Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Edukata e vizitës së xhamisë së e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe varrit të tij

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
avatar

Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

MesazhTitulli: Edukata e vizitës së xhamisë së e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe varrit të tij   Fri Jul 31, 2009 1:35 am

Vlera e namazit tek xhamia e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, Qabes dhe mesxhidul Aksasë mbi vlerën e namazit në xhamijat tjera, është nderë nga ana e All-llahut të Madhëruar.
Kush i viziton këto vende, duhet ta ketë qëllimin fitimin e këtyre sevapeve dhe për t’u përgjigjur thirrjes së Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, kur nxiti për t’i vizituar këto tre vende të shenjëta.

Këto tri xhami nuk kanë rregulla të veçanta gjatë vizitës në to. Mirëpo, disa njerëz kanë bindje se xhamija e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka rregulla të veçanta gjatë vizitës së saj. Nuk do të ishte kjo bindje e mveshur tek ata sikur mos të ishte brenda xhamisë varri i Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.

Andaj, që ti ketë muslimani të qarta këto çështje kur të shkojë në Medine dhe dëshiron ta vizitojë xhamin e Pejgamberit ia paraqesim atij edukatën e vizitës.

1. Kur të hyjë në xhami le të hyjë me këmbën e djathtë dhe le të thojë: “All-llahume Sal-li ala Muhamedin e sel-lim, All-llahume iftah li ebvabe rahmetik” (Shqip: O All-llah, dërgoi Muhamedit salate dhe selame. O All-llah, hapmi dyert e mëshires sate)

2. Pastaj le ti falë dy rekate tehijetul-mesxhid (nderim i xhamisë) para se të ulet.

3. Assesi mos të drejtohet kah varri kur të falë namaz apo kur të bëjë dua.

4. Pastaj mund të shkojë tek varri i nderëshëm për ta përshëndetur Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Nuk është nevoja që gjatë përshëndetjes të vihen duart në gjoks dhe të përulet me kokë e të nënshtrohet në atë formë që nuk lejohet të nënshtrohet përveç ndaj All-llahut të vetëm, e as nuk lejohet të kërkohet ndihmë nga Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.

Le ta përshëndesë Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, me fjalët dhe shprehjet që ai i përshëndeste varrezat e Bekijas, prej tyre janë:

“Es-selamu ala ehli ed-dijari minel mu’minine vel muslimine ve jerhamull-llahu el-mustakdimine vel-muste’hirin ve inna insha All-llahu bikum le lahikun” (shqip: Selami qoftë mbi banorët e këtyre varrezave prej besimtarëve dhe muslimanëve. All-llahu i mëshiroftë të parët dhe të mëvonëshmit prej nesh dhe ne inshall-llah me ju do të bashkangjitemi).

Gjithashtu të njëjtën përshëndetje ia drejton edhe dy Sahabeve të tij, Ebu bekrit dhe Omerit radiall-llahu anhuma.

5. Nuk është prej edukatës që të ngritet zëri në xhami apo tek varri. Le ta ulë zërin sepse edukata me Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, tash që është i vdekur duhet të bëhet ashtu sikur të ishte gjallë.

6. Le të kujdeset që ta falë namazin me xhematë në safe të para, sepse ka vlerë të madhe dhe shpërblime të larta.

7. Mos të vonohet duke falur namaz në Reuda e të vonohet nga safet e para, sepse namazi në Reuda nuk ka vlerë të veçantë mbi vendet e tjera të xhamisë.

8. Nuk është prej sunetit që të falë 40 namaze të njëpasnjëshme në xhami me bindje të argumentuar me hadithin, i cili është i përhapur në gjuhët e popullit: “Kush i falë në xhaminë time 40 namaze duke mos i kaluar asnjë namaz, i shkruhet atij mbrojtja prej zjarrit, ruajtja prej dënimit dhe largimi nga nifaku”. Ky hadith është shumë i dobët dhe nuk vlenë për argumentim.

9. Nuk është prej sherjatit që të bëjë vizita të shpeshta tek varri për ta përshëndetur Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Atij përshëndetja i shkon prej ngado që të jetë, qoftë edhe në tokën më të largët. Ai i largëti dhe ai që gjindet para varrit janë të njëjtë për ta arritur sevapin e salavateve dhe selameve mbi Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.

10. Në dalje le të dalë me këmbë të majtë duke thënë: “All-llahumme, sal-li ala Muhammed, All-llahumme inni es’eluke min fadlik.” (Shqip: O All-llah, dërgoi Muhamedit salate. O All-llah, unë kërkoj nga mirësia yte.)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Edukata e vizitës së xhamisë së e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe varrit të tij
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» A rikthehet shpirti pas vdekjes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Haxhxhi-
Kërce tek: