Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kujdestari i jetimit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
ebu muadhi

avatar

Numri i postimeve : 20
Join date : 30/07/2009
Age : 35
Location : shkupi

MesazhTitulli: Kujdestari i jetimit   Fri Jul 31, 2009 2:38 am

Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Unë dhe kujdestari (i mirë) i jetimit do të jemi së bashku në xhenet kështu”, duke bërë me shenjë me gishtin tregues dhe atë të mesëm dhe duke i ndarë pak." (Transmeton Buhariu)

Sa herë e ke dëgjuar apo lexuar këtë hadith?
A nuk je ndikuar nga ky hadith dhe a nuk të ka shtyrë të mendosh për përkujdesjen ndaj një jetimi?
Kthehu dhe lexoje përsëri dhe imagjino sa shpërblim i madh.
Ti me përkujdesjen ndaj një jetimi i ke garantuar vetes hyrjen në xhenet.
Imagjino çdo të thotë xhenet, për të cilin lodhesh e mundohesh dhe bën ibadet, ndërsa me përkujdesjen tënde ndaj jetimit ke për të hyrë në të.
Jo vetëm që do të hysh, por do të jesh në Firdeusin e lartë me të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.
Përse pra nuk ke menduar më parë për përkujdesjen ndaj jetimit?
Sigurisht tani e ke kuptuar nevojën e jetimëve për ty.
Me të vërtetë atyre nuk u mungon vetëm babai dhe nëna, por u mungon dikush që i do, thjesht u mungon dikush që ndien dhimbje dhe dashuri për ta
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kujdestari i jetimit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Hadith-
Kërce tek: