Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ruaje Zotin gjithmonë në zemër

Shko poshtë 
AutoriMesazh
ebu muadhi

avatar

Numri i postimeve : 20
Join date : 30/07/2009
Age : 35
Location : shkupi

MesazhTitulli: Ruaje Zotin gjithmonë në zemër   Fri Jul 31, 2009 2:40 am

Nga Ebu Abas Abdullah ibn Abas (radiallahu anhu) thotë se një ditë kam qenë me të dërguarin e Allahut alejhi selam dhe më tha: “O djalosh! Do të të mësoj disa fjalë. Kije ndërmend (ruaje) Zotin se Ai do të të ketë ndërmend (do të të ruaj) ty! Kije ndërmend Zotin, do ta gjesh para teje! Kur të kërkosh diçka, kërkoje prej Zotit! Nëse kërkon ndihmë, kërko prej Zotit! Dije se sikur tërë populli të mblidhej për të të ndihmuar për diçka, nuk do të të ndihmonin dot, përveç asaj që të ka caktuar Zoti yt, e nëse do të mblidheshin që të të bënin dëm, nuk do të dëmtonin, përveç asaj që të ka caktuar Zoti yt. Janë ngritur lapsat dhe janë tharë faqet (fletët).” (d.m.th. çdo gjë është e caktuar dhe ka mbaruar). Tirmidhiu, hadith hasen.

Në transmetime të tjera përveç Tirmidhiut raportohet:

“Kije ndërmend Zotin, do ta gjesh para teje! Njihe Zotin në bollëk, do të të kujtojë ty në vështirësi! Dije se ajo që të ka goditur, nuk ka qenë e mundur të mos të të godiste! Dije se ndihma është me durimin, gëzimi me dëshpërimin, ndërsa në çdo vështirësi ka lehtësi.”

Njohja me transmetuesin

Është Abdullah ibn Abas, djali i xhaxhait të Profetit alejhi selam dhe një dijetar i madh i sahabëve.

Kuptimi gjuhësor

Shprehja “O djalosh!” është një ftesë, një thirrje për t’i tërhequr vëmendjen me një mënyrë shumë të këndshme, si dhe është një shenjë afrimiteti.

Kuptimi i përgjithshëm

Profeti alejhi selam është munduar që me anë të këtij hadithi, të flasë për teuhidin dhe për shtimin e lidhjeve me Allahun e Lartësuar.

“Ruaje Allahun të të ruaj ty”, d.m.th: kryeji urdhrat e Allahut, mos i neglizho ato dhe mos u largo prej tyre, qoftë edhe për një moment, largohu e mos u afro atyre që t’i ka ndaluar Allahu dhe ki kujdes se mos shejtani t’i zbukuron dhe më pas i vepron. Lëri njerëzit që merren me to! Nëse ti e bën këtë, Allahu të ruan ty nga një sërë dëmesh dhe gjërash të papëlqyeshme.

Pastaj Profeti alejhi selam thotë: “Ruaje Allahun, do ta gjesh Atë pranë teje!” Kjo ka kuptimin: Shiko të drejtat e Allahut që të fitosh kënaqësinë e Tij dhe do ta gjesh Atë përballë teje, sepse shpërblimi vjen pas punës. Allahu i Lartësuar thotë në Kuran: “Zbatoni premtimin që më keni dhënë Mua! Unë zbatoj atë që u premtova.” Bekare, 40. “O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) Allahun, Allahu ju ndihmon ju.” Muhamed, 7.

Ruajtja e Allahut kundrejt robit të tij është dy llojesh:

1. E ruan atë (e ndihmon) me të mirat e jetës së kësaj bote, sikurse është ruajta e trupit të personit, fëmijëve, pasurisë, etj. Allahu i Lartësuar thotë: “Ai (njeriu) ka përcjellës një pas një, para dhe prapa tij, që me urdhrin e Allahut e ruajnë atë.” Rrad, 11.

Ibn Abasi thotë se ata që e ruajnë njeriun janë engjëjt. Nëse vjen diçka që është e caktuar për të, engjëjt largohen prej tij.

2. Lloji i dytë i ruajtjes.

Ky është dy llojesh:

a) ruajtja nga Allahu e fesë dhe imanit të robit të tij. E ruan në jetën e tij nga dyshime, të cilat të largojnë nga e vërteta si dhe nga epshet kundrejt të ndaluarave.

b) Ia ruan fenë në momentet e vdekjes dhe ia merr shpirtin duke qenë besimtar.

Pastaj Profeti alejhi selam kalon, duke sqaruar detyrën që ka njeriu kundrejt Allahut në lutje dhe në kërkimin e ndihmës vetëm prej tij, kur thotë: “Nëse kërkon, kërko vetëm prej Allahut!”

Lutja për ndihmë është iradet. Tirmidhiu transmeton një hadith tjetër: “Kërkoi Allahut nga të mirat e Tij, sepse me të vërtetë Allahut i takon që t’i kërkohet.”

Gjithashtu në një hadith tjetër thuhet: “Kush nuk i lutet Allahut, Allahu zemërohet me të.”

Këto hadithe vërtetohen edhe nga fjala e Allahut të Lartësuar: “E nëse të pyesin robërit e Mi për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes, kur lutësi më lutet.” Bekare, 186.

Pra, duhet që muslimani të kërkojë ndihmë vetëm prej Allahut, sepse është i Vetmi që ka mundësi të japë dhe të ndalojë, është i Vetmi që ka mundësi të bëjë dëm dhe dobi, Ai është vetmi që meriton ndihmën dhe tek Ai mbështetemi.

Njeriu ka nevojë për ndihmën e Allahut për t’i zbatuar urdhrat e Tij dhe për t’u ndaluar nga të ndaluarat e Tij.

Profeti alejhi selam thotë: “Kushtoji rëndësi asaj që të bën dobi dhe mos i humb shpresat!”

Kush e neglizhon të kërkuarit ndihmë ndaj Allahut dhe kërkon ndihmë nga dikush tjetër, Allahu e bën këtë person që t’i mbështetet atij, të cilit i është mbështetur dhe që më pas të bëhet i poshtëruar, duke qenë se Allahu është Ai, i Vetmi që jep dhe ndalon, duke qenë se Allahu është i Pasuri dhe krijesat e Tij janë të varfra kundrejt Tij.

“Dhe dije sikur të gjithë njerëzit” Me këtë këshillë kuptojmë se çdo gjë që e godet njeriun në dynjanë e tij, prej të mirave ose fatkeqësive, është e caktuar për të. Këtë e vërtetojnë disa ajete të Kuranit:

“Thuaj! Nuk na godet asgjë tjetër, përveç çka na është caktuar nga Allahu.” Teube, 51.

“Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në shënime (Leuhi Mahfudh) para se të ngjajë ajo, e kjo për Allahun është e lehtë.” Hadid, 22.

Ajo zemër, e cila e adhuron Allahun me teuhid të pastër, e di se nuk e godet atë vetëm se ajo që ka caktuar Allahu për të, qoftë kjo e mirë, e keqe, dobiprurëse apo dëmtuese. Gjithashtu, e ndjen madhështinë e Allahut në çdo lloj situate dhe jeton me kënaqësinë dhe qetësinë e Tij.

Pastaj hadithi përfundon me fjalët bazë të acides dhe teuhidit. Pra është shkruar në Leuhi Mahfudh, çka është përcaktuar për robin. Kështu, Profeti alejhi selam me këtë hadith ka sqaruar sistemin (mënyrën e jetesës) që duhet të ndjekë njeriu në jetën e tij:

1. Të mos adhurojë askënd përveç Allahut.

2. Të mos neglizhojë atë që i ka urdhëruar Allahu.

3. Të mos i afrohet atyre gjërave që Allahu i ka ndaluar.

4. Të mos i shoqërojë në lutje dhe në kërkimin e ndihmës askënd.

5. Ta pranojë i kënaqur dhe i qetë çdo gjë që i vjen atij, qoftë dobiprurëse apo dëmtuese.

Ky pra është teuhidi në të kuptuarit e tij të plotë.

Rregullat që dalin nga hadithi

Nuk lejohet që të lutet Allahu i Lartësuar nëpërmjet krijesave të Tij, por të lutet vetëm me Qenien, Emrat dhe Cilësitë e Tij.

Çfarë përfitohet nga hadithi

Ky hadith vërteton në zëmër teuhidin dhe akiden e saktë, si dhe mohon çdo dyshim prej dyshimeve të shirkut dhe i jep hakun që meriton teuhidit.

Ajo zemër e cila e beson këtë hadith, e di se ajo që e ka goditur është vetëm ajo që ka caktuar Allahu, e mirë apo e keqe, jeton e kënaqur me caktimin e Zotit dhe i shfaq shenjat e këtij teuhidi në çdo sferë të jetës.

Çdo musliman duhet të besojë se atë që e ka goditur, e ka shkruar Allahu për të dhe nuk mundet askush ta ndryshojë dhe as ta largojë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ruaje Zotin gjithmonë në zemër
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kush e bëri Zotin?
» BISEDAT ME ZOTIN
» Dy teoritë për Zotin
» Civilizimi Sumer
» Engjujt

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Hadith-
Kërce tek: