, të cilit i ka treguar Musa b. Ukbe se e ka dëgjuar Salim b. Abdull-llahun duke thënë se ka dëgjuar Ibn Umerin r.a. kurse sipas senedit tjetër: Na ka treguar Abdull-llah b. Mesleme, ky nga Maliku, ai nga Musa b. Ukbe, ndërsa ky prej Salim b. Abdull-llahut, se ky e ka dëgjuar babën e vet duke thënë:

"I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. e ka kënduar me zë telbijen vetëm në xhami". Abdull-llahu mendonte “ thotë- Musa “ në xhaminë në Dhu-l-Hulejfe.

C'FARË TESHASH NUK I LEJOHEN TË VESH MUHRIMIT

1542.“ Na ka treguar Abdull-llah b. Jusuf se i ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu, kurse ky nga Abdull-llah b. Umeri r.a. se një njeri i ka thënë:

"O i Dërguar i All-llahut, çka i lejohet të vesh muhrimit?"
- Nuk do të vesh“ tha Pejgamberi s.a.v.s. këmishë, çallmë, brekë, brez dhe meste. Mirëpo, nëse dikush nuk gjen mbathje tjetër, le të mbath meste, por më parë duhet t'i presë deri nën nyje, dhe mos vishni asgjë nga teshat që janë bërë me shafran ose vers.

KALËRIMI DHE KALËRIMI NË VITHE PAS KALORËSIT NË KOHËN E HAXHIT

1543“ 1544.“ Na ka treguar Abdull-llah b. Muhammed, Vuhejb b. Xherir, kurse babai i tij nga Junus El-Ejlije, Zuhejri, Ubejdullah b. Abdullah, prej Ibn Abbasit r.a. se Usemeja r.a. ka hypur pas Pejgamberit s.a.v.s. në të njëjtën kafshë prej Arefatit deri në Muzdelife, kurse nga Muzdelife e mori pas vetes edhe Fadlin dhe nga Mina të dy kanë qenë bashkë( në vithe) thoshte Abdull-llahu.
Pejgamberi s.a.v.s. nuk e ndërpreu “ deklaroi Abdullahu“ këndimin e telbijes deri kur filloi të hudh guralecët në Akabe.

CKA MUND TË VESH MUHRIMI NGA TESHAT E HOLLA, TË TRASHAT DHE TESHAT E POSHTME

Aishja veshi tesha ngjyrë portokalli derisa ishte në ihram dhe tha:

"Mos e mbulo pjesën e poshtme të fëtyrës, mos ven përçe në fëtyrë dhe mos vish tesha të ngjyrosura me vers dhe shafran!"

Xhabiri thotë: "Ngjyrë portokallin nuk e konsideroj kozmetikë me parfem". Aisheja nuk e ka konsideruar se femres i ndalohet bartja e stolive, teshat e zeza ose të ngjyrosura me ngjrë vjollce dhe meste.

Ibrahimi ka thënë: "Nuk prish punë nëse muhrimi i ndërron teshat e veta-ihramin". {12}

1545.“ Na ka treguar Muhammed b. Ebi Bekr Mukaddem, të cilit i ka transmetuar Fudajl b. Sulejman nga Musa b. Ukbe, që i ka treguar Kurejbi nga Abdull-llah bin Abbasi r.a.

"Pejgamberi s.a.v.s. është nisë (për Mekke) nga Medina pasi që u kreh, u parfumos, veshi teshat e poshtme dhe pelerinën e vet, ai dhe shokët e tij, dhe nuk ndaloi asgjë nga pelerinat dhe mbulojat e poshtme që vishen, përveç asaj që është e ngjyrosur me shafran që ngjitet për lëkure. Kur gdhini në Dhu-l-Hulejfe vazhdoi kalërimin dhe kur u ndal në Bejda, filloi këndimin me zë të telbijes me gjithë as-habë dhe i vari për qafe shenjën e kurbanit deves së vet. Kjo ishte kur mbeten vetëm edhe pesë ditë nga Dhu-l-ka'de. Në Mekke arriti kur kishin kaluar katër netë të Dhu-l-Hixhxhes. Kreu tavafin rreth Qabes, sa'jin (vrapimi) ndërmjet Safa dhe Merves dhe nuk doli nga ihrami për shkak të deveve të veta, për shkak secilës ia kishte varur shenjën. Më vonë u pat ndalur tek Haxhuni, në pjesën e epërme të Mekkes, duke kënduar telbijen për haxh. Qabes nuk i është afruar pasi kishte kryer tavafin rreth asaj, deri kur të kthehej nga Arafati. Shokëve të vet (që nuk kishin kurban) u urdhëroi të bëjnë tavaf rreth Qabes dhe të kryejnë sa'jin ndërmjet Safas dhe Merves, pastaj të rruajne krerët e vet e pastaj të heqin ihramet. Kjo ishte kështu për atë i cili nuk kishte me vete deve (për kurban) së cilës do t'i varte shenjë. Ai që e kishte me vete bashkëshorten e kishte të lejuar. E kishte të lejuar edhe parfymosjen e teshave të mëparme".
Këtë e transmeton Ibn Umeri r.a. nga Pejgamberi s.a.v.s. .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Haxhi dhe rëndësia e tij Empty
MesazhTitulli: Re: Haxhi dhe rëndësia e tij   Haxhi dhe rëndësia e tij Icon_minitimeThu Jul 30, 2009 1:21 pm

PËR ATË QË KA BUAJTË NË DHU-L-HULEJFE

Këtë e transmeton Ibn Umeri r.a. nga Pejgamberi s.a.v.s.

1546“ Na ka treguar Abdullah b. Muhammed, këtij Hisham b. Jusuf se i ka transmetuar Ibn Xhurejxhi, kurse këtij Muhammed b. Munkedir nga Enes b. Malik r.a.

"Pejgamberi s.a.v.s. ka falë në Medine katër rekatë( të drekës) kurse në Dhu-l-Hulejfe dy rekatë (ikindi). Ai këtu bëri natën dhe kështu në Dhu-l-Hulejfe u gdhi, dhe kur i hipi deves së vet e ajo u ngrit, filloi këndimin me zë të telbijes".


1547. “ Na ka treguar Kutejbe, këtij i tha Abdu-l-Vehabi që ka dëgjuar nga Ejjubi kurse ky nga Ebu Kilabe, ndërsa ky prej Enes ibn Malikut r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. në Medine i ka falur katër rekatë të drekës, kurse në Dhu-l-Hulejfe dy rekatë të ikindisë.

- Mendoj“ thotë Ebu Kilabe - Pejgamberi s.a.v.s. aty kaloi natën dhe e zuri drita.

NGRITJA E ZËRIT GJATË SHQIPTIMIT TË TELBIJES

1548. “ Na ka treguar Sulejman b. Harb se i ka transmetuar Hammad b. Zejd me anë të Ejubit, kurse ky nga Ebu Kilabe, e ai nga Enesi r.a. i cili ka thënë:
"I Dërguari i All-llahut ka falur katër rekatë të drekës në Medine, kurse dy rekatë të ikindisë në Dhu-l-Hulejfe, dhe i kam dëgjuar të gjithë së bashku duke shqiptuar telbijen për haxh dhe umre".

TEKSTI I TELBIJES

1549.“ Na ka treguar Abdullah b. Jusuf se i ka trasmetuar Maliku, nga Nafiu, e ky nga Abdull-llah b. Umeri r.a. se telbija e Pejgamberit s.a.v.s. ka qenë kështu:

"Lebbejke All-llahumme lebbejke, lebbejke, la sherike Lekë lebbejke; Inne-l-hamde venni'mete Lekë ve-l-mulke, la sherike Lekë"
"Të përgjigjem o Zot, Ty, Zoti im. Të përgjigjem! Të përgjigjem, që nuk ke shok. Të përgjigjem Ty! Për ty është çdo lavdatë, e falënderimi, dhënti e pushtet dhe nuk ke shok!"


1550.“ Muhammed b. Jusuf na ka treguar se i ka transmetuar Sufjani, nëpërmjet të A'meshit, e ky nga Ummare, ai nga Ebu Atija, kurse ky nga Aisheja r.a. e cila ka thënë:

- Pa dyshim unë e di më së miri se si e ka kënduar Pejgamberi s.a.v.s. telbijen: "Lebbejke All-llahumme lebbejke, lebbejke, la sherike Lekë lebbejke; Inn-l-hamde venni'mete Lekë".
"Të përgjigjem Ty, o Zoti im, të përgjigjem! Të përgjigjem, Ti nuk ke shok! Të përgjigjem! Ty të takon çdo lavdatë e dhënti!"

Në senedin tjetër Ebu Sufjani e pason Muaviu, duke transmetuar hadithin nga A'mesh, kurse Shu'be prapë thotë se këtë e ka lajmëruar Sulejmani se e ka dëgjuar Hajthemin që transmetonte nga Ebu Atije, i cili ka thënë: "Kam dëgjuar Aishen r.a...."


PËR FALENDERIMIN, LAVDRIMIN DHE MADHËRIMIN E ALL-LLAHUT XH.SH. GJATË KALËRIMIT, PARA SHQIPTIMIT TË TELBIJES

1551.“ Na ka rrëfyer Musa b. Ismail, dhe thotë se i ka transmetuar Vuhejbi, këtij Ejjubi me anë të Ebu Kilabit, kurse ky nga Enesi r.a. i cili ka thënë:

"I Dërguari i All-llahut është falur në Medine, dhe ne bashkë me të, i falëm katër rekatë të drekës, kurse në Dhu-l-Hulejfe dy rekatë të ikindisë. Aty ka kaluar natën, buajti, dhe është gdhirë. Pastaj i hipi deves dhe kur u ndal me atë në Bejda, i falënderoi All-llahut e lavdoi dhe e madhëroi, e pastaj shqiptoi talbijen për haxh dhe umre. Edhe njerëzit e pranishëm shqiptuan talbijen për të dy ceremonitë. Kur arritëm( në Mekke), njerëzve u urdhëroi dhe ata u liruan nga ihramet. Ditën e tetë të Dhu-l-Hixhes hynë në ihram për haxh. Pejgamberi s.a.v.s aty ka pre –thotë Enesi- deven prej në këmbë me duart e veta, kurse në Medine Pejgamberi s.a.v.s ka therë dy desh ngjyrëhiri".
Ebu Abdullah (Buhariu) ka thënë: "Këtë e ka thënë dikush prej tyre duke transmetuar nga Ejubi, e ky prej një njeriu tjetër, kurse ky nga Enesi.

SHQIPTIMI I TELBIJES PASI TË NGRITET DEVJA NË KËMBË

1552.“ Na ka treguar Ebu Asim, se e ka lajmëruar Ibn Xhurejxh, këtë Salih b. Kejsan, duke transmetuar nga Nafiu e ky nga Ibn Umeri r.a. se ka thënë:

"Pejgamberi s.a.v.s e ka shqiptuar telbijen në momentin kur deveja e tij është ngritur në këmbë me gjithë atë".

SHQIPTIMI I TELBIJES DUKE U KTHYER KAH KIBLA

1553.“ Ebu Mameri ka thënë se i ka treguar Abdu-l-Varithi, të cilit i ka transmetuar Ejubi, nga Nafiu:

"Kur e falte Ibn Umeri sabahin në Dhu-l-Hulejfe, e kërkonte deven e vet. Kur ajo i sillej e shaluar, ai i hipte, dhe kur ajo ngritej me gjithë të, do të kthehej kah kibleja, i drejtuar, dhe shqiptonte talbijen deri kur të arrinte në Harem (rrethinë e Mekkes). Pastaj përmbahej deri kur arrinte në Dhu Tuva. Aty e zinte terri dhe drita, dhe kur e falte sabahin do të lahej dhe thoshte: Kështu ka vepruar i Dërguari i All-llahut, s.a.v.s..

Në senedin tjetër Abdu-l-Varthin e pason Ismaili i cili për larjen e përmendur ka treguar edhe nga Ejubi


1554.“ Na ka treguar Sulejman b. Davud Ebu Rebi'i, që thotë se i ka treguar Fulejh nga Nafi'u:

- Kur dëshironte Ibn Umeri të dal në Mekke, parfymosej me diçka që nuk kishte erë të fortë, pastaj shkonte në xhaminë e Dhu-l-Hulejfes dhe aty falej. Pastaj kalëronte dhe sapo të ngritej në këmbë bashkë me të deveja e tij, shqiptonte telbijen dhe thoshte:
"Kështu e kam parë, duke vepruar, Pejgamberin s.a.v.s. ".

SHQIPTIMI I TELBIJES KUR HAXHIU LËSHOHET NË LUGINË

1555.“ Na ka treguar Muhammed b. Muthenna, këtij Ibn Ebi Adij, duke transmetuar nga Ibn Avni, kurse ky nga Muxhahidi, i cili ka thënë:

- Kemi qenë te Ibn Abbasi r.a. dhe të pranishmit e përmendën Dexhallin dhe se ai do të ketë të shkruar, thotë Muxhahidi, ndërmjet syve fjalën "mosbesimtar", e pastaj Ibn Abbsi ka thënë:
- Unë këtë nuk e kam dëgjuar nga Pejgamberi , por kam dëgjuar se ka thënë: "Sa i përket Musaut, sikur po e shoh mu tash duke shqiptuar me zë telbijen dhe zbret luginës".

SI DO TË VEPROJË NË IHRAM GRUAJA ME HAJZ DHE NIFAS

"Ehel-le" do të thotë, shpjegon Buhariu, "ka shqiptuar diçka me zë". "Vestehlelna", "ve ehlelna-l-hilale" e tërë kjo do të thotë dukuri dhe manifestim. "Vestehel-le-l-metaru" d.m.th. u paraqitë shiu nga retë". "Ve ma uhil-le li gajril-lahi bihi", do të thotë "dhe për kafshën te e cila është manifestuar (shqiptuar) emër tjetër përveç emrit të All-llahut", është shprehja "istihlalus-sabijji", që do të thotë "paraqitja e shenjave të jetës së fëmiut".

1556. “ Na ka treguar Abdullah b. Mesleme, të cilit i ka rrëfyer Maliku, me anë të Ibn Shihabit, ky nga Urve b. Zubejri kurse ai nga Aisheja r.a. bashkëshorte e Muhammedit a.s. e cila ka thënë:

" Në kohën e haxhxhetu-l-veda (haxhit lamtumirës), kemi dalë nga Medineja me Pejgamberin s.a.v.s. dhe e manifestuam Umrën. Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Kush ka kurban le ta bëjë nijet kryerjen e haxhit dhe umrës dhe le të mos dal nga ihrami deri kur të lirohet nga të dyja këto ceremoni bashkë". Mandej kam shkuar në Mekke dhe duke qenë me menstruacion nuk e bëra tavafin rreth Qabes e as sa'jin ndërmjet safa dhe Merves. Për këtë iu ankova Pejgamberit s.a.v.s. e ai më tha: "Lëshoi, shprishi flokët tua, krehu dhe shqiptoje telbijen vetëm për haxh, kurse umrën lere!" Unë e bëra këtë. Kur e kreva haxhin, Pejgamberi s.a.v.s. më dërgoi me abdurrahman b. Ebi Bekrin në Ten'im, dhe unë atje përsëri e bëra nijet për kryerjen e Umrës. Më ka thënë edhe këtë: "Kjo është në vend të umrës tënde që të ka kaluar".
Atë të cilët kishin hyrë në ihram, tha Aishja, për umre, e kryen tavafin rreth Qabes edhe sa'jin ndërmjet Safa dhe Merves, e pastaj u liruan nga ihrami dhe pastaj, kur u kthyen nga Mina, kryen një tavaf rreth qabes, ndërsa ata që e bashkuan kryerjen e haxhit dhe umres, e kryen edhe një tavaf tjetër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Haxhi dhe rëndësia e tij Empty
MesazhTitulli: Re: Haxhi dhe rëndësia e tij   Haxhi dhe rëndësia e tij Icon_minitimeThu Jul 30, 2009 1:21 pm

HYRJA NË IHRAM NË KOHËN E PEJGAMBERIT s.a.v.s.

Sikurse hyrja e tij, që transmeton Ibn Umeri r.a. nga Pejgamberi a.s.

1557.“ Na ka treguar Mekij b. Ibrahim, i cili transmeton nga Ibn Xhurejxhi se Ata'u i ka thënë se Xhabiri r.a. ka thënë:

" Pejgamberi s.a.v.s. ka urdhëruar Aliun r.a. që të qëndrojë edhe më tej në ihram( për shkak se kishte kurban). Xhabiri e ka përmendur edhe dekleratën e Surakës".


1558. Na ka treguar Hasan b. Ali al-Hal-lal al Hudheli se i ka transmetuar Abdu-samedi nga Selim b. Hajjani i cili ka dëgjuar Mervan al-Asferin se e transmeton nga Enes b. Maliku r.a. që ka thënë:

- Ka ardhur nga Jemeni Aliu r.a. dhe Pejgamberi s.a.v.s. i ka thënë:
"Si ke hyrë në ihram?"
- Ashtu siç ka hyrë në ihram Pejgamberi - u përgjigj ai.
- Po të mos kisha kurban të përgatitur, unë“ i tha Pejgamberi“ do të isha liruar nga ihrami.
Muhammed b. Bekr ka transmetuar nga Xhurejxhi:
Pejgamberi e ka pyetur: "Ali, si ke hyrë në Ihram?"
- Ashtu siç ka hyrë në ihram edhe Pejgamberi s.a.v.s.“ u përgjegj ai.
- Rri në ihram ashtu, sikur që je tash, dhe më vonë there kurbanin.


1559.“ Na ka treguar Muhammed b. Jusuf, këtij Sufjani përmes Kajas b. Muslimit, ky nga Tarik b. Shihabi, e ai nga Ebu Musa r.a. i cili ka thënë:

- Pejgamberi s.a.v.s. më ka dërguar te banorët e Jemenit. Unë pastaj u ktheva; kurse ai ishte në Bat-ha, dhe më tha: "Si ke hyrë në ihram?"
-Kam hyrë në ihram ashtu siç ka hyrë edhe Pejgamberi s.a.v.s.“ iu përgjigja.
"A ke përgatitur kurban "?“ pyeti ai.
"Nuk kam" - i thash unë.
Pastaj më urdhëroi dhe unë e kreva tavafin rreth qabes, sa'jin ndërmjet Safa dhe Merves, e pastaj më urdhëroi, dhe unë u lirova nga ihrami dhe shkova te një grua (e vllaut tim) nga populli im dhe ajo më krehi, gjegjësisht më lau flokët.
Pastaj hypi në hilafet Umeri r.a. dhe tha: Nëse i përmbahemi Librit të All-llahut, ai na urdhëron të vazhdojmë ceremonitë pa i ndërprerë, për shkak se i Lartëmadhërishmi thotë: "plotësoni ceremonitë e haxhit dhe Umrës në emër të All-llahut..." Nëse i përmbaheni praktikës së Pejgamberit s.a.v.s. ai nuk është liruar nga ihrami deri kur e therte kurbanin (deven).

FJALËT E TË LARTËMADHËRISHMIT ALL-LLAH:

"HAXHI ËSHTË NË MUAJT E NJOHUR"

"Ai i cili obligohet të kryej haxhin në këta muaj, nuk ka më kontakt seksual, nuk ka fjalë të këqija, nuk ka zënka në kohën e haxhit..."

"Të pyesin për hënë e re. Thuaj: "ajo është udhëtreguese për kohën e njerëzve (shenja të kohës) dhe për haxhillëk..."

Ibn Umeri r.a. ka thënë: "Muajt e haxhit janë: Sheval, Dhu-l-kade dhe dhjetë ditët e para të Dhu-l-hixhxhes".

Ibn Abbasi thotë: "Praktika e Pejgamberit s.a.v.s. është që në ihram të hyhet vetëm në muajt e haxhit".

Osmani r.a. nuk e pëlqente hyrjen në ihram prej Horasani ose Kermani.

1560. “ Na ka treguar Muhammed b. Beshshar se i ka thënë Ebu Bekr Hanefiu, këtij Efleh b. Humejd se e ka dëgjuar Kasim b. Muhammedin i cili transmeton se Aishja r.a. ka thënë:
Kemi dalë (nga Medina) me Pejgamberin s.a.v.s. në muajin e haxhit, netëve të haxhit dhe kohës së haxhit dhe kemi ndejur në Selif. Pastaj, thoshte ajo, Pejgamberi s.a.v.s. u nda nga shokët e vet dhe tha: "Ai i cili nuk ka të përgatitur kurban, prej jush, dhe dëshiron që haxhin ta shndërrojë në umre, le ta bëjë, por ai që ka kurban me vete, le të mos e bëjë". Ashtu që dikush nga shokët e tij, tha ajo, ka kryer umrën e dikush e ka pasë lënë pa e kryer.
Sa i përket Pejgamberit të All-llahut dhe disa shokëve të tij, ata kanë qenë të fortë dhe secili kishte me vete kurban, dhe nuk kanë mundur,tha ajo, të kryejnë umrën. Pastaj hyri i Dërguari i All-llahut, kurse unë isha duke qarë dhe ai më tha: "Oj zojë e shtëpisë, çka po të shtyen të qajsh?"
"Dëgjova se çka u the shokëve të tu, - i thash unë “ kurse unë jam penguar në kryerjen e umres.
"çka ke ti?“ më pyeti ai.
"Nuk falem" i thash unë.
"Kjo nuk të pengon“ tha ai. “Ti je grua nga bijat e Ademit. All-llahu të ka obliguar atë çka u ka bërë detyrë atyre. Ti jij në haxhin tënd, kurse All-llahu umren do ta dhurojë sigurisht (më vonë).
Pastaj, tha Aishja, dolëm në këtë haxh të tij në Minë. Unë aty u pastrova dhe pastaj dola nga Mina dhe ja mësyva Qabes. Pastaj dola me të ditën e 13 të Dhu-l-Hixhes. Ai u ndal në Muhassab. Bashkë me të ndejtëm edhe ne, kurse ai e thirri Abdurrahman b. Ebi Bekrin dhe i tha atij: "Nxirre motren tënde nga Haremi dhe le të hyjë në ihram për umre" kryeje dhe ejani këtu, dhe unë do të ju pres derisa të vini".
-Mandej, tha ajo, kemi dalë. Unë e kam kryer umren, bile e kam kryeredhe tavafin rreth Qabes dhe erdha para agimit. Ai më pyeti
"A e keni kryer?"
-Po e kryem “ iu përgjegja. Atëherë ai dha lajmin për nisje, njerëzit u nisën, por edhe ai shkonte drejtë Medines.

IHRAMI PËR KRYERJE NË MUAJT E HAXHIT, DHE PAS KRYERJES SE HAXHIT; IHRAMI PËR TË KRYER HAXHIN; mikati dhe umre, në të njëjtën kohë edhe ihrami vetëm për haxh (ose vetëm për umre) si edhe ndërprerja e haxhit për përsonin i cili nuk ka marrë kurban

1561. “ Na ka treguar Osmani të cilit i ka transmetuar Xheriri nga Mensuri, e ai nga Ibrahimi, kurse ky nga Esvedi, ndërsa ai prej Aishes r.a. e cila ka thënë:

"Jemi nisur me Pejgamberin s.a.v.s. duke pasur për qëllim vetëm haxhin. Pasi që erdhëm në Mekke dhe e kryem tavafin rreth Qabes, Pejgamberi s.a.v.s. urdhëroi të dalin nga ihrami kushdo që nuk kishte marrë kurban me vet. Edhe bashkëshortet e tij nuk kishin marrë me vete kurban, andaj edhe ato u liruan nga ihrami.
- Unë atëherë kam pasur menstruacionin “ thotë Aishja, dhe nuk kam kryer tavafin rreth Qabes.
Kur erdhi nata në të cilën hudhen guralecët, ajo tha: " O Pejgamber i Zotit, njerëzit po kthehen nga kryerja e umres dhe haxhit, kurse unë po kthehem vetëm me haxh të kryer"
- "Po a e ke kryer tavafin rreth Qabes në ato netë kur erdhëm në Mekke?" pyeti ai.
- "Nuk e kam kryer" i thash unë.
Shko me vëllaun tënd deri në Ten'im dhe hyra atje në ihram për umre, sepse vendi i premtimit tënd është aty dhe ashtu..."
Safija ka deklaruar edhe këtë:
"Më duket se vonesa ime kushtëzoi edhe vonesën e tyre".
- U shofsh oj gjagajdure; po a nuk u solle“ rreth Qabes ditën e parë të Bajramit“ tha Pejgamberi?
- "Po" i thash “ tregon Aishja.
- Nuk prish punë “ tha ai''Shko!
- Pastaj “ thotë Aishja “ më takoi Pejgamberi i All-llahut kur dilte nga Mekka, kurse unë shkoja drejtë asaj, gjegjësisht derisa unë po dilja ai shkonte drejt saj.


1562. “ Na ka treguar Abdullah b. Jusuf se e ka lajmëruar Maliku duke transmetuar nga Ebu-l-Esvedi, e ky nga Muhammed b. Abdurrahman b. Nevfel, ky nga Urve b. Zubejri, kurse ky nga Aisheja r.a. se ka thënë:

"Kemi dalë (nga Medina) me Pejgamberin e Zotit në vitin e haxhit lamtumirës dhe dikush prej nesh shqiptoi telbijen (hyri në ihram) për umre e dikush për haxh dhe për umre, kurse dikush hyri në ihram vetëm për haxh. I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. hyri në ihram vetëm për haxh.
Sa u përket atyre që hynë në ihram vetëm për haxh ose i bashkuan edhe haxhin edhe umren, ATA NUK DOLËN NGA IHRAMI DERI NË DITËN KUR U THERËN DEVET (ditën e parë të Bajramit).


1563. - Na ka treguar Muhammed b. Beshshar se i ka transmetuar Gunder, këtij Shu'be nga hakemi, e ky nga Ali b. Huseini, kurse ky nga Mervan b. Hakemii cili ka thënë:

- Kam qenë prezent Osmani dhe Aliu r.a. dhe Osmani e ndalonte bërjen e haxhit [përmirësoje fjalorin!]'i dhe bashkimin e nijetit për umre dhe haxh. Kur e vërejti këtë Aliu, e shqiptoi telbijen për të dy ceremonitë (me fjalët) "Të përgjigjem me umre dhe haxh" dhe tha:"Unë nuk do të lejë praktikën e Pejgamberit s.a.v.s. për asnjëfarë deklerate".


1564. “ Na ka treguar Musa b. Ismail, nga Vuhejbi, ky nga Ibn Tavusi përmes babës së vet, e ai nga Ibn Abbasi r.a. se ka thënë:

- Arabët kryerjen e umrës në muajt e haxhit e kanë konsideruar një nga mëkatët më të mëdha. Muajin muharrem e kanë quajtur safer dhe thoshin: Kur të mbyllen plagët e deves (të shkaktuara nga bartja e haxhinjve), humbasin gjurmët e këmbëve të haxhinjve dhe përfundon muaji safer, atëherë lejohet umreja për atë që e ka bërë nijet ta kryejë".
Pejgamberi s.a.v.s. dhe shokët e tij erdhen në Mekke në mengjezin e natës së katërtë (Dhu-l-hixhe, ditën e diele) duke shqiptuar telbijen për haxh, prandaj ai e urdhëroi ta zëvendësojnë me umren dhe të lirohen nga ihrami. Atyre kjo u erdhi shumë e rëndë, prandaj i thanë: O Pejgamber i Zotit, çka na lejohet neve, në përgjithësi?
- Të gjitha i keni të lejuara“ u përgjegj ai.


1565. “ Na ka treguar Muhammed bin Muthenna se i ka transmetuar Gynder, e ky nga Shu'be, e ky nga Kajsi b. Muslim, ai nga Tarik b. Shihabi, ndërsa ky nga Ebu Musa r.a. i cili ka thënë:

"Erdha tek Pejgamberi s.a.v.s. dhe ai më urdhëroi të dal nga ihrami (pas kryerjes së umrës).

1566. “ Na ka treguar Ismaili, këtij Maliku, kurse sipas senedit tjetër: Na ka treguar Abdullah b. Jusuf se e ka lajmëruar Maliku që transmeton nga Nafiu, e ai nga Ibn Umeri, kurse ky nga Hafsa, bashkëshorte e Pejgamberit s.a.v.s. se ka thënë:

"O Pejgamber i Zotit, në çfarë gjendje janë këta njerëz? Dalin nga ihrami sapo e kanë kryer umren, kurse ti nuk ke dalë nga ihrami pas kryerjes së umres"
"Unë i kam ngjitur flokët e mia dhe e kam shenjuar kurbanin tim, dhe unë “ tha ai “ nuk lirohem nga ihrami derisa nuk e kam prerë kurbanin"


1567. “ Na ka treguar Ademi se i ka treguar Shu'be të cilit i ka treguar Ebu Xhemre Nasr bin Imran Dubei, dhe ka thënë:

- E kam veshur ihramin në të njëjtën kohë për umre dhe për haxh. Njerëzit ma ndalonin këtë prandaj e pyeta Ibn Abbasin r.a. dhe ai ma urdhëroi këtë. Më vonë e pashë një njeri në ëndërr i cili thoshte:
"Ky haxh është i çmuar te All-llahu, por edhe umra është e pranuar".
Më vonë e lajmërova për këtë Ibn Abbasin dhe ai më tha:
"Ajo është padyshim praktikë e Pejgamberit s.a.v.s " Mandej më tha edhe këtë: "Rri tek unë, unë do të jap një pjesë të pasurisë time!" "Po përse “ thotë Shu'be.
- Për shkak të ëndërrës që kam ëndërruar “ u përgjegj Ebu Xhemre.


1568.“ Na ka treguar Ebu Nuajm, se Ebu Shihabi i ka thënë:

" Kam ardhur në Mekke, duke bërë ihramin për umre në muajt e haxhit, e pastaj të njëjtin vit të kryej edhe haxhin, dhe kemi hyrë tri ditë para ditës së tervijetit (ditës së tetë Dhu-l-hixhe) Ca njerëz nga populli i Mekkes më thanë:
" Haxhi yt u bë sikur i mekkasve ( me shpërblim më të vogël)". Pastaj i hyra në shator, Ata-it, dhe e pyeta për këtë, e ai tha: "Më ka treguar Xhabir b. Abdullah r.a. se ai ka bërë haxhin me Pejgamberin s.a.v.s. kur ai kishte marrë me vehte devet(kurbanët), kurse as-habët e bënë ihramin vetëm për haxh, prandaj Pejgamberi a.s. tha: "Lirohuni nga ihramet tuaja pasi të kryeni tavafin rreth Qabes dhe Sa'jin ndërmjet Safa dhe Merves dhe nënqethuni, e pastaj rrini sikur qytetarë të lirë (të Mekkes), deri kur të vij dita e tetë Dhu-l-hixhe. Atëherë hyni përsëri në ihram për haxh, kurse atë që e keni bërë më herët, bëjeni (shndrrojeni) në umre!"
- Si ta bëjmë umre kur e kemi emruar si haxh “ pyetën ata.
- Veproni ashtu siç ju kam urdhëruar! “ tha ai.
- Unë, po të mos kisha sjellur kurbanë , me siguri do të veproja njëlloj ashtu sikur u kam urdhëruar juve. Mua, ndërkaq, nuk më lejohet ajo që është e ndaluar, derisa të arrijë kurbani në vend të vet.
Ata ashtu edhe vepruan.


1569. “ Na ka treguar Kutejbe b. Seid, duke thënë se i ka transmetuar Haxhaxh b. Muhammed A'ver nga Shu'be, ky nga Amr b. Murre, kurse ai nga Seid b. Musejjeb i cili ka thënë:

- Aliu dhe Osmani r.a. kur ishin në Usfan nuk u pajtuan lidhur me umren, prandaj Aliu tha: "A do ta ndalosh punën që e ka bërë Pejgamberi s.a.v.s.
Ku e pa këtë Aliu, shqiptoi telbijen për haxh edhe për umre së bashku.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Haxhi dhe rëndësia e tij Empty
MesazhTitulli: Re: Haxhi dhe rëndësia e tij   Haxhi dhe rëndësia e tij Icon_minitimeThu Jul 30, 2009 1:21 pm

TELBIJA PËR HAXH DHE EMËRTIMI I SAJ

1570.“ Na ka treguar Musedded se i ka thënë Hammad b. Zejd i cili transmeton nga Ejubi që thotë:

"E kam dëgjuar Muxhahidin duke thënë se i ka transmetuar Xhabir b. Abdullahu r.a.: "Erdhëm me Pejgamberin e All-llahut (në Mekke) dhe e shqiptuam: "Të përgjigjem Ty, o Zoti im ! Të përgjigjem me haxh!" dhe i Dërguari i Zotit na urdhëroi ta bëjmë umren".

HYRJA E HAXHINJVE NË IHRAM PËR UMRE NË MUAJT E HAXHIT NGA MIKATI

Dhe kryerja e të njëjtës ceremoni në muajt e haxhit, e pastaj kryerja e haxhit në të njëjtin vjet.

1571. “ Na ka treguar Musa b. Ismail se i ka transmetuar Hemmam e ky nga Ka tade, ky nga Mutarrifi se Imrani ka thënë:

" E kemi bërë umrën në kohën e Pejgamberit s.a.v.s. dhe për këtë ka edhe rregull (normë) në Kur'an. Një njeri (H.Osmani) megjithatë, sipas mendimit të vet, tha çka dëshiroi".

FJALËT E TË LARTËMADHËRISHMIT ALL-LLAH:
"KJO ËSHTË PËR ATË FAMILJA E TË CILIT NUK ËSHTË E
VENDOSUR NË MESXHIDU-L-HARAM"

1572. “ Ebu Kamil Fudajl b. Husein Basri thotë se ia ka transmetuar Ebu Ma'sher, këtij Osman b. Gijath ky nga Ikrime, e ky nga Ibn Abbasi r.a. të cilin e kanë pyetur për haxh dhe umre dhe ai është përgjigjur:

- Muhaxherët, ensarët dhe bashkëshortet e Pejgamberit s.a.v.s. kanë hyrë në ihram me rastin e Haxhit Lamtumirës, por edhe ne kemi hyrë në ihram. Kur arritëm në Mekke, Pejgamberi s.a.v.s. na tha: "Nijetin tuaj për haxh bënie për umre, përveç atyre të cilët u kanë vënë kurbanëve të tyre qaforen". Pasi që e kryem tavafin rreth Qabes dhe sa'jin ndërmjet Safa dhe Merves, erdhem tek bashkëshortet tona dhe u veshëm me teshat tona (të zakonshme).
"Ai i cili i ka vënë kurbanit të vet qaforen, ai nuk e ka të lejuar, tha ai, derisa kurbani i tij nuk arrin në vendin e vet".
Më vonë, me të afruar nata, në prag të ditës së tetë të Dhu-l-hixhes, urdhëroi përsëri të hyjmë në ihram për haxh. Pasi i kryem ritet e haxhit në (Arafat dhe Muzdelife) erdhëm dhe kryem tavafin rreth Qabes dhe sa'jin ndërmjet Safa dhe Merves. Me këtë haxhi jonë u plotësua, dhe na mbeti detyrë vetëm edhe therja e kurbanit, siç ka urdhëruar i Lartmadhërishmi Zot xh.sh. " Kurbanin që e gjeni më lehtë, kurse ai që nuk e ka, do të agjërojë tri ditë gjatë kohës së haxhit dhe shtatë ditë pasi që të ktheheni në shtëpitë tuaja". Mjafton delja (për kurban). Ata i kanë bashkuar (për një vit) dy rite fetare“ haxhin dhe umren. Këtë All-llahu xh.sh. e ka shpallur në Librin e Shenjtë kurse i Dërguari i tij e ka praktikuar dhe ia ka lejuar njerëzisë, me përjashtim të banorëve të Mekkes. All-llahu xh.sh. ka thënë: "Kjo është vetëm për atë familja e të cilit nuk është e vendosur në Mesxhidu-l-haram..."
Muajtë e haxhit të cilët i ka përmendur All-llahu janë : shevval, dhu-l-kade dhe dhu-l-hixhe, prandaj ai i cili në këta muaj është mutemetti, ka për detyrë të therrë kurban, ose të agjërojë (dhjetë ditë).

LARJA PARA SE TË HYHET NË MEKKE

1573.“ Na ka treguar Jakub b. Ibrahim se i ka transmetuar Ibn Ali të cilin e ka informuar Ejubi,që e ka transmetuar nga Nafiu i cili ka thënë:

" Ibn Umeri r.a. kur hynte në vendin më të afërtë të Haremit, përmbahej nga shqiptimi i telbijes, pastaj buante në Dhu Tuva, falte namazin e sabahut dhe lahej. Ai ka treguar se kështu ka vepruar edhe Pejgamberi s.a.v.s."

HYRJA NË MEKKE DITËN OSE NATËN

Pejgamberi s.a.v.s. ka buajtur në Dhu Tuva, aty e ka zënë drita, e pastaj ka hyrë në Mekke. Ashtu ka vepruar edhe Ibn Umeri r.a.

1574. “ Na ka treguar Museddedi se i ka transmetuar Jahja nga Ubejdullah, e këtij Nafiu, duke transmetuar nga Ibn Umeri r.a. se ka thënë: "Pejgamberi s.a.v.s. ka kaluar natën (ka buajtur) në Dhu Tuva dhe aty ka gdhirë, e pastaj hyri në Mekke. Kështu ka vepruar edhe Ibn Umeri r.a.

NGA CILA ANË HAXHIU HYN NË MEKKE

1575.“ Na ka treguar Ibrahim b. Mundhir, i ka treguar Ma'ni, këtij Maliku nga Nafiu, e ky prej Ibn Umerit i cili ka thënë:

"I Dërguari i All-llahut ka hyrë në (Mekke) anës shpatit të epërm, kurse ka dalë anës shpatit të Poshtëm".

NË CILËN ANË DEL HAXHIU NGA MEKKA?

1576. “ Na ka treguar Musedded b. Muserhad Basri se i ka transmetuar Jahja nga Ubejdullahi, e ky nga Nafiu, e ai nga Ibn Umeri r.a. se Pejgamberi i All-llahu s.a.v.s. ka hyrë në Mekke nga ana e shpatit të Epërm, kah Keda, që gjendet në Bat'ha, kurse ka dalë nga ana e shpatit të poshtëëm.
Ebu Abdullah (Buhariu) ka thënë: "Flitej se : Musedded b. Musedded është i sigurtë dhe kategorik si për emrin e vet".
Ebu Abdullah (Buhariu) ka thënë edhe këtë: " E kam dëgjuar nga Jahja bin Mein që thoshte se ai është me të vërtetë kategorik, prandaj i kam shkuar në shtëpi dhe ia rrëfeva këtë. Ai me të vërtetë është i denjë për këtë dhe unë nuk kam frikë, qofshin librat (shënimet) e mia tek unë apo te Museddedi".


1577.“ Na ka treguar Humejdi dhe Muhammed b. Muthenna se u ka transmetuar Sufjan b. Ujejne nga Hisham b. Urve, e ky nga babi i vet, kurse ai nga Aishja r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. pasi që erdhi në Mekke, hyri aty nga ana e epërme, kurse doli nga ana e poshtme e saj.


1578.“ Na ka treguar Mahmud b. Gajlan, këtij Ebu Usame të cilit i ka treguar Hisham b. Urve nga babi i vet, kurse ky nga Aishja r.a. , se Pejgamberi s.a.v.s. vitin e çlirimit të (Mekkes) ka hyrë në Mekke nëpër Keda, kurse ka dalë nëpër Kuda “ ana e epërme e Mekkes.


1579.“ Na ka treguar Ahmedi të cilit i ka transmetuar Ibn Vehb nga Amri, e ky nga Hisham b. Urve, e ky nga babai i vet kurse ai prej Aishes r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. në vitin e çlirimit të (Mekkes) ka hyrë në (Mekke) nëpër Keda “ ana e epërme e Mekkes.
Hishami ka deklaruar: "Urve hynte nëpër dy vendet: edhe nëpër Keda edhe nëpër Kuda, por më së shumti ka hyrë nëpër Keda, sepse këtë e kishte më afër banesës së vet.

1580.“ Na ka treguar Abdullah b. Abdu-l-Vehab se i ka transmetuar Hatimi nga Hishami, kurse ky nga Urve:

"Pejgamberi s.a.v.s. vitin e çlirimit të (Mekkes) ka hyrë nëpër Keda, pjesa e epërme e Mekkes. Edhe Urve më së shumti ka hyrë kah Keda, për shkak se këtë vend e ka pasur më afër banesës së vet".


1581.“ Na ka treguar Musa, këtij Vuhejbi të cilit i ka transmetuar Hishami nga babai i vet:

"Pejgamberi s.a.v.s. ka hyrë në vitin e çlirimit nëpër Keda. Urve hynte nga të dy anët, por më së shpeshti hynte nëpër Keda, që e kishte afër banesës së vet".
Ebu Abdullah (Buhariu) thotë: "Keda dhe Kuda janë dy vende (para lagje të Mekkes).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Haxhi dhe rëndësia e tij Empty
MesazhTitulli: Re: Haxhi dhe rëndësia e tij   Haxhi dhe rëndësia e tij Icon_minitimeThu Jul 30, 2009 1:22 pm

RËNDËSIA E MEKKES DHE E NDËRTIMIT TË SAJ

Me fjalët e All-llahut : "All-llahu ka bërë Qaben tempull të shenjtë për t'u mbledhur njerëzit dhe vend të sigurt... Merrnie Mekami Ibrahimin si vend për të kryer namazin. E kemi obliguar Ibrahimin dhe Ismailin ta pastrojnë tempullin tim (nga idhujt) për ata që do ta vizitojnë, për vendësit dhe për ata të cilët aty do të bëjnë ruku dhe sexhde.

Kujtoje kur Ibrahimi tha: "O Zoti im! Bën që ky qytet të ndërtohet ne qetësi; furnizoji banorët e këtij me fryte të llojllojshme, ata të cilët i besojnë All-llahut dhe Ditës së Kijametit".

All-llahu xh.sh. ka thënë: "kurse atij që nuk do të besojë do t'i jap kënaqësi afatshkurtër e pastaj do ta shtyj në dënimin e xhehennemit. Vend i tmerrshëm është ku do të hyjë ai".

Kujtoje kur Ibrahimi dhe Ismaili ngriten temelet e Qabes duke u lutur: "O Zoti ynë, pranoje këtë vepër prej nesh. Ti i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha. O Zoti ynë bëna neve të dyve besnikët e tu, por edhe pasardhësit tanë popull besnik tëndin! Tregonia ritet e haxhit dhe pranoje pendimin tonë. Ti je ai që pranon pendimin dhe që është i mëshirëshëm". {22}

1582.“ Na ka treguar Abdullah b. Muhammed se i ka transmetuar Ebu Asim, të cilin e ka lajmëruar Ibn Xhurejxh se Amr b. Dinar ka thënë:

- Kam dëgjuar Xhabir b. Abdullahu r.a. duke thënë:
"Kur është rindërtuar Qabeja, ka shkuar Pejgamberi s.a.v.s. dhe Abbasi të bartin gurë, dhe Abbasi i ka thënë Pejgamberit a.s. "Vëre një teshë në qafë". Ai pastaj është rrëzuar për tokë i trullosur, me sy të drejtuar kah qielli dhe ka thënë: "Më jep pjesën e poshtme të teshave të mia". Pastaj shtrëngoi rreth vehtes".


1583. “ Na ka treguar Abdullah b. Mesleme, transmeton nga Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, ky nga Selim b. Abdullahu b. Ebu Bekri i ka kumtuar Abdullah b. Umerit, duke transmetuar nga Aisheja r.a. bashkëshorte e Pejgamberit s.a.v.s. se Pejgamberi s.a.v.s. i ka thënë Aishes:

"A nuk e din se kurejshitët tu (populli yt) kur e kanë ndërtuar Qabes ia kan ngushtuar temelet e Ibrahimit?"
O Pejgamber i All-llahut i thashë unë, a nuk e kthen në temelet e Ibrahimit?
- "Sikur të mos ishte afërsia e kohës së popullit tënd (kurejshitëve) me mosbesimin, unë do ta kisha bërë atë“ tha ai.
Abdullahu r.a. ka thënë;
Aishja r.a. këtë e ka dëgjuar me siguri nga Pejgamberi s.a.v.s. dhe unë nuk mendoj se Pejgamberi i All-llahut e ka lënë anash këto dy kënde-qoshe afër Hixhrës, vetëm se për shkak që Qabeja nuk është ndërtuar plotësisht në temelet e Ibrahimit".


1584.“ Na ka treguar Musedded, këtij Ebu-l-Ehves të cilit i ka transmetuar Esh'ath nga Esved b. Jezid, ky nga Aisheja r.a. e cila ka deklaruar:

- E kam pyetur Pejgamberin s.a.v.s. për Hixhrin (Hatim): A është ky nga Qabeja?
- Po “ u përgjegj ai.
- Po për çka nuk e kanë përfshirë në Qabe ? “ pyeta unë.
- Populli yt (kurejshitët tu) nuk kanë pasur mjete (të fituara me nder) “ më tha ai.
- Po derën përse e ka të ngritur lart (mbi tokë)? “ pyeta unë.
- Këtë e ka bërë populli yt (kurejshitët) që të mund të lëshojë kënd të dojë dhe të refuzojë, ndalë, kënd të dojë. Sikur populli yt të mos ishte i ri dhe afër dhe për pak kohë shumë afër me paganizmin, unë do ta kisha përfshirë në Qabe. Mirëpo, kam frikë se mos po i lëndojë zemrat e tyre, nëse atë Hixhër, e përfshijë në Qabe, kurse derën e saj ta lëshoj më poshtëë për toke.


1585. “ Na ka treguar Ubejd b. Ismail se i ka transmetuar Ebu Usame nga Hishami, ky nga babai i vet, kurse ai nga Aisheja r.a. e cila ka thënë:

"I Dërguari i Zotit s.a.v.s. ka thënë:
"Sikur populli yt të mos ishte afër mosbesimit, në distancë kohore, unë do ta kisha shembur Qaben dhe pastaj do ta kisha ndërtuar, pa kushte, në themelet që i pat venë Ibrahimi a.s. pasi që kurejshitët e kanë zvogluar ndërtesëb Qabes, dhe derën do t'ia kisha vënë normalisht.


1586. “ Na ka treguar Bejan b. Amr, se i ka treguar Jezidi nga Xherir b. Hazim, të cilit i ka transmetuar Jezid b. Ruman nga Urve, kurse ai nga Aisheja r.a. së cilës Pejgamberin s.a.v.s. i ka thënë:

"Aishe, po të mos ishte populli yt, në distancë kohore aq afër paganizmit, unë me siguri do ta kisha urdhëruar (për Qaben të rrëzohet) dhe ajo do të ishte shembur, e pastaj do ta kisha përfshirë aty atë pjesë e cila ka mbetur jashtë saj, do ta kisha bashkuar (derën) me tokë dhe do t'i kisha bërë dy dyer: derë nga lindja dhe derë nga përëndimi dhe me këtë do ta kisha vënë në themelet që ia pat venë Ibrahimit".
- E kjo është arsyeja “ tha Ibn Amri “ që e ka shtyë Ibn Zubejrin që ta shembë.
Jezid (b. Rumman) ka thënë: "Kam qenë prezent kur Ibn Zubejri e ka shembur Qaben dhe (gjatë rindërtimit) e ka përfshirë aty Hixhrin dhe kam parë në themelet e Ibrahimit gurë sikur gunga e deves".
Pastaj, thotë Xheriri, e kam pyetur: "Ku e ka vendin"?
- Po ta tregoj tash “ më tha ai.
Mandej bashkë me të hyra në hapsirën e Hixhres. Ai më tregoi një vend dhe tha:"Këtu".
E kam vlerësuar, thotë Xheriri, gjatësinë e hixhrit në gjashtë arshinë ose një kaq.

RËNDËSIA E HAREMIT TË MEKKES

Në bazë të fjalës së All-llahut xh.sh. unë jam i urdhëruar t'i falem vetëm Zotit të këtij qyteti, të cilin All-llahu e ka bërë të shenjtë“ Atij i takon çdo gjë “ dhe jam urdhëruar të jem njëri nga muslimanët. Ata thonë: "Nëse pasojmë rrugën e drejtë me ty, do të jemi të përzënë nga vendlindja jonë". Po ne a nuk u afrojmë rastin të qëndrojmë në vendin e shenjtë e të sigurtë ku, si dhuratë e jona derdhen fryte të ndryshme, por shumica sish nuk e dinë.

1587. “ Na ka treguar Ali bin abdilah se i ka transmetuar Xherir b. Abdi-l-hamid nga Mensuri, ai nga Muxhahidi, ky nga Tavusi, kurse ky nga Ibn Abbasi r.a. që ka thënë:

"All-llahu këtë qytet e ka bërë të shenjtë dhe të pacenueshëm dhe as therat e këtij quteti nuk guxon të priten, as kafshët e gjahut të ndiqen, dhe aty as të mos mirret ndonjë gjë e humbur, përveç asaj e cila do të lajmërohet".

TRASHIGIMI I SHTËPIVE NË MEKKE, SHITJA DHE BLERJA E TYRE BARAZIA E PLOTË E NJERËZVE SIDOMOS NË OBORRIN E QABES, SIPAS FJALËVE TË ALL-LLAHUT : (22:25)


Mosbesimtarët dhe atyre që pengojnë nga rruga e All-llahut dhe Mesxhidi-l-Harami, të cilin ne e kemi dedikuar për tërë njerëzimin “ të jenë të barabartë si ai vendës ashtu edhe ai i ardhuri. Kush bën çfardo krimi qoftë do të bëjmë të shijojë vuajtje të dhëmbshme.

1588. “ Na ka tregu Esbagu, që thotë se i ka transmetuar Ibn Vehbi nga Junusi, ai nga Ibn Shihabi, ky nga Ali b. Huseini, ky nga Amr b. Osman, kurse ky nga Usame b. Zejdi r.a. se ka thënë:

- O Pejgamber i All-llahut, ku po vendosesh ti në shtëpinë tënde në Mekke?
- A ka lënë Akili ndonjë banesë apo shtëpi? “ pyeti ai.
- Akili (tha më vonë Usame) ka trashëguar Ebu Talibin dhe atë, ai dhe Talibi, e prej atij kurrgjë nuk trashëgoi Xhaferi as Aliu, për shkak se ata të dy ishin muslimanë, kurse Akili dhe Talibi ishin mosbesimtarë.
Umer bin hatab, thotë Buhariu, ka thënë: "Besëdrejti nuk e trashëgon mosbesimtarin".
Ibn Shuhabi ka thënë: As-habët ashtu i kanë komentuar fjalët e All-llahut: "Me të vërtetë ata që besojnë dhe shpërngulen, dhe në luftë për rrugë të All-llahut marrin pjesë me pasurinë dhe jetën e tyre, edhe ata që afrojnë strehim dhe ndihmojnë, ata janë miq të njëri-tjetrit. Kurse ata, të cilët besojnë por nuk janë shpërngulur “ ju nuk mund t'i ndihmoni, deri sa të shpërngulen, me asgjë, po nëse kërkojnë ndihmë prej jush në fe, jeni të detyruar të ndihmoni, përveç kundër popullit me të cilin keni marrëveshje. Ndërkaq All-llahu e sheh se çka punoni".

QËNDRIMI I PEJGAMBERIT S.A.V.S. NË MEKKE

1589. “ Na ka treguar Ebu-l-Jeman, atij i ka transmetuar Shuajbi nga Zuhriu, të cilit i ka treguar Ebu Seleme se Ebu Hurejre r.a. ka thënë:

- Pejgamberi i All-llahut kur dëshironte të hyjë në Mekke ka thënë:
"Qëndrimi jonë, me vullnet të All-llahut, nesër do të jetë në luginën Benu Kinane, ku (idhujtarët) i kanë dhënë besën njëri-tjetrit për besnikëri në mosbesim".


1590. “ Na ka treguar Humejdi, që i ka kumtuar Ebu-l-Vail nga Evzaiu të cilit i ka transmetuar Zuhriu nga Ebu Seleme, e ai nga Ebu Hurejre r.a. i cili ka thënë:

- Pejgamberi s.a.v.s. derisa ende ishte në Minne ka thënë:
"Prej mëngjezit të ardhshëm është dita e parë e Kurban Bajramit, dhe të nesërmen (ditën e dytë të Bajramit) do të qëndrojnë në luginën Benu Kinane, ku politeistët iu betuan njëri-tjetrit për besnikëri në politeizëm".
Pejgamberi mendonte më këtë, thotë Seleme, për Muhassab. Ai është terren, ku kurejshitët dhe fisu Benu Kinane i dhanë besën njëri-tjetrit për të bojkutuar Hashimit dhe pasardhësit r Abdu-l-Mutalibit, gjegjësisht Muttalibët, se me këtë nuk do të lidhin kunora dhe nuk do të bëjnë tregti deri sa ata të mos u dorëzojnë Pejgamberin s.a.v.s.
Selemi transmeton nga Ukajli, kurse Jahja nga Dahhak, e ky nga Evzaiu të cilit ia ka transmetuar Ibn Shihabi, kanë thënë: "...kundra hashimitëve dhe bijve të Muttalibit".
Ebu Abdullah (Buhariu) ka thënë se më afër mendsh është " ...kundra bijve të Muattalibit".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Haxhi dhe rëndësia e tij Empty
MesazhTitulli: Re: Haxhi dhe rëndësia e tij   Haxhi dhe rëndësia e tij Icon_minitimeThu Jul 30, 2009 1:22 pm

FJALËT E TË LARTMADHËRISHMIT ALL-LLAH:

Dhe kur Ibrahimi tha, Zoti im, bëne këtë qytet në rrugë pa krye. Pra, kush më pason mua “ është në anën time, kurse ai që është ngritur kundër meje, ani, - Ti një mend fal dhe je mëshirëplotë. O Zoti yn! Unë disa pasardhës të mij i kam vendosur në një luginë, ku nuk mbillet asgjë, te tempulli i shenjët i yti, për të kryer faljen! O Zoti ynë, prandaj bën që zemrat e disa njerëzve të mallëngjehen për ata dhe për të qenë mirënjohës furnizoi ata me frute.

FJALËT E TË LARTMADHËRISHMIT ALL-LLAH: "ALL-LLAHU E KA BËRË QABEN TË SHENJËT; MUAJT E HAXHIT TË SHENJTË, SI EDHE KURBANËT DHE VARJEN E QAFOREVE, PËR TË MBAJTUR SIGURIMIN E BOTËS"

"E tërë kjo është që të dini, se All-llahu me siguri e di tërë atë çka ka në qiej edhe në tokë. All-llahu pa dyshim i di të gjitha". (Kur'an, 5:97)

1591. “ Na ka treguar Ali b. Abdil-lah, këtij Sufjani të cilit i ka transmetuar Zijad b. Sa'di nga Zuhriu, ai nga Seid b. Musejjeb, ndërsa ky nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:

"Qaben do ta shemb një dykëmbësh nga Etiopia".


1592. “ Na ka treguar Jahja b. Bukejr se i ka transmetuar Lejthi nga Ukajli, ky nga Ibn Shihabi, ai nga Urve, kurse ky nga Aisheja r.a. kurse sipas senedit tjetër më ka treguar Muhammed b. Mukatil se e ka lajmëruar Muhammed b. Ebi Hafs, që transmeton nga Zuhejri ky nga Urve, kurse ky nga Aisheja r.a. se ka deklaruar:

- Muslimanët më herët kanë agjëruar ditën e dhjetë të muharremit, por kjo ishte edhe dita kur Qabeja është mbuluar me (mbulojë të re). Kur e caktoi All-llahu (të agjërohet) Ramazani, Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Kush dëshiron le të agjërojë edhe mëtutje, a kush nuk dëshiron të agjërojë, le të mos agjërojë".

1593. “ Na ka treguar Ahmedi, këtij babai i vet se i ka transmetuar Ibrahimi nga Haxhxhaxha, ky nga Katade, ai nga Abdullah b. Ebi Utbe, kurse ky nga Ebu Seid Huderiu r.a. e ai nga Pejgamberi s.a.v.s. se ka thënë:

- Qabeja pa dyshim do të vizitohet dhe umreja do të bëhet edhe pas paraqitjes së Je'xhuxh e Ma'xhuxhve"
Në senedin tjetër Abdullah b. Ebi Utbe pason Ebanin dhe Imranin të cilët hadithin e transmetojnë nga Katade.
Abdurrahmani ka thënë, duke transmetuar nga Shu'be, i cili ka thënë: "Shkatërrimi i botës nuk do të bëhet derisa të mos ndërpritet vizita e Qabes".
- Transmetuesit e parë (të hadithit të parë) “ thotë Buhariu “ janë më të shumtë në numër dhe më të besueshëm (se Shu'be).

MBULOJA E QABES

1594. “ Na ka treguar Abdullah b. Abdilvehab se i ka transmetuar Halid b. Harithi, nga Sufjani, të cilit i ka treguar vasil Ahdeb, e ky nga Ebu Vaili i cili ka thënë: kam ardhur te Shejbi... " kurse sipas senedit tjetër: Na ka treguar Kabise dhe ka thënë se i ka transmetuar Sufjani nga Vasili e ky nga Ebu Vaili:

- Kam ndejur në tribinë me Ebu Shejben përpara Qabes, e ai më tha: "Më përpara këtu ka ndejtur Umeri dhe ka thënë: "Kam vendosur që në Qabe të mos lë ari (të verdhë) as të bardhë (serm) por atë ta shpërndajë'.
- Dy shokët e tu (Muhammedi a.s. dhe Ebu Bekri) i thash unë, thotë Shejbe “ nuk kan vepruar ashtu.
- Ata janë me të vërtetë dy njerëz të njohur, - tha Umeri “ dhe unë do të pasoj rrugën e atyre.

SHEMBJA E QABES

Aisheja r.a. ka thënë: Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:

"Do të niset një ushtri në akcion ushtarak kundra Qabes, por do të shkatërrohet (në Bejda)".

1595. “ Na ka treguar Amr b. Ali se i ka transmetuar Jahja b. Seid nga Ubejdullah b. Ahnes të cilit i ka transmetuar Ibn Mulejke nga Ibn Abbasi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:

"Më duket sikur po e shoh një zezak (armik) këmbështrembër, si po ia heq gurët një nga një".


1596. “ Na ka treguar Jahja b. Bukejr, të cilit i ka thënë Lejthi përmes Junusit e ky nga Ibn Shihabi, kurse ai nga Seid b. Musejjeb se Ebu Hurejre r.a. ka thënë:

- Pejgamberi i Zotit ka thënë:
"Qaben do ta rrëzojë një dykëmbësh nga Etiopia".

Kjo bën fjale për një shenjë te kijametit kur mbas kësaj do të fryeje era nga e cila do të vdes çdo besimtar dhe pastaj do të bëhet kijameti me kafirat.(sqarimi im)

RRËFIMI PËR HAXHERU-L-ESVEDIN

1597. “ Na ka treguar Muhammed b. Kethir se i ka treguar Sufjani për mes A'meshit, ky nga Ibrahimi, ai nga A'bis b. Rebia, kurse ky nga Umeri r.a. se ka ardhur te Haxheru-l-esvedi, e ka puthur dhe ka thënë:

"Unë me siguri e di se ti je gur që nuk mundesh as të bësh dën as të bësh dobi, dhe sikur të mos e kisha parë Pejgamberin e All-llahut s.a.v.s. që po të puth, as unë nuk do ta kisha bërë këtë".

PËR MBYLLJEN E QABES DHE FALJEN NË CILËN DO ANË TË SAJ QOFTË

1598. “ Na ka treguar Kutejbe b. Seid, të cilit i ka transmetuar Lejthi nga Ibn Shihabi prej Salimit e ky nga babai i vet se ka thënë:

- Pejgamberi i All-llahut ka hyrë në Qabe (me rastin e çlirimit të Mekkes), kurse Usame b. Zejd, Bilali dhe Osman b. Talha, dhe e ndrynë (derën) për mbrapa. Kur e hapën unë isha i pari që hyra (në Qabe), takova Bilalin dhe e pyeta: "A është falur Pejgamberi i All-llahut në Qabe?"
-"Po" tha ai, ndërmjet atyre dy shtyllave (të para) nga ana e Jemenit

PËR TË FALURIT NË QABE

1599. “ Na ka treguar Ahmed b. Muhammed, të cilin e ka informuar Abdullahu, të cilit i ka transmetuar Musa b. Ukbe nga Nafiu, e ky nga Ibn Umeri r.a. se ky me rastin e hyrjes në Qabe ka ecur përpara, duke i lënë dyert e saj pas shpine. Ka ecur përpara derisa ndërmjet tij dhe murit përpara atij nuk u afrua, përafërsisht, tre arshinë. Pastaj, duke u shmangur pak në një anë, u fal në atë vend për të cilin i ka thënë Bilali se ishte falur Pejgamberi s.a.v.s.
Për askënd nuk prish punë të falet në cilëndo anë të Qabes qoftë, nga të dëshirojë ai.

MOS - HYRJA NË QABE

(Abdullahi) Ibn Umeri r.a e ka kryer haxhin disa herë, por asnjëherë nuk ka hyrë në Qabe.

1600. “ Na ka treguar Museddedi, këtij Halid b. Abdullah, duke i thënë se i ka transmetuar Ismail b. Ebi Halid nga Abdullah b. Ebi Evfa i cili ka deklaruar:

"Pejgamberi i All-llahut s.a.v.s. e ka kryer umren, ka bërë tavafin rreth Qabes dhe ka falur dy rekatë pas Mekami Ibrahimit, e bashkë me të ishte ai që e mbulonte, fshehte nga njerëzit".
Me atë rastë një njeri pyeti:
- A ka hyrë Pejgamberi i All-llahut në Qabe?
- Jo është përgjegjur ai.

KËNDIMI I TEKBIRIT NË ANËT E QABES

1601. “ Na ka treguar Ebu Ma'more, nga Abdu-l-Varith të cilit i ka kumtuar Ejjubi, që ka transmetuar nga Ikrime, e ky nga Ibn Abbasi r.a. i cili ka thënë:

- Kur erdhi Pejgamberi i All-llahut (në Mekke) nuk dëshironte të hyjë në Qabe. Aty atëherë kishte shumë idhuj, prandaj urdhëroi dhe ata u hodhën jasht. Mandej hodhën jashtë fotografinë e Ibrahimit dhe të Ismailit, të dy në duar mbanin shigjetat. Pejgamberi i All-llahut, mandej, tha:
"All-llahu i vraftë. Pasha All-llahun, ata me siguri e dinë se Ibrahimi dhe Ismaili asnjëherë nuk kanë kërkuar të gjejnë fatin me këto (shigjeta)"
Atëherë hyri në Qabe, mori tekbir në anët e saj por nuk u fal aty.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Haxhi dhe rëndësia e tij Empty
MesazhTitulli: Re: Haxhi dhe rëndësia e tij   Haxhi dhe rëndësia e tij Icon_minitimeThu Jul 30, 2009 1:22 pm

FILLIMI I VRAPIMIT RRETH QABES DUKE LËVIZUR KRAHËT

1602. “ Na ka treguar Sulejman b. Harb, se i ka transmetuar Hamed b. Zejdi nga Ejjubi, ky nga Seidi b. Xhubejr, kurse ky nga Ibn Abbasi i cili ka thënë:

- Pejgamberi s.a.v.s. ka ardhur në Mekke me shokët e vet, kurse politeistët thoshin:
"Ju arriti ai, por e kanë molisur ethet e Jethribit (Medines)"
Pejgamberi s.a.v.s. pas kësaj, i urdhëroi shokët që tri të sjellurit e parë rreth Qabes t'i bëjnë me vrap, duke kërcyer, me lëvizje të krahëve, kurse në mes të dy këndeve të Qabes kah Jemeni të ecin si zakonisht. Këtë e ka penguar që të mos i urdhërojë të vrapojnë gjatë gjithë tevafit, asgjë tjetër pos mëshirës ndaj tyre.

PREKJA (PËRSHENDETJA) E HAXHERU-L-ESVEDIT (GURIT TË ZI)

Kur arrin haxhiu në Mekke së pari sillet rreth Qabes, duke kërcyer, vrapuar, në tre tavafët e parë duke lëvizur edhe krahët.

1603. “ Na ka treguar Esbeg b. Ferexh se e ka informuar Ibn Vehb që transmeton nga Junusi, ky nga Ibn Shihabi, ndërsa ai nga Salimi, kurse ky nga babai i vet r.a. i cili ka thënë:

"E kam parë Pejgamberin e All-llahut s.a.v.s. kur ka ardhur në Mekke dhe kur e ka prekur Haxheru-l-esvedin. Punën e parë që ka bërë ishte tavafi rreth Qabes, duke u shkundur në tre tavafet e parë, nga shtatë tevafet".

VRAPIMI PËR RRETH QABES NË KOHËN E HAXHIT DHE TË UMRES

1604. “ Na ka treguar Muhammedi, këtij Surejxh b. Nu'man të cilit i ka transmetuar Fulejh nga Nafiu, e ky nga Ibn Umeri r.a. që ka thënë:

"Pejgamberi s.a.v.s. në tre tavafët e parë rreth Qabes ka shpejtuar (duke lëvizur me krah) por shkonte normalisht në katër tavafët e fundit edhe në haxh dhe umre"
Në senedin tjetër Surejxhin e pason Lejthi i cili ka thënë se hadithin ia ka transmetuar Kethir b. Ferkad nga Nafiu, kurse ky nga Ibn Umeri r.a. e ky nga Pejgamberi a.s.


1605. “ Na ka treguar Seid b. Ebi Mejrem se i ka kumtuar Muhammed b. Xhafer të cilit i ka transmetuar Zejd b. Eslem, e ky nga babai i vet se Umer b. Hattabi r.a. i ka thënë Gurit të zi:

"Pasha Zotin, unë e di me siguri se ti je gur që nuk mundesh të bëjsh dëm, por as dobi, edhe po të mos e kisha parë Pejgamberi e All-llahut që po të prek as unë nuk do të kisha prekur" e pastaj e preku.
Pastaj prep tha: "çka kemi në lidhje me të shkundurit. Ne me këtë në kohën tonë vetëm u kemi treguar forcën politeistëve, kurse ata All-llahu i shkatërroi".
Pastaj prapë ka thënë: "Kjo është diçka që e ka bërë Pejgamberi s.a.v.s. dhe unë nuk dëshiroj ta shmangu".


1606. “ Na ka treguar Musedded, atij i ka treguar Jahja, duke transmetuar nga Ubejdullahu, ky nga Nafiu, e ai nga (Abdullah) Ibn Umeri r.a. se ka thënë:

"Nuk e kam lënë prekjen e këtyre dy këndeve të Jemenit as në kohë të vështirë as në qetësi, prej se e kam parë Pejgamberi s.a.v.s. duke i prekur.
Pastaj, thotë Ubejdullah, e kam pyetur Nafiun:
- A ka shkuar (Abdullah) Ibn Umeri normalisht ndërmjet atyre dy këndeve?
- Ai ka shkuar me ecje të zakonshme për arsye që ta ketë më lehtë ta prekë çdo njërin prej tyre “ u përgjegj Nafiu.

PREKJA E GURIT TË ZI ME KRRAB

1607. “ Na ka treguar Ahmed b. Salih dhe Jahja b. Sulejman, duke thënë se u ka transmetuar Ibn Vehbi nga Junusi, ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah b. Abdullah, ndërsa ai prapë nga Ibn Abbasi r.a. se ka thënë:

"Pejgamberi s.a.v.s. me rastin e haxhxhetu-l-veda-së është sjellur rreth Qabes me deve, duke e prekur Gurin e Zi me shkopin me krrabë".
Në senedin tjetër, Junusi e pason Deraverdi, duke transmetuar hadithin nga Ibn Abdilahu, djali i vëllaut të Zuhriut kurse ky nga mixha i vet.

PUTHJA VETËM E DY KËNDEVE TË JEMENIT NË QABE


1608. “ Muhammed b. Bekr ka thënë se i ka kumtuar Ibn Durejdi të cilit i ka transmetuar Amr b. Dinar nga Ebu Sha'tha, që ka thënë:

"Kush ruhet nga gjithçka që është e Qabes?"
Muaviu i ka prekur dhe të gjitha këndet e Qabes, andaj Ibn Abbasi r.a. i ka thënë:
- Këta dy kënde të Qabes kah ana e Sirisë nuk preken.
- Në Qabe nuk ka asgjë që mund të hiqet (zihet asgjë) “ u përgjegj Muaviu. Ibn Zuhejri, thotë Buhariu, i prekte të gjitha këto.


1609. “ Na ka treguar Ebu-l-Velid, këtij i ka treguar Lejthi, që transmeton nga Ibn Shihabi, ky nga Selim b. Abdilahu, e ky nga babai i vet r.a. se ka thënë:

"Nuk e kam parë Pejgamberi s.a.v.s. që të prekë ndonjë pjesë tjetër të Qabes përveçse ato dy këndet nga ana e Jemenit".

PUTHJA E HAXHERU-L-ESVEDIT (GURIT TË ZI)

1610. “ Na ka treguar Ahmed b. Sinan se i ka treguar Jezid bin Harun, këtij Verka që e transmeton nga Zejd b. Eslemi, e ky nga babai i vet i cili ka thënë:

"E kam parë Umer bin Hattabin r.a. kur e ka puthur Gurin e zi dhe ka thënë: Sikur të mos e kisha parë Pejgamberi s.a.v.s. që të ka puthur, as unë nuk do ta kisha puthur".


1611. “ Na ka treguar Musedded se i ka transmetuar Hammadi nga Zubejr b. Arebi i cili ka thënë: Një njeri nga Jemeni e ka pyetur Abdullah Ibn Umerin r.a. për prekjen e gurit të zi, dhe ai është përgjigjur:

"E kam parë Pejgamberi s.a.v.s. duke e prekur dhe puthur".
E kam pyetur, thotë i njëjti njeri: "A ke pa se kam qenë i ngushtuar? A e ke parë se kam qenë i mposhtur?
- Lerë atë"A e ke parë...?" për Jemen. Unë e kam parë Pejgamberi s.a.v.s. duke e prekur dhe puthur “ u përgjigj Ibn Umeri.

TË BËRIT ME SHENJË KAH GURI I ZI KUR ARRIHET PËRBALLË TIJ

1612. “ Na ka treguar Muhammed b. Muthenna se i ka treguar Abdurrahmani, këtij Halidi nëpërmjet të Ikrimes, e ai nga Ibn Abbasi r.a. se ka thënë:

"Pejgamberi s.a.v.s. e ka vizituar, është sjellë rreth Qabes mbi deve dhe sa herë që arrinte përballë Gurit të zi, bënte me shenjë kah ai me dorë ose me shkop"

MARRJA E TEKBIRIT TE GURI I ZI

1613. “ Na ka treguar Musedded, këtij halid b. Abdullah të cilit i ka transmetuar Halid Hadhai nga Ikrime, kurse ky nga Ibn Abbasi r.a. që ka thënë"

"Pejgamberi s.a.v.s. është sjellë rreth Qabes mbi deve dhe sa herë që vinte te Guri i Zi, jepte shenjë kah ai me ndonjë send që e kishte pranë veti dhe merrte tekbir"
Në senedin tjetër, Halid b. Abdullahin e pason Ibrahim b. Tahman, duke e transmetuar hadithin nga Halid Hadhaiu.

AI QË ËSHTË SJELLË RRETH QABES KUR KA ARDHUR NË MEKKE, PARA SE TË KËTHEHET NË SHTËPI TË VET, PASTAJ KA FALUR DY REKATË, E PASTAJ ËSHTË NISUR PËR NË SAFA

1614. “ 1615. “ Na ka treguar Esbeg që transmeton nga Ibn Shihabi, dhe thotë se i ka thënë Amr kurse këtij Muhammed b. Abdurrahmani i cili ka thënë:

"Ia kam parashtruar Urves sjelljen e lartpërmendur".
-Mua më ka informuar “ tha ai- Aishja r.a.: Kur vinte në Mekke Pejgamberi s.a.v.s. punë të parë kishte të merrte abdest dhe pastaj sillej rreth Qabes, por kjo nuk ishte umre".
- Më vonë e bënte të njëjten punë në haxh Ebu Bekr dhe Umeri r.a. “ thotë Urve. “Pastaj kam kryer haxhin me babën tim Zubejrin r.a. dhe puna e parë që fillonte ishte tavafi rreth Qabes. Pastaj kam parë muhaxhirë dhe ensarë që vepronin po kështu, por më ka deklaruar edhe nëna ime (Esma, e bija e Ebu Bekrit) se kanë hyrë në ihram ajo dhe motra e saj (h.Aishja) Zubejri dhe ndokush tjetër dhe sapo e kanë prekur Gurin e Zi(pas tavafit rreth Qabes dhe vrapit ndërmjet Safa dhe Merves), kanë dalë nga ihrami.


1616. “ Na ka treguar Ibrahim b. Mundhir dhe ka thënë se ia ka transmetuar Ebu Damre Enes, këtij Musa b. Ukbe nga Nafi'u ndërsa ai e ka dëgjuar nga Abdullah b. Umeri r.a.:

-Puna e parë që bënte Pejgamberi s.a.v.s. kur sillej rreth Qabes, me rastin e haxhit ose të umres, kryerja duke u shkundur ishte kryerja e tre tavafëve të parë rreth Qabes, kurse në katër të fundit do të shkonte me ecje të zakonshme, e pastaj falte dy rekatë namaz, e pastaj vraponte ndërmjet Safa dhe Merves.


1617. “ Na ka treguar Ibrahim b. Mundhir se i ka transmetuar Enes b. Ijad nga Ubejdullahi, ky nga Nafi'u ndërsa ai nga Ibn Umeri r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. duke u sjellur rreth Qabes, dhe këtë në të sjellurit e parë(pas ardhjes në Mekke) shkundej (kërcente) në tre tavafët e parë, në katër tavafët tjerë ecte mesatarisht, por kur shkonte ndërmjet Safa dhe Merves, vraponte luginës Mesil.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Haxhi dhe rëndësia e tij Empty
MesazhTitulli: Re: Haxhi dhe rëndësia e tij   Haxhi dhe rëndësia e tij Icon_minitimeThu Jul 30, 2009 1:23 pm

TAVAFI I FEMRAVE RRETH QABES SË BASHKU ME MASHKUJT

1618. “ Më ka treguar, thotë Buhariu, Amr b. Ali, duke thënë se i ka transmetuar Ebu Asim nga Ibn Xhurejxh, këtij i ka kumtuar ata se kur Ibn Hishami ua ka ndaluar femrave tavafin rreth Qabes bashkë me meshkujt, ky ka thënë:

- Pse u ndalon, edhe gratë e Pejgamberit s.a.v.s. kanë bërë tavafin rreth Qabes bashkë me meshkujt?
- A ka qenë ajo pas urdhërit për t'u mbuluar apo përpara? “ e pyeta (thotë Ibn Xhurejxhi)
- Po, pasha jetën time “ tha Ata. “ E mbaj mend se kjo ka qenë me siguri pas shpalljes së urdhërit për mbulesë.
- E si janë përzier ato me meshkujt? “ e pyes “ Ato nuk janë përzier me meshkujt “ u përgjigj Ata'u “ Aishja r.a. është sjellur rreth Qabes anash pas meshkujve dhe nuk është përzier me meshkujt. Pastaj një grua i tha asaj: "Oj nënë e besëdrejtëve, ta prekim (Gurin e Zi)?"
- Largohu prej meje “ i tha Aishja dhe nuk deshi ta bënte këtë.
Femrat, ka thënë Ata, dilnin natën të mbuluara dhe e vizitonin, silleshin rreth Qabes me meshkujt. Vetëm kur duhej të hynin në Harem, ndaleshin (ashtu të mbuluara) derisa meshkujt dilnin e këto hynin.
Kam ardhur te Aishja unë dhe Ubejd . Umer derisa ajo qëndronte (nga devotshmëria) midis malit Thebir (në Muzdelife)
- çfarë strehimi (shatori) kishte atëherë Aishja “ e pyeta, thotë Ibn Xhurejxhi.
- Ajo ishte në një shator të thjeshtë, që kishte një perde, dhe ndërmjet nesh dhe asaj nuk kishte asgjë tjetër. Kam parë te ajo, thotë Ata'u, këmishën ngjyrëvjollce.


1619. “ Na ka treguar Ismaili që i ka transmetuar Maliku nga Muhammed b. Abdurrahman b. Nevafil, ky nga Urve b. Zubejr, kurse ai nga Zejneb b. Ebi Selem, e ajo nga Ummi Seleme, bashkëshorte e Pejgamberit s.a.v.s. , e cila ka thënë:

I jam ankuar Pejgamberit s.a.v.s. se jam e dobët.
- Bënë tavaf pas njerëzve, e hypur në deve, tha ai.
Unë, pastaj, u solla rreth Qabes, kurse Pejgamberi s.a.v.s. atëherë falte namazin e sabahit pranë Qabes dhe këndonte suren "Vet-turi ve kitabin mestur".

BISEDA GJATË KRYERJES SË TAVAFIT

1620. “ Na ka treguar Ibrahim b. Musa, të cilit i ka treguar Hishami që i ka kumtuar Ibn Xhurejxh, se e ka informuar Sulejman Ahvel se Tavusi i ka kumtuar nga Ibn Abbasi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. duke u sjellë rreth Qabes, ka kaluar pranë një njeriu i cili dorën e vet e kishte lidhut me një rryp apo konop ose diçka tjetër për një njëri tjetër, prandaj Pejgamberi s.a.v.s. këtë e këputi me dorë të vet duke thënë "Mbaje për dorë"

NËSE HAXHIU GJATË TAVAFIT SHEH RRYP OSE DIçKA TJETËR QË ËSHTË E URREJTUR, DUHET TA KËPUSË

1621. “ Na ka treguar Ebu Asim duke transmetuar nga Ibn Xhurejxhi, e ky nga Sulejman Ahveli, kurse ai nga Tavusi, ndërsa ky nga Ibn Abbasi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. e ka parë një njeri se si po sillet rreth Qabes me gojezë ( i zënë me fre) ose me diçka tjetër, dhe Pejgamberi ia këputi atë.

I XHVESHURI NUK MUND TË BËJË TAVAF RRETH QABES AS POLITEISTI TË BËJË HAXH

1622. “ Na ka treguar Jahja b, Bukejr, se i ka thënë Lejthi ky ka dëgjuar nga Junusi se Ibn Shihab ka thënë se i ka treguar Humejd b. Abdurrahman që i ka kumtuar Ebu Hurejre se Ebu Bekri r.a. e ka dëgjuar në kohën e atij haxhi në të cilën Pejgamberi i All-llahut e kishte emëruar komandant, para Haxhit Lamtumirës, dhe atë ditën e parë të Bajramit, te një grupi as-habësh që opinionit t'i kumtojë:

- Ta dini! Prej vitit të ardhshëm nuk mund të bëjë haxh politeisti, por as njeriu i xhveshur nuk ka të bëjë tavaf rreth Qabes!"


FILLIMI I TAVAFIT RRETH QABES

Ata'u ka thënë për përsonin i cili bën tavaf rreth Qabes dhe fillon namazi i përbashkët, e ai person largohet nga vendi i vet, pasi të jap selam do të kthehet aty ku i është ndërprerë tavafi (do të vazhdojë vetëm).

Në mënyrë të ngjajshme e përmend edhe Ibn Umeri dhe Abdurrahman b. Bekri r.a.{41}

PEJGAMBERI S.A.V.S. KA FALUR NGA DY REKATE PAS KRYERJES SË SHTATË TAVAFEVE RRETH QABES

Nafi'u u ka thënë: (Abdullah) Ibn Umeri r.a. falte pas shtatë tavafeve rreth Qabes nga dy rekatë (nafile)".

Ismail b. Ummejje thotë;

- I kam thënë Zuhriut: "Ata'u thotë: Haxhiut i lejohet ta kryejë namazin që e ka obligim, në vend të dy rekateve të tavafit". Pastaj ka thënë edhe : "Praktika e zakonshme e Pejgamberit s.a.v.s. prapëseprapë është më e mira. Pejgamberi a.s. asnjëherë nuk është sjellë rreth Qabes shtatë herë, e pas kësaj të mos i falë dy rekatë (nafile)"

1623. “ Na ka treguar Kutejbe b. Seid se i ka transmetuar Sufjani nga Amr (b. Dinar), por e kemi pyetur edhe Ibn Umerin r.a.:

"A është e lejuar për njeriun të ketë kontakt seksual me gruan e vet kur është në umre, para se të kryej sa'jin ndërmjet Safa dhe Merve?"
- Pejgamberi i All-llahut ka ardhur në Mekke, tha ai, u soll rreth Qabes shtatë herë, pastaj fali dy rekatë, pas Mekami Ibrahim dhe e bëri sa'jin ndërmjet Safa dhe Merves, e ju pa dyshim te Pejgamberi i All-llahut keni shembullin ideal “ tha Ibn Umeri.


1624. “ Por e kam pyetur “ thotë Amr (b. Dinar) “ edhe Xhabir b. Abdullahun r.a. e ai tha:

"Le të mos i afrohet gruas së vet derisa të kryejë edhe vrapimin (sa'jin) ndërmjet Safa dhe Merves!"

MOSAFRIMI NË QABE PASI TË KRYHET TAVAFI I PARË DERI SA TË SHKOHET NË AREFAT DHE TË KTHEHET (NË MEKKE)

1625. “ Na ka treguar Muhammed b. Ebi Bekr se i ka thënë Fudajl të cilit i ka treguar Musa b. Ukbe, këtij Kurejb, që transmeton nga Abdullah b. Abbasi r.a. se ka thënë:

"Pejgamberi s.a.v.s. erdhi në Mekke, e kreu tavafin rreth Qabes, vrapoi ndërmjet Safa dhe Merves dhe pas këtij tavafi të vet rreth saj nuk iu afrua më Qabes deri kur u kthye nga Arefati".

FALJA E DY REKATËVE TE TAVAFIT JASHT OBORRIT TË QABES

Umeri r.a. i ka falur jasht Haremit të Qabes. {42}

1626. “ Na ka treguar Abdullah b. Jusuf, dhe thotë se i ka rrëfyer Maliku, që transmeton nga Muhammed b. Abdurrahmani, ky nga Urve, e ai nga Zejnebja, e ajo nga Ummi Seleme r.a. se ka thënë:

- I jam ankuar Pejgamberit s.a.v.s. kurse sipas senedit tjetër më ka treguar Muhammed b. Harb se i ka transmetuar Ebu Mervan Jahja b. Ebi Zekerijja Gassani, nga Hishami, ky nga Urve, e ai nga Ummi Seleme r.a. bashkëshorte e Pejgamberit s.a.v.s. se Pejgamberi i All-llahut ka qenë ende në Mekke dhe dëshironte të shkojë nga Mekka , por Ummi Seleme akoma nuk e kishte kryer tavafin rreth Qabes, e deshti të dalë bashkë me të, ndërsa Pejgamberi s.a.v.s. i tha asaj: "Kur fillojë të falet namazi i sabahut, njerëzit do të falen, kurse ti kryeje tavafin rreth Qabes me deven tënde".
- Ajo e bëri këtë “ thotë Urve “ dhe nuk fali (dy rekatë të tavafit) derisa nuk doli (nga oborri i Qabes).

FALJA E DY REKATËVE TE TAVAFIT PAS MEKAMI IBRAHIMIT

1627. “ Na ka treguar Ademi, këtij Shu'bëja se Amr b. Dinar ka thënë:
"Kam dëgjuar (Abdullah) Ibn Umerin r.a. duke thënë:

Pejgamberi s.a.v.s. erdhi në Mekke, u soll rreth Qabes shtatë herë dhe i fali dy rekatë pas Mekami Ibrahimit. Pastaj Alejhis-selami doli deri në Safa, kurse All-llahu xh.sh. ka thënë: "Ju te Pejgamberi i All-llahut keni shembullin më të mirë".

TAVAFI PAS NAMAZIT TË SABAHUT DHE TË IKINDISË

(Abdullah) Ibn Umeri r.a. i falte dy rekatë pas kryerjes së tavafit rreth Qabes ende pa lindur dielli, kurse Umeri përsëri sillej rreth Qabes pas kryerjes së namazit të sabahut, e pastaj hypte në deve dhe falte dy rekatë të tavfit, tek në Dhu Tuva (luginë)

1628. “ Na ka treguar Hasan b. Umer Basriu, të cilit i ka transmetuar Jezid b. Zurej'ky e ka dëgjuar nga Habibi, ky nga Ata, ai nga Urve kurse ai nga Aisheja r.a. se njerëzit kanë bërë tavaf rreth Qabes pas namazit të sabahut, mandej është ulur me ligjeruesin, e kur dilte dielli (mbi horizont), ngriheshin dhe faleshin.
Aisheja r.a. ka shtuar edhe këtë: "Kanë ndejtur derisa zgjaste ora në të cilën është i papëlqyeshëm namazi, e pastaj ngriheshin dhe faleshin".


1629. “ Na ka treguar Ibrahim b. Mundhir, këtij i ka treguar Ebu Damre të cilit i ka transmetuar Musa b. Ukbe nga Nafi'u se Abdullahu r.a. ka thënë:

" E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. që u ndalonte faljen e namazit në prag të lindjes së diellit dhe në prag të përëndimit".


1630. “ Na ka treguar Hasan b. Muhammed, kurse ky nga Za'feran, se i ka transmetuar Abida b. Humejd se Abdu-l-Aziz b. Rufej'a ka thënë:

"E kam parë Abdullah b. Zubejrin r.a. duke bërë tavaf rreth Qabes edhe pas sabahut dhe i falte dy rekatë (të tavafit)".


1631. “ Abdu-l-Azizi ka shtuar edhe këtë: "Por e kam parë Abdullah b. Zubejrin duke falur dy rekatë të tavafit pas kryerjes së namazit të ikindisë, dhe deklaron se si Aisheja r.a. i ka treguar se Pejgamberi s.a.v.s. nuk hynte në dhomën e saj derisa të mos i falte".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Haxhi dhe rëndësia e tij Empty
MesazhTitulli: Re: Haxhi dhe rëndësia e tij   Haxhi dhe rëndësia e tij Icon_minitimeThu Jul 30, 2009 1:23 pm

I SËMURI QË BËN TAVAF KALUAR

1632. “ Na ka treguar Is-hak Vesiti, të cilit i ka treguar Halid (b. Abdullah), duke transmetuar nga Halid Hadhai, ky nga Ikrime, e ai nga Ibn Abbasi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka bërë tavaf si kalorës. Sa herë që arrinte te Guri i Zi, bënte me shenjë kah ai me ndonjë send(çfardo qoftë) që kishte në duar dhe merrte tekbir.


1633. “ Na ka treguar Abdullah b. Mesleme, këtij Maliku duke transmetuar prej Muhammed b. Abdurrahman b. Nevfelit, ky nga Urve kurse ai nga Zejnebe b. Ummi Seleme r.a. se ka thënë:
I jam ankuar Pejgamberit s.a.v.s. se jam i dobët, dhe ai më tha: "Bën tavaf rreth Qabes kaluar pas njerëzve!" Kështu e kam krye tavafin rreth Qabes, derisa Pejgamberi i All-llahut falej pranë Qabes dhe këndonte "Vet-turi ve kitabin mestur"

PËR DHËNIEN UJË HAXHINJËVE

1634. “ Na ka treguar Abdullah b. Ebi-l-Esved dhe thoshte se i ka transmetuar Ebu Damre, këtij Ubejdullahu nga Nafi'u, ky nga Ibn Umeri r.a. se ka thënë:

"Abbas bin Abdi-l-Muttalib r.a. ka kërkuar nga I Dërguari i All-llahut leje që në netët e Minës (11, 12, dhe 13-ta, ditë e Dhu-l-hixhes) të bujë në Mekke për t'iu dhënë ujë (haxhinjëve), dhe ai ia lejoi".


1635. “ Na ka treguar Is-haku të cilit i ka transmetuar Halid nga Halid Hadhai, ky nga Ikrime, e ai nga (Abdullah) b. Abbasi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka ardhur deri në vendin ku jepet ujë dhe kërkoi të pij ujë, e Abbasi i tha:

"Fadil, shko deri te nëna jote dhe prej atje silli Pejgamberit s.a.v.s. pije!"
- Më jep ujë ti! “ i tha ai.
- O Pejgamber i All-llahut, - tha Abbasi “ ata i shtijnë në ujë duartë e tyre.
- Ti më jep ujë mua! “ përsëriti ai dhe piu ujë nga ai. Pastaj shkoi te Zemzemi. Aty njerëzit, jepnin ujë dhe punonin. Edhe aty piu, dhe tha:
- Punoni, ju jeni në rrugë të mbarë. “ Ka thënë edhe këtë: "Sikur të mos isha molisur (nga lodhja) unë do të kisha zbritur ( në bunar) dhe do ta kisha vënë litarin këtu" “ e pastaj
bëri me shenj kah qafa e vet.

PËR ZEMZEMIN

1636. “ Abdani ka thënë se i ka thënë Abdullahi që i ka transmetuar Junusi nga Zuhriu i cili ka thënë:

- Enesi b. Malik r.a. ka thënë:
Ebu Dherri tregonte se Pejgamberi i All-llahut ka thënë: - Derisa isha duke qëndruar në Mekke u dërrmua tavani im. Pastaj zbriti Xhebraili a.s. më hapi krahërorin dhe më pastroi me ujë të Zemzemit. Pastaj më solli një gotë ari të mbushur me urti e besim dhe ma derdhi në krahërorin tim; pastaj e ngjiti, më mori për dorë dhe më ngjiti në qiellin e kësaj toke. Xhebraili aty i tha rojes së qiellit: "Hape, (kalimin)"
- Kush është ky?“ pyeti roja.
- Xhebraili “ u përgjegj ai.

1637. “ Na ka treguar Muhammed (b. Selam) se i ka transmetuar Fezari nga Asimi, ky nga Sha'abij, se Ibn Abbasi r.a. ka thënë:

"I kam dhënë ujë Pejgamberit s.a.v.s. nga Zemzemi dhe ai ka pirë duke qëndruar (në deve).
Asimi ka thënë:
- Ikrime ka bërë be: "Ai atëherë ka qenë me të vërtetë hipun në deve".

TAVAFI I HAXHIU I CILI NGA MIKATI HYN NË IHRAM PËR HAXH DHE UMRE NJËKOHËSISHT

1638. “ Na ka treguar Abdullah b. Jusuf se i ka transmetuar Maliku nga Ibn Shihabi, ky nga Urve, e ai nga Aisheja r.a. që ka thënë:

- Kemi dalë (nga Medina) me Pejgamberin s.a.v.s. për Haxhin Lamtumirës dhe veshëm ihramin për umre. Pastaj ai tha: "Ai i cili ka me vete kurban, le të bëjë nijet për haxh dhe për umre dhe nuk i lejohet të dalë nga ihrami deri sa të kryej sa të dy ceremonitë". Mandej kam ardhur në Mekke. Kam pasur menstruacionin dhe pasi e kryem haxhin, ai më dërgoi me Abdurrahmanin deri në Ten'im dhe unë atje vesha ihramin për umre, për çka ai (s.a.v.s.) më tha:
"Këtë e ke në vend të umres që të ka kaluar!"
Pasi që kanë hyrë në ihram vetëm për umre, e pastaj janë liruar, ata , pasi që janë kthyer nga Mina, kanë bërë edhe një tavaf rreth Qabes, ndërsa ata që e kanë bashkuar haxhin dhe umren kanë bërë vetëm një tavaf rreth Qabes.


1639. “ Na ka treguar Jakub b. Ibrahim se i ka transmetuar Ibn Ulejje nga Ejjubi, e ai nga Nafi'a se (Abdullah) Ibn Umeri r.a. i hyri djali i vet Abdullahu, kurse shpina e Ibn Umerit ishte akoma në shtëpi dhe tha :

"Nuk besoj që këtë vit të ketë luftë ndërmjet njerëzve (Haxhinjëve) që të pengojnë shkuarjen në Qabe dhe të mbesish (pa e kryer haxhin)".
Pastaj ka thënë: - Edhe Pejgamberi s.a.v.s. në kohën e vet ka shkuar, kurse mosbesimtarët nga kurejshitët i kanë vënë ndërmjet meje dhe asaj, ndonjë pengesë, do të bëj ashtu siç ka bërë Pejgamberi s.a.v.s. sepse "Ju te Pejgamberi i All-llahut keni shembullin më të mirë".
Tha edhe këtë: "Po ju marr për dëshmitarë se bashkë me umren time kam marrë për detyrë të kryej edhe haxhin".
- Pastaj ka ardhur në zmekke dhe e kreu “ tha Nafi'u “ tavafin njëherësh rreth Qabes, për të dy ceremonitë".


1640. “ Na ka treguar Kutejbe, të cilit i ka transmetuar Lejthi nga Nafi'u se (Abdullah) Ibn Umeri r.a. dëshiroi të bënte haxhin atë vit kur Haxhxhaxhi (nga Iraku) ishte nisur kundra Ibn Zubejrit, prandaj iu tha:

"Atje njerëzit bëjnë luftë dhe kemi frikë se do të pengojnë".
- "Ju te Pejgamberi i Zotit keni shembullin më të mirë" dhe për këtë shkak do të veproj, tha ai, sikurse ka vepruar edhe Pejgamberi i All-llahut (në Hudejbi). Po ju kam dëshmitarë se e kam marrë për detyrë të kryej umren".
- Pastaj ka dalë, dhe kur ishte pikërisht në Bejda'a tha: "Haxhi dhe umra janë njëlloj (në rast anulimi). Po ju marr si dëshmitarë se me këtë umren time i kam vënë vehtes detyrë edhe haxhin".
- Ai përgatiti kurbanin që e pat blerë në Kudejde. Kësaj nuk i shtoi asgjë (të kundërligjshme), dhe as që ka pre kurban (si dënim); nuk i ka lejuar vetës asgjë që ka qenë e ndaluar, nuk është rruajtur, dhe as flokët i ka shkurtuar deri kur erdh dita e parë e Bajramit. Atëherë preu kurbanin, u rruajt dhe e konsideroi se tavafin rreth Qabes e ka kryer edhe për haxh edhe për umre në atë tavafin e parë( kur arriti në Mekke).
- Ibn Umeri ka thënë edhe këtë: "Ja, kështu ka vepruar Pejgamberi s.a.v.s.".

TAVAFI RRETH QABES ME ABDEST

1641. “ Na ka treguar Ahmed b. Isa, këtij i tregoi Ibn Vuhejb të cilit i ka transmetuar Amr b. Harith nga Muhammed b. Abdurrahman b. Nevfel Kurejshi se e ka pyetur Urve b. Zubejrin dhe ai është përgjigjur:

" Pejgamberi i All-llahut e ka kryer haxhin dhe Aisheja r.a. më ka lajmëruar se puna e parë me çka e fillonte kur arrinte në Mekke ishte marrja e abdestit, e pastaj kryente tavafin rreth Qabes, por këtë nuk e kishte umre".
Mandej haxhin e ka bërë Ebu Bekri r.a. dhe puna e parë me çka e fillonte (pas marrjes së abdestit) ishte tavafi rreth Qabes, dhe këtë nuk e kishte vetëm umre. Më vonë edhe Umeri r.a. ka vepruar njëlloj. Haxhin e ka kryer edhe Osmani r.a. dhe e kam parë se puna e parë me çka e ka filluar ishte tavafi rreth Qabes, dhe këtë nuk e kishte umre. Më vonë kështu kanë bërë edhe Muaviu dhe Abdullah b. Umeri. Unë pastaj kam kryer haxhin me babën tim Zubejrin dhe veprimi i parë i tij me çka e ka filluar (pas marrjes së abdestit) ishta tavafi rreth Qabes, dhe këtë nuk kishte umre. Pastaj kam parë se këtë e bëjnë edhe muhaxhirët edhe ensarët, edhe për këta kjo nuk ishte umre. I fundit të cilin e kam parë që vepron kështu ishte Ibn Umeri, edhe ai gjithashtu pas krryerjes së umres nuk e ndërpriste (me ihram) haxhin.
Këtë (Abdullah)Ibn Umeri e ka bërë para as-habëve; ata nuk e kanë pyetur, e as kush tjetër s'ka pyetur, për atë veprim që kanë bërë sapo kanë shkelur në Harem para tavafit rreth Qabes, dhe nuk kanë dalë nga ihrami.
E kam parë nënën time dhe tezen kur kanë ardhur në Mekke, të kryejnë haxhin, nuk kanë filluar asgjë para tavafit rreth Qabes dhe nuk kanë dalë nga ihrami menjëherë.

1642. “ Nëna ime më ka kumtuar se kanë hyrë në ihram për umre ajo, motra e saj (h.Aishja) Zubejri dhe disa tjerë kanë dalë nga ihrami pasi që e kanë prekur Haxheru-l-Esvedin (dhe kanë kryer vizitën në Safa dhe Merve).


VRAPIMI (SA'J) NDËRMJET SAFA DHE MERVES QË ËSHTË DETYRË DHE ËSHTË NGA ARGUMENTET E ALL-LLAHUT

1643. “ Na ka treguar Ebu-l-Jeman se i ka transmetuar Shuajbi nga Zuhriu se Urve ka thënë: E kam pyetur Aishen r.a.:

- çka mendon për fjalët e të lartmadhërishmit All-llah: "Safa dhe Merva janë, me të vërtetë, nga normat e All-llahut, prandaj ai që e viziton Qaben ose bën umren nuk bën kurrfar gabimi të sillet edhe rreth tyre...?"
- Pasha All-llahun “ tha Urve “ askush nuk bën mëkat po të mos i vizitojë Safa dhe Mervan.
- Fjalë të keqe ke thënë or nipi im! “ tha Aishja. Po të kishte ai ajet këtë kuptim sikur e komenton ti, do të dilte se haxhiu nuk bën mëkat nëse nuk i viziton. Mirëpo ajeti është shpallur për shkak të ensarijeve të cilët edhe para se të fillonte riti Islam e kanë vizituar idolin Menat, të cilit i janë falur në Mush-lel. Ndonjëri prej tyre vendoste të kryejë haxhin dhe i shmangej vizitës së Safa dhe Merves, për t'u ruajtur nga mëkati. Pasi që e pranuan Fenë Islame. E pyetën Pejgamberin s.a.v.s. për këtë dhe i thanë: "O Pejgamber i Zotit! Ne kemi konsideruar se është mëkat të vizitojmë vendin midis Safa dhe Merves, kurse All-llahu xh.sh. thotë: Safa dhe Merve janë, më të vërtetë, nga normat e All-llahut...".
- Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë Aishja, e ka bërë praktikë të përhershme vizitën midis tyre dhe askush nuk ka të drejtë ta lë anash këtë vizitë.

- Pastaj “ thotë Zuhriu “ e kam lajmëruar për këtë Ebu Bekr b. Abdurrahmanin dhe ai tha: "Kjo është me të vërtetë një mësim i rëndësishëm, të cilin deri tash nuk e kam dëgjuar. Kam dëgjuar disa njerëz të dijshëm duke thënë se njerëzit, duke i prijashtuar ata që i përmend Aishja, të cilët kanë vizituar Menatin, dhe këtë e kanë bërë të gjithë , e kanë vizituar edhe Safa dhe Merven. Pasi që All-llahu i lartëmadhërishëm në Kur'an ka përmendur detyrën e tavafit rreth Qabes, por nuk e ka përmendur Safa dhe Merven, ata i kanë thënë: "O Pejgamber i All-llahut ne e kemi vizituar Safa dhe Merven, por All-llahu, tash ka shpallur (urdhëruar) tavafin vetëm rreth Qabes. Pasi që Ai nuk e përmend fare Safan, a e kemi për mëkat të vizitojmë Safa dhe Merven?" Pastaj
All-llahu xh.sh. shpalli: "Safa dhe Merve janë, me të vërtetë, nga normat e
All-llahut..."

- Kam dëgjuar “ ka thënë Ebu Bekri “ se ky ajet ka zbritur për dy grupe njerëzish; për ata të cilët në kohën pagane i janë shmangur vizitës së Safa dhe Merves, dhe për ata të cilët i kanë vizituar, por më vonë në periudhën Islame kanë nguruar t'i vizitojnë, për shkak se All-llahu xh.sh. ka urdhëruar tavafin rreth Qabes, kurse Safa nukm është përmendur fare. Kështu ka qenë deri atëherë kur pas përmendjes së tavafit rreth Qabes nuk e përmendi edhe atë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Haxhi dhe rëndësia e tij Empty
MesazhTitulli: Re: Haxhi dhe rëndësia e tij   Haxhi dhe rëndësia e tij Icon_minitimeThu Jul 30, 2009 1:23 pm

PËR SA'J-IN (VRAPIMIN) NDËRMJET SAFA DHE MERVES

Ibn Umeri r.a. ka thënë:

Vrapimi bëhet nga shtëpia e Benu Abbadit deri te rruga Benu Ebi Husein".

1644. “ Na ka treguar Muhammed b. Mejmun se Isa b. Junus i ka transmetuar nga Ubejdullah b. Umeri, ky nga Nafi'u, ndërsa ai prej Ibn Umerit r.a. që ka thënë:

"Kur Pejgamberi s.a.v.s. i bënte tre tavafët e parë rreth Qabes shkundej, kurse në katër të fundit ecte normalisht, e kur bënte sa'j ndërmjet Safa dhe Merves, vraponte luginës Mesil".
- Pastaj, ka thënë Ubejdullahu, e kam pyetur Nafi'un:
- "A ecte Abdullahu normalisht kur arrinte te qoshet e Jemenit( në Qabe)?"
- Jo përveç nëse ishte tollovi në atë kënd “ tha Nafi'iu dhe ai nuk e linte pa e prekur.


1645. “ Na ka treguar Ali b. Abdullah se i ka transmetuar Sufjani nga Amr b. Dinar se ka thënë:

"E kemi pyetur Ibn Umerin r.a. për njeriun i cili në umre ka bërë tavaf rreth Qabes, por akoma nuk e ka bërë vizitën ndërmjet Safa dhe Merve, a mund t'i afrohet bashkëshortes së vet?"
- Pejgamberi s.a.v.s. “ u përgjegj ai “ ka bërë rreth Qabes shtatë herë tavaf, ka falur pas Mekami Ibrahimit dy rekatë dhe pastaj ndërmjet Safa dhe Merves ka bërë shtatë herë tavaf, e ju te Pejgamberi a.s. keni shembullin më të mirë.


1646. “ Mirëpo e kemi pyetur edhe Xhabir b. Abdil-lahin r.a. i cili na tha:

"Le të mos i afrohet kurrësesi deri sa të kryejë tavafin ndërmjet Safa dhe Merves!"


1647. “ Na ka treguar Mekkij b. Ibrahim, që transmeton nga Ibn Xhirejxh, të cilit i ka transmetuar Amr b. Dinar: E kam dëgjuar Ibn Umrin r.a. duke thënë:

"Pejgamberi s.a.v.s. ka ardhur në Mekke dhe është sjellë rreth Qabes, pastaj ka falë dy rekatë namaz, e mandej ka vrapuar ndërmjet Safa dhe Merves".
Ibn Umeri, pastaj, citoi ajetin: "Ju te Pejgamberi i All-llahut keni shembullin më të mirë".


1648. “ Na ka treguar Ahmed b. Muhammed se i ka kumtuar Abdullahi të cilin e ka informuar Asimi, duke i thënë: E kam pyetur Enes b. Malikun r.a. :

"A e keni konsideruar ju punë të papëlqyeshme vrapimin ndërmjet Safa dhe Merves"?
- Po, e kemi konsideruar “ tha Enesi “ sepse ishte një nga simbolet e paganizmit. Kështu kemi menduar deri kur All-llahu xh.sh. nuk e shpalli: "Safa dhe Merve janë, më të vërtetë, nga normat e All-llahut, prandaj ai që e viziton Qaben ose bën umren, nuk bën kurrfarë gabimi të sillet edhe rreth tyre...".


1649.“ Na ka treguar Ali b. Abdil-lah, të cilit i ka transmetuar Sufjani nga Amri, ky nga Ata'i, e ky nga Ibn Abbsi r.a. se ka thënë:

"Pejgamberi i All-llahut ka vrapuar rreth Qabes, si edhe ndërmjet Safa dhe Merves vetëm që t'iu tregojë politeistëve forcën e vet.
Humejdi shton:
- Na ka treguar Sufjani, se i ka thënë Amri: "Këtë e kam dëgjuar gjithashtu nga Ata'u që e transmeton nga Ibn Abbasi".

FEMRA ME MENSTRUACION I KRYEN TË GJITHA CEREMONITË E HAXHIT PËRVEç TAVAFIT RRETH QABES

Kurse për personin i cili pa abdest kryen vrapimin ndërmjet Safa dhe Merves ka mendime të ndryshme.

1650. “ Na ka treguar Abdullah b. Jusuf se i ka kumtuar Maliku, që transmeton nga Abdurrahman b. Kasim, ky nga babai i vet, kurse ai nga Aisheja r.a. e cila ka thënë:

- Kam ardhur në Mekke, e pasi që isha me menstruacion nuk bëra tavaf rreth Qabes, e as vrapimin ndërmjet Safa e Merves. Pastaj “thotë ajo “ për këtë iu ankova Pejgamberit s.a.v.s. e ai tha: "Vepro ashtu siç vepron çdo haxhi përveç tavafit rreth Qabes, derisa të pastrohesh".

1651. “ Na ka treguar Muhammed b. Muthenna nga Abdu-l-Vehabi kurse sipas senedit tjetër; më ka treguar Halifa, këtij Halifa, këtij Abdu-l- Vehabi të cilit i ka transmetuar Habibu-l-Mual-lim nga Atau, ky nga Xhabir b. Abdil-lahi r.a. i cili ka thënë:

Pejgamberi s.a.v.s. hyri në ihram për haxh, bashkë me shokët e vet. Asnjëri prej tyre nuk kishte kurban, përveç Pejgamberit s.a.v.s. dhe Talhës. Në atë moment erdhi Aliu nga Jemeni. Edhe ai kishte me vete kurban, dhe tha: "Kam hyrë në ihram ashtu sikur ka hyrë Pejgamberi s.a.v.s.".
Pejgamberi s.a.v.s. pastaj i urdhëroi shokët që haxhin e tyre ta bëjnë umre, të kryejnë tavafin (rreth Qabes , Safa dhe Merves) e mandej të rruhen dhe të lirohen nga ihrami, përveç atij që ka me vet kurban.
As-habët deklaruan: "U nisëm për Minne e dikush prej nesh dëshironte të ketë marrëdhënie seksuale". E dëgjoi këtë Pejgamberi s.a.v.s. dhe tha: "Sikur të kisha heq dorë më herët nga puna ime, unë nuk do të isha kthyer për atje kah jam nisur, (kiran ose rad). Sikur të mos kisha kurban edhe unë me siguri do të kisha hequr ihramin( do të kryeja haxhin temett'u')".
Aishja r.a. kishte menstruacionin dhe i kreu të gjitha ceremonitë e haxhit përveç tavafit rreth Qabes. Kur u pastrua, e kreu edhe tavafin rreth Qabes dhe tha: "O Pejgamber i All-llahut, ju po ktheheni me haxh dhe umre të kryer, kurse unë po kthehem vetëm me haxh!". Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. i urdhëroi Abdurrahman b. Ebu Bekrit ta çojë deri në Ten'im. Në këtë mënyrë ajo hyri në ihram për umre pas kryerjes së haxhit.


1652. - Na ka treguar Muemmel b. Hisham se i ka transmetuar Ismaili nga Ejjubi, ky nga Hafsa e cila ka thënë:

- Ne i kemi penguar vajzat tona të moshuara që të dalin (nga shtëpia). Pastaj erdhi një grua, e cila është në bashkëshortësi me njërin nga shokët e Pejgamberit s.a.v.s. i cili bashkë me Pejgamberin e All-llahut ka luftuar në 12 luftëra, edhe motra e saj ka qenë me atë në gjashtë prej atyre luftërave dhe ajo ka thënë: "Ne i kemi shëruar të plagosurit dhe jemi kujdesur për ta".
Pastaj motra ime e ka pyetur Pejgamberi s.a.v.s.:
"A ka pengesë për ndonjërin prej nesh që të mos dalë (në vendin ku falen) për shkak se nuk ka mbulesë?"
- Le ta mbulojë shoqja e saj me një pjesë të mbulesës së vet dhe ashtu le të prezentojë në të mirë dhe lutje me besëdrejtët.
Kur erdhi Ummi Atija r.a. ato e kanë pyetur, apo Hafsa ka thënë:
- E kemi pyetur, dhe ajo njëlloj ka thënë, por nuk e përmendi Pejgamberin e All-llahut, përveç se tha: "e dua më shumë se babën!" Pastaj e kemi pyetur: "A e ke dëgjuar Pejgamberin e All-llahut se ka thënë kështu e kështu?"
- E dua më shumë se babën “ tha ajo.
Ai, mandej, tha: "Vajzat e moshërritura le të dalin nga dhoma e tyre të vajzërisë!" ose ka thënë: ". Vajzat e moshërritura, ato tjerat nga dhomat e vajzerisë edhe ato me menstruacion, që të gjitha le t'i bashkangjiten punës së mirë dhe lutjes së muslimanëve, vetëm ato me menstruacion do të tërhiqen anash nga vendi ku falen".
- A edhe gruaja me menstruacione? “ e pyeta.
Ummi Atijja ka thënë: "A nuk ishte ajo (prezente në ceremoninë e haxhit) në Arefat?! A nuk prezentoi këtu (në Muzdelife) e këtu në Minne?!

HYRJA NË IHRAM NGA BAT-HA DHE NGA VENDET TJERA PËRVEç BAT-HAS PËR BANORËT E MEKKES DHE HAXHIVE QË KANË DALË NË MINNE

Atau, i pyetur për banorët që jetojnë gjithmonë në Mekke të cilët telbijen e këndojnë për haxh, ka thënë: Ibn Umeri r.a. e ka kënduar telbijen në ditën e tetë të Dhulhixhes, kur e ka falur drekën dhe i ka hipur deves së vet".
Abdu-l-Maliku thotë: duke transmetuar nga Ata'i e ky nga Xhabiri r.a.: "Kemi ardhur në Mekke me Pejgamberi s.a.v.s. dhe u liruam nga ihrami nga dita e tetë e Dhu-l-Hixhes, por kur e lamë Mekken pas shpine (duke shkuar në Minne) e kemi kënduar telbijen për haxh".
Ebu Zubejri, që transmeton nga Xhabiri, ka thënë: "Kemi hyrë në ihram nga Bat-ha".
Ubejdullah b. Xhurejxhi i ka thënë Ibn Umerit r.a.:
"Të kam parë kur ke qenë në Mekke. Njerëzit hynin në ihram kur e shihnin hënën e re (të Dhu-l-Hixhes), kurse ti nuk ke hyrë në ihram deri në ditën e tetë Dhu-l-Hixhe!"
- Nuk e kam parë Pejgamberin s.a.v.s. “ tha ai “ ta këndojë telbijen para se t'i niset devja (kah Minna).

KU E KA FALË HAXHIU DREKËN NË DITËN E TETË DHU-L-HIXHE

1653. “ Na ka treguar Abdullah b. Muhammed, duke thënë se ia ka transmetuar Is-hak El-Ezrek, këtij Sufjani nga Abdu-l-Aziz b. Rufej'i i cili ka thënë:

- E pyeta Enes b. Malikun r.a. dhe i thash:
Më informo për atë çka ke mbajtur mend nga Pejgamberi s.a.v.s., ku e ka falur ai drekën dhe iqindinë ditën e tetë të Dhu-l-hixhes?
- Në Minne “ u përgjegj ai.
- Po ku e ka falur iqindinë kur është kthyer nga Minna? “ e pyeta.
- Në Ebtah (El-muhassab) “ tha Enesi.
- Pastaj tha : "Puno ashtu si punojnë eprorët tu!"


1654. Na ka treguar Aliu se e ka dëgjuar Ebu Bekr b. Ajjash që ka thënë se i ka kumtuar Abdu-l-Azizi: "E kam takuar Enesin...", kurse sipas senedit tjetër, më ka treguar Ismail b. Eban se i ka transmetuar Ebu Bekri nga Abdu-l-Azizi:

- Kam shkuar në Minne ditën e tetë Dhu-l-hixhe dhe e kam takuar Enesin r.a. i cili shkonte hipur në gomar, dhe e pyeta:
"Ku e ka falur Pejgamberi s.a.v.s. drekën, në këtë ditë?"
- Shiko “ më tha ai “ ku falen eprorët tu, dhe aty falu!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Haxhi dhe rëndësia e tij Empty
MesazhTitulli: Re: Haxhi dhe rëndësia e tij   Haxhi dhe rëndësia e tij Icon_minitimeThu Jul 30, 2009 1:24 pm

NAMAZI NË MINNE

1655. “ Na ka treguar Ibrahim b. Mundhir, të cilit i ka thënë Ibn Vehbi, të cilin e ka informuar Ubejdullah b. Abdullah b. Umer që transmeton nga babai i vet se ka thënë:

"Pejgamberi s.a.v.s. ka falur në Minne dy rekatë. Edhe Ebu Bekri, Umeri, madje edhe Osmani në fillim të hilafetit të vet kanë vepruar kështu".


1656. “ Na ka treguar Ademi të cilit i ka transmetuar Shu'be nga Ebu Is-hak el-Hamedhani, ky nga Harith b. Vehb el-Hazzai r.a. se ka thënë:

"I kam falur në Minne dy rekatë me Pejgamberin s.a.v.s. . Ne atëherë ishim në numër më shumë se kurrë më parë, por edhe ai i sigurtë".


1657. “ Na ka treguar Kabise b. Ukbe, se i ka thënë Sufjani nga A'meshi, ky nga Ibrahimi, e ai nga Abdurrahman b. Jezid, ndërsa ky nga Abdullah (b. Mes'ud) r.a. i cili ka thënë:

"I kam falur dy rekatë me Pejgamberi s.a.v.s., me Ebu Bekrin dy rekatë, por edhe me Osmanin r.a. dy rekatë. Pastaj jemi ndarë. Ku është ai fat që pjesa ime shpërblyese të jetë (te All-llahu xh.sh.) pranimi i dy rekatëve, në vend të katër rekatëve".

AGJËRIMI NË DITËN E NËNTË TË DHU-L-HIXHES

1658. “ Na ka treguar Ali b. Abdullah se i ka transmetuar Sufjani nga Zuhriu të cilit i ka thënë Selimi:

"E kam dëgjuar Umejrin, robin e liruar të nënës së Fadlit që transmeton nga nëna e Fadlit: "Njerëzit kanë dyshuar në agjërimin e Pejgamberit s.a.v.s. për ditën e nëntë të Dhu-l-hixhes prandaj i dërgova Pejgamberit s.a.v.s. një shujtë pije (tëmbël) dhe ai e ka pirë".

KËNDIMI I TELBIJES DHE TEKBIRIT KUR HAXHIU (PAS NAMAZIT TË SABAHUT, DITËN E NËNTË TË DHU-L-HIXHES) GDHIHET NGA MINNE PËR NË AREFAT

1659. “ Na ka treguar Abdullah b. Jusufi se i ka transmetuar Maliku nga Muhammed b. Ebu Bekr Eth-thekafijj, se ai e ka pyetur Enes b. Malikun r.a. derisa ata dy shkonin herët në mëngjes (ditën e nëntë Dhu-l-hixhe) nga Minne kah Arefati:

- çka keni bërë ju në këtë ditë, në kohën e Pejgamberit?
- Dikush prej nesh, tha Enesi, shqiptonte telbije, dhe kush shqiptonte telbijen, Pejgamberi këtë nuk ia kontestonte. Dikush, pra , merrte tekbir, dhe kush merrtë tekbir, Pejgamberi a.s. këtij nuk ia kontestonte.

UDHËTIMI NË VAPËN E DREKËS DITËN E AREFATIT

1660. “ Na ka treguar Abdullah b. Jusuf se i ka kumtuar Maliku, që transmeton mga Ibn Shihabi, ky nga Salimi i cili thotë se Abdu-l-Melik i ka shkruar Haxhxhaxhit që mos t'i kundërshtojë Ibn Umerit lidhur me haxhin.
Pastaj erdhi Ibn Umeri r.a. edhe unë bashkë me të , ditën e nëntë Dhu-l-hixhe, kur dielli sapo e kishte kaluar zenitin dhe thirri përpara tëndës së Haxhxhaxhit. Doli Haxhxhaxhi, i mbuluar me një pelerinë ngjyrë portokalli, dhe tha:
- O baba i Abdurrahmanit, çka ke?
- Të udhëtojmë “ tha ai “ nëse dëshiron të veprosh sipas praktikës së Pejgamberit!
- A mu tash ? “ pyeti Haxhxhaxhi.
- Po “ tha Ibn Umeri.
- Pritëm, sa të lagë kokën me ujë! “ tha Haxhxhaxhi.
Ibn Umeri zbriti (nga devja për ta pritur) derisa ai doli dhe shetiti pak ndërmjet meje (Salimit) dhe babi tim Abdullah b. Umerit. Unë atëherë i thash: "Nëse dëshiron të veprosh sipas synetit, shkurtoje fjalimin (hutben) dhe shpejtoi në qëndrimin (në Arefat)".
Ibn Shihabi shikoi Abdullahin. Kur e hetoi këtë Abdullahu i tha: "Salimi ka folur të vërtetën".

QËNDRIMI NË AREFAT KALUAR

1661. - Na ka treguar Abdullah b. Mesleme i cili transmeton nga Maliku, ky nga Ebu Nadra, ai nga Umejri, rob i liruar i Ibn Abbasit, kurse ai nga nëna e Fadl b. Harithit se disa nuk janë pajtuar përkitazi me agjërimin e Pejgamberit s.a.v.s. në ditën e nëntë të dhu-l-hixhes. Disa thonin: "Ai sot agjëron", kurse të tjërët: "Nuk agjëron". Ajo i dërgoi një gotë tëmbël dhe ai e piu, duke qenë i hipur në deve(ditën e Arefatit).

BASHKIMI I DY NAMAZEVE NË AREFAT

Abdullah b. Umerit r.a. po t'i kalonte namazi me imam (në Arefat) ai do t'i bashkonte të dy.

1662. “ Lejthi ka thënë se i ka transmetuar Ukajl Ibn Shihab të cilit i ka kumtuar Salim (b. Abdullah b. Umer) se Haxhxhaxh b. Jusuf atë vit kur ka rënë (në Mekke) për shkak të (Abdullah) Ibn Zubejrit r.a. e ka pyetur Abdullahin (b. Umerin): "Si do të veprosh gjatë qëndrimit në Arefat( ditën e nëntë dhu-l-hixhe)"? Salimi u përgjigj: "Nëse dëshiron të veprosh sipas synnetit, fali (drekën dhe iqindinë) ditën e Arefatit, në kohën e nxehtë të drekës.
Abdullah b. Umeri ka konstatuar: "Selimi ka folë të vërtetën. As-habët kanë vepruar sipas synnetit, e kanë bashkuar (faljen) drekën dhe iqindinë".
Atëherë (thotë Ibn Shihabi) e kam pyetur Salimin: "A ka vepruar kështu Pejgamberi i All-llahut?" "A e ndiqni ju me këtë vetëm rrugën e tij?" pyeti Salimi.

SHKURTIMI I HYTBES NË AREFAT

1663. “ Na ka treguar Abdullah b. Mesleme se i ka kumtuar Maliku duke transmetuar nga Ibn Shihabi, ky nga Salim b. Abdullahu se Abdu-l-Melik b. Mervan i ka shkruar haxhxhaxhit se po shkon në haxh i prirë nga Abdullah b. Umeri. Dhe kur erdhi dita e nëntë dhu-l-hixhe erdhi (Abdullah) b. Umeri r.a. dhe unë bashkë me të, sapo e kish te kaluar dielli zenitin, dhe me tërë fuqinë që kishte thirri para tëndës së Haxhxhaxhit: "Ku është ai!"? Haxhxhaxhi doli dhe ai tha: "Në rrugë!"

- E tash? “ tha Haxhxhaxhi.
- Po '' tha Ibn Umeri.
Pritëm sa të lagem me ujë! “ tha Haxhxhaxhi.
Në këtë mënyrë Ibn Umeri r.a. zbriti (të presë) deri sa ai doli dhe shëtiste ndërmjet meje dhe babës tim. Unë, thotë salimi, i thash: "Nëse dëshiron të veprosh sipas synnetit, shkurtoje fjalimin, dhe shpejto në qëndrimin(Arefat)!"
Në këto fjalë (Abdullah) Ibn Umeri tha: "Salimi e foli të vërtetën".

TË QËNDRUARIT NË AREFAT

1664. “ Na ka treguar Ali b. Abdullah, nga Sufjani të cilit i ka transmetuar Amr, këtij babai i vet Muhammed b. Abdullah, e atij Muhammed b. Xhubejr b. Mut'im, nga babi i vet i cili ka thënë:

"Isha duke kërkuar deven time..." kurse sipas senedit tjetër: "Na ka treguar Musedded të cilit i ka transmetuar Sufjani nga Amri i cili e ka dëgjuar Muhammed b. Xhubejrin, kurse ai babën e vet Xhubejr b. Mut'in se ka thënë: - E kam humbur deven, dhe ditën e nëntë Dhu-l-hixhe dola ta kërkojë dhe e pashë Pejgamberin s.a.v.s. si po qëndronte në Arefat dhe thashë: "Pasha Zotin ky, është (kurejshi) nga Humsi! çka po bën këtu?"


1665. “ Na ka treguar Ferve b. Ebi-l-Magrai të cilit Ali b. Mushir i ka transmetuar nga Hisham b. Ureve se ka thënë:

- Njerëzit në periudhën e injorancës bënin tavaf rreth Qabes me prijashtim të Humsit.El-Humsij janë kurejshitët dhe pasardhësit e tyre. Ata në emër të All-llahut u kanë bërë mirë njerëzve: burri ia ka dhënë teshat shokut që të bëjë tavaf rreth Qabes, gruaja e Humsit ia ka dhënë teshat shoqes për të bërë tavaf Qaben, kurse ai të cilit humsasit nuk i kanë dhënë tesha, e ka bërë tavafin rreth Qabes lakuriq. Grupi i haxhinjëve këthehej nga Arefati, kurse humsasit këtheheshin nga Muzdelife.
Më ka lajmëruar, thotë, Hishami, babai im që transmeton nga Aisheja r.a. se me të vërtetë për humsasit është shpallur ky ajet: "Pastaj vraponin prej nga vrapojnë njerëzit tjerë!".
Ai ka thënë edhe këtë: "Humsasit kanë vrapuar nga Muzdelifeja dhe janë kthyer në Arefat".

MËNYRË E ECJES SË HAXHIUT KUR KËTHEHET NGA ARAFATI


1666. “ Na ka treguar Abdullah b. Jusuf, të cilit i ka transmetuar Maliku nga Hisham b. Urve, kurse ai nga babai i vet i cili ka thënë:

E kanë pyetur Usamen, ku rrijsha edhe unë: - Si ka shkuar Pejgamberi s.a.v.s. në Haxhxhetu-l-veda, kur është kthyer (nga Arafati)?".
- Ka ecur, u përgjegj ai, me ecje të zakonshme, por kur shihte se ka vend të lirë, ngutej.

ZHDRYPJA NGA DEVJA NDËRMJET ARAFATIT DHE MUZDELISË

1667. “ Na ka treguar Musedded të cilit i ka transmetuar Hammad b. Jezid nga Jahja b. Seid, ky nga Musa b. Ukbe, kurse ai nga Kurejba, rob i liruar i Ibn Abbasit, kurse ky nga Usame b. Zejdi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. kur këthehej nga Arafati, ndalej në ndonjë luginë kryente nevojën dhe merrte abdest. Unë kam pyetur:

- O Pejgamber i All-llahut, a do të falish namazin?
- Namazin e ke përpara (në Muzdelife) “ u përgjegj ai.


1668. “ Na ka treguar Musa b. Ismail, se i ka treguar Xhuvejriu: "Abdullah b. Umeri r.a. i ka bashkuar në Muzdelife faljen e namazit të akshamit dhe të jacisë. Kur kalonte kah lugina në të cilën Pejgamberi s.a.v.s. ishte ndalur (për nevoja të veta), hynte atje, pastrohej, merrte abdest por nuk falte asgjë deri sa të mos falej së bashku, në Muzdelife".


1669“ Na ka treguar Kutejbe, prej Ismail b. Xhaferit, duke transmetuar nga Muhammed b. Ebi Harmele, ky nga Kurejbi, rob i liruar i Ibn Abbasit, kurse ky nga Usame b. Zejdi r.a. se ka thënë:

"Kam hypur në një deve me Pejgamberin s.a.v.s. nga Arafati. Kur arriti Pejgamberi i All-llahut te ana e majtë e luginës që shtrihet nën Muzdelife, e ndali deven dhe kreu nevojën e vogël. Pastaj erdhi, e unë e shërbeva me ujë dhe ai shpejt mori abdest.
- O Pejgamber i All-llahut, i thash “ a është ky për namaz?
- Namazin e ke përpara “ tha ai.
Pastaj Pejgamberi i All-llahut hipi në deve, erdhi në Muzdelife dhe u fal (akshamin dhe jacinë njërën pas tjetrës). Në mëngjes pas ditës së tubimit në Muzdelife pas Pejgamberit të All-llahut hipi Fadli (dhe u nis për Minne)".


1670. “ Kurejbi ka thënë: "Më ka kumtuar Abdullah (b. Abbas) r.a. që transmeton nga Fadli se Pejgamberi s.a.v.s. nuk e ka ndalur telbijen deri kur ka arritur në Xhemretu-l-akabe (të hedhë gurin e parë)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Haxhi dhe rëndësia e tij Empty
MesazhTitulli: Re: Haxhi dhe rëndësia e tij   Haxhi dhe rëndësia e tij Icon_minitimeThu Jul 30, 2009 1:24 pm

URDHËRI I PEJGAMBERIT s.a.v.s. PËR QETËSI TË DENJË GJATË KTHIMIT NGA AREFATI DHE SHENJIMI ME KAMGJIK KAH ATA

1671. “ Na ka treguar Seid b. Ebi Mejrem se i ka transmetuar Ibrahim b. Suvejd, këtij Amr b. Ebi Amr, rob i liruar i Muttalibit, i cili thotë se e ka informuar Ibn Abbasi r.a. se ai me Pejgamberin s.a.v.s. është kthyer në ditën e Arefatit, dhe Pejgamberi s.a.v.s. ka dëgjuar pas veti një tollovi të fortë dhe rrëmujë të deveve, dhe duke bërë me kamxhik, kah ata ka thënë: "Burra, mbani qetësi, se në tollovi nuk ka bëmirësi!".

FALJA E TË DY NAMAZEVE BASHKË NË MUZDELIFE

1672. “ Na ka treguar Abdullah b. Jusuf se i ka transmetuar Maliku nga Musa b. Ukbe, e ky nga Kutejba, ai nga Usame b. Zejdi r.a. se e ka dëgjuar Usamen duke thënë:

"Pejgamberi s.a.v.s. u kthye nga Arefati, zbriti në luginë, kreu nevojën e vogël dhe mori abdest, por nuk e lau çdo pjesë detalisht".
Unë e pyeta: "Për namaz a ?"
"Namazi është përpara teje “ u përgjigj ai.
Pastaj erdhi në Muzdelife, mori abdest dhe i lau detalisht të gjitha organet e nevojshme. Pas kësaj u këndue ikameti, për namaz dhe ai e fali akshamin. Mandej secili njeri “ haxhi “ e lidhi deven para tëndës së vet, këndoi ikametin për namaz dhe e fali (akshamin dhe jacinë bashkë), e ndërmjet tyre nuk fali nafile".

FALJA E AKSHAMIT DHE JACISË BASHKË DUKE MOS
FALUR NDËRMJET TYRE ASNJË NAFILE

1673. “ Na ka treguar Ademi, të cilit Ebu Dhi'b i transmeton nga Zuhriu, ai nga Salim b. Abdullahu, kurse ky nga Ibn Umeri r.a. i cili ka thënë:

"Pejgamberi s.a.v.s. e ka bashkuar faljen e akshamit dhe të jacisë në Muzdelife me ikamet për secilin namaz, e ndërmjet tyre, e as pas këtyre nuk ka falur kurrfarë nafilesh".


1674. “ Na ka treguar Halid b. Mahled se i ka thënë Sulejman b. Bilali kurse atij i ka thënë Jahja të cilin e ka informuar Adij b. Thabit, duke transmetuar nga Abdullah b. Jezid El-Hatmij i cili thotë se i ka rrëfyer Ebu Ejjub Ensariu se Pejgamberi s.a.v.s. në Haxhxhetu-l-veda i ka bashkuar në Arefat faljen e akshamit dhe të jacisë.

KËNDIMI I EZANIT DHE IKAMETIT PËR SECILIN NGA DY NAMAZET E BASHKUARA NË MUZDELIFE

1675. “ Na ka treguar Amr b. Halid se i ka transmetuar Zubejr të cilit Ebu Is-haku i ka thënë:

- E kam dëgjuar Abdurrahman b. Jezidin duke thënë: "Abdullahu r.a. e ka kryer haxhin, dhe kemi ardhur në Muzdelife në kohën e ezanit të jacisë ose përafërsisht në atë kohë dhe ai i urdhëroi një njeriu, dhe ai këndoi ezanin dhe ikametin, andaj ai fali akshamin, pas këtij menjëherë edhe dy rekatë.
Pastaj kërkoi darkë dhe hëngri darkë, e mandej më duket urdhëroi një njeri, e ai këndoi ezanin dhe ikametin:
Amri ka thënë: " Nuk di prej kah ky dyshim në mos prej Zuhriut"
Pastaj fali dy rekatë të jacisë dhe sapo u gdhi tha: "Pejgamberi s.a.v.s. në këtë moment nuk ka falur asgjë tjetër përveç këtij namazi (të sabahut) në këtë vend e këtë ditë".
Abdullahu ka thënë edhe këtë: "Këto dy namaze janë shtyer nga termini i vet: namazit i akshamit falet kur njerëzit vijnë në Muzdelife, kurse i sabahut falet sapo paraqitet agimi. E kam parë tha ai - Pejgamberin s.a.v.s. se i falte në atë kohë.

PËR ATË I CILI NATËN KA DËRGUAR ANËTARËT E FAMILJES SË VET MË TË DOBËT TË QËNDROJNË NË MUZDELIFE TË BËJNË LUTJE, NË KOHËN KUR PERËNDONTE HËNA

1676. “ Na ka treguar Ibn Bujkeri se i ka transmetuar Lejthi nga Junusi, ai nga Ibn Shihabi, se Salimi ka thënë:

"Abdullah b. Umeri r.a. i ka dërguar përpara se të shkojë vetë, anëtarët e familjes së vet më të dobët që të qëndronin në Muzdelife tek Mesh'ari-l-Haram dhe të lartësonin të Lartmadhërishmin All-llah, ashtu si kanë ditë më së miri, e pastak ktheheshin (në Minne) para se të kryente imami qëndrimin në Muzdelife dhe para se të kthehej ai personalisht.
Dikush nga ata rrinte në Minne në kohën e sabahut, e dikush vinte pas asaj kohe dhe kurdo që vinin hudhnin guralecë në Xhemretu-l-akabe".
Ibn Umeri r.a. thoshte:
"Këtyre këtë ua lejonte edhe Pejgamberi s.a.v.s."


1677. “ Na ka treguar Sulejman b. Harb, këtij i ka transmetuar Hammad b. Zejdi nga Ejjubi, ai nga Ikrime, e ky nga Ibn Abbasi r.a. se ka thënë:

"Më ka dërguar Pejgamberi i All-llahut gjatë natës nga Muzdelife (për Minne)"


1678. “ Na ka treguar Aliu, prej Sufjanit të cilit i ka transmetuar Ubejdullah b. Ebi Jezid nga Ibn Abbsi r.a. që thotë:

"Unë jam nga ata të cilët Pejgamberi s.a.v.s. natën e Muzdelifes e ka dërguar (në Minne) përpara se të shkojë vetë me anëtarët e dobët të familjes së vet".


1679. “ Na ka treguar Musedded që transmeton nga Jahja, e ky nga Ibn Xhubejri i cili ka thënë se i ka kumtuar Abdullahu, robi i liruar i Esmës, nga Esma, se ajo natën e Muzdelifes ka rënë në Muzdelife, pastaj është ngritur të falet dhë është falur një orë,e mandej e ka pyetur:

-O biri im! A ka përenduar hëna?
-Jo “ i thashë unë.
Ajo, pastaj, u fal edhe një orë, dhe prap pyeti:
-A ka përënduar hëna?
-Po “ iu përgjegja.
-Të udhëtojmë pra “ tha ajo.
Ashtu udhtuam dhe kaluam deri sa i hudhi guralecat. Pastaj u kthye dhe fali sabahun në shatorin e vet, për çka i thash:
-Zojë! Më duket se ende është terr?
-Biri im! Pejgamberi s.a.v.s. këtë ua lejonte udhëtarëve.


1680. “ Na ka treguar Muhammed b. Kethir, që thotë se i ka thënë Sufjani të cilit i ka transmetuar Abdurrahman b. Kasim nga Kasimi, ky nga Aisheja r.a. e cila ka thënë:

"Sevda ka kërkuar leje nga Pejgamberi s.a.v.s. natën e Muzdelifes (të shkojë më herët). Ajo ecte ngadalë, prandaj ai e lejoi (të shkojë më herët)".
1681. “ Na ka treguar Ebu Nujam nga Efleh b. Humejd, duke transmetuar nga Kasim b. Mahmud, e ky nga Aisheja r.a. se ka thënë:

"U ndalëm në Muzdelife dhe Sevda pastaj kërkoi leje nga Pejgamberi s.a.v.s. të kthehet (në Minne) para se të vërshonin njerëzit. Ajo ecte ngadalë, prandaj ky ia lejoi asaj këtë. Ashtu që ajo u kthye para se të bëhet tollovi, kurse ne kemi ndejtur (në Muzdelife) deri sa gdhiu. Pastaj jemi kthyer bashkë me Pejgamberi a.s.
Kam dëshiruar më shumë se çdo gjë tjetër, dhe kurrgjë nuk do të më gëzonte më tepër, t'i kisha kërkuar edhe unë leje Pejgamberit të All-llahut ashtu siç bëri Sevda.

FALJA E NAMAZIT TË SABAHUT NË MUZDELIFE

1682. “ Na ka treguar Umer b. Hafs b. Gijath se i ka transmetuar babai i vet nga A'mesh, të cilit i ka transmetuar Umare, këtij Abdurrahmani, e ky nga Abdullah r.a. i cili ka thënë:

"Nuk e kam parë Pejgamberin s.a.v.s. që të ketë falur ndonjë namaz jasht kohës së caktuar, përveçse kur i ka bashkuar dy namaze: akshamin dhe jacinë, edhe e ka falur sabahun (në Muzdelife) para kohës së zakonshme (me terr)".


1683. “ Na ka treguar Abdullah b. Rexha se i ka transmetuar Israil ky e ka dëgjuar nga Ebi Is-haku, ky nga Abdurrahman b. Jezidi i cili ka thënë:

"Kemi dal me Abdullah b. Mes'udin deri në Mekke dhe erdhëm në Muzdelife. Dhe aty, ka falë dy namaze veç e veç, madje secilin namaz me një ezan dhe një ikamet, që i ndante vetëm darka. Sabahun e ka falur më vonë, sapo vërehej agimi. Dikush thoshte: "U bë agim, gdhini", e dikush : "Akoma nuk ka gdhi".
Pastaj Abdullahu shton: - Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Këta dy namaze kanë luajtur kohën e caktuar vetëm në këtë vend, d.m.th. akshami dhe jacia, dhe njerëzit nuk është e domosdoshme të arrijnë në Muzdelife deri në natën vonë( jaci) , kurse sabahu falet mu në këtë moment".
Ka qëndruar në këmbë deri kur është gdhirë e pastaj ka thënë: "Po të ishte kthyer eprori i besëdrejtëve nga (Minna) tash, do të vepronte sipas synnetit".
-Nuk e di “ tha Abdurr-rrahmani “ a ishte më e shpejt deklerata e Abdullahut apo kthimi i Osmanit (në Muzdelife).
Abdullah b. Mes'ud nuk e ndërpreu shqiptimin e telbijes derisa nuk i hodhi guralecët e (parë) në Xhemretu-l-Akabe".

KUR KTHEHET HAXHIU NGA MUZDELIFE

1684. “ Na ka treguar Haxhxhaxh b. Minhal se i ka transmetuar Shu'be nga Ebi Is-haku i cili ka thënë:

- E kam dëgjuar Amr b. Mejmunin që po thoshte:
"Kam qenë prezent kur Umeri në Muzdelife e ka falur sabahun, pastaj pas një qëndrimi tha: "Politeistët nuk janë kthyer (nga Muzdelife) deri sa të paraqitej dielli dhe thoshin: - Dil o Thebir (i ndriçuar)!"
Pejgamberi s.a.v.s. u është kundërvënë dhe është kthyer para se të dalë dielli".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Haxhi dhe rëndësia e tij Empty
MesazhTitulli: Re: Haxhi dhe rëndësia e tij   Haxhi dhe rëndësia e tij Icon_minitimeThu Jul 30, 2009 1:24 pm

KËNDIMI I TELBIJES DHE TEKBIRIT NË MËNGJES DITËN E DHJETË. DHU-L-HIXHE KUR HAXHIU HUDH GURALECËT NË XHEMRETU-L-AKABE DHE KALËRIMI ME NJË DEVE (PAS SHPINËS SË KALORSIT) GJATË UDHËTIMIT

1685. “ Na ka treguar Ebu Asim Dahhak b. Mahled se i ka transmetuar Ibn Xhurejxh nga Ata'u, ky nga Ibn Abbasi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. e ka vënë pas vetes në deve Fadlin, kurse ai ka thënë se Pejgamberi i All-llahut nuk e ka ndërprerë këndimin e telbijes deri sa ka hudhur guralecët(e parë) në Xheretu-l-Akabe.


1686. “ 1687. “ Na ka treguar Zuhejr b. Harb, të cilit i ka transmetuar Vehb b. Xherir e ky e ka dëgjuar nga babai i vet, ky nga Junus El-Ejlije, ai nga Zuhriu, kurse ai nga Ubejdullah b. Abdullah, e ky pra, nga Ibn Abbasi r.a. se Usame b. Zejd r.a. ka hipur në të njëjtën deve , pas shpinës së Pejgamberit s.a.v.s. nga Arefati deri në Muzdelife, kurse nga Muzdelife deri në Minne e ka hipur në deve, pas shpine Fadlin, dhe që të dy, thotë Ibn Abbsi, kanë deklaruar: "Pejgamberi s.a.v.s. nuk e ndërpriste këndimin e telbijes deri sa të hudhte guralecët e parë në Xhemretu-l-Akabe.

KREU I 25a.

K U R B A N I


NË EMËR TË ALL-LLAHUT, TË GJITHMËSHIRSHMIT, MËSHIRËPLOTIT!

AI QË DO TË SHËRBEHET ME UMRE DERI NË HAXH,
DO TË PRESË KURBAN SIPAS MUNDËSISË

Ai që nuk mund të gjejë, do të agjërojë tri ditë gjatë kohës së haxhit dhe shtatë ditë pasi të kthehet, që gjithsejt janë dhjetë ditë. Kjo është për atë, familja e të cilit nuk prezenton në Mesxhidu-l-Haram".

1688. “ Na ka treguar Is-hak b. Mensur se i ka kumtuar Nadr nëpërmjet Shu'bes se ebu Xhemre ka deklaruar:

E kam pyetur Ibn Abbasin r.a. për "[përmirësoje fjalorin!]'a", dhe për këtë ma urdhëroi, kurse për kurban kur e pyeta, më tha: "Kurbani është në [përmirësoje fjalorin!]'a" :deve, lopë ose dele ose pjesëmarrja në një lurban të madh".

Ebu Xhemre ka thënë: "Njerëzit sikur e kanë nënçmuar "[përmirësoje fjalorin!]'an". Më vonë më mori gjumi dhe në ëndërr pashë një njeri duke bërtitur: "Ky haxh është kryer pa gabime dhe është i pranuar te All-llahu, edhe "[përmirësoje fjalorin!]'a" është e vlefshme". Kam shkuar te Ibn Abbasi r.a. dhe ia tregova këtë. Ai tha: "All-llahu është i madh! Kjo është praktikë e Ebu-l-Kasimit ?
(Ardi shiqo faqe 274 rreshti i dytë nuk po kuptoi)
Ebu Abdullah (Buhariu) thotë: - Adem(b. Ebi Ijas), Vehb b. Xherir dhe Gunder, duke transmetuar nga Shu'be kanë thënë: "Umre e pranuar dhe haxhi i kryer pa të meta, te All-llahu është i vlefshëm(janë punë më të dashura të All-llahu)".

PËR HIPJEN NË DEVE SIPAS FJALËVE TË ALL-LLAHUT "DEVET I KEMI BËRË ARGUMENT TË FUQISË SË ALL-LLAHUT

"Kurse devet, atë ua kemi bërë një nga zakonet e All-llahut, ku ju keni dobi. Prandaj përmendeni emrin e All-llahut mbi to në radhë, por kur të bijnë në tokë hani nga ato dhe ushqeni si ata që janë mirënjohës si ata që nuk janë. Ashtu ua kemi vënë në shërbim tuajin (kurbanët) ndoshta do të jeni mirënjohës. Tek All-llahu nuk arrinë mishi i tyre as gjaku i tyre, por do të arrijë vepra e mirë dhe me sinqeritet nga ana e juaj; Ashtu ua ka nënshtruar për ta madhëruar All-llahun për shkak se u ka udhëzuar. Dhe, merru sihariq bëmirësve!".
1689. “ Na ka treguar Abdullah b. Jusuf, se i ka transmetuar Maliku nga Ebu Zinadi, ai nga A'rexhi, ky nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. e ka parë një njeri që e ka vënë përpara një deve, dhe i tha:

- Hipi!
- Kjo është deve (për kurban) “ i tha ai.
- Hipi! “ tha përsëri Pejgamberi.
- Kjo është deve (për kurban) - e përsëriti njeriu.
Në urdhërin e tretë a të dytë, i ka thënë: "Hipi or i mjerë: I mjeri ti!".


1690. “ Na ka treguar Muslim b. Ibrahim se i kanë transmetuar Hishami dhe Shu'be nga Katade, e ky nga Enes r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. e ka parë një njeri duke i grahur deves për kurban, dhe i ka thënë:

- Hipi!
- Po kjo është deve (për kurban) “ i thoyë ai.
- Hipi! “ e përsëriti Pejgamberi.
- Kjo është deve (për kurban) i përgjigjet ky përsëri.
- Hipi! I thotë Pejgamberi a.s. herën e tretë.

GRAHJA E DEVEVE PËR KURBAN

1691. “ Na ka treguar Jahja b. Bujker se i ka transmetuar Lejthi ky e ka dëgjuar nga Ukajli, ky nga Ibn Shihabi, ai nga Salim b. Abdullahu se Ibn Umeri r.a. ka thënë:

- Pejgamberi s.a.v.s. në Haxhxhetu-l-veda është shërbyer me umre deri në ditët e haxhit, madje mori edhe kurbanin, Ai i grahi këtij kurbani, e mori me vete, prej Dhu-l-Hulejfe. Kështu Pejgamberi s.a.v.s. e filloi haxhin, hyri në ihram për umre, e pastaj (në Mekke) vendosi për haxh. Edhe ata që ishin me Pejgamberin s.a.v.s. janë shërbyer me umre deri në kohën e haxhit. Nga ata kishte që kishin siguruar kurban dhe e kishin marrë me vete, por kishte edhe të atillë që nuk e kishin siguruar.

Kur arriti në Mekke Pejgamberi s.a.v.s. u tha atyre njerëzve: "Cilido prej jush që ka siguruar kurban, nuk i lejot asgjë të bëjë nga ato që i ka pasë më herët të ndaluara, deri kur ta kryej edhe haxhin, ndërsa kush nuk ka siguruar kurban , le të rruhet dhe le të dalë nga ihrami, e më vonë le të hyjë prapë në ihram për haxh. Kush nuk gjen kurban, le të agjërojë tri ditë gjatë haxhit dhe shtatë ditë kur të kthehet në shtëpi".

Pejgamberi s.a.v.s. e kryente tavafin rreth Qabes sapo arrinte në Mekke dhe puna e parë që e bënte ishte prekja e Gurit të Zi, e pastaj duke kërcyer, shkundej, në tre tavafët e parë, kurse në katër të fundit ecte si zakonisht. Kur e ka kryer tavafin rreth Qabes, i ka falur dy rekate te Mekami Ibrahim, ka dhënë selam, është kthyer dhe ka shkuar në Safa dhe ndërmjet Safa dhe Merves i ka bërë shtatë veprime. Atij nuk i lejohej të bëjë asgjë nga ajo që e ka pasë edhe më herët të ndaluar, deri sa t'i kryente të gjitha ritualet e haxhit; derisa ditën e parë të Bajramit të priste kurbanin, të kthehej dhe të kryente tavafin e fundit rreth Qabes, pas të cilave veprimeve i lejohej të bëjë të gjitha ato që (gjatë ihramit) i kishte të ndaluara.

Kushdo që kishte siguruar kurban, vepronte ashtu siç vepronte Pejgamberi s.a.v.s.. Mirëpo këtë kurban e bënte vetëm dikush prej atyre që merrnin pjesë në haxh.


1692. “ Është transmetuar nga Urve se Aisheja r.a. duke transmetuar nga Pejgamberi s.a.v.s. e ka informuar për kryerjen e umres deri në kohën e haxhit dhe se njerëzit e tjerë bashkë me të kanë hyrë në ihram për umre, duke pasë për qëllim që pas kësaj të kryejnë haxhin në të njëjtin vit. Kjo përputhet me atë që e lajmëron salimi nga Ibn Umeri r.a. e ai nga Pejgamberi s.a.v.s..

BLERJA E KURBANIT GJATË RRUGËS (PËR MEKKE)

1693. - Na ka treguar Ebu-n-Nu'man, që i ka treguar Hammade ky nga Ejjubi, ky nga Nafi'u i cili thotë:

Abdullah b. Abdullah b. Umer r.a. i ka thënë babës së vet: "Hiç dorë (nga haxhi) se unë nuk jamë i sigurtë për tollovinë që mund të të pengojë në vizitën e Qabes".

- Atëherë pra do të veproj “ tha Abdullahu “ sikurse ka vepruar Muhammedi a.s. kurse All-llahu xh.sh ka thënë: "Ju te Pejgamberi i All-llahut, pa dyshim keni shembullin më të mirë". Unë po ju marrë për dëshmitar, se e kam bërë nijet për umre.
- Pastaj ai, thotë Abdullahu, hyri në ihram (nga shtëpia e vet),, dhe u nis. Kur ishte në Bejda, këndoi telbijen për haxh dhe umre duke thënë: "Haxh dhe umre nuk janë diçka të veçanta, janë të lidhura në mes veti". Mandej ka blerë kurban për vete në Humejd, erdhi (në Mekke) bëri një tavaf (rreth Qabes, si edhe Safa dhe Merve), në mënyrë të veçantë për umre, e më vonë në mënyrë të veçantë për haxh, dhe nuk doli nga ihrami derisa nuk i kreu të dyja këto detyra së bashku (umre dhe haxh).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Haxhi dhe rëndësia e tij Empty
MesazhTitulli: Re: Haxhi dhe rëndësia e tij   Haxhi dhe rëndësia e tij Icon_minitimeThu Jul 30, 2009 1:24 pm

SHENJIMI I DEVES-KURBAN NË DHU-L-HULEJFE

Duke ia shpuar gungën, duke ia lyer me gjakun e saj, dhe duke i ngjitur qafore në qafë, e pastaj veshja në ihram.

Nafi'u thotë: "Ibn Umeri r.a. kur i grahte deves-kurban, nga Medina, ia ngjiste qaforen në Dhu-l-Hulejfe dhe me gjakun që i dilte nga të shpuarit e gungës e lyente, mandej me tehun e thikës ia preu anën e djathtë të gungës, e ajo duke qëndruar në gjunj ishte e kthyer kah Kibla". {3}

1694.- 1695. “ Na ka treguar Ahmed b. Muhammed se e ka informuar Abdullahu që i ka transmetuar Ma'meri nga Zuhriu, ky nga Urve b. Zubjeri, ai nga Misver b. Mahreme dhe Mervani:

"Pejgamberi s.a.v.s. ka dalë nga Medineja (vitin e Hudejbijes me nga rreth një mijë shokë të vet dhe kur ishin në Dhu-l-Hulejfe, Pejgamberi s.a.v.s. deves së vet për kurban i vari në qafë këpucën dhe e lyejti me gjak nga gunga e saj e prerë dhe hyri në ihram për umre".


1696. “ Na ka treguar Ebu Nuajm, nga Efleh që transmeton nga Kasimi e ai nga Aisheja r.a. e cila ka thënë:

Me duart e mia kamë thurë qafore për devet e Pejgamberit s.a.v.s. e ai pastaj i varte secilës dhe e lyente me gjak nga gunga e shpuar pak dhe i niste për Mekke për kurban dhe nuk kishte të ndaluar asnjë send që deri atëherë e ka pasur të lejuar".

THURJA E QAFOREVE PËR DEVE DHE LOPË

të dedikuar për kurban -

1697. “ Na ka treguar Musedded të cilit i ka thënë Jahja e ky e ka dëgjuar nga Ubejdullahu të cilit i ka kumtuar Nafi'u nga Ibn Umeri, ky nga Hafsa r.a. e cila ka thënë:

"O Pejgamber i All-llahut, ç'është me këta njerëz? Ata kanë dalë nga ihrami, e ti jo!".
- Unë - tha ai “ kam ngjitur flokët e mia dhe i kam varë qaforen kurbanit tim, dhe nuk do të lirohem nga ihrami deri kur të kryej haxhin.


1698. “ Na ka treguar Abdullah b. Jusuf se i ka transmetuar Lejthi, këtij Ibn Shihabi nga Urve dhe Amr b. Abdurrahman, se Aisheja r.a. ka thënë:

'Pejgamberi i All-llahut ka nisë një kurban nga Medineja për Mekke. Unë atij kurbani ia kam thurur qaforen dhe ai pastaj nuk është shmangur nga asgjë, nga të cilat shmanget muhrimi.

TË PRERIT E GUNGES SË DEVES DHE LYERJA ME GJAK NËPËR GUNGË
Urve, duke transmetuar nga Misveri r.a. ka thënë:

"Pejgamberi s.a.v.s. në Dhu-l-Hulejfe ia ka varë qaforen deves së vet për kurban, ia ka lyer me gjak që i rridhte nga gunga e prerë e pastaj ka hyrë në ihram për umre".

1699. “ Na ka treguar Abdullah b. Mesleme se i ka transmetuar Eflah b. Humejd nga Kasimi, ky nga Aisheja r.a. që ka thënë:

"Kam thurur qaforen për deven-kurban, të Pejgamberit s.a.v.s. dhe ai, duke e lyer me gjakun e gungës së prerë të saj, ia vari për qafe, ose thotë Kasimi “ ka thënë: "I kamë varë unë". Pastaj e nisi për në Qabe, kurse ai mbeti në Medine dhe nuk ka pasur asgjë të ndaluar nga ato punë që i ka pasë të lejuara më përpara".

VARJA E QAFORES ME DORË TË VET

1700. “ Na ka treguar Abdullah b. Jusufi se i ka transmetuar Maliku nga Abdullah b. Ebi Bekr b. Amr b. Hazm, ky nga Amra bint Abdurrahmani se i ka kumtuar që Zijad b. Ebi Sufjan i ka shkruar Aishes r.a. se Abdullah b. Abbas r.a. ka thënë:

"Ai që nis kurban për Qabe, i ka të ndaluara të veproj të gjitha ato që i kanë të ndaluara haxhinjët, derisa kurbani i tij të prehet".

Pastaj “ ka thënë Amra “ Aisheja r.a. ka thënë: "Nuk është ashtu si ka thënë Ibn Abbasi r.a. Unë personalisht kam thurur qafore deves-kurban të Pejgamberit s.a.v.s., kurse Pejgamberi i All-llahut. Gjithashtu personalisht ia vari dhe ia nisi (për Mekke) me anë të babës tim dhe derisa kurbani nuk ishte i therur, Pejgamberit të All-llahut nuk i qe ndaluar asgjë nga veprimet që ia kishte lejuar All-llahu më parë".


VARJA E QAFORES DELES

1701. “ Na ka treguar Ebu Nuajm se i ka transmetuar Amesh nga Ibrahimi, ky e ka dëgjuar nga Esvedi e ai nga Aisheja r.a. e cila ka thënë:

"Pejgamberi s.a.v.s. njëherë ka dërguar një dele në Mekke për kurban".


1702. “ Na ka treguar Ebu Nu'aman, të cilit i ka treguar Abdurrahmani që transmeton nga A'meshi të cilit i ka kumtuar Ibrahimi,e ai nga Esvedi kurse ky nga Aisheja r.a.:

"Kam thurur qafore për kurbanin e Pejgamberit s.a.v.s. dhe ai këtë ia vari në qafë deles dhe u ndal të rrijë me familjen e vet lirisht".


1703. “ Na ka treguar Ebu Nu'man, këtij Hammedi, duke transmetuar nga Mensur b. Mu'temir, kurse sipas senedit tjetër: Na ka treguar Muhammed b. Kethir, këtij i ka transmetuar Sufjani e ai prej Mensurit, e ai nga Ibrahimi, kurse ky nga Esvedi, ndërsa ai nga Aisheja r.a. e cila ka thënë:

"I kam thurur qafore deles-kurban të Pejgamberit s.a.v.s. dhe ai me këtë e nisi (për Mekke), kurse vetë mandej ka qëndruar lirisht në (Medine).


1704. “ Na ka treguar Ebu Nuajm se i ka transmetuar Zekerijja nga Ademi, ai nga Mesruku, ky nga Aisheja r.a. që ka thënë:

"Kam thurur qafore për kurbanin e Pejgamberit s.a.v.s. para se të hyjë ai në ihram (me rastin e Haxhit Lamtumirës)".

QAFORET NGA LESHI

1705. “ Na ka treguar Amr b. Ali se i ka transmetuar Muadh b. Muadh nga Ibn Avni, ky nga Kasimi, ai nga Aisheja r.a. nëna e besëdrejtëve:
"Kam thurur qafore të kurbanëve nga leshi që kisha në shtëpi".

VARJA E KËPUCËS NË QAFË TË KURBANIT

1706. “ Na ka treguar Muhammedi se i ka kumtuar Abdu-l-A'la b. Abdu-l-A'la që e transmeton nga Ma'ameri, ai nga Jahja b. Ebi Kethir, ky nga Ikrime ai nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. e ka parë një njeri që i grahte deves-kurban dhe i tha:
- Hipi kësaj!
- Kjo është deve (për kurban) “ i tha ai.
- Hipi! “përsëriti Pejgamberi.
- Më vonë e pata parë “ thotë Ebu Hurejre “ kaluar se po shkonte afër Pejgamberit s.a.v.s. kurse këpuca (i rrinte varë) në qafë të saj.

Në senedin tjetër Ma'merit i bashkohet Muhamed b. Beshshar.

Na ka treguar Osman b. Umer se hadithin e lartëpërmendur ia ka transmetuar Alij b. Mubarek nga Jahja, ky nga Ikrime, kurse ai nga ebu Hurejreja r.a. që e përcjellë prej Pejgamberit s.a.v.s.

MBULESAT E DEVEVE

Ibn Umeri (Abdullah) r.a. i priste, mbulesat vetëm tek vendi i gungës (deves) dhe kur dështe ta presë deven, ia hiqte mbulesën, për t'i ruajtur të mos stërpikën me gjak, sepse pastaj i shpërndante për sadakë.

1707. “ Na ka treguar Kabise, të cilit i ka transmetuar Sufjani nga Ibn Ebi Nexhih, e ai nga Muxhahidi, ky nga Abdurrahman Ebi Lejla, kurse ai nga Aliu r.a. i cili ka thënë:

"Më ka urdhëruar Pejgamberi s.a.v.s. që mbulesat e deveve të prera, edhe lëkurat e tyre, t'i ndajë për sadakë".

BLERJA E KURBANAVE NË RRUGË DHE VARJA E QAFOREVE
NË QAFË TË KURBANËVE

1708. - Na ka treguar Ibrahim b. Munthir se i ka transmetuar Ebu Damre se Musa b. Ukbe i ka kumtuar nga Nafi'u sa vijon:

"- (Abdullah ) Ibn Umeri r.a. deshi ta kryejë haxhin në vitin kur e kryenin haxhin haxhirijtë, në kohën e Ibn Zubejrit r.a., dhe i është thënë (nga ana e djalit të vet): "Është luftë tek ata dhe kam frikë se do të kthehen nga (Qabeja)".

-Ju “ citon Ibn Umeri “ te Pejgamberi i All-llahut keni shembullin më të mirë. Unë, pra, do të veproj ashtu si bënte ai. Ju kam dëshmitarë se ju kam bërë nijet të kryej umren. Por, kur ishte pikërisht në Bejda, ka thënë: "Haxh dhe umre janë njëlloj (për kah qëllimi). Ju kam deshmitarë se e kam bërë nijet ta bashkoj haxhin dhe umren, edhe kurbanin e kam siguruar, i kam vërë qafore".

Pasi erdhi (në Mekke), e kreu tavafin rreth Qabes, vizitoi Safa dhe Merven dhe këtyre nuk u shtoi asgjë por nuk e kishte të lejuar të bëjë punë që më herët (si muhrim) i ka pasë të ndaluara, deri në ditën e dhjetë dhu-l-hixhe, kur e ka prerë kurbanin dhe është rruajtur. Ai konsideronte se tavafin e vet të detyruar (rreth Qabes, Safa dhe Merves) për umre dhe haxh i ka kryer qysh me tavafin e parë.

Dhe shtoi: "Kështu ka vepruar Pejgamberi s.a.v.s.".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Haxhi dhe rëndësia e tij Empty
MesazhTitulli: Re: Haxhi dhe rëndësia e tij   Haxhi dhe rëndësia e tij Icon_minitimeThu Jul 30, 2009 1:25 pm

BURRI MUND TË PRESË LOPË PËR GRATË E VETA
PA KËRKESËN E TYRE

1709. “ Na ka treguar Abdullah b. Jusuf se i ka transmetuar Maliku nga Jahja b. Seid, ky nga Amra bint Abdurrahman e cila ka thënë: "E kam dëgjuar Aishen r.a. duke thënë:

- Jemi nisur me Pejgamberin s.a.v.s. kur kishin mbetur pesë ditë nga muaji dhu-l-ka'de, me nijet të kryejmë vetëm haxhin.

Kur u afruam, në Mekke, thotë ajo, Pejgamberi i All-llahut ka urdhëruar që ata që nuk kanë me vete kurban të lirohen nga ihrami sapo të kryejnë tavafin rreth Qabes dhe të kryejnë sa'jin ndërmjet safa dhe Merves. Më vonë, ditën e dhjetë të Dhu-lhixhes (ditën e kurbanit) na sollën një copë mish lope dhe unë e pyeta:
"çka është kjo?"
- Pejgamberi s.a.v.s. ka prerë kurban për bashkëshortet e veta “ tha ai që na e solli.
- Jahja tha : - Unë pastaj këtë ia përmenda Kasimit, e ai tha:
- "Besnikërisht ta ka transmetuar Amra këtë rast".

PRERJA E DEVES NË MINNE NË VENDIN KU E KA PRERË
DEVEN PEJGAMBERI I ALL-LLAHUT

1710. “ Na ka treguar Is-hak b. Ibrahim se ka dëgjuar Halid b. Harith i cili thotë se i ka transmetuar Ubejdullah b. Umer nga Nafi'u se Abdullah (b. Umer) r.a. ka prerë vendin në vendin e njohur për prerje, në vendin “ tha Ubejdullah “ ku e ka prerë deven Pejgamberi s.a.v.s.


1711. “ Na ka treguar Ibrahim b. Mundhir, të cilit Enes b. Ijad i transmeton nga Musa b. Ukbe, nga Nafi'u, se Ibn Umeri r.a. e ka nisur kurbanin e vet nga Muzdelifeja nga fundi i natës, ashtu që në vendin ku e ka prerë deven Pejgamberi s.a.v.s. është futur bashkë me haxhinjtë, ku gjendeshin bashkë i liri dhe robi.

AI QË E PRET KURBANIN ME DORËN E VET

1712. “ Na ka treguar Sehl b. Buk-[përmirësoje fjalorin!], këtij Vuhejbi, ky e ka dëgjuar Ejjubin i cili transmeton nga Ebu Kilabi, kurse ky nga Enesi përcjell hadithin ku thuhet:

"Pejgamberi s.a.v.s. ka pre përsonalisht shtatë deve kurban, duke qëndruar në këmbë, kurse në Medine i kishte pre edhe dy desh të mëdhenj me brina".

PRERJA E DEVES LIDHUR

1713. “ Na ka treguar Abdullah b. Mesleme, të cilit i ka treguar Jezid b. Zurej nga Junusi, ai nga Zijad b. Xhubejri i cili ka thënë:

- E kam parë (Abdullah) Ibn Umerin r.a. kur iu afrua një njeriu i cili e kishte shtrirë deven e vet ta therë dhe i tha:

"Vendose horizontalisht të lidhur ashtu siç ka bërë Pejgamberi s.a.v.s.". Shu'be “ duke transmetuar nga Junusi “ ka thënë: "Mua për këtë më ka informuar Zijad (b. Xhubejr)".

PRERJA E DEVES DERISA QËNDRON NË KËMBË

Ibn Umeri (Abdullah) r.a. ka thënë: "...Kjo është synnet i Pejgamberit s.a.v.s., kurse Ibn Abbasi r.a. thotë: "...të renditura rresht në këmbë (të lidhura)".

1714. “ Na ka treguar Sehl b. Bekar se i ka transmetuar Vuhejbi nga Ejjubi, ai nga Ebu Kilabe, kurse ky nga Enesi r.a. i cili ka thënë:

"Pejgamberi s.a.v.s. ka falur katër rekatë namaz të drekës në Medine, e dy rekatë të iqindisë në Dhu-l-Hulejfe dhe aty ka buajtur. Kur gdhini, i hipi deves së vet dhe shqiptoi: "Nuk ka zot tjetër përveç Një All-llahu “ dhe e lartësoi All-llahun me fjalë të denja për te, dhe kur doli në Bejda këndonte telbijen për të dy ceremonitë e haxhit bashkë( haxh dhe umre).
Pasi që hyri në Mekke, u dha urdhër haxhinjëve (që nukkishin kurban) të lirohen prej ihramit (sapo të kryejnë tavafin rrethQabes, si edhe safa dhe Merves). Pejgamberi s.a.v.s. më pastaj i ka prerë në Medine (më përpara) ka prerë dy desh të murrmë me brina".


1715. “ Na ka treguar Musedded, këtij Ismaili nga Ejjubi, ai nga Ebu Kilabe, ky nga Enes b. Malik i cili ka thënë:

"Pejgamberi s.a.v.s. ka falur katër rekatë të namazit të drekës në Medine dhe dy rekatë të iqindisë në Dhu-l-Hulejfe".

Nga Ejjubi është transmetuar se ky po transmeton prej ndonjë njeriu, kurse ai nga Enesi r.a. : "...pastaj aty ka kaluar natën, e kur ka gdhirë, e ka falë sabahun, i ka hipur deves së vet dhe kur kam arritur me të në Bejda ka kënduar telbijen për umre dhe për haxh".

KASAPIT NUK I JEPET ASGJË NGA KURBANI PËR
SHËRBIMIN QË BËNË

1716. “ Na ka treguar Muhammed b. Kethir se i ka kumtuar Sufjani nga Ibn Ebi Nexhih, ky nga Muxhahidi, e ai nga Abdurrahman b. Ebi Lejla, kurse ai nga Aliu r.a. i cili ka thënë:

"Pejgamberi s.a.v.s. më ka dërguar dhe unë kam qëndruar te devet, pastai ai (s.a.v.s.) urdhëroi dhe unë e kam shpërndarë mishin e tyre. Pastaj më urdhëroi dhe i shpërndava edhe mbulesat dhe lëkurat e tyre".

1716a. “ Sufjani shton edhe këtë: "...Më ka treguar Abdu-l-Kerim i cili transmeton nga Muxhahidi, ai nga Abdurrahman b. Ebi Lejla, ky nga Aliu r.a. i cili ka thënë:

"Më ka urdhëruar Pejgamberi s.a.v.s. të qëndroj tek devet e tij dhe të mos i jap kurrkuj asgjë prej aty për shërbimin që ka bërë (rjepje e prerje të mishit)".

LËKURËN E KURBANIT, I ZOTI, E JEP PËR SADAKË

1717. “ Na ka treguar Museddedi të cilit i ka treguar Jahja nga Ibn Xhurejha që i kanë kumtuar Hasan b. Muslim dhe Abdu-l-Kerim Xhezeri duke transmetuar nga Muxhahidi të cilit këtë ia ka treguar Abdurrahman b. Ebi Lejla nga Aliu r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. me të vërtetë i ka urdhëruar të qëndrojë te devet e tij dhe të shpërndajë gjithçka të tyre: mishin e tyre, lëjurat, mbulesat dhe në emër të shërbimit për therjen e tyre të mos i jap askujt, kurrgjë prej aty.

MBULESAT E DEVEVE, PRONARI, I JEP PËR SADAKË

1718. “ Na ka treguar Ebu Nuajm se Sejf b. Ebi Sulejman ka thënë: 'E kam dëgjuar Muxhahidin duke thënë:

Më ka treguar Ibn Ebi Lejla se i ka thënë Aliu r.a. : "Pejgamberi s.a.v.s. ka dërguar njëqind deve (në Mine, për kurban) dhe më ka urdhëruar, dhe unë e kam ndarë mishin e tyre. Pastaj më ka urdhëruar e i kam shpërndarë mbulesat e tyre, e madje edhe lëkurat e tyre, të gjitha me urdhërin e tij. Dhe kur ia përgatitëm Ibrahimit vendin e shtëpisë (tempullin për strehim), i tham: Mua mos ma trajto askë të barabartë dhe pastroje këtë tëmpull timin për ata që do ta vizitojnë, dhe ata, të cilët aty në afërsi të tij do të banojnë, dhe ata që do të përulen dhe falen dhe shpallu njerëzve haxhin! “ do të vijnë më këmbë edhe me deve të rraskapitura; do të vijnë nga largësi të thella, që do të kenë dobi dhe që në ditë të caktuara, do të përmendin e mrin e All-llahut për atë që i ka furnizuar me kafshë (për kurban). Hani prej tyre dhe ushqeni të varfërit e mjerë! Pastaj, le të hiqen nga vetja ndyrësirën, le t'i plotësojnë premtimet e veta, le ta vizitojnë tempullin e vjetër! Vetëm kaq! E kush i madhëron shejtënitë e All-llahut është mirë për të ndaj Zotit të vet.

CKA LEJOHET TË HAHET NGA KURBANI DHE çKA TË SHPËRNDAHET

Ubejdullahu ka thënë: - Më ka transmetuar Nafi'u nga Ibn Umeri r.a.

"Nga kurbani i prerë si dënim për shkak të gjuetisë nuk hahet mishi i tij, si edhe mishi i kurbanit të premtuar, kurse mishi i kurbanëve të tjerë, lejohet të hahet".

1719. “ Na ka treguar Musedded se i ka transmetuar Jahja se e ka dëgjuar nga Ibn Xhurejxh se Ata'a i ka thënë se e ka dëgjuar Xhabir b. Abdullahun r.a. duke thënë:

- Ne në Mine nuk kemi hangër mish nga devet tona më tepër se tri ditë, prandaj Pejgamberi s.a.v.s. na ka lejuar, duke thënë: "Hani dhe furnizohuni (për udhëtim)!" Dhe ne kemi hangër dhe jemi furnizuar.
- Kam pyetur “ thotë Ibn Xhurejxh “ Ata'un;
- A ka thënë Xhabiri: "...(jemi furnizuar) në atë masë sa kemi ardhur deri në Medine".
- Jo “ u përgjegj Ata'u.

1720. “ Na ka treguar Halid b. Mahledi, se i ka transmetuar Sulejmani se Jahja ka deklaruar se i ka thënë Amra:
- E kam dëgjuar Aishen r.a. duke thënë:
- Kemi dalë me Pejgamberin e All-llahut (nga Medina) kur kishin mbetur edhe pesë ditë nga Dhu-l-Kade, me nijet që të kryejmë vetëm haxhin. Pasi që iu afruam Mekkes Pejgamberi s.a.v.s. “ thotë Aisheja r.a. “ më ka urdhëruar:
"Kush nuk ka kurban me vet, ai, pasi të kryej tavafin rreth Qabes (Safa dhe Merves) të lirohet nga ihrami".
Më vonë, në ditën kur pritën kurbanët, na sollën një copë mish lope dhe unë pyeta: "çka është kjo?" Në këtë u dha përgjigjja: "Pejgamberi s.a.v.s. ka therë lopë për bashkëshortet e veta".
Jahja ka thënë:
- Këtë dekleratë më vonë ia kam përmendur Kasimit, e ai tha : "Amra ta ka përcjellë me besnikëri këtë ngjarje".

PRERJA E KURBANIT PARA SE TË RRUHET HAXHIU


1721. “ Na ka treguar Muhamed b. Abdullah b. Havsheb, atij i ka transmetuar Hushejmi, duke thënë se i ka transmetuar Mensuri nga Ata'u ky nga (Abdullah) Ibn Abbasi r.a. i cili ka thënë:

- Është pyetur Pejgamberi s.a.v.s. lidhur me rastin e atij që është rruajtur para se të therë kurbanin dhe ngjashëm me të (hudhja e guralecave) , dhe ka thënë: "Nuk është mëkat! Nuk është mëkat!".


1722. “ Na ka treguar Ahmed b. Junus se i ka transmetuar Ebu Bekr nga Abdu-l-Aziz b. Rufej, ky nga Ata'a, kurse ai nga Ibn Abbsi r.a."
- Një njeri i ka thënë Pejgamberit s.a.v.s.: "E kam kryer tavafin lamtumirës në Qabe para se të hudh guralecat (në Xhemretu-l-Akabe)".
- Nuk është mëkat “ tha ai.
- Jam rruajtur para se të pres kurbanin? “ shtoi ai.
- Nuk është mëkat “ u përgjegj Pejgamberi.
- Kam prerë kurbanin para se të hudhi guralecët? “ tha ai.
- Nuk është mëkat “ u përgjegj Pejgamberi s.a.v.s.

Abdurrahim Razi ka transmetuar të njëjtin dialog nga Huthejmi , të cilit i ka transmetuar Ata'a nga Ibn Abbasi r.a. kurse ky nga Pejgamberi s.a.v.s.

Kasim b. Jahja ka thënë: "Mua hadithin e lartëpërmendur ma ka transmetuar Ibn Huthejm nga Ata'a, ai nga Ibn Abbasi, kurse ky nga Pejgamberi s.a.v.s."
Afani e ka transmetuar “ thotë Buhariu “ nga Vuhejbi, ai nga Ibn Huthejmi, e ai nga Seid b. Xhubejr, kurse ky nga Ibn Abbasi r.a. i cili e transmeton nga Pejgamberi s.a.v.s.

Edhe Hammadi e ka transmetuar të njëjtin hadith nga Kajs b. Sa'd dhe Abbad b. Mensur, e këta nga Ata'a , të cilit i ka transmetuar Xhabiri r.a. nga Pejgamberi s.a.v.s.


1723. “ Na ka treguar Muhammed b. Muthennea se i ka transmetuar Ata'a, duke thënë se i ka kumtuar Halidi nga Ikrimeja, ai e ka dëgjuar nga Ibn Abbasi r.a. i cili ka thënë:

- E kanë pyetur Pejgamberin s.a.v.s. (për ritet e haxhxhit). Mandej dikush shtoi:
"Kam hudhur guralecat pasi më zuri terri?"
-Nuk është mëkat “ tha Pejgamberi.
- Jam rruajtur para se të pres kurbanin? “ tha ky.
- Nuk është mëkat “ u përgjegj përsëri Pejgamberi.

1724. “ Na ka treguar Abdan se i ka kumtuar babai i vet që transmeton nga shu'be, ky nga Kajs b. Muslim, ai nga Tarik b. Shihabi, kurse ai nga Ebu Musa r.a. që ka thënë:

- E kam arritur Pejgamberin s.a.v.s. kur ishte në bat-ha dhe aty më pyeti: "A e ke bërë nijet për haxh?".
- Po “ i thash.
- Si e ke bërë telbijen?“ më pyeti ai.
- Po të përgjigjem me telbije sikurse telbija e Pejgamberit s.a.v.s. “ thashë unë.
- Ke vepruar bukur “ tha ai- Shko dhe bën tavaf rreth Qabes dhe bën sa'jin ndërmjet Safa dhe Merves!
- Më vonë erdha te një grua e fisit Benu Kajs dhe ajo më krehi flokët, e pastaj hyra në ihram për haxh.
- Këtë (temett'u) ua kam rrëfyer njerëzve deri në kohën e hilafetit të Umerit, madje ia përmenda edhe atij, e ai tha: "Nëse i përmbaheni Librit të All-llahut, ai na urdhëron që haxhin ta plotësojmë (tërësisht), nëse i përmbahemi praktikës së Pejgamberit të All-llahut, po edhe Pejgamberi s.a.v.s. nuk ka dalë nga ihrami, derisa i ka arritur kurbani në vendin e vet".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Haxhi dhe rëndësia e tij Empty
MesazhTitulli: Re: Haxhi dhe rëndësia e tij   Haxhi dhe rëndësia e tij Icon_minitimeThu Jul 30, 2009 1:25 pm

TELBIJA PËR HAXH DHE EMËRTIMI I SAJ

1570.“ Na ka treguar Musedded se i ka thënë Hammad b. Zejd i cili transmeton nga Ejubi që thotë:

"E kam dëgjuar Muxhahidin duke thënë se i ka transmetuar Xhabir b. Abdullahu r.a.: "Erdhëm me Pejgamberin e All-llahut (në Mekke) dhe e shqiptuam: "Të përgjigjem Ty, o Zoti im ! Të përgjigjem me haxh!" dhe i Dërguari i Zotit na urdhëroi ta bëjmë umren".

HYRJA E HAXHINJVE NË IHRAM PËR UMRE NË MUAJT E HAXHIT NGA MIKATI

Dhe kryerja e të njëjtës ceremoni në muajt e haxhit, e pastaj kryerja e haxhit në të njëjtin vjet.

1571. “ Na ka treguar Musa b. Ismail se i ka transmetuar Hemmam e ky nga Ka tade, ky nga Mutarrifi se Imrani ka thënë:

" E kemi bërë umrën në kohën e Pejgamberit s.a.v.s. dhe për këtë ka edhe rregull (normë) në Kur'an. Një njeri (H.Osmani) megjithatë, sipas mendimit të vet, tha çka dëshiroi".

FJALËT E TË LARTËMADHËRISHMIT ALL-LLAH:
"KJO ËSHTË PËR ATË FAMILJA E TË CILIT NUK ËSHTË E
VENDOSUR NË MESXHIDU-L-HARAM"

1572. “ Ebu Kamil Fudajl b. Husein Basri thotë se ia ka transmetuar Ebu Ma'sher, këtij Osman b. Gijath ky nga Ikrime, e ky nga Ibn Abbasi r.a. të cilin e kanë pyetur për haxh dhe umre dhe ai është përgjigjur:

- Muhaxherët, ensarët dhe bashkëshortet e Pejgamberit s.a.v.s. kanë hyrë në ihram me rastin e Haxhit Lamtumirës, por edhe ne kemi hyrë në ihram. Kur arritëm në Mekke, Pejgamberi s.a.v.s. na tha: "Nijetin tuaj për haxh bënie për umre, përveç atyre të cilët u kanë vënë kurbanëve të tyre qaforen". Pasi që e kryem tavafin rreth Qabes dhe sa'jin ndërmjet Safa dhe Merves, erdhem tek bashkëshortet tona dhe u veshëm me teshat tona (të zakonshme).
"Ai i cili i ka vënë kurbanit të vet qaforen, ai nuk e ka të lejuar, tha ai, derisa kurbani i tij nuk arrin në vendin e vet".
Më vonë, me të afruar nata, në prag të ditës së tetë të Dhu-l-hixhes, urdhëroi përsëri të hyjmë në ihram për haxh. Pasi i kryem ritet e haxhit në (Arafat dhe Muzdelife) erdhëm dhe kryem tavafin rreth Qabes dhe sa'jin ndërmjet Safa dhe Merves. Me këtë haxhi jonë u plotësua, dhe na mbeti detyrë vetëm edhe therja e kurbanit, siç ka urdhëruar i Lartmadhërishmi Zot xh.sh. " Kurbanin që e gjeni më lehtë, kurse ai që nuk e ka, do të agjërojë tri ditë gjatë kohës së haxhit dhe shtatë ditë pasi që të ktheheni në shtëpitë tuaja". Mjafton delja (për kurban). Ata i kanë bashkuar (për një vit) dy rite fetare“ haxhin dhe umren. Këtë All-llahu xh.sh. e ka shpallur në Librin e Shenjtë kurse i Dërguari i tij e ka praktikuar dhe ia ka lejuar njerëzisë, me përjashtim të banorëve të Mekkes. All-llahu xh.sh. ka thënë: "Kjo është vetëm për atë familja e të cilit nuk është e vendosur në Mesxhidu-l-haram..."
Muajtë e haxhit të cilët i ka përmendur All-llahu janë : shevval, dhu-l-kade dhe dhu-l-hixhe, prandaj ai i cili në këta muaj është mutemetti, ka për detyrë të therrë kurban, ose të agjërojë (dhjetë ditë).

LARJA PARA SE TË HYHET NË MEKKE

1573.“ Na ka treguar Jakub b. Ibrahim se i ka transmetuar Ibn Ali të cilin e ka informuar Ejubi,që e ka transmetuar nga Nafiu i cili ka thënë:

" Ibn Umeri r.a. kur hynte në vendin më të afërtë të Haremit, përmbahej nga shqiptimi i telbijes, pastaj buante në Dhu Tuva, falte namazin e sabahut dhe lahej. Ai ka treguar se kështu ka vepruar edhe Pejgamberi s.a.v.s."

HYRJA NË MEKKE DITËN OSE NATËN

Pejgamberi s.a.v.s. ka buajtur në Dhu Tuva, aty e ka zënë drita, e pastaj ka hyrë në Mekke. Ashtu ka vepruar edhe Ibn Umeri r.a.

1574. “ Na ka treguar Museddedi se i ka transmetuar Jahja nga Ubejdullah, e këtij Nafiu, duke transmetuar nga Ibn Umeri r.a. se ka thënë: "Pejgamberi s.a.v.s. ka kaluar natën (ka buajtur) në Dhu Tuva dhe aty ka gdhirë, e pastaj hyri në Mekke. Kështu ka vepruar edhe Ibn Umeri r.a.

NGA CILA ANË HAXHIU HYN NË MEKKE

1575.“ Na ka treguar Ibrahim b. Mundhir, i ka treguar Ma'ni, këtij Maliku nga Nafiu, e ky prej Ibn Umerit i cili ka thënë:

"I Dërguari i All-llahut ka hyrë në (Mekke) anës shpatit të epërm, kurse ka dalë anës shpatit të Poshtëm".

NË CILËN ANË DEL HAXHIU NGA MEKKA?

1576. “ Na ka treguar Musedded b. Muserhad Basri se i ka transmetuar Jahja nga Ubejdullahi, e ky nga Nafiu, e ai nga Ibn Umeri r.a. se Pejgamberi i All-llahu s.a.v.s. ka hyrë në Mekke nga ana e shpatit të Epërm, kah Keda, që gjendet në Bat'ha, kurse ka dalë nga ana e shpatit të poshtëëm.
Ebu Abdullah (Buhariu) ka thënë: "Flitej se : Musedded b. Musedded është i sigurtë dhe kategorik si për emrin e vet".
Ebu Abdullah (Buhariu) ka thënë edhe këtë: " E kam dëgjuar nga Jahja bin Mein që thoshte se ai është me të vërtetë kategorik, prandaj i kam shkuar në shtëpi dhe ia rrëfeva këtë. Ai me të vërtetë është i denjë për këtë dhe unë nuk kam frikë, qofshin librat (shënimet) e mia tek unë apo te Museddedi".


1577.“ Na ka treguar Humejdi dhe Muhammed b. Muthenna se u ka transmetuar Sufjan b. Ujejne nga Hisham b. Urve, e ky nga babi i vet, kurse ai nga Aishja r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. pasi që erdhi në Mekke, hyri aty nga ana e epërme, kurse doli nga ana e poshtme e saj.


1578.“ Na ka treguar Mahmud b. Gajlan, këtij Ebu Usame të cilit i ka treguar Hisham b. Urve nga babi i vet, kurse ky nga Aishja r.a. , se Pejgamberi s.a.v.s. vitin e çlirimit të (Mekkes) ka hyrë në Mekke nëpër Keda, kurse ka dalë nëpër Kuda “ ana e epërme e Mekkes.


1579.“ Na ka treguar Ahmedi të cilit i ka transmetuar Ibn Vehb nga Amri, e ky nga Hisham b. Urve, e ky nga babai i vet kurse ai prej Aishes r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. në vitin e çlirimit të (Mekkes) ka hyrë në (Mekke) nëpër Keda “ ana e epërme e Mekkes.
Hishami ka deklaruar: "Urve hynte nëpër dy vendet: edhe nëpër Keda edhe nëpër Kuda, por më së shumti ka hyrë nëpër Keda, sepse këtë e kishte më afër banesës së vet.

1580.“ Na ka treguar Abdullah b. Abdu-l-Vehab se i ka transmetuar Hatimi nga Hishami, kurse ky nga Urve:

"Pejgamberi s.a.v.s. vitin e çlirimit të (Mekkes) ka hyrë nëpër Keda, pjesa e epërme e Mekkes. Edhe Urve më së shumti ka hyrë kah Keda, për shkak se këtë vend e ka pasur më afër banesës së vet".


1581.“ Na ka treguar Musa, këtij Vuhejbi të cilit i ka transmetuar Hishami nga babai i vet:

"Pejgamberi s.a.v.s. ka hyrë në vitin e çlirimit nëpër Keda. Urve hynte nga të dy anët, por më së shpeshti hynte nëpër Keda, që e kishte afër banesës së vet".
Ebu Abdullah (Buhariu) thotë: "Keda dhe Kuda janë dy vende (para lagje të Mekkes).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Haxhi dhe rëndësia e tij Empty
MesazhTitulli: Re: Haxhi dhe rëndësia e tij   Haxhi dhe rëndësia e tij Icon_minitimeThu Jul 30, 2009 1:25 pm

PËR ATË I CILI I KA NGJITUR FLOKËT MË RASTIN E HYRJES NË IHRAM, KURSE ËSHTË RRUAJTUR KUR E KA HEQUR IHRAMIN

1725. “ Na ka treguar Abdullah b. Jusuf , se i ka transmetuar Maliku nga Nafi'iu, ai nga Ibn Umeri , ky nga Hafsa r.a. e cila ka thënë:

"O Pejgamber i All-llahut! çka është me këta njerëz ? Janë liruar nga ihrami i umres, e ti nuk je liruar!".

- Unë “ tha ai “ i kam ngjitur flokët e mia, dhe kurbanit tim ia kam varë qaforen, prandaj nuk e kam të lejuar të dal nga ihrami derisa të pres kurbanin.

TË RRUARIT DHE TË QETHURIT E KRESË KUR HIQET IHRAMI

1726. “ Na ka treguar Ebu-l-Jeman se i ka kumtuar Shuajb b. Ebi Hamza se Nafi'u i ka thënë:

- Ibn Umeri r.a. ka thënë: "Pejgamberi s.a.v.s. është rruar në Haxhin Lamtumirës".


1727. “ Na ka treguar Abdullah b. Jusuf se i ka transmetuar Maliku nga Nafi'u, ky ka dëgjuar nga Abdullah b. Umeri r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. me siguri ka thënë:
"O Zot! Mëshiroj ata me kry të rruar!"
- Edhe ata me krye të qethur , o Pejgamber i All-llahut “ thanë të pranishmit.
- O Zot! Mëshiroj ata me krye të rruar! “ tha ai.
- Edhe ata me flokë të shkurtuara, o Pejgamber i All-llahut “ thanë të pranishmit.
- Edhe ata të qethurit! “ tha Pejgamberi.

Lejthi ka thënë:
- Mua më ka thënë Nafi'u se Pejgamberi një herë apo dy herë ka thënë: "All-llahu i mëshiroftë ata me krye të rruer!".

Ubejdullahu prapë thotë:

- Mua Nafi'u më ka transmetuar se Pejgamberi me uratën e katërt ka thënë: "...edhe ata të qethurit".


1728. “ Na ka treguar Ajjash b. Velid , këtij Muhammed b. Fudajl që transmeton nga Umre b. Ka'bi, ai nga Ebu Zur'a, e ky nga Ebu Hurejra r.a. i cili ka thënë: Pejgamberi a.s. ka thënë:

"O Zot! Mëshiroj ata me krye të rruar!"
- Edhe ata që janë qethur! - thanë të pranishmit.
- O Zot! Tha ai “ mëshiroji të rruarit!
- Edhe të qethurit! “ thanë përsëri të pranishmit.
- O Zot! Tha ai “ mëshiroji të mirët!
- Edhe të qethurit! “ thanë përsëri të pranishmit.
Këtë ai e ka thënë tri herë dhe të (katërtën) tha : "Edhe të qethurit!".


1729. “ Na ka treguar Abdullah b. Muhammed b. Esma se i ka transmetuar Xhuvejrij b. Esma, nga Nafi'u se Abdullah (b. Umer) ka thënë:

"Pejgamberi s.a.v.s. është rruar, edhe një grup i shokëve të tij, kurse disa prej tyre vetëm janë qethur".


1730. Ó Na ka treguar Ebu Asim që transmeton nga Ibn Xhurejxhi , ky nga Hasan b. Muslim, ky nga Tavusi, e ai nga Ibn Abbasi ky nga Muaviu r.a. se ka thënë:

"E kam qethur (në Xhiran) Pejgamberin s.a.v.s. me majë të shpatës".

QETHJA E "MUTEMETTI'UT" {10}

1731. “ Na ka treguar Muhammed b. Ebi Bekr se i ka transmetuar Fudajl b. Sulejman nga Musa b. Ukbe i cili ka deklaruar se i ka kumtuar Kurejbi që Ibn Abbasi r.a. ka thënë:

"Kur erdhi Pejgamberi s.a.v.s. në Mekke, u dha urdhër shokëve të vet të kryejnë tavafin rreth Qabes, si edhe vizitën në Safa dhe Merve, e pastaj të lirohen nga ihrami dhe të rruhen ose të qethen".

VIZITA QABES DITËN E PRERJES SË KURBANËVE

Ebu Zubejri “ duke transmetuar nga Aisheja, e ajo nga Ibn Abbasi r.a. ka thënë:

"Pejgamberi s.a.v.s. e ka shtyrë vizitën lamtumirëse në tavafin rreth Qabes deri në mbrëmje". Përmendet nga Ebu Hasani i cili transmeton nga Ibn Abbasi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. e ka vizituar Qaben (çdo natë) në ditët e Minnes.

1732. “ Ebu Nuajmi na ka thënë se i ka transmetuar Sufjan nga Ubejdullahi, ky nga Nafi'u, e ai nga Ibn Umeri r.a. se Pejgamberi ka kryer tavafin njëherësh rreth Qabes, kah dreka ka fjetur pak, dhe pastaj ka ardhur në Minne, (Ibn Umeri mendon) në ditën kur pritën kurbanët( 10.dhu-l-hixhe).

Abdurezak e lidh këtë rast, thotë Ebu Nuajm, drejtëpërsëdrejti me Pejgamberin dhe thotë se ia ka kumtuar Ubejdullahu.


1733. “ Na ka treguar Jahja b. Bukejr se i ka transmetuar Lejth nga Xhafer b. Rebi, ai nga A'rexhi të cilit i ka kumtuar Ebu Selem b. Abdurrahman se Aisheja r.a. ka thënë:

"E kemi kryer haxhin me Pejgamberin s.a.v.s. madje edhe tavafin lamtumirës rreth Qabes ditën e prerjes së kurbanëve. Atëherë Safijes i erdhi menstruacioni, kurse Pejgamberi s.a.v.s. dëshironte atë çka e dëshiron çdo mashkull nga bashkëshortja e vet".
- O Pejgamber i All-llahut “ i thash “ ajo ka menstruacion.
- Ajo “ tha ai “ do të na vonojë.
- O Pejgamber i Zotit “ thanë të pranishmit “ ajo e ka kryer vizitën lamtumirëse rreth Qabes në ditën e prerjes së kurbanëve. “ Dilni të shkojmë - tha ai.
- Ndërsa nga Aishja r.a. transmeton Kasimi, Urve dhe Esvedi: se "...Safija e ka kryer tavafin lamtumirës në ditën e prerjes së kurbanëve".

HUDHJA E GURALECAVE ME HARRESË APO MOSDIJE
(NË XHEMRETU-L-AKABE) PASI ËSHTË TERRUAR DHE
TË RRUARIT PARA SE TË PRITET KURBAN

1734. “ Na ka treguar Musa b. Ismail se i ka transmetuar Vuhejb Ibn Tavus, ai nga babai i vet, e ky nga Ibn Abbasi r.a. se Pejgamberit s.a.v.s. i është thënë për prerjen e kurbanit, për rruajtjen e kresë dhe hudhjen e guralecëve, për nxerrjen e disa ritualeve përparave të tjerave , e ai ka thënë: " nuk është mëkat".


1735. “ Na ka treguar Ali b. Abdullah se i ka treguar Jezid b. Zubejr, duke transmetuar nga Halidi, ai nga Ikrime se Ibn Abbasi r.a. ka thënë:

- Është pyetur Pejgamberi s.a.v.s. në Minne, në ditën kur theren kurbanët (për zhvendosjen e rendit të riteve) dhe ai është përgjegjur:
- "Nuk është mëkat".

Pastaj një njeri tha:
- Jam rruajtur para se të pres kurbanin?
- Preje (më vonë) “ i tha Pejgamberi.
- Kam hudhur guraleca, pasi ka rënë muzgu? Tha ky.
- Nuk është mëkat “ u përgjegj përsëri Pejgamberi.

FETVAJA PËR DEVET NË XHEMRETU-L-AKABE

1736. “ Na ka treguar Abdullah b. Jusuf të cilit i ka transmetuar Malik ky e ka dëgjuar nga Ibn Shihabi, ai nga Is-hak b. Tal-ha, ky nga Abdullah b. Amra se Pejgamberi i All-llahut s.a.v.s. e ka kryer qëndrimin (vukuf), në Haxhin Lamtumirës e të pranishmit e pyetën (për ritet e haxhit). Një njeri i tha: "Nuk e kam ditur prandaj jam rruar para se të pres kurbanin?"
- Preje dhe nuk është mëkat “ tha Pejgamberi s.a.v.s..
Pastaj erdhi një tjetër dhe tha : "Nuk kam ditë, prandaj e kam prerë kurbanin para se të hudhja guralecat?".
- Hudhi (më vonë) dhe nuk ka mëkate “ përsëriti ai.
- Dhe më nuk është pyetur për ndonjë gjë që është punuar më përpara ose është shtyer për më vonë, e të mos përgjigjet me: "Kryeje (më pastaj) nuk është mëkat".


1737. “ Na ka treguar Seid b. Jahja b. Seid se i ka transmetuar babai i vet nga Ibn Xhurejxh , këtij i ka transmetuar Zuhriu nga Isa b. Tal-ha, ai nga Abdullah b. Amr b. Asa r.a. i cili thotë se ka qenë prezent te Pejgamberi s.a.v.s. kur në ditën e prerjes së kurbanëve, mbante hytbe dhe iu qas një njeri e i tha: "Mendoj se ky (ritual) është përpara këtij".

Mandej u ngrit një tjetër dhe i tha: "Kam menduar se ky (ritual) është me siguri përpara këtij: jam rruajtur para se të pres kurbanin, kurse kurbanin e kam prerë para se të hudh guralecat dhe gjëra të ngjashme".

Atëherë Pejgamberi s.a.v.s. për të gjitha këto ceremoni ka thënë: "Bëri këto (më vonë) dhe nuk është mëkat".

Dhe më nuk është pyetur për ndonjë send, e të mos përgjigjet me : "Kryeje (më vonë) se nuk është mëkat".


1738. “ Na ka treguar Is-hak të cilit i ka transmetuar Jakub b. Ibrahim se i ka tregua baba i tij, ai e kishte dëgjuar nga Salihu, ai nga Ibn Shihabi, e ky nga Isa b. Talha b. Ubejdullah, se ky e ka dëgjuar Abdullah b. Amr b. Asai r.a. duke thënë:

Pejgamberi s.a.v.s. e ka kryer ceremoninë e qëndrimit në deven e vet, e pastaj e ka përmendur hadithin në tërësi".

Në senedin tjetër Salihun e pason Ma'meri i cili transmeton nga Zuhriu.

HYTBEJA NË DITËT E MINES

1739. “ Na ka treguar Ali b. Abdullah se i ka rrëfyer Jahja b. Seid, këtij Fudajl b. Gazvan të cilit i ka transmetuar Ikrime nga Ibn Abbasi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka mbajtur hytben në Ditën kur pritën kurbanët dhe ka thënë:

- O burra! çfarë ditë është kjo?

- Ditë e shenjtë dhe fisnike( në të cilën është ndaluar lufta) “ thanë të pranishmit.

- Po ky, çfarë qyteti është? “ pyeti Pejgamberi.

- Qyteti i shenjtë dhe fisnik “ përgjegjën ata.

- çfarë muaji është ky? “ pyeti prap Pejgamberi.

- Muaji i shenjtë dhe i paprekshëm “ thanë ata.

- Me siguri “ vazhdoi ai “ jeta juaj, pasuritë tuaja dhe morali juaj janë të shenjta për të gjithë ju, ashtu siç është e shenjtë kjo ditë e juaja në këtë qytet tuajin dhe në këtë muajin tuajin. “ Mandej këtë dekleratë e ka përsëritur disa herë, e pastaj ngriti kryet dhe tha: "O Zot! A e komunikova? O Zot! A e komunikova?" (shpalljen).

- Ibn Abbasi r.a. “ ka thënë “ pasha atë në dorë të të cilit është jeta ime, porosia e Tij për Pasardhësit e Tij është: "Këtë, ata që janë prezent, le t'ua përcjellin atyre që nuk janë prezent! Mos këtheheni, pas meje, në mosbesim, dhe t'i bini njëri tjetrit në qafë".


1740. “ Na ka treguar Hafs b. Umeri, këtij Shu'beje i cili thotë se ka dëgjuar Xherir b. Zejdin se ka deklaruar: "Kam dëgjuar Ibn Abbasin r.a. duke thënë:

" E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. kur mbante hytben në Arefat".

Në senedin tjetër Shu'bën e pason Ibn Ujejne i cili e transmeton hadithin nga Amri.


1741. “ Na ka treguar Abdullah b. Muhammed se i ka thënë Ebu Amr duke transmetuar nga Kurret, ky nga Muhammed b. Sirin të cilit i ka transmetuar Abdurrahman b. Ebi Bekr, i cili transmeton nga Ebu Bekri, edhe një burrë sipas bindjes time, më i miri se Abdurrahman b. Abdurrahman Humajd b. Abdurrahman, që gjithashtu transmeton se Ebu Bekri ka thënë:

- Pejgamberi s.a.v.s. në Ditën e prerjes së kurbanëve na ka mbajtur hytben, duke thënë:

- A e dini çfarë ditë është kjo?

- All-llahu dhe Pejgamberi i Tij e dinë më së miri “ u përgjegjëm ne.

Pas kësaj ai heshti aq gjatë, sa që menduam se do ta emërtojë me ndonjë emër tjetër, e mandej tha:

"A nuk është kjo Ditë Kurbani?"

-Po “ i thamë.

-çfarë muaji është ky? “pyeti ai.

-Këtë më së miri e di All-llahu dhe i Dërguari i Tij “ e përsëritëm ne.

-Ai, pas kësaj, heshti aq gjatë sa që menduam se do ta emërtojë me ndonjë emër tjetër, e mandej tha:

"A nuk është ky Dhu-l-hixhe?"

-Po “ i thamë.

-çfarë qyteti është ky? “ pyeti ai.

-Këtë më së miri e di All-llahu dhe i Dërguari i Tij “ i thamë ne.

Ai, pastaj, heshti aq gjatë sa që menduam se do ta emërtojë me ndonjë emër tjetër, e pastaj tha:

-A nuk është ky Qytet i Shenjtë?

-Po “ i thamë.

- Gjaku juaj dhe pasuria juaj, tha ai, janë të shenjta ashtu siç është e shenjtë për ju kjo ditë në këtë muaj dhe në këtë qytetin tuaj, deri në atë ditë në të cilën do të takoheni me Krijuesin Tuaj All-llahun. Veni re! A e kumtova? O Zot! “ tha ai “ Bëmu dëshmitar! çdokush që prezenton këtë le t'ia përcjellë me besnikëri atij që nuk prezenton, sepse shpesh ndodh që ai të cilit i transmetohet diçka e kupton më mirë se ai që e ka dëgjuar drejtëpërdrejtë. Pas meje mos ktheheni në mosbesim e t'i bini në qafë njëri-tjetrit".


1742. “ Na ka treguar Muhammed b. Muthanna, të cilit i ka thënë Jezid b. Harun nga Asim b. Muhammed b. Zejd nga babai i vet se Ibn Umeri r.a. ka thënë:

"Pejgamberi s.a.v.s. në Minne, duke mbajtur hytbe , ka thënë:
-A e dini çfarë ditë është kjo?
-Këtë më së miri e di All-llahu dhe i Dërguari i Tij “ tham ne.
-Kjo është “ tha ai “ pa dyshim ditë e shenjtë dhe fisnike.
-A e dini çfarë qyteti është ky?
-Këtë e di më së miri All-llahu dhe i Dërguari i Tij “ thanë ata.
-Qyteti i shenjtë dhe fisnik “ tha Pejgamberi.
-A e dini çfarë muaji është ky?
-Këtë më së miri e di All-llahu dhe i Dërguari i tij u përgjegjën ata.
-Ky është muaj i shenjtë dhe fisnik “ tha Pejgamberi s.a.v.s. (dhe vazhdoi):
Pa dyshim All-llahu i ka bërë të shenjtë jetën tuaj, pasurinë tuaj dhe moralin tuaj, ashtu siç e keni bërë të shenjtë dhe fisnik këtë ditë në këtë muaj dhe në këtë qytet".

Hisham b. Gazi thotë se i ka transmetuar Nafi nga Ibn Umeri r.a. kështu:
Pejgamberi në ditën e prerjes së kurbanëve ka qëndruar në intervale të xhemreve për haxh, dhe ka thënë: " ...Kjo është ditë e haxhit më të madh".

Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. vazhdoi: "...O Zot, dëshmo!" dhe u përshendet me njerëzit, e ata thoshin: "Ky është Haxh Lamtumirës".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Haxhi dhe rëndësia e tij Empty
MesazhTitulli: Re: Haxhi dhe rëndësia e tij   Haxhi dhe rëndësia e tij Icon_minitimeThu Jul 30, 2009 1:26 pm

A MUND TË BUAJNË NË MEKKE UJËDHËNËSIT ( E ZEMZEMIT)
OSE TJERË NË NETËT E MINNES

1743. “ Na ka treguar Muhammed b. Ubejd b. Mejnun dhe thotë se i ka transmetuar Isa b. Junus nga Ubejdullah, ky nga Nafi'u e ai nga Ibn Umeri r.a. i cili ka thënë:

"Pejgamberi s.a.v.s. e ka lejuar këtë".


1744. “ Na ka treguar Jahja b. Musa, këtij i ka treguar Muhammed b. Bekr, atij Ibn Umeri r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. këtë, me të vërtetë e ka lejuar.


1745. “ Sipas një senedit tjetër të ndryshuar thuhet na ka treguar Muhammed b. Abdullah b. Numejr nga babai i vet të cilit i ka transmetuar Ubejdullah nga Nafi'u e ky nga Ibn Umeri r.a. se Abbasi r.a. ka kërkuar leje nga Pejgamberi s.a.v.s. që të bujë në Mekke netëve të Minnes, për shkak të detyrës së tij t'u jap ujë haxhinjëve, dhe ai këtë ia lejoi.

Në senedin tjetër pas Muhammed b. Abdullahut qëndron edhe Ebu Usame, Ukbe b. Halid dhe Ebu Damre.

HUDHJA E GURALECAVE

Ebu Xhabir ka thënë:

"Pejgamberi s.a.v.s. ka hudhur guraleca në ditën kru priten kurbanët, kur kishte le dielli, e pas kësaj përsëri hudhte pas dreke (pas zevalit)"

1746. - Na ka treguar Ebu Nuajm të cilit i ka transmetuar Mis'ar nga Vebre i cili ka thënë:

- E kam pyetur Ibn Umerin r.a.

- Kur t'i hudh guralecat?"

- Hudhi “ tha ai “ kur t'i hudh ai që të prinë në haxh!

- Pastaj e kam pyetur përsëri, e ai tha: "Ne kemi pasë kujdesë për kohën, dhe guralecët i kemi hudhur pasi që dielli e kalonte zenitin".

HUDHJA E GURALECAVE NGA ANA E POSHTME E LUGINES

1747. “ Na ka treguar Muhammed b. Kethir se i ka transmetuar Sufjani, nga A'meshi, ai nga Ibrahimi e ky nga Abdurrahman b. Jezid i cili ka thënë:

"Abdullah (b. Mes'ud) i hudhi gurët nga ana e poshtme e luginës.

- O Abdurrahman “ thirra “ njerëzit tjerë i hudhin guralecët nga ana e epërme .
- Pasha All-llahu që është Një “ tha ai “ ky është vendi i atij (s.a.v.s.) të cilit i është shpallur sureja Bekare.

Kurse Abdullah b. Velid thotë: "Këtë na e ka treguar Sufjani i cili transmeton prej A'meshit".

Kështu deklaron Ibn Umeri r.a. që transmeton nga Pejgamberi s.a.v.s. .

HUDHJA E GURALECAVE BËHET ME SHTATË GURALECA

Kështu deklaron Ibn Umeri r.a. që transmeton nga Pejgamberi s.a.v.s.

1748. “ Na ka treguar Hafs b. Umer r.a. të cilit i ka transmetuar Shu'be nga Hakemi, ky nga Abdurrahman b. Zejdi, e ai nga Abdullah b. Mes'ud r.a. se ky i është afruar Xhemretu-l-Kubras (Xhemretu-l-Akabe) , duke i lënë Qaben në anën e majtë, kurse Minnen në anën e djathtë, dhe hudhi shtatë guraleca, e pastaj tha: "Kështu ka hudhur ai “ s.a.v.s. , të cilit i ka zbritur sure Bekare.

HUDHJA E GURALECAVE DUKE E LËNË QABEN NË ANËN E MAJTË

1749. “ Na ka treguar Ademi nga Shu'be të cilit i transmetoi Hakemi nga Ibrahimi, e ai nga Abdurahman b. Jezid i cili ka bërë haxhin me Ibn Mes'udin r.a. dhe e ka parë se si ai i ka hudhë guralecët në Xhemren e Madhe (Xhemretu-l-Akabe) shtatë guraleca, duke i mbetur Qabeja në anën e majtë të tij kurse Minneja në anën e djathtë, e mandej ka thënë:

"Ky është vendi i atij të cilit iu shpall sureja Bekare".

HAXHIU MERR TEKBIR PËR SECILIN GUR QË E HUDHË

Këtë e ka thënë Ibn Umeri r.a. i cili transmeton nga Pejgamberi s.a.v.s.

1750. “ Na ka treguar Musedded që transmeton nga Abdu-l-Vahid të cilit A'mesh i ka thënë:

- E kam dëgjuar Haxhxhaxhin i cili nga minberi citoi: ...suren "Bekare", "Ali Imran" dhe suren "Nisa".

- Më vonë “ thotë A'mesh “ këtë ia kam përmendur Ibrahimit, e ai tha: "Më ka treguar Abdurahman b. Jezid se ka qenë me Ibn Mes'udin r.a. kur deshi të hedh guralecët në Xhemretu-l-akabe, dhe është lëshuar në luginë dhe kur erdhi afër një lisi, iu mbështet dhe hudhi shtatë guraleca, dhe merrte tekbir për secilin guralec që e hudhte. Pastaj, prej aty, tha:

- Pasha All-llahun që është Një , ka qëndruar (këtu) edhe ai “ s.a.v.s. “ të cilit i është shpallur sureja Bekare".

PAS HUDHJES SE GURALECAVE NUK RRIHET NË XHEMRETU-L-AKABE

Këtë e ka transmetuar Ibn Umeri r.a. nga Pejgamberi s.a.v.s.


PAS HUDHJES SË GURALECAVE NË DY XHEMRAT E PARA,
HAXHIU NJËHERË DO TË QËNDROJË PASTAJ,
ZBRET NË LUGINË DHE KTHEHET KAH KIBLA

1751.Na ka treguar Osman b. Ebi Shejbe nga Talaha b. Jahja të cilit i ka transmetuar Junusi nga Zuhriu, ky nga Salimi e ai nga Ibn Umeri r.a. se ai ka hudhur nga shtatë guralecat në xhemret më të afërta (Mesxhidu-l-Hajf) dhe pas secilit guralec të hudhur merrtë tekbir. Pas kësaj kalonte përpara deri kur binte në luginë, e aty rrinte, i kthyer kah kibla. Aty ka qëndruar gjatë, dhe bënte lutje me duar të ngritura lart. Mandej hudhte guraleca në xhemren e mesme, mandej hiqej majtas, zbriste në luginë dhe qëndronte i kthyer kah Kibla. Këtu ka qëndruar gjatë kohës, ngriste duartë, dhe ashtu me qëndrim në këmbë bënte dua. Pas kësaj ka hudhur guralecat në Xhemretu-l-Akabe, nga ana e poshtme e luginës. Këtu nuk ka qëndruar fare, por është kthyer dhe ka thënë:

"Ja , kështu e kam parë Pejgamberin s.a.v.s. duke vepruar.

NGRITJA E DUARVE TE DY XHEMRET: TË AFËRMES
(MESXHIDU-L-HAJF) DHE TË MESMES


1752. “ Na ka treguar Ismail b. Abdullah, duke thënë se i ka transmetuar vëllaui i tij Sulejmani, ai nga Junus b. Jezid ky nga Ibn Shihabi, ai nga Salim b. Abdullah, se Abdullah b. Umer r.a. me të vërtetë ka hudhur nga shtatë guraleca. Së pari te xhemra më e afërme (xhamia Hajf), duke marrë tekbir për secilin guralec të hudhur. Pastaj kalonte përpara, lëshohej në luginë dhe qëndronte i kthyer kah Kibla.. Në një qëndrim të gjatë këtu, i ngriste duartë dhe bënte dua. Mandej gjithashtu hudhte guraleca në xhemren e mesme, kur lëshohej në luginë rrinte në anën e majtë i kthyer kah Kibla. Në një qëndrim të gjatë , ngriste duartë dhe bënte dua, lutej. Pastaj hudhte guralecët në Xhemretu-l-Akabe nga ana e poshtme e luginës por nuk qëndronte këtu.

- Ja “ thoshte ai “ kështu e kam parë Pejgamberin s.a.v.s. duke vepruar.

LUTJET “ TEK DY XHEMRAT E PARA

1753. “ Muhammedi ka deklaruar se i ka transmetuar Osman b. Umer nga Junusi, e ai nga Zuhriu:

"Pejgamberi s.a.v.s. ka hudhur guraleca , së pari , te xhemraja që ndodhet menjëherë afër xhamisë në Minne, ku i ka hudhur shtatë guraleca. Sa herë që e hudhte guralecin merrte tekbir. Pastaj kalonte para tij, ndalej i kthyer kah Kibla, ngriste duartë dhe lutej. Këtë qëndrim e bënte të gjatë. Pastaj ka ardhur në xhemren e dytë dhe aty i hudhte shtatë guraleca. Sa herë që e hudhte guralecin merrte tekbir. Mandej, anës së majtë, zbriste në luginë, ku qëndronte i kthyer kah Kibla. Ngriste duartë dhe bënte dua. Atëherë vinte tek xhemreja në Akabe, i hudhte shtatë guraleca, duke marrë tekbir për secilin guralec të hudhur. Pastaj këthehej. Këtu nuk qëndronte aspak.

Zuhriu ka thënë:

- E kam dëgjuar Salim b. Abdullahun i cili e transmeton një lloj këtë nga babai i vet kurse ai nga Pejgamberi s.a.v.s.

-Kështu ka vepruar edhe Ibn Umer “ thotë Salimi.


PARFYMOSJA PAS HUDHJES SË GURALECAVE NË
XHEMRETU-L-AKABE DHE TË RRUARIT E KOKËS
PARA TAVAFIT TË PËRSERITUR RRETH QABES

1754.“ Na ka treguar Ali b. Abdullah se i ka transmetuar Sufjani nga Abdurraman b. Kasim se ky e ka dëgjuar babën e vet, që ka qenë më i miri në kohën e vet , duke thënë:

- E kam dëgjuar Aishen r.a. që ka thënë: E kam parfymosur Pejgamberin e All-llahut me këto duar (dhe shtriu duart e veta). Kur deshi të hyjë në ihram , edhe kur doli nga ihrami, kur u bë i lirë. Këtë e kam bërë para se të kryente tavafin rreth Qabes".

TAVAFI I LAMTUMIRËS “ TAVAFU-L-VEDA'I


1755. “ Na ka treguar Musedded se i ka transmetuar Sufjani nga Ibn Tavusi ai nga babai i vet, kurse ky nga Ibn Abbasi r.a. i cili ka thënë:

"Njerëzve u është urdhëruar si detyrë e fundit vizita e Qabes (tavafi), por për lehtësim lirohen femrat me menstruacion".


1756. “ Na ka treguar Esbeg b. Erexh të cilit i ka transmetuar Ibn Vehb nga Amr b. Harth, ai nga Katade, këtij Enes b. Malik r.a. i ka thënë se Pejgamberi s.a.v.s. i ka falë në Muhassab drekën dhe iqindinë, akshamin dhe jacinë, e pastaj ka rënë të flejë. Më vonë i ka hipur deves, është nisur për Qabe dhe ka bërë tavafin rreth saj.

Në senedin tjetër Amr b. Harthin e pason Lejthi, i cili thotë se këtë ia ka transmetuar Halidi nga Enesi, kurse ai nga Katade, këtij Enes b. Malik i cili transmeton nga Pejgamberi s.a.v.s.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Haxhi dhe rëndësia e tij Empty
MesazhTitulli: Re: Haxhi dhe rëndësia e tij   Haxhi dhe rëndësia e tij Icon_minitimeThu Jul 30, 2009 1:26 pm

MENSTRUACIONI PAS TAVAFIT (TË FUNDIT) NUK PENGON

1757. “ Na ka treguar Abdullah b. Jusuf se i ka kumtuar Malik, i cili transmeton nga Abdurrahman b. Kasim, ai nga babai i vet kurse ky nga Aisheja r.a.

"Safija e bija e Hujejjit, bashkëshorte e Pejgamberit s.a.v.s. kishte menstruacion, dhe këtë ia thash Pejgamberit të All-llahut, e ai tha:

- Ajo do t'na vonojë?
-Ajo “ thanë të pranishmit “ e ka kryer tavafin e fundit rreth Qabes.

-Atëherë, pra, s'ka vonesë “ tha ai.


1758. “ 1759. “ Na ka treguar Ebu Nu'man, këtij i ka transmetuar Hammadi, e ky nga Ejjubi, ai nga Ikrime se medinasit e kanë pyetur Ibn Abbasin r.a. për gruan e cila e ka kryer tavafin dhe pastaj i ka ardhë menstruacioni.

-Të udhëtojë “ u tha ai.

-Nuk do ta përfillim “ thanë ata “ dekleratën tënde, e të lejmë dekleratën e Zejdit.

-Kur të arrini në Medine “ tha ai “ pyetni ndokënd!

Erdhën në Medine dhe pyetën. Në mesin e atyre të cilët i pyetën ishte edhe Ummi Sulejmi, e cila u përmendi rastin e Safijes.

Këtë e kanë transmetuar edhe Halidi dhe Katade nga Ikrime.


1760. “ Na ka treguar Muslim se i ka transmetuar Vuhejbi nga Tavusi e ai nga babai i vet, kurse ky nga Ibn Abbasi r.a. i cili ka thënë:

"Gruaja me menstruacion e ka të lejuar të shkojë (kthehet) në shtëpi nëse e ka kryer tavafin e fundit rreth Qabes".


1761. “ Por e kam dëgjuar - ka thënë Ibn Tavus “ Ibn Umerin duke thënë: "Ajo nuk do të shkojë në shtëpi". Më vonë prapë e kam dëgjuar që thotë "Pejgamberi s.a.v.s. u ka bërë lehtësime (u ka lejuar të shkojnë)".


1762. “ Na ka treguar Ebu “sh- Nu'man nga Ebu Avane, që transmeton nga Mensuri, ai nga Ibrahimi, ky nga Esved, ai nga Aisheja r.a. e cila ka thënë:

- Kemi dalë me Pejgamberin s.a.v.s. (nga Medina) , me nijet që të kryejmë vetëm haxhin.

Pejgamberi s.a.v.s. arriti (në Mekke) dhe menjëherë kreu tavafin rreth Qabes dhe sa'jin ndërmjet safa dhe Merves. Kishte kurban me vete dhe ihramin nuk e hoqi. Këtë e bënë, njëlloj, edhe bashkëshortet e tij që ishin me të, si edhe shokët e tij. Ihramin e hoqi, nga ata, ai që nuk kishte kurban me vete.

Më vonë (tha Ebu Esvedi) Aishes i erdhi menstruacioni. Ne i kryem ceremonitë për haxhin tonë dhe kur erdhi nata e Hasbetit “ nata e kthimit nga Minne, ajo tha: "O Pejgamber i All-llahut të gjithë shokët e tu kthehen me haxh dhe me umre të kryer, përveç meje.

A nuk i ke kryer ti “ atë natë kur erdhëm dy tavafe rreth Qabes “ tha ai.
-Jo - i thash unë.
- Atëherë pra dil “ tha ai “ me vëllaun tënd deri në Ten'im dhe hyri në ihram për umre, dhe do të takohemi në filan vend.

Pastaj kam dalë me Abdurrahmanin deri në Ten'im, hyra në ihram për umre. Në këtë moment Safija, bija e Hujejjit u bë me menstruacion, andaj Pejgamberi s.a.v.s. tha:

"Po ti do t'na vonohesh , oj fatbardhë! A e ke kryer tavafin rreth Qabes në Ditën e therrjes së kurbanit?".

- Po “ u përgjegj ajo.

-Atëherë pra s'ka gjë “ tha ai “ këthehu (në shtëpi) !

- Mandej “ thotë Aisheja “ e takova Pejgamberin s.a.v.s. kur u ngjit përmbi Mekke, derisa unë zbritja ose (ka thënë) unë ngjitësha e ai zbriste.

Museddedi ( në vend të "po" ) transmeton : "jo" i thash

Në senedin tjetër Museddedin e pason Xherir. Në dekleratën e tij që transmeton nga Mensuri, qëndron "Jo".

FALJA E IQINDISË DITËN KUR SHKOHET NË AL-ABTAH

1763.“ Na ka treguar Muhammed b. Muthenna të cilit i ka transmetuar Is-hak b. Jusuf nga Sufjan Thevrij, ky, nga Abdul Aziz b. Rufej'a i cili ka thënë:

- I kam thënë Enes ibn Malikut:

"Më informo për atë çka ke mbajtë mend nga Pejgamberi s.a.v.s.: ku e ka falë ai drekën ditën e tetë Dhu-l-hixhes?"

- Në Minne “ tha ai.

- Po iqindinë ku e ka falë në ditën e kthimit nga Minne? “ e pyeta unë.

- Në Ebtah “ u përgjegj ai. “ Ti vepro si veprojnë prijësit tu për haxh!

1764. “ Na ka treguar Abdu-l- Muteal b. Talib se i ka transmetuar Ibn Vehb të cilit i ka kumtuar Amr b. Harth se i ka thënë Katade, se si i ka transmetuar Enes b. Malik që Pejgamberi s.a.v.s. e ka falë drekën dhe iqindinë, si edhe akshamin dhe jacinë në Muhassab dhe ka rënë të flejë. Pas kësaj i hipi deves ( dhe u nis) për në Qabe, dhe bëri tavaf rreth saj.

PËR MUHASSABIN (LUGINËN EBTAH)

1765. “ Na ka treguar Ebu Nujam të cilit i transmeton Sufjani nga Hishami, ai nga babai i vet, kurse ky nga Aisheja r.a. e cila ka thënë:

"Ebtah ishte vetëm një bujtinë ku ndalej Pejgamberi s.a.v.s. që të jetë më i pushuar për rrugë".


1766. “ Na ka treguar Ali b. Abdullah se i ka transmetuar Sufjani nga Amri, ai nga Ata'u ky nga Ibn Abbasi r.a. që thotë:

"Të buajsh në Muhassab nuk bën pjesë (në rite të haxhit). Ajo është vetëm një buajtje (konak) ku ka pushuar Pejgamberi a.s.'.

PUSHIMI I HAXHINJVE NË DHU TUVA PARA SE TË HYJNË NË MEKKE DHE NË BAT-HA QË GJENDET NË DHU-L-HULEJFE, DUKE U KTHYER NGA MEKKA

1767. “ Na ka treguar Ibrahim b. Mundhir të cilit i transmeton Ebu Damre nga Musa b. Ukbe, prej Nafi'ut, se Ibn Umeri r.a. ka buajtur në dhu Tuva, ndërmjet dy kodrinave. Pastaj hynte (në Mekke) kah kodrina që është nga ana e epërme e Mekkes, dhe kur arrinte (në Mekke) si haxhi apo mu'temir, deven e vet e ndalte mu para dyerve të Harmeit (Qabes) . Mandej hynte (në Harem) , i afrohej Gurit të Zi dhe me këtë e fillonte ceremonialin e haxhit; bënte tavaf rreth Qabes shtatë herë: tre tavafët e partë me të shpejtuar, kurse katër tjerët me ecje të zakonshme. Pastaj qethej dhe i falte dy rekate (pas Mekami Ibrahimit), e mandej, para se të kthehej në banesën e vet, kryente sa;jin ndërmjet Safa dhe Merves. Kur kthehej nga haxhi ose umreja, e ndalte deven në bat-ha që është në Dhu-l-Hulejfe, ku e ndalte deven edhe Pejgamberi s.a.v.s. .


1768. “ Na ka treguar Abdullah b. Abdu-l-Vehhab se i ka kumtuar Halid b. Harith : Abdullah (b. Umer) në pyetjen për Muhassabin ka thënë:

- Ubejdullahu, përmes Nafi'ut , na ka thënë: " Aty ka pushuar, ka bërë konak, Pejgamberi i All-llahut, Umeri dhe Ibn Umeri (Abdullahu)".

Nga Nafi'u është transmetuar edhe kjo : "Ibn Umeri r.a. aty “ mendonte në Muhassab “ me siguri e falte drekën dhe iqindinë. Më duket (thotë Ubejdullah) se Nafi'u e shtoi : "...edhe akshamin".

Halidi ka deklaruar: "...Nuk kam dyshim për jacinë dhe pastaj ka fjetur mirë e mirë..." “ Këte (thotë Halid) e përmendtë edhe Ibn Umeri, duke transmetuar nga Pejgamberi s.a.v.s.

AI QË PUSHON NË DHU TUVA NË TË KTHYER NGA MEKKA

1769. “ Muhammed b. Isa ka thënë se i ka transmetuar Hammad nga Ejjubi, ai nga Nafi'u kurse ky nga Ibn Umeri r.a. që ai, me rastin e udhëtimit për në haxh, buante në Dhu Tuva dhe kur agonte, hynte në Mekke. Kur shkonte prapë, kalonte afër Dhu Tuva dhe aty përsëri buante, ku e priste agimin.

Ibn Umeri e përmendtë se kështu vepronte, pa dyshim , edhe Pejgamberi s.a.v.s.

TREGËTIA NË DITËT E HAXHIT DHE SHITJA
NË TREGJET E PERIUDHËS SË INJORANCËS (Xhahilijjes).

1770. “ Na ka treguar Osman b. Hejthem se i ka kumtuar Ibn Xhurejxh se Amr b. Dinar ka thënë:

-Ibn Abbasi r.a. ka thënë: "Dhu-l-Mexhaz dhe Ukadh kanë qenë vende tregu në periudhën e Xhahilijetit. Kur erdhi Feja Islame muslimanët i urrenin, këto prandaj është shpallur: "Nuk është mëkat të kërkoni mirësitë e Krijuesit tuaj në sezonën e haxhit".

UDHËTIMI PARA AGIMIT NGA MUHASSABI

1771.“ Na ka treguar Umer b. Hafs se i ka transmetuar babai i vet të cilit i ka thënë A'meshi, këtij Ibrahimi nga Esvedi se Aisheja r.a. ka thënë:

"Atë natë, kur duhej të nisemi nga Minna, Safijes i erdhi menstruacioni. Më duket “ ka thënë ajo “ vetëm ka me na vonuar".

Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "E shkreta ajo! A e ka kryer tavafin ditën e prerjes së kurbanëve (rreth Qabes).
- Po “ iu tha.
- Atëherë ec! “ tha ai.


1772.“ Abdullah (Buhariu) ka thënë: "Muhammedi më ka plotësuar (në dialogun e lartëpërmendur) duke thënë se i ka kumtuar Muhadir nga A'meshi, ai nga Ibrahimi, ky nga Esvedi se Aisheja r.a. ka thënë:

- Kemi dalë me Pejgamberin e All-llahut (nga Medina) dhe e bëmë nijet vetëm për haxh. Kur arritëm (në Mekke) na urdhëroi që pas kryerjes së tavafit rreth Qabes, Safa dhe Merves të lirohemi nga ihrami.

Kur erdhi nata e largimit nga Minne, Safija , bija e Hujejjit ishte me menstruacion, andaj Pejgamberi s.a.v.s. tha : "E shkreta ajo!".

- Nuk shoh (tha Aisheja) për këtë rrugëdalje tjetër, veçse vonesës.

- Ke bërë tavaf (rreth Qabes) në ditën e prerjes së kurbanëve? “ pyeti ai.

-Po “ tha ajo “ Atëherë , pra, shko (në shtëpi)! “ tha ai.

Unë i thash: "O Pejgamber i All-llahut ! (thotë Aisheja) Unë nuk kam veshur ihram (për umre)".

- Hyn tash në ihram për umre nga Ten'imi! “ tha ai.

Pastaj bashkë me të shkoi vëllau i saj.

- Pejgamberin e kemi takuar më vonë (thotë Aisheja), gjatë udhëtimit pas gjysmës së natës dhe ai tha: "Vendi për t'u takuar me ty është filan vendi!".

" Kush gënjen, me qëllim, në llogari timen le t'ia përgatisë vetës vendin në zjarr"

MUHAMMEDI a.s.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
Sponsored content





Haxhi dhe rëndësia e tij Empty
MesazhTitulli: Re: Haxhi dhe rëndësia e tij   Haxhi dhe rëndësia e tij Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Haxhi dhe rëndësia e tij
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Haxhi dhe vlera e tij
» Haxhi-kusht i Islamit!
» Virtytet e Sahabijeve dhe rëndësia e edukimit të gruas
» Haxhi dhe vlera e tij
» Urtësi nga haxhi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Haxhxhi-
Kërce tek: