Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Haxhi dhe vlera e tij

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
avatar

Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

MesazhTitulli: Haxhi dhe vlera e tij   Fri Jul 31, 2009 1:40 am

Falënderimi i takon vetëm All-llahut, i cili e veçoi shtëpinë e tij me nderime të mëdha dhe e bëri obligim haxhin për ata të cilët kanë mundësi ta kryejn. Paqa dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamedin alejhi selam, të cilit i është zbritur në Kur’anin famëlartë ajeti:

”Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë dhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta.” [El-Haxhxh, 27]

Haxhi është ibadet (adhurim) nga ibadetet të cilën All-llahu e ka bërë për obligim kryerjen e kësaj vepre dhe e ka bërë një nga pesë shtyllat mbi të cilat qëndron feja Islame, e të cilën e ka qartësuar i dërguari i All-llahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem me fjalën e tij duke thënë: “Është ndërtuar Islami mbi pesë (shtylla): dëshmija se nuk adhurohet kush tjetër pos All-llahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënja e zekatit, agjerimi i ramazanit dhe kryrja e haxhxhit.” (muttefekune alejhi)

I dërguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e ka kryer haxhin së bashku me njerëzit e tij në vitin e dhjetë të hixhretit, haxhillëk në të cilin u dha mënyrën dhe shëmbëlltyren e kryrjes së këtij obligimi dhe nxiti për kryerjen e tij me fjalë dhe vepra.

Tha i dërguari i All-llahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem. “Merrni nga unë mënyrat (metodat) e kryerjes se haxhxhit, sepse unë nuk e di nëse do të kryej haxhxh pas këtij haxhxhi.” (Muslimi)

Pra për këtë edhe u emërtua haxhxhi i resulullahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, si “haxhxhi i lamtumirës” (sepse ishte i fundit), dhe në këtë i dërguari i All-llahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem i nxiti dhe ua bëri të këndëshme haxhxhin dhe u tregoi vlerat e tij nga ajo se çfarë shpërblimi ka përgaditur All-llahu për atë që e ka kryer haxhxhin dhe e ka plotësuar me gjitha virtytet e tij duke thënë i dërguari i All-llahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Kush e ka kryer haxhxhin duke mos gabuar e as duke shprehë fjalë të kota, është kthyer nga haxhxhi i pastër nga mëkatet sikur atë ditë që ka lindur nga nëna e tij (muttefekune alejhi).

Poashtu ka thënë: “Prej umres në umre i shlyhen mëkatet që kan qenë mes tyre, dhe haxhxhi i pastër (i pranuar) nuk ka shpërblim tjetër përpos xhenetit. (muttefekune alejhi)

Është pyetur i dërguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, se cila vepër është më me vlerë? Ka thënë: “Besimi në All-llahun dhe të dërguarin e tij.” I thanë: pastaj cila? Tha: “Xhihadi në rrugë të All-llahut.” Pastaj i thanë, e pastaj çfarë? Tha haxhxhi i pranuar.” (muttefekune alejhi)

Transmetohet nga ibn Shemaseh se ka thënë: “Kemi prezantuar tek Amru ibn el Asi dhe ai ishte në shtratin e vdekjes, dhe qau gjatë dhe tha: kur e përqafova Islamin shkova tek i dërguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dhe i thash: Ja resulullah, shtrima të djathtën tënde të ta jap besën (të përbetohem) e ma shtriu dorën e tij të djathtë dhe ia shtrëngova me dy duart e mija, e më tha: çfarë ke o Amr? Tha (Amri) dua të kushtëzoj (diçka)! Tha çfarë don të kushtëzosh? I thash: që të më falen mua (të kaluarat). Më tha: A nuk e ke ditur o Amr se Islami fshin të kaluarën, hixhreti poashtu shlyen të kaluarën, por edhe haxhxhi i shlyen çfarë kanë qenë para tij.” (transmeton Muslimi)

Nga Aishja radijall-llahu anha transmetohet se ka thënë: “I thash ja resulullah, po e shohim xhihadin si veprën më të mire, a mos të bëjmë xhihad edhe ne gratë? Tha: për ju (gratë) xhihadi më i mirë është haxhxhi i pranuar.” (Buhariu)

Gjithashtu ka thënë i dërguari i All-llahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Ndiqne haxhxhin (përpiquni të ndiqni me vepra) haxhxhin dhe umren, se këto të dyja pastrojnë dhe largojnë varfërinë dhe mëkatet sikur që e pastron flaka ndryshkun nga metali, ari e argjendi dhe se për haxhxhin nuk ka shpërblim tjetër përpos xhennetit.

Ka thënë i dërguari i All-llahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Haxhilerët dhe umer-xhinjët janë delegacion i All-llahut, të cilët i ka ftuar dhe ju kanë përgjigjur dhe kanë kërkuar nga Ai dhe Ai iu ka dhenë.”

Nga ibn Omeri radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: “Isha i ulur me të dërguarin e All-llahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem në Mina e për një çast i erdhën dy burra, njëri nga ensarët e tjetri prej thekafit. Dhanë selam e pastaj thane: ja resulull-llah, kemi ardhur të të pyesim, dhe tha: Nëse dëshironi u tregoj se për çfarë keni ardhur të më pyesni, por edhe nëse dëshironi të heshti do ta bëj. Thanë na trego o resulull-llah. Pastaj i tha burri nga thekifi atij ensariut pyete! Ensariu tha: më trego ja resulull-llah. Tha: ke ardhur të më pyesësh për daljen nga shtëpia jote e deri në Qabe dhe çfarë ke për të shpërblim, dhe poashtu për dy rekatët e tua pas çdo tawafi dhe se çfarë ke për to shpërblim dhe për tawafin mes Safas e Marwas dhe se çfarë ke për të dhe për ndaljen tënde në mbrëmjen e Arafatiti dhe çfarë ke për të shpërblim dhe për hedhjen e guraleceve dhe çfarë ke për të shpërblim dhe për therjen tënde (kurbanin) dhe çfarë ke për të shpërblim me tawafin Ifada? E tha pasha Atë që të ka dërguar me të vërtet se vetëm për këtë kam ardhur të të pyes. I dërguari i All-llahut tha: “Kur je nisur nga shtëpia jote dhe je drejtuar kah Qabja sa herë që ta ngren deveja kambën e ta ulë, nuk ka mbetur pa ta shkruar All-llahu nga një të mirë dhe ta shlyen ty nga një mëkat. E për ato dy rekatët mbas tawafit është sikur ta lirosh një rob nga bijët e Ismailit, e për tawafin tënd mes Safas e Marwas është sikur të lirosh 70 koka, e për ndaljen tënde në mbrëmjen e Arafatit, All-llahu zbret në qiellin e dynjas dhe mburret me ju para melekëve dhe thotë: Më kanë ardhur robët e mi pluhurosur nga çdo thellësi e largësisë, duke shpresuar e lutur mëshirën time e po të ishin mëkatet tuaja sa kokrrat e zallit ose pikat e shiut ose shkuma e detit do tua kisha falur ato (mëkate). Pra, shpërndahuni e kthehuni o robt e mi, të falura për ju dhe për ata që keni bërë lutje e për hedhjen tënde me guraleca për çdo guralec që e ke gjuajtur, do ta shlyej nga një mëkat të madhë, për prerjen tënde (kurbanin) e ke të garantuar tek Zoti yt. E për rruarjen e kokës tënde për çdo qime do të kesh nga një të mirë shpërblimi e të shlyhet nga nje gjynah, e për tawafin Ifada atëherë ti bën tawaf duke mos pasur asnjë mëkat dhe vjen një melek duke vendosur duart e tij mes shpatullave tua dhe thotë: PUNO TASH PËR TË ARDHMEN (TA NDËRTOSH XHENNETIN) SE PËR TË KALUARËN TË JANË SHLYER ÇFARË KE BËRË!!!

Por nëse vdes haxhiu gjatë haxhxhit i shkruhen shpërblimet e haxhxhit deri në Ditën e Ringjalljes.

Ka thënë i dërguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, kush ka dalur për ta kryer haxhxhin dhe vdes, i shkruhet atij shpërblimi i haxhxhiut deri në Ditën e Gjykimit, dhe kush del për umre edhe vdes, i shkruhet atij si shpërblimi i umres deri në Ditën e Gjykimit.

Poashtu ka thënë për njeriun të cilin e ka shkelur deveja e tij dhe ka vdekur nga kjo plagë duhet ta lani me ujë dhe me sidër (llojë bime me erë të këndëshme) dhe mbështjelleni me qefin nga dy rrobat e tija (ihrami) dhe mos e mbuloni kokën e tij, as mos e parfumosni, sepse ai do të ringjallet duke bërë telbijeh. (muttefekune alejhi).

Pra, a ka shpërblim më të mirë pas këtij shpërblimi?!

Andaj e lusim All-llahun se ai është përgjegjësi më i mirë dhe pritësi me bujar që të ma mundësojë mua dhe juve dhe çdo të përmalluari që ta vizitojë Shtëpinë e Tij të shenjtë dhe mos të na ndajë nga lutjet e robëve të Tij të mirë dhe për mëshirën e kërkuar nga besimtarët dhe paqe e selam për profetët e Tij dhe se hamdi lavdata e posaçme për të është për All-llahun, Zotin e gjithë botrave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Haxhi dhe vlera e tij
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Haxhxhi-
Kërce tek: