Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Muhamed bin abdul-vehab

Shko poshtë 
AutoriMesazh
EBU SUFJANI

EBU SUFJANI


Numri i postimeve : 18
Join date : 31/07/2009
Age : 37
Location : Ne token e ALLAHUT

Muhamed bin abdul-vehab Empty
MesazhTitulli: Muhamed bin abdul-vehab   Muhamed bin abdul-vehab Icon_minitimeFri Jul 31, 2009 12:38 am

Falënderimi i qoftë vetëm All-llahut, Atë e falënderojmë dhe vetëm nga Ai ndihmë dhe falje kërkojmë. Nga All-llahu [subhanehu ve te'ala] kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e shpirtrave tanë dhe nga veprat e shëmtuara. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e humbë e kë e humbë All-llahu nuk ka udhëzues për te. Deshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër pos All-llahut që meriton të adhurohet, është Zot i vetëm, nuk ka shok. Dhe dëshmoj se Muhamedi [salallahu alejhi ve sel-lem] është rob dhe i dërguari i Tij.

Vijon:

Vërtetë, begati e All-llahut [subhanehu ve te'ala] për këtë ummet është ajo që na ka lajmëruar Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] me fjalët e tij: "Vërtetë, All-llahu çon për këtë ummet për çdo njëqind vite një njeri, me të cilin e ripërtrinë dinin e ummetit." [Trasmeton Ebu Davudi, është Hadith Sahih]

Për të ringjallur atë që shkoi nga të vepruarit me Kur'an dhe Sunnet. Për të ringjallur Sunnete të shumta, të cilat vdiqën me paraqitjen e bidateve dhe risive. E All-llahu furnizon nga ky ummet pishtarë, me të cilët pastron dinin nga përlyerja që mori. All-llahut [subhanehu ve te'ala] i qofshim falë, se sa prijësa të mirë dhe të urtë janë! Sa dituri dhe mësim kanë! Sa të qëndrueshëm ishin në mejdanin e luftës dhe xhihadit.

Trasmetohet nga Omer bin Abdul-Aziz, Shafiu, Shejh Islam Ibën Tejmijja dhe nga shumë të tjerë se kanë pohuar se nuk është e domosdoshme që të jetë individ i vetëm ai i cili e ringjallë dinin. Ka mundesi që të jenë grup njerëzish, dhe secili ringjallë ndonjë anë nga anët e fesë.

Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Shembulli i ummetit tim është sikurse shiu; nuk dihet se fillimi apo fundi është më hajr." [Hadithi është Hasen]. Hajri - e mira për këtë ummet është i vazhdueshem deri në Ditën e Gjykimit.

Atëherë kur filloi injoranca t'i pushtojë njerëzit dhe shirku të zgjerohet në këtë gadishull, All-llahu [subhanehu ve te'ala] dërgoi imamin e ripërtrirësve Muhamed bin Abdul-Vehab [All-llahu e mëshiroftë], me te All-llahu [subhanehu ve te'ala] e ripërtriu dinin, ngriti Njëjshmerinë e Tij-tevhidin pasi shirku kishte pushtuar shumë njerëz dhe me te All-llahu [subhanehu ve te'ala] e bëri të qartë Sunnetin pasi ishin shtrirë bidatet. All-llahu [subhanehu ve te'ala] me te e ngjalli diturinë pasi mbretëroi injoranca dhe me te All-llahu e ngriti flamurin e Xhihadit në rrugën e Tij pasi që u la pas shpindës ky obligim - farz dhe kur njerëzit vritëshin mes vete për shkaqe të grabitjes së pasurisë, injorancës, zullumit, armiqësisë ndaj robëve të All-llahut.

Ky rilindës ishte dobi për tërë botën, mu për këtë morën armiqt e islamit të shpifin shpifje nga çdo kënd, poshtruan personalitetin e tij dhe ende nuk ndalën nga kjo. Por, All-llahu i sprovon të mirët gjatë jetës së tyre dhe pas jetës së tyre për t'iu shtuar të mirat dhe t'i graduar mbi këto armiq, të cilët prekin nderin e tyre. All-llahu i sprovon të mirët me atë që shpifin shpifje për ta për t'ua ngritur famën e tyre.

Për këtë, nëse sheh se armiqtë e All-llahut flasin sot për Vehabizëm dije se atyre kjo ua ka prishur rehatin dhe kjo u shkakton mërzi në zemër. Se mos vallë, ekzistoka diç që emërtohet me vehabizëm?!

Ç'farë përaktësie është El-Vehabije?

A nuk është shkëputje nga emri i All-llahut El-Vehab?!

El-Vehab, El-Vehabije.

E nëse thojnë se ky emër i mvishët Muhamed Abdul-Vehabit [All-llahu e mëshiroftë].

Së pari, ky atribut është i gabuar, sepse El-Vehabije aludon në emrin e All-llahut El-Vehab - që jep shumë, pra Ai që i dha këtij ummeti njerëz si shembulli i tij në këtë kohë të vështirë në të cilën u shfaq.

All-llahu dërgoi të Dërguar që t'i bëhet vetëm atij ibadet dhe mos t'i bëhet shirk. Andaj i mësoi njerëzit se tevhidi-të njësuarit e All-llahut është themeli i punëve dhe se shirku është asgjësues i veprave. Në këtë kohë, mes njerëzve ishin prezent lloje të shumta të shirkut, bidate shumë të përhapura, adhuronin varre dhe kube (tyrbe të ndryshme) dhe kërkonin ndihmë nga të vdekurit.

Atëherë, ishte në mesin e këtyre njerëzve një njeri prej evlijave - siç supozonin, kishte emrin Taxhë, dhe njerëzit ndoqën rrugën e tagutëve; i drejtoheshin atij zotime, kishin bindjen se ai sjellë dobi dhe dëm. E ai vinte tek ata për t'i marrur ato që ata i ofronin nga zotimet dhe pasuria. Ia mveshnin atij shumë tregime të çuditshme. Prejt tyre se ai ishte qorr por në fakt ai del nga qyteti pa pasur dikënd për t'a udhëzuar.

Poashtu, këtu ishte dhe një dru, i cila quhej Edh-dhi'b - Ujk, rreth se cilit vinin gra që dëshirojnë të lindin fëmij meshkuj, lidhnin për te disa copa petku te zhelosura, ashtu që fëmijët e tyre të shpetojnë nga vdekja dhe mëria.

Ishte dhe një shpellë në mal që e quanin "Bintul-Emir - Bija e udhëheqësit" dhe se disa keqbërësa deshën ta keqpërdornin vajzën e udhëheqësit, por ajo bërtiti dhe i bëri dua All-llahut [subhanehu ve te'ala] dhe asaj u hap shpella dhe iu mundësua për të ikur dhe kështu All-llahu [subhanehu ve te'ala] e shpëtoi prej së keqës. E disa nga ky popull injorant politeist filluan të shkojnë në këtë shpellë për të çuar mish dhe dhurata.

Kurse disa të tjerë nga burrat dhe gratë shkonin tek një pallmë e njohur në një qytet të caktuar dhe aty bënin veprat më të shëmtuara. Kishte grua, e cila po të ishte vonuar nga martesa shkonte tek pallma dhe e shtërngonte me duar atë dhe kërkonte nga pallma që ti largojë nga ajo vuajtjet, dhe i thoshte: "O ti pemë e shenjtë, dua të martohem para se t'më kalojë koha."

Të tilla ishin dhe pema e Ebu Dexhanës në El-Ajine, Kubeja e Rexhepit, Kubeja e Dirar bin El-Ezver, pema e dyskajshme që i gjasonte Dhatu Envatit, dhe të gjitha këto kube dhe varre adhuroheshin përveç All-llahut [subhanehu ve te'ala].

Kishte dhe njerëz nga Sufitë që pasonin rrugën e sekularistëve prej Halulinjëve, të cilët kishin bindjen se All-llahu [subhanehu ve te'ala] gjindet në çdo vend dhe se Ai është në brendësinë e krijesave. Çdo gjë që sheh me sy është All-llahu. Nuk e dallonin krijesën nga Krijuesi. Mirëpo, njerëzit me këso lloj bindje kishin marrë shtrirje të gjërë në vendet e Nexhdit dhe vende të tjera. Ashtu dhe Mevlude që përmbanin shirk ua këndonin njerëzve. Kishte edhe libra, si: Delailul-Hajrat, Ravdatu-Rijahin, ne të cilat kishte ndermjetësime pos All-llahut, që i lexonin para njerëzve në mevlud. Vepra të tilla filluan të përhapen në shumë xhami, u përhap dhe adhurimi i yjeve dhe besimi se ato luajn rol në ngjarjet e tokës. Të kërkuarit begati nga drunjët, gurët, të ngurtat; vepra këto të mëdha që pushtoi xheziren në Nexhd dhe vende të tjera.

Deshi All-llahu [subhanehu ve te'ala] që të lind ky vepërmirë, Muhamed bin Abdul-Vehab bin Sulejman bin Ali bin Muhamed bin Rashid Et-Temimi. Ebu Hurejra tha: "E dua fisin Temimi që atëherë kur kam dëgjuar tri gjëra nga i Dërguari i All-llahut [salallahu alejhi ve sel-lem], e prej tyre është se ai ka thënë për ta (Temimijtë): "Ata janë më të rreptit nga ummeti im ndaj Dexhallit." [Trasmeton Buhariu]. Ashtu në një hadith tjetër trasmetohet: "Shtiza më e gjatë e ummetit tim kundër Dexhallit është shtiza e Benu Temim."

Benu Temimët, në fillim, ishin kundërshtarë më të mëdhej ndaj thirrjes pejgamberike, mirëpo, më vonë, u bënë muslimanë dhe ata do të luajn rol të madh kundër Dexhallit.

Edhe Muhamed bin Abdul-Vehabi, All-llahu e mëshiroftë ishte nga njerëzit më të ashpër ndaj dexhallëve (njerëzve që luftonin islamin), ai i luftoi ata, luftoi shirkun dhe mashtrimin.

U lind në vitin 1115 h., mësoi Kur'anin që në vegjëli. Në fillim, mori mësim nga Medh-hebi i Ahmed bin Hambelit. Poashtu mori mësime dhe nga babai i tij. Kreu obligmin-farzin e Haxhit. Iu dhurua të mësuarit dhe të shkruarit e shpejtë dhe ligjërimi i pastër. Ishte e çuditshme puna e tij; ishte i lëvizshëm në qytet; përfitonte shumë nga dituria, mësonte nga hoxhallarët, ku pati efekt të madh nga Mësuesi i tij Muhamed Hajat Es-Sindij, i cili kishte prejardhje nga Sindi, mirëpo, jetonte në Medine, ishte Muhadith i dy qyteteve të shenjta, i cili kishte akide të pastër dhe nuk ishte në pajtim me shirkun që ishte prezent. U dëgjonte larg të kërkuarit ndihmë tek varri i Pejgamberit [salallahu alejhi ve sel-lem] në Medine.

Muhamed bin Abdul-Vehabi nuk kishte horizont të ngushtë, ai merrte udhëtime në vende të ndryshme dhe jasht xhezirës; në Irak, Basre dhe vende të tjera, kështu që mori dituri nga mësues të ndryshëm.

Pasi u kthye nga udhëtimet që mori për shkak të diturisë, filloi me detyrat më të rëndësishme; thirrjen e njerëzve në Tevhid-besim të pastër, luftimin e shirkut dhe ndryshimin e gjendjes që mbizotëronte. Ndjeu se kjo është një përgjegjësi e madhe përballë dinit të All-llahut [subhanehu ve te'ala] sepse shirku dhe kufri ishin përhapur me të madhe. Kështu filloi me dave-thirrje, filloi me reforma në El-Ajine, në Durije, dhe kështu u bashkua me dijetarin Muhamed bin Su'ud dhe me të tjerë për t'a ngritur fenë e All-llahut [subhanehu ve te'ala].

Filloi me prishjen e tyrbeve, të cilat ishtin të ndërtuara mbi varrin e Zejd bin El-Hatabit dhe varrin e 600 luftëtarëve. Pastaj prishjen e kubës së Dirar bin El-Ezver, me prerjen e pemëve që u adhuronin pos All-llahut [subhanehu ve te'ala] dhe që njerëzit u kushtonin lloje të ibadeteve, të gjitha këto i rrënoi dhe i preu, All-llahu e mëshiroftë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
EBU SUFJANI

EBU SUFJANI


Numri i postimeve : 18
Join date : 31/07/2009
Age : 37
Location : Ne token e ALLAHUT

Muhamed bin abdul-vehab Empty
MesazhTitulli: Re: Muhamed bin abdul-vehab   Muhamed bin abdul-vehab Icon_minitimeFri Jul 31, 2009 12:38 am

Filloi kjo thirrje në tevhid të ketë sukses, dhe njerëzit panë me sytë e tyre se këto gjëra që i madhëronin pos All-llahut nuk kanë mundësi që të largojnë nga vetja e tyre të keqën dhe as që posedon dobi dhe se ato u asgjësuan dhe u shkatërruan dhe nuk ndodhi asgjë.

Filloi efekti i punës të ndikon në zemra. Mësuesi i nderuar [All-llahu e mëshiroftë] filloi t'i thërrasë njerëzit duke i këshilluar në formë të bukur, duke iu përkujtuar atyre obligimet, duke iu qartësuar atyre fenë, dhe kështu nuk e la pas dore as shkrimin. Librin e parë, të cilin e shkroi ishte libri "Et-Tevhid el-ledhi huve haku-llahi alel-abidë", libër ky që sot e kësaj dite mësohet në vende të ndryshme.

Me qenë se kundër kësaj thirrje kishte nga ata që kundërshtonin, që ishin pjestarë dhe adhurues të varrëve, iu desh që t'a largojë këtë pengesë me forcë, nëse nuk bindeshin me këshilla dhe butësi, në mënyrë që të triumfojë besimi i pastër. Njerëzit e këtyre varrezave, injorantë dhe politeista filluan të bëjnë tollovi dhe t'i kundervihen Mësuesitt, t'i shpallin armiqësi, t'a poshtërojnë autoritetin e tij. Shkruan shumë nga vende të ndryshëm që njerëzve t'ua tërheqin vërejtjen nga ai. Madje, ata përgaditën edhe ushtri kundër tij, pasi që kishin edhe përkrahje ekonomike nga njerëzit e varreve dhe mushrikët.

E kështu All-llahu [subhanehu ve te'ala] i hapi vend mahnitës Mësuesit. I dha sukses dhe e ndihmoi që të ngritet feja dhe besimi i pastër. Ishte i ndershëm, nuk mirrte të holla nga njerëzit siç merrnin të tjerët. E rëndësishme për të ishte vetëm që të jep dituri. Ai kishte nxënës, ndihmëtarë, solidarë, të cilët i dërgonte për të shpërndarë fenë dhe për dave. Ai u'a mësonte tevhidin-njëjshmërine e All-llahut [subhanehu ve te'ala], u lexonte atyre libra. Saqë filloi të marrë hov nga vendi në vend, nga qyteti në qytet, në Nexhd dhe jasht tij. Gati sa çështja u bë e madhe dhe serioze, për këtë arriti në armiqësi me ata që deshën t'a ndërprejnë këtë thirrje të begatshme. E pse jo, kurse All-llahu [subhanehu ve te'ala] thotë në Librin e Tij të ndershëm për mushrikët: "Luftoni ata derisa sa mos të ekzistojë shirku dhe kufri dhe të gjykohet me fe..."

Ashtu thotë All-llahu [subhanehu ve te'ala]:

"Ne i dërguam të dërguarit tanë me dokumente të qarta dhe Ne zbritëm me ata librin dhe drejtësin që t'i përmbahen njerëzit të së drejtës. Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz, e edhe për t'u ditur tek All-llahu se kush ndihmon Atë (rrugën e Tij) dhe të dërguarit e Tij duke i besuar të fshehtës. S'ka dyshim se All-llahu është i fuqishëm, mbizotrues." [El-Hadidë, 25]
Pra, e zbriti Librin që të gjykohet me të dhe zbriti hekurin që t'i luftojë me të kundërshtarët e Librit.

Mësuesi nuk pushoi së thirruri dhe kjo thirrje mori shtrirje të madhe, por më vonë iu shfaqën armiq, të cilët dëshiruan të ngritin armët kundër kësaj thirrje dhe t'a ndërpresin shtrirjen e saj. Këtu e pa Mësuesi se patjetër duhet me hekur të luftohen ata që armiqësojnë Kur'anin. E kështu u ngrit Xhihadi në rrugën e All-llahut kundër mushrikëve, ku All-llahu e ndihmoi shejhun.

Jetoi jetë të begatshme deri në vitin 1206 h.. Ndërsa, pas vete la, shkresa, libra; brenda xhezirës dhe jashta saj. La thirrjen dhe qartësimin e shumë çështjeve, i denoncoi shumë dyshime.

Kështu All-llahu i sprovon punëmirët me njerëz, të cilët e poshtrojnë figurën e tij, e shajnë, shpifin për të. Por, kjo është rruga e Pejgamberëve. A nuk thanë për të dërguarin tanë [salallahu alejhi ve sel-lem] magjistar, gënjeshtar, i çmendur...?

U akuzua me akuza të shumta. Prej tyre gjoja se ai e ka bërë të lejuar derdhjen e gjakut (të muslimanëve), i ka bërë shumë muslimanë pabesimtarë. Ai shumë herë ka cekur se ai nuk e lejon derdhjen e gjakut të muslimanëve, mirëpo, ai i lufton mushrikët. E kur vallë ishte tek ai e ligjshme vrasja e muslimanëve?! Kurse ai shumë mirë e ka pas të ditur se nuk lejohet derdhja e gjakut të muslimanit përveç në tre raste, të cilat janë ligjore në dispozitat islame.

Ai, para njerëzve ligjëronte me hadithin e Pejgamberit [salallahu alejhi ve sel-lem]: "Jam urdhëruar t'i luftojë njerëzit derisa të dëshmojnë se nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç All-llahut..." dëshmi që duhet të jetë reale, e jo që mbetet në majët e gjuhëve. Kjo dëshmi duhet t'i përmbush kushtet e veta, kështu derisa të adhurohet All-llahu dhe të mohohet çdo tagut. Kjo ishte dhe thirrja e Pejgamberëve: "Të adhuroni vetëm All-llahun dhe të largoheni tagutëve!"

E ndërsa ai që me maje të gjuhës thotë se nuk ka të adhuruar tjetër që meriton të adhurohet përveç All-llahut pastaj i nënshtrohet tagutit dhe e adhuron atë përveç All-llahut [subhanehu ve te'ala],atëhere kjo nuk llogaritet dëshmi.

Allahu [subhanehu ve te'ala] thotë: "E kush e mohon tagutin e i beson vetëm All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm." [Ali Imranë, 256]

E njeriu, atëherë kur t'i kalojë kufitë në pasimin e dikujt, apo nënshtrimin ndaj tij, apo të adhuruarit pos All-llahut është tagut që duhet luftuar. Gjithashtu luftohen edhe ata që dëshirojnë mbrojtjen dhe ruajtjen e tij.

Gjithashtu, shejh Muhamed Abdul-Vehabi i ka bërë të qarta rregullat ndaluese të tekfirit - konsiderimin e njerëzve si jobesimtarë. Ashtu që nuk i takon çdokujtë të shpejtojë në tekfir. Së pari, duhet patjetër që të bëhet me dije, duhet patjetër të jetë çështja e qartë dhe të largohen të gjitha dyshimet. Ka mundësi që personi të mos ketë dituri, le t'a mësoi. Ka mundësi të ketë dyshime, le të diskutojë me të. Ka mundesi që të jetë i presionuar e në këtë rast nuk nxirret nga besimi.

Gjithashtu Mësuesi u akuzua me padrejtësi dhe zullum. Mirëpo, po t'i shohësh letrat dhe librat e tija, me të cilat thërriste, gjen në to butësi dhe fjalë të ëmbla. I thoshte: O filan, unë nuk po të thërras në rrugën e sufive, e as tek ndonjë fekih, as tek metoda e apologëve - kelamistëve apo tek ndonjëri nga imamët. Por, unë të thërras tek All-llahu i Vetëm, që nuk ka shok. Të thërras në Sunnetin e të Dërguarit të All-llahut [salallahu alejhi ve sel-lem].

Ai thërriste me urtësi, ishte shumë i qetë gjatë manipulimeve me kundërshtarët. Ai fillonte me fjalë të buta: Ka mundësi o filan që të jesh si shembulli i Farukut (Omerit, All-llahu qoftë i kënaqur me të), i cili All-llahu me të ndau të vërtetën nga e kota, apo të posedosh rrugën e tij.

Ai gjithashtu thoshte se ne e shohim obligim respektimin e imamëve të muslimanëve, qoftë ai i ndershëm apo mëkatarë, me kusht që mos të urdhërojnë në mëkate. Ai pohoi se nuk ngritë krye mbi udhëheqësin e muslimanëve, e as mbi imamin e tyre besimtarë, i cili i udhëheqë për tek adhurimi i All-llahut [subhanehu ve te'ala] të vetëm.

Kundër Mësuesit disa kryqtarë thurrën intrigë, dhe këta patën përkrahje nga disa pashallarë për ta luftuar këtë thirrje. Kjo është shumë e qartë në shkrimet, ligjërimet e tyre dhe për një gjë të tillë po dëshmon historia.

U përhap shumë thirrja e shejhut dhe arriti në vende të ndryshme. Por, atë gjithnjë e shoqëronte armiqësia nga palët tjera. thirrja e tij u shkaktonte mërzi dhe vuajte disa haxhinjëve.

Por mëgjithatë, kjo thirrje depërtoi deri në qytetët e Hindit, në qytetët e Jemenit dhe shumë qytete të tjera. Disa nga dijetarët e Hindit dhe Jemenit thurrnin rreshta dhe poezi për Mësuesin, dhe i shfaqnin përkrahje.

Krahas kësaj, atij iu bënë edhe armiq në numër, dhe këta haxhinjtë, të cilët ktheheshin në vendet e tyre dhe akuzonin shejhun me kufër, sekularizëm, zindikë, tekfir... Megjithatë, ai vazhdoi në rrugën e tij derisa para vdekjes iu përgjigjën thirrjes se tij afër një milion e gjysëm persona.

Për te, shkruanin edhe dijetarë të shumtë nga Iraku, Jemeni, Shami, Egjipti, duke e përkrahur atë. Ku në të njejtën kohë kishte kundërshtarë, të cilët shkruanin kundër thirrjes së tij.

All-llahu [subhanehu ve te'ala] ka thënë: "Elif, Lamë, Mimë. A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e mos të vihen në sprovë?" Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën do t'i dallojë dhe gënjeshtarët." [El-Ankebut, 1-3]

Kurejshët shumë punonin që vizitorët e qabes, të cilët vinin në Mekke t'ua mbushnin mendjet me të pavërteta kundër Pejgamberit [salallahu alejhi ve sel-lem] dhe thirrjes së tij. Saqë disa që erdhën në Mekke i mbyllnin veshët me pambuk që të mos të dëgjonin thirrjen e Pejgamberit [salallahu alejhi ve sel-lem].

Kjo ishte vepra e tyre, dhe Mësuesit i mveshën shumë të pavërteta dhe deshi All-llahu që kështu të vazhdojnë këto akuza, që në kohën e kaluar e deri më tash.

Thuhet se një herë, një tregtar musliman kishte ra në armiqësi me një tregtar hindus për shkak të një artikulli. Muslimani ishte hidhëruar shumë në të dhe vendosi që t'ia prish tregtinë e hindusit. Hyri në xhami dhe hapi lajmin se hindusi është vehabist. Njerëzit moren të largohen nga duqani i hindusit dhe ta urrenin atë dhe e bojkotuan. Hindusi nuk kishte zgjidhje tjetër për t'a rikthyer punën e tij tregtare përveç të shpallë në masë se ai është penduar nga vehabizmi dhe është kthyer në hindizëm. Pra, paramendoni se në ç'farë mase ka arritur devijimi!

Udhëtuan disa dijetarë nga Nexhdi në Hind për të diskutuar me disa dijetarë, të cilët kishin rënë në grackën e akuzave kundër thirrjes se shejhut. Njëri nga ata (nga dijetarët e Nexhdit) mori një libër të shejh Muhamed Abdul-Vehabit dhe ia largoi kopertinat, në të cilat ishte emri i autorit dhe e la mbi tavolinën e dijetarit nga Hindi. Kur erdhi ky dijetari, e mori librin dhe e lexoi dhe i la shumë mbresa dhe tha: "Sikur ta dija se kush është autori i këtij libri? I tha një nxënës: "Autori i librit është ai që ti ligjëron kundër tij, the flet për te me bindje që i ke fituar nga akuzat e rrejshme. Ai është Muhamed bin Abdul-Vehab. Prej këtu, u bë thirrësi më i madh në Hind duke pasuar thirrjen e Mësuesit, All-llahu e mëshiroftë.

Ndërsa kundërshtarët e fesë ende në këto ditë nuk ndalën nga shpifjet nënçmuese kundër thirrjes se tij, All-llahu e mëshiroftë. Gjithnjë ngjallin fanatizëm dhe nxitjen e kundërshtimëve dhe duke ngjitur llagape si "vehabistë".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Muhamed bin abdul-vehab
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kitabu Teuhid - Muhamed Abdul Wehabi
» Katër Bazat nga Sheikh ul-Islam Muhamed ibn Abdul-Wahab
» Qur'an Video: Abdul-baset (surat Hejr) egypt
» Anëtarësimin në partitë apo grupet e sotshme nga Abdul-Aziz ibn Abdullah Ibn Baz
» Anëtarësimin në partitë apo grupet e sotshme nga Abdul-Aziz ibn Abdullah Ibn Baz

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Sira dhe histori nga jeta e te Derguarit Muhammedit s.a.v.s dhe dijetarëve Islam-
Kërce tek: