Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kurbani edhe rregullat e tij

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
avatar

Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

MesazhTitulli: Kurbani edhe rregullat e tij   Fri Jul 31, 2009 1:38 am

Falenderimi i takon vetëm All-llahut, Zotit të gjithë botrave, paqa dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të dërguarin e All-llahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem familjen e tij dhe të gjithë ata atë cilët e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Definicioni i kurbanit: Kurbani është therja e kafshës nga bagëtitë ditën e Kurban Bajramit, me qëllim që të afrohesh tek All-llahu aze we xhel.

Pse quhet kurban?!

Quhet kurban (afrim), sepse kjo therje bëhet vetëm për hir të All-llahut.

Fjala kurban në arabisht dmth afrim, të afrohesh.

Tek arabët kurbani quhet edhe EL UD-HIJEH, sepse kafsha therët në kohën e quajtur DUHA që kjo kohë është pas faljes së namazit të festës së Kurban Bajramit, e cila tek arabët shënon pas lindjes së diellit, pra edhe sipas kohës së veprës emërtohet edhe kafsha e therur.



Argumentët për obligimin e prerjes së kurbanit:

Kurbani është një nga simbolet e fesë Islame dhe ligjshmëria e tij është theksuar në Kur’an, në sunetin e resulullahit salall-llahu aljhi we selem, dhe në koncenzuesin (ixhmanë) e muslimanëve.

1. Argument nga Kur’ani:
All-llahu xh.sh. në Kur’an thotë: “Fal namaz për Zotin tënd dhe therë kurban.” kevther[2]

Poashtu edhe verseti tjetër nga Kur’ani: “Thuaj namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjeshtë për All-llahun, Zotin e botrave.” [Enam, 162-163].

Pra këto argumente tregojnë se kurbani është afrim tek All-llahu dhe obligim, për çdo popull. Kurbani është ibadet valid në çdo vend, kohë dhe popull.

2. Argument nga suneti:

Kurbani është bërë obligim edhe me sunetin e resulullahit salall-llahu alejhi ve selem, si nga suneti i urdhëruar me fjalë, me vepër, dhe me pëlqimin e resulullahut salall-llahu alehi ve selem, dmth janë tubuar të gjithë llojet e sunetit në urdhër, vepër dhe pëlqim.

a) Argument nga fjala e resulullahit salall-llahu alejhi ve selem: nga Bera ibën Azib, All-llahu qoftë i kënaqur me veprat e tij, ka thënë: Resulullahi salall-llahu alejhi ve selem ka thënë: “Kush e ka therur kurbanin pas namazit të Bajramit, e ka plotësuar kurbanin e vet dhe ka vepruar sipas sunetit të muslimanëve”.

b) Argument nga vepra e resulullahit salall-llahu aljehi ve selem: Enesi, All-llahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “I ka therur i dërguari i All-llahut me dorën e vet dy desh (bardh e zi, por e bardha ma shumë) me brirë të mëdhenj, dhe tha “bismilah All-llahu ekber” dhe e vendosi këmbën e vet në këmbët e dashit).

Poashtu tregon edhe ibën Omeri se i dërguari i All-llahut salall-llahu alejhi ve selem qëndroi dhjetë vite në Medine dhe për çdo vit therte kurban).

c) Argument nga pëlqimi i resulullahit:

Në sahihun e Buhariut dhe sahihun e Muslimit nga hadithi i Ukbetubin Amir el Xhehemi, All-llahu qoftë i kënaqur me veprat e tij tha: “I ndau resulullahi salall-llahu alejhi ve selem kurbanat mes sahabëve, e Ukbes i ra një qengj, e ai i tha: o resulullah mua më qëlloj një qengj, tha resulullahi bëje edhe atë kurban). Qengji për tu pranuar për kurban duhet të jetë gjashtë muajsh, por të jetë i rritur sikur të ketë një vitë, por këtë term e merr edhe qengji i cili ka nëntë muaj.

Argumenti nga ixhmaja (koncenzuesi)

a) Muhamedi salall-llahu alejhi we selam ka therur kurban dhe ashtu kanë therur edhe sahabet e tij, All-llahu qoftë i kënaqur nga ata dhe na treguan neve se therja e kurbanit është sunet i muslimanëve d.m.th rruga e tyre e për këtë është marrur koncenzuesi nga muslimanët për obligimin e therjes se kurbanit është bartur edhe nga shumë dijetarë të famshëm.

b) Ka thënë ibnu Kudameh: janë të një mendimi të gjithë muslimanët për ligjshmërinë e therjes së kurbanit.

c) Ibën Haxheri thotë se ka thënë imam ibën Hazmi: nuk ka dilemë se therja e kurbanit është nga simbolet e fesë.

Pas asaj të cilën e lexuam mëherët pamë se të gjithë muslimanët janë të mendimit për ligjshmërinë e therjes së kurbanit, e tash mbetet të dim se çfarë hukmi (ligji) ka kurbani tek juristët Islam.

Disa nga dijetarët Islam thanë se është vaxhib, obligim dhe nuk bën të mos theret, ndërsa disa të tjerë thonë se është sunet muekede (vepër të cilën e ka bërë resulullahi gjithmonë).

Ata të cilët thonë se është vaxhib, obligim janë:

Imam Maliku, Thewri, Owzaiju dhe ebu Hanifja All-llahu i mëshiroftë të gjithë. poashtu edhe një nga dy mendimet e Imam Ahmedit All-llahu e mëshiroftë, këtë mendim e zgjodhi edhe shejhul Islami Ibën Tejmijeh, dhe tha se ky është një ndër idetë e Imam Malikut në medh-hebin e tij.

Pastaj ibën Tejmijah tha: sa i përket kurbanit më së shumti më bëhet e qartë obligushmërija e tij, për arsye se kurbani është një ndër simbolet më të mëdha të Islamit dhe se kjo është një vepër ibadet në çdo vend dhe një nga ibadetet e përmendura bashkë me namazin në ajetin 162-163 në suren El-Enam: “Me të vërtetë namazi im dhe therja ime, jeta ime, vdekja ime…” Gjithashtu edhe ajeti 2 në suren El-Kewther: “Fal namaz për Zotin tënd dhe ther-kurban”.

Pra All-llahu ka urdhëruar sikur për namazin. Kurbani është edhe nga veprat e Ibrahimit a.s. e ne jemi të obliguar ta ndjekim Ibrahimin a.s. në fjalën e mbetur të ibën Tejmijes All-llahu e mëshiroftë thotë: kurbani është vaxhib, mirëpo me kusht atëherë kur mundet me e ther dhe i plotëson kushtet elementare dhe ato kryesore, p.sh. sadakatul fitrin.

Kurse një grup tjetër dijetarësh thonë se është sunet, muekede dhe më së afërti me këtë mendim janë: Ebu Bekri, Omeri, Bilali dhe Ebi Mesud El-Bedri, All-llahu qoftë i kënaqur nga ata, por me këtë ide është edhe Shafiu, Is’haku, ibën Mundhiri, Malikiju dhe Ahmedi në mendimin me të njohur (një ide tjetër e ka se është vaxhib). Pra kjo është ideja e shumicës së dijetarëve, All-llahu i mëshiroftë.

Imam Ahmedi ka thënë nëse ke mundësi pët të therur e nuk e bën, kjo është e urrejtur (mekruh). Edhe shumë dijetarë të tjerë thonë se nëse ke mundësi të therësh kurban dhe nuk e bën, atëherë ke rënë në mekruh.



KOHA E KURBANIT

Kurbani është ibadet (adhurim) për një kohë të caktuar, i cili nuk pranohet para kohës së vet, gjithashtu nuk pranohet pas kohës përpos nëse e jep kaza (kompensim) në qoftëse e ka vonuar ndonjë arsye e konsiderueshme.

1. Fillimi i kohës së kurbanit është pas namazit të Bajramit për ata të cilët e falin Bajramin, e për ata të cilët nuk e falin p.sh. udhëtarët, ata e caktojnë kohën e faljes së Bajramit e pastaj i therin kurbanat.

E ai i cili e therën para namazit të Bajramit, delja e tij quhet dele mishi e zakonëshme e jo kurban dhe detyrohet ta therë tjetrën në vend të saj me cilësi të saja pas namazit. Argument për këtë është hadithi i transmetuar nga El-Bera bin Azibi, All-llahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë i dërguari i All-llahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Kush e ka therur kafshën para namazit, ai është mish të cilin ia ka ofruar familjes së vet e nuk është nga kurbani.

2. Mbarimi i kohës

Koha e kurbanit mbaron me perëndimin e diellit të ditës se fundit nga ditët e teshrikut e ajo është dita e 13 nga muaji dhul hixhetu, kështuqë therja është katër ditë e tri netë. Kjo është thënja më e zgjedhur nga dijetarët.



KAFSHËT TË CILAT BËHEN KURBAN

Kurban bëhet ajo kafshë që është nga bagëtitë e ato janë: deveja, lopa, delja. Këto janë të njohura tek arabët.

Por më e mira nga të gjitha llojet e këtyre kafshëve është ajo që është më e shëndoshë dhe më e përsosur (dukshmëri-trup) me e bukur në shikim ashtu siç është e transmetuar në sahihul Buhari dhe Muslim nga hadithi i Enesit radijall-llahu anhu ka thënë: “I dërguari i All-llahut i ka therur dy desh të medhenjë me brirë të mëdhenj.”



SA VETË MARRIN PJESË NË NJË KURBAN

Një dele për kurban pranohet për pronarin, familjarët dhe për kend të dëshirojë nga muslimanët. Argument për këtë është hadithi të cilin e transmenton Aishja All-llahu qoftë i kënaqur me të që ka thënë se i dërguari i All-llahut i mori dy desh i shtriu dhe tha “Bismilah All-llahu ekber” dhe i theri dhe pastaj tha o All-llah pranoje këtë kurban nga Muhamedi dhe familja e Muhamedit dhe nga mbarë ummeti i Muhammedit sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe kështu e kreu therjen.

Pra nëqoftë se njeriu e bën nijet të therë një dele për vete dhe për familjarët e tij, i pranohet për të gjithë ata që e bën nijetin për familjart e shtëpisë së tij, qoftë për të gjallë apo edhe për të vdekur. Pranohet që në deve të marrin pjesë shtatë persona edhe në lopë gjithashtu. Dhe si argument për këtë është hadithi i Xhabir ibn Abdullahu All-llahu qoftë i kënaqur me të, tha: “Kemi therur me të dërguarin e All-llahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem vitin e Hudejbijes një deve për shtatë veta dhe një lopë për shtatë veta”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
Usame
Moderator
Moderator
avatar

Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

MesazhTitulli: Re: Kurbani edhe rregullat e tij   Fri Jul 31, 2009 1:39 am

KUSHTET E KURBANIT

1. Të jetë pronë e atij që e therë kurbanin (jo të jetë e dikujt tjetër).

2. Të jetë nga bagëtitë që i ka cekur All-llahu në Kur’an.

3. Të ketë arritur moshën e caktuar sipas sherjatit.

Nëqoftë se është nga devet, lopët ose delet nga hadithi i Xhabirit na bëhet me dije se ka thënë resulullahi salall-llahu alejhi we selem: “Mos therni përposë asaj që e ka arritur moshën, vetëm në atë rast kur nuk gjeni atëherë therni, qengji i cili i ka plotësuar 6 muaj dhe hyn në muajin e shtatë.”

Mosha e caktuar: për delen qengjin dhe dhinë duhet ta ketë plotsuar një vit e të jetë duke hyrë në të dytin, e për lopën nëse i ka mbushur dy vite e po hynë në të tretën, ndërsa devja duhet ti ketë 5 vite e të jetë duke hyrë ne të gjashtën, e nga delet qengji i cili i ka plotësuar 6 muaj dhe është duke hyrë në të shtatin.

3. Të jetë kurbani i shëndoshë e mos të ketë të meta apo ndonjë sëmundje e në rast se ekziston ndonjë nga këto të meta apo sëmundje, kurbani nuk pranohet. E ato janë katër të cekura në hadithin e resulullahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem nga Bera ibn Azib All-llahu qoftë i kënaqur me të, tha: është ngritur i dërguari i All-llahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem në mesin tonë dhe tha: “Katër gjëra nëse janë tek kurbani nuk pranohet: verbësija, e sëmura, çalja dhe e dobëta deri në atë masë saqë i shihen edhe brinjët.”



SI TË NDAHET KURBANI DHE A LEJOHET ME E HËNGËR AI I CILI E PRET KURBANIN

I lejohet ta haj mishin e kurbanit atij që e therën kurbanin dhe që e ka bërë nijet për veten, dhe i lejohet ta japë për sadadaka, por edhe për t’ia dhuruar dikuj tjetër. Thot All-llahu në suren Haxhxh ajeti 28: “…..hani prej tyre dhe ushqeni të ngushtuarin e të varfërin.” Poashtu edhe ajeti 36 po në suren Haxhxh thotë: “…..hani prej tyre dhe ushqeni nevojtarin dhe atë që lypë…”

Gjithashtu edhe hadithi i resulullahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem nga Seleme All-llahu qoftë i kënaqur nga veprat e tija thotë: ka thënë i dëruari i All-llahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Hani dhe ushqeni të tjerët, dhe ruani edhe për vete.” Fjala ushqim e ka për qëllim dhuratën edhe nëse është i pasur ai të cilit ia dhuron, ndërsa sadakaja për fukaranë.

Poashtu edhe hadithi nga Aishja radial-llahu anha se ka thenë se resulullahu sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Hani dhe mbani për vete dhe jepni sadaka.”

Në këtë çështje ka dilema tek dijetarët se sa të ndalet, sa të dhurohet, dhe sa të jepet për sadaka, mirëpo më së miri është një pjesë ta hajë vet e një pjes tjetër ta jep sadaka dhe një të tretën ta dhuroj, por edhe nëse han më shumë nga kurbani për vehte lejohet. Ka thënë Imam Ahmedi radijalahu anhu, ne e marrim mendimin në hadithin e Abdullah ibn Mes’udit All-llahu qoftë i kënaqur me të, që ka thënë ai i cili ther kurban le të haj për vete një pjesë (një të tretën) një pjesë e dhuron, ndërsa pjesën e tretë e jep sadaka për të varfërit.

Nuk lejohet që ti jepet kasapit asgjë nga kurbani, dhe nuk lejohet që të shitet diçka nga kurbani pamarr parasysh të jetë mishi, lëkura apo dhjami. Nuk lejohet për arsye se ajo është pasuri të cilën e ke dhënë për hir të All-llahut e nuk lejohet që të përfitosh diçka nga ajo pasuri. Pra edhe resulullahu sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: ”Kush e shet lëkurën e kurbanit, nuk ka kurban për të”. Mirëpo nëse paguan kasapin për shkak se është fukara apo i jep nga pjesa e dhuratës nuk ka të bëj me ndalesën në këtë rast, sepse është fukara që e meriton sikurse të tjerët.



ÇFARË DUHET TË BËJ AI I CILI E THERËN KURBANIN

Kush e ka për qëllim të therë kurban dhe hyn në dhjetë ditët e fundit të dhul hixhes duhet që të mos marri diçka nga flokët, as ti shkurtojë, e as ti rruaj, dhe as të marri nga lëkura gjë, dhe as ti presë thonjt. Për këtë është hadithi i resulullahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem në sahihun e Muslimit nga hadithi i Ummu Selemes All-llahu qoftë i kënaqur me të se ka thënë se i dërguari All-llahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Nëse e shikoni henën e re të muajit dhul hixhe dhe dikush nga ju e ka bërë nijet të therë kurban, mos ti presë flokët dhe thonjt e vet!” Në këtë hadith shihet qartë se është e ndaluar të merret diçka nga lëkura apo thonjt dhe se kjo ndalesë vlenë vetëm për atë të cilin do të therë kurban. Mirëpo nëse therë kurban për dikë tjetër për atë nuk është kjo ndalesë. Dmth për atë të cilin është bërë nijet ky kurban se i dërguari i All-llahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha “dhe e ka për qëllim ndonjëri nga ju të therë kurban” e nuk tha edhe për ata të cilëve ju bëhet nijet. Duke pasur paraysh edhe hadithin se resulullahi ka therur për familjarët e vet dhe nuk i kishte urdhëruar ata që të bëjnë një gjë të tillë.



Kushtet e therjes

1. Ai që therë duhet të jetë i mençur dhe i vetdijëshëm se nuk lejohet të hahet nga i çmenduri, ose i dehuri, ose i vogli i cili nuk i dallon gjërat mire, apo edhe një plaki cili e ka humbur vetëdijen.

2. Ai që therë të jetë musliman ose nga ata të cilët iu është zbritur libri i shenjtë (ithtarët e librit) p.sh. të krishterët ose jehudët, ndërsa sa i përket muslimanit lejohet që të hahet pa marr parasysh se a e ka therë mashkulli apo femra, burri i drejtë apo edhe zullumqar (mëkatarë, fasik) më abdes apo pa abdes. Ndërsa itharët e librit lejohet që therja të cilën e therin ata me argument nga Kur’ani, suneti dhe ixhmaja. Thotë All-llahu në Kur’an: “Sot u lejuan për ju ushqimet e mira dhe ushqimet e ithtarëve të librit janë të lejuara (hallall) për ju, dhe ushqimet tuaja janë të lejuara për ta.” [El-Maideh, 5]. E nga suneti transmetohet nga Enesi All-llahu qoftë i kënaqur me të, tha një grua nga jehudët: “Erdhi i dërguari i All-llahut me dashin e helmuar e resulullahu hëngri nga ai dash.” gjithashtu transmetohet nga Enesi All-llahu qoftë i kënaqur me të, se një jahudi e thirri resulullahin të hajë bukë nga elbi dhe lëng mishi e resulullahi iu përgjigj ftesës së tij.

Nga ixhmaja: Ka thënë ibn Mundhiri se të gjithë ata të cilët llogaritën dijetarë eminët e këtij ummeti, që të gjithë e kanë thënë lejueshëm një gjë të tillë e nga ata është Muxhahidi, Thevri, Imam Shafiju, Ahmed ibën Hanbeli…

Mirëpo sa u përket qafirave të cilët nuk janë nga ehlul kitabi (ithtarë të librit) nuk lejohet të hahet mishi të cilin e therin ata për arsye se All-llahu i theksoj vetëm ithtarët e librit ku thuhet: “…dhe ushqimi i atyre të cilëve iu është dhën libri është hallall për ju dhe ushqimi juaj është hallall për ata.”

Nuk është e detyrushme të pyesësh se kush e ka therur, muslimani apo jomuslimani dhe se si e ka therur, a ka bërë Bismilah apo jo, për arsye se këto pyetje shkaktojnë vështirësi të panevojëshme në fe. Kurse i dërguari i All-llahut hëngri nga ajo të cilën e kishte therur jahudiu dhe nuk e pyeti se a bëre Bismilah atëherë kur e ke therur apo jo?!

Në sahihul Buhari është theksuar edhe hadithi i Aishes All-llahu qoftë i kënaqur me veprat e saja, se me të vërtetë disa nga njerëzit na sjellin mish e ne nuk e dim se a e kanë therur me Bismilah. Pejgamberi salall-llahu aljhi ve selem tha: “Thoni Bismilah dhe hani!”

3. Duhet të kesh qëllimin e pastërt për therjen e kurbanit, për këtë është argumenti nga surja El-Maideh ajeti 3, “Pos asaj që është therur për hirë të All-llahut.” Pra therja është një ibadet i posaçëm për All-llahun dhe kërkon nijet dhe qëllim të pastërt.

4. Mos të jetë e therura në emër të dikujt tjetër përposë në emër të All-llahut, e nëqoftë se është therur në emër të dikujt tjetër nuk lejohet të hahet nga ajo e therur pamarr parasyshë se i kujt është qoftë emir, mbret, put (idhuj), tyrbe…

All-llah thotë në Kur’an: “Juve ju është ndaluar (ti hani) ngordhësira, gjaku, mishi i derrit, ajo që theret jo në emër të All-llahut…”.
Gjithashtu edhe i dërguari i All-llahut e ka mallkuar atë njeri i cili therën në emër të dikujt tjetër pos emrit të All-llahut. All-llahu thotë në Kur’an: “All-llahu e mallkoftë atë të cilin therën në emër të dikujt tjetër pos All-llahut”.

5. Mos të përmendet në emrin e All-llahut edhe emir i dikujt tjetër p.sh. të thuash në emër të All-llahut edhe në emër të Pejgamberit, kjo nuk lejohet. Ose në emër të Xhibrilit, ose fulanit nga njërzit. Nëse ndodhë një gjë e tillë atëherë ajo e therur nuk lejohet të hahet. All-llahu thotë: “Juve ju është ndaluar (ti hani) ngordhësirat, mishin e derrit dhe ajo që theret jo në emër të All-llahut”.

6. Të theksohet emri i All-llahut gjatë therjes e thotë kur ta there bismilahi ashtu siç jemi të urdhëruar nga All-llahu: “O ju besimtarë hani nga ajo që është përmendur emri i All-llahut po qe se jeni të bindur në faktet e Tij”. [El-Enam, 118].

I dërguari i All-llahut salall-llahu alejhi ve selem ka thënë: “Kujt i është derdhë gjaku dhe është përmendur emri i All-llahut atë mund ta hani”. E nëse nuk e përmend emrin e All-llahut qëllimisht ajo nuk lejohet të hahet se All-llahu thotë në suren El-Enam verseti 121: “Dhe mos hani nga ajo që nuk është përmendur emri i All-llahut”.

Ibën Abasi ka thënë: kush harron të thotë Bismilah nuk ka problem. Me këtë mendim është edhe Maliku, Thowrij, Ebu Hanifja dhe Is’haku.

Mirëpo ai i cili është memec dhe nuk mundet ta shqiptojë emrin e All-llahut gjatë therrjes, atij i mjaftojn shenjat të cilat na bëjnë me dije se po e përmendën All-llahun, sepse All-llahu xh.sh. në Kur’anin Famëlartë ka thënë: “Kini frikë All-llahun (përfillni) urdhërat e All-llahut aq sa të mundeni”.

7. Të jetë e therura me diçka të mprehur siç është thika, guri, qelqi ose të ngjajshme në mënyrë që ti derdhet gjaku siç jemi porositur nga i dërguari i All-llahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem “Ajo nga e cila është derdhur gjak dhe i është përmendur emri i All-llahut hane atë.

8. Ai cili e therë kurbanin duhet të ketë të drejtë për therje (ti lejohet therja), ndërsa atij të cilit nuk i lejohet janë dy raste:

a) Kur është duke kryer haxhxhin (është muhrim). All-llahu thotë: ”…dhe përveç gjuetisë e cila nuk ju është lejuar derisa të jeni në ihram, vërtet All-llahu vendos atë që dëshiron.”

b) Është e ndaluar të theret për arsye të drejtës së të tjerëve p.sh. e ozorpumja të cilën e therën ai që e ka vjedhur, apo ai i cili e ka ozorpuar.



EDUKATA E THERJES

Për therrjen janë disa rregulla të cilat edhe nëse nuk i bën njeriu ato, kurbani është hallall edhe mishi i sajë hahet.

1. Ta drejtosh kurbanin kah kibla. Ka thënë shejul Islami është mirë të drejtohet kah kibla.

2. Të sillesh mirë gjatë therrjes së kurbanit dhe ta mprehësh thikën shumë në mënyrë që ta shpejtosh therjen, sepse Pejgamberi salall-llahu alejhi ve selem ka thënë: “Me të vërtetë All-llahu e ka bërë obligim mirësjelljen në çdo gjë e nëse kërkohet që të mbysësh diçka, mbyte sa më mirë, e nëse therën, there sa më mirë, e le ta mprehë thikën e vet kështuqë mos ti japë zorë të therurës.

3. Të ja presësh laringun edhe dy damarët e qafës.

4. Mos ta mprehë thikën para kafshës, që kafsha mos ta shohë thikën, pos në momentin e therjes, sepse i dërguari i All-llahut ka thënë: “Mprehe thikën dhe fshehe nga kafsha, e në momentin e therjes le ta përgatitë thikën.”

5. Të thuhet All-llahu ekber pas Bismilahit: BISMILAH ALL-LLAHU EKBER. Nuk thuhet dçka tjetër sepse i dërguari i All-llahut nuk ka thënë vetëm se Bismilah All-llahu ekber.

6. Le ta caktojë se për kend po e bën nijet pasiqë të bëj Bismilah All-llahu ekber dhe kërkon nga All-llahu ta pranojë atë, të thotë: Bismilah All-llahu ekber. O Zot nga Ti për Ty prej meje (nëse e ka për vete) ose për fulanin nëse është për dikend tjetër.

Kështu ka vepruar edhe resulullahi salall-llahu alejhi ve selem kur i theri dy desh të mëdhenj tha: “Bismilahi vall-llahu ekber” ky është nga unë dhe për ata të cilët nuk kanë therur nga umeti im.

Velhamdulilahi rabilalemin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Kurbani edhe rregullat e tij
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si i keni mendimet, ashtu e keni edhe jetën!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Haxhxhi-
Kërce tek: