Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Fëmiu i ndruajtshëm

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

Fëmiu i ndruajtshëm Empty
MesazhTitulli: Fëmiu i ndruajtshëm   Fëmiu i ndruajtshëm Icon_minitimeFri Jul 31, 2009 1:15 am

Disa prindër mburren me sjelljen e fëmijëve të tyre të mbyllur- që i vjen turp, e ul kokën, ngurron të flet, veçanërisht kur të huajt janë të pranishëm. Ka prind të atillë që shqetësohen nga gjëra të tilla, që i konsiderojnë këto simptome që kanë lidhje me sëmundjet mendore, dhe i dërgojnë fëmijët e tyre tek psikologët ose pediatri.
Instituti Lundbek ka bërë publike një kompakt disk (CD) veçanërisht e dizajnuar për ta shëruar këtë problem hap pas hapi.

Ndruajtshmëria është një gjendje që një përqindje e madhe e fëmijëve në tërë botën vuajnë nga kjo gjendje. Është interesante të potencojmë se Abraham Linkoln kishte një natyrë (prirje) jashtëzakonisht të ndruajtur. Kështu kishte edhe Mohandas Gandi.
Ndruajtja ka dallim të madh nga turpi. Turpi si një tipar (veçori) karakteri është diçka e pëlqyeshme. Kjo shkakton që një person të qëndrojë i përmbajtur. Nëse një person ballafaqohet me diçka të paligjshme, turpi bëhet i obligueshëm. Kur ky person është përballur me diçka të papëlqyer në islam, turpi paraqitet vetvetiu. Nëse çështja është diçka e lejuar në islam, atëherë turpi vepron sipas zakonit.
Domethënia e hadithit të të Dërguarit të Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është:
“Turpi nuk vjen ndryshe përveç asaj që është e mirë.”
Turpi i vërtetë për një musliman, nuk paraqitet ndryshe vetëm në përputhje me islamin, duke shkaktuar që të bëjë vetëm atë që është e mirë, dhe të përmbahet nga ajo që është e keqe.
Ndruajtshmëria është një thyerje e shpirtit, një ndjenjë e çrregullimit dhe hutimit. Një person i ndruajtshëm nuk mund të përcaktojë vetën mirë që ta zgjidhë ndonjë situatë, kështu që ai tërhiqet përbrenda vetes. Kjo nuk duhet të jetë e ngatërruar me turpin.
Imran bin Husejn [radijallahu anhu] tregon se ka thënë i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë për të: “Turpi sjell vetëm mirësi.” (Mutefekun Alejhi)

Beshir bin Ka’bi kishte dëgjuar nga ‘Imrani ku thotë: “Në disa libra ne gjetëm se disa aspekte të saj përfshirë këtu qetësinë dhe dinjitetin e shpirtit ndaj Allahut, por gjithashtu gjetëm edhe disa aspekte nga ajo që janë dobësi (të meta).”
Kjo e zemëroi Imranin, i cili tha: “Ju më shihni duke treguar se çka i Dërguari i Allahut thotë, dhe ju ngrisni kundërshtime ndaj asaj! Pastaj Imrani e përsëriti çka ai tha dhe Beshiri e përsëriti çka tha ai, dhe Imrani u bë përsëri i zemëruar” (Sahihun e Muslimit)
Ibn Rajab, duke komentuar këtë ndodhi, shkruan: “Çështja është se Imrani kishte thënë:
‘Turpi për t’u lavdëruar që i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin për të, foli, nuk është asgjë tjetër vetëm se dispozitë (natyrë) e karakterit që nxit veprime të mira dhe që kundërshton të këqijat. Sa për dobësinë dhe paaftësinë që sjell pamjaftueshmëri në respektimin e të drejtave ndaj Allahut ose të krijesave të Tij, kjo aspak nuk ka asgjë tjetër vetëm se dobësi, paaftësi dhe humbje e nderit (turpërim)”
Ndryshimi mund të shihet tek një fëmijë i cili i përshëndet musafirët e shtëpisë pa vështirësi me një tjetër, i cili skuqet dhe tërhiqet në vete kur një i huaj e pyet për emrin e tij.
Ne hasim në traditën e të Dërguarit të Zotit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], lëvdata të pakushtëzuara për turpin, është një aspekt i besimit.
Sa për dobësinë dhe ndruajtjen, këto aspak nuk kanë të bëjnë me turpin, edhe pse disa njerëz mund t’i përshkruajnë këto cilësi me këto nocione.
Simptomet e ndruajtshmërisë fillojnë zakonisht të shfaqen vetvetiu te fëmijët pas katër muajve të parë. Pas vitit të parë fëmiu fillon të mbulojë fytyrën e tij me duar, zvarritet, ose i mbyll sytë e tij shtrëngueshëm kur një person i panjohur i flet.
Në kohën kur një fëmijë është katër vjeçar, ndruajtshmëria mund të shkaktojë që fëmiu të ulet qetë afër nënës së tij, ose të qëndrojë në të njejtën dhomë me nënën e tij dhe rrallëherë të thotë ndonjë fjalë. Ai gjithnjë dëshiron që pamja që ai sheh të jetë vetëm nëna e tij gjatë tërë kësaj faze.
Nëse fëmiu mbetet në këtë gjendje gjersa të arrin të bëhet dhjetë vjeçar, atëherë ai do të ketë nevojë që ta bëjë një tretman.
Studimet tregojnë se rreth 10-15 përqind të fëmijëve lindin me një prirje të heshtur të ndruajtshmërisë.
Faktorët tjerë si edukata e fëmiut, shtëpia e tij, familja dhe shoqëria mund të luajnë rol dhe të përforcojnë prirjet e tilla.

Disa simptome të ndruajtshmërisë janë siç vijojnë:

1. Heshtja ose përmbajtja e zakonshme, veçanërisht në prezencë me të huajt;
2. Refuzimi i të shikuarit në sy kur të flet me dikend, pavarësisht zgjatjes së bisedës;
3. Vështirësi në të folurit;
4. Konfuzitet dhe shqetësim kur i kërkohet që ta bëjë ndonjë detyrë (punë), veçanërisht kur përzihet me të tjerët;
5. Largimi nga njerëzit jofamiljar;
6. Largimi nga lojrat me fëmijët tjerë dhe duke shfaqur një përparësi që të luaj i vetëm;
7. Djersitja;
8. Shtiret sikur të jetë i sëmurë në mënyrë që të marr përkujdesje të posaçme nga të tjerët;
9. Egoizëm dhe këmbëngulje në mendimin e tij, pamarrë parasysh rrethanat dhe vendin;
10. Rrahje të shpejta të zemrës;
11. Çrregullim stomaku;
12. Tharja e fytit dhe gojës;
13. Dridhje të lëkundura dhe të padëshiruara;
14. Një ndjenjë e përhershme e të qenurit i dalluar nga të tjerët;
15. Pasiguria dhe mungesa e vetë-besimit;
16. Largimi nga vendet e ndriçuara, veçanërisht gjatë ceremonive familjare dhe vendet publike;
17. Ndjenja e inferioritetit.

Disa elemente vijuese që shkaktojnë ndruajtshmërinë janë :

1. Disa studiues besojnë se predispozita gjenetike luan një rol në sjelljen e ndruajtshme, megjithëse rezultatet kanë qenë jopërfundimtare;
2. Vrazhdësia dhe ashpërsia prindërore;
3. Përkdhelja e tepërt e fëmiut;
4. Mungesa e ndërveprimit atëror (prindëror) me fëmiun;
5. Izolimi nga shoqëria që e rrethon;
6. Polemikat (zënkat) familjare mund ta bëjnë fëmiun të tërhiqet në vete;
7. Të metat fizike, shëmtimet, dhe sëmundjet kronike (të përhershme);
8. Përkujdesja dhe mbrojtja e tepërt nga ana e nënës;
9. Trysnia e tepërt (ekscesive) ndaj fëmiut që ai të jetë i dalluar nga të gjithë për gjithçka;
10. Përqendrimi i shumtë në gabimet e fëmiut dhe duke ia zmadhuar rëndësinë dhë dëmet e këtyre gabimeve;
11. Paqëndrueshmëria e prindit dhe që bie në kundërshtim me veten, dhe që në këtë gjendje edukon fëmijë;
12. Paragjykimi dhe trajtimi i keq nga ana e mësimdhënësit në vitet e para të arsimimit të tij;
13. Varfëria e dukshme që ndikon shumë tek fëmiu, e cila reflektohet në veshjen e tij;
14. Vdekja e njërit nga prindërit;
15. Mungesa e vendbanimit të sigurtë, dhe të qëndrueshëm;
16. Fillimi i vonuar i edukimit. Kjo mund ta bëjë fëmiun të ndiejë mungesë force të vetë-besimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Fëmiu i ndruajtshëm
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Video ligjerat - Femiu musliman

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Gruaja dhe Familja në Islam-
Kërce tek: