Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Urdhëri në të mirë dhe ndalimi nga e keqja

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
EBU SUFJANI

avatar

Numri i postimeve : 18
Join date : 31/07/2009
Age : 30
Location : Ne token e ALLAHUT

MesazhTitulli: Urdhëri në të mirë dhe ndalimi nga e keqja   Fri Jul 31, 2009 2:47 am

Transmeton Kajs ibn Ebi Hazimi (Allahu qoftë i kënaqur me të): “Me një rast ngritet Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), falenderon dhe lavdëron Allahun, pastaj thotë: O ju njerëz! Me Vërtetë ju e lexoni ajetin “O ju që besuat, ruajeni veten tuaj! Ai që ka humbur, nuk ju dëmton juve kur jeni në rrugë të drejtë. Kthimi i të gjithë juve është tek Allahu dhe Ai ju njofton për atë që vepruat.” (Maide,105) Ne e kemi dëgjuar Resulullahun (Bekimi dhe paqja qofshin mbi të!) duke thënë: “Njerëzit nëse e shohin të keqen dhe nuk e ndryshojnë (e ndalojnë) atë, frikësohem se Allahu do t`i përgjithësoj ata me dënimin e Tij”. (Transmeton Ahmedi, Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe ky i fundit ka thënë se hadihi është hasen sahih).

Koment i hadithit

Urdhëri në të mirë dhe ndalimi nga e keqja është një nga obligimet e muslimanit ndaj shoqërisë së tij.

Ajeti të cilën e përmendi Ebu Bekri në fjalimin e tij: “O ju që besuat, ruajeni veten tuaj! Ai që ka humbur, nuk ju dëmton juve kur jeni në rrugë të drejtë. Kthimi i të gjithë juve është tek Allahu dhe Ai ju njofton për atë që vepruat.” (Maide, 105), mund të kuptohet nga disa se njeriut i mjafton të jetë i kujdesshëm ndaj vetes së tij, të ruhet nga mëkatet dhe t`i kryej adhurimet. Ai nuk ka përgjegjësi ndaj mospërfilljes që e bëjnë njerëzit e tjerë ndaj urdhërave dhe ndalesave të Allahut.

Prandaj u ngrit ai që t`i përkujtojë dhe t`u qartësoj njerëzve se qëllimi i ajetit nuk është ky. Muslimanit nuk i lejohet të heshtë nga e keqja, ai argumentoi për këtë me hadithin e Profetit (salallahu alejhi ue selem): “Njerëzit nëse e shohin të keqen dhe nuk e ndryshojnë (e ndalojnë) atë, frikësohem se Allahu do t`i përgjithësoj ata me dënimin e Tij.”

Nga ky hadith nënkuptojmë se muslimani kur të shohë ndonjë të keqe që e veprojnë dhe ata nuk e ia tërheqin vërejtjen bërësit dhe nuk e këshillojnë, Allahu i Lartësuar do t`i dënojë të gjithë, për shkak se heshtja nga mëkati është shenjë e pajtueshmërisë tonë ndaj saj.

Gjithashtu, duhet të kemi parasysh këtu edhe kategoritë e ndryshimit sipas mundësisë tonë. Për atë thotë Profeti (salallahu alejhi ue selem): “Kush e sheh një të keqe nga ju le ta ndryshojë atë me dorën e tij, nëse nuk mundet, atëherë me gjuhë, nëse nuk mundet, atëherë me zemër dhe kjo është dobësia e imanit.” (Transmeton Muslimi)

Edhe vetë Muhamedi gjatë thirrjes së tij kur ishte në Mekë, rreth Qabes ishin më shumë se 300 idhuj dhe ai nuk e largoi asnjë me dorë, por ua tregonte atyre me gjuhë se kjo është e keqe dhe e padobishme. Kur u çlirua Meka, atëherë filloi t`i largojë idhujt edhe me dorë.

Pra, çështja e ndryshimit është e lidhur ngusht edhe me mundësinë tonë, por qëllimi i këtij hadithi është, atëherë kur kemi mundësi ta ndryshojmë apo mohojmë, qoftë edhe me gjuhë dhe ne nuk e bëjmë këtë.

Kjo është edhe domethënia e ajetit që e ceku Ebu Bekri në fjalimin e tij nga frika se mos po e keqkuptojnë disa gabim. Qëllimi i ajetit është se muslimani nëse për vete është i përpiktë në pasimin e urdhërave dhe ndalimin nga haramet (sipas mundësisë), atëherë atij nuk i bën dëm mëkati i të tjerëve të cilëve ai paraprakisht ua ka tërhekur vërejtjen për to.

Dobitë nga hadithi

1.Urdhëri në të mirë dhe ndalimi nga e keqja është obligim për çdo musliman dhe në çdo kohë.

2.Kush nuk ka mundësi t’i ndalojë nga e keqja njerëzit dhe t`i urdhëroj në të mirë, ai është i arsyetuar tek Allahu.

3.Mosndalimi i të keqes dhe heshtja për të është shenjë e pajtueshmërisë sonë rreth asaj të keqe dhe ne faktikisht konsiderohemi si pjesmarrës në të.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Urdhëri në të mirë dhe ndalimi nga e keqja
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tmerri i së mirës!
» Vehabizmi
» A është kërkimi për jashtëtokësorët ide aq e mirë
» Këshilla për gjumë të mirë
» Fjetja dhe shëndeti i mirë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Hadith-
Kërce tek: