Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Keqbërësi i namazit të tij

Shko poshtë 
AutoriMesazh
ebu muadhi

ebu muadhi


Numri i postimeve : 20
Join date : 30/07/2009
Age : 41
Location : shkupi

Keqbërësi i namazit të tij Empty
MesazhTitulli: Keqbërësi i namazit të tij   Keqbërësi i namazit të tij Icon_minitimeFri Jul 31, 2009 2:44 am

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në një rast hyri në xhami, pas një kohe hyn një person, fal namazin e pastaj vjen te Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i jep selam. Ai ia kthen selamin e i thotë: “Kthehu e falu, se ti nuk je falur.” Ai shkoi e u fal pastaj erdhi te Profeti dhe i dha selam, ai prap i tha: “Kthehu e falu se ti nuk je falur.” (kështu veproi tri herë) Herën e tretë personi i tha të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): “Pasha Atë që ty të dërgoi me të vërtetën unë nuk di të falem më mirë, prandaj më mëso!”

I Dërguari i Allahut i thotë: “Kur të ngritesh për të falur namazin, atëherë thuaje tekbirin fillestar (Allahu ekber), këndo diçka nga Kurani (ndonjë pjesë që di), pastaj bëje rukunë dhe rri derisa të qetësohesh, pastaj shko në sexhde dhe rri derisa të qetësohesh, pastaj ngritu nga sexhdeja dhe rri ulur derisa të qetësohesh, pastaj shko në sexhde dhe rri derisa të qetësohesh e kështu vepro gjatë tërë namazit tënd.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).

Komenti i hadithit

Namazi është shtylla e Islamit dhe gjëja më e rëndësishme pas dëshmisë (shehadetit).

Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) sqaroi formën e namazit në thënie e vepra dhe muslimanit nuk i lejohet ta falë atë vetëm se ashtu siç e ka falë Profeti (salallahu alejhi ue selem).

Ky hadith, te dijetarët e fikhut, njihet si hadithi i keqbërsit të namazit të tij.

Ndërkohë që Resulullahi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte ulur në xhaminë e tij në Medine hyri një person dhe fali namazin, mirëpo mënyra se si e fali ai nuk ishte në rregull, nuk e bënte rukun, ngritjen nga ajo, sexhden dhe veprat tjera në namaz ashtu siç duhet. I Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e shikonte atë dhe pasi përfundoi namazin erdhi te Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)dhe e përshëndeti me selam, ai ia ktheu selamin dhe e urdhëroi ta përsëriste namazin, kështu veproi tri herë e herën e tretë, pasiqë u bind se namazin nuk po e falte në rregull, kërkoi nga Resulullahi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) t’ia mësojë mënyrën e saktë të tij.

Nga ky hadith dijetarët nxjerrin shumicën e dispozitave, farzeve dhe uaxhibeve, që duhet bërë në namaz, qofshin ato thënie apo vepra, kurse dispozitat e tjera i nxjerrin nga disa hadithe të tjera.

Ky hadith në vete përmban shumë dobi e ne do t`i përmendim disa:

1.Obligueshmëria e tekbirit fillestar të bëhet me thënien “Allahu ekber” dhe nuk lejohet të fillohet namazi me ndonjë thënie tjetër në vend të saj.

2.Domosdoshmëria e leximit të Kuranit në namaz, kurse në hadithe të tjera vërtetohet leximi i Fatihas.

3.Bërja e rukusë, ngritja nga ajo, pastaj sexhdeja dhe të qëndëruarit ulur ndërmjet dy sexhdeve janë të domosdoshme në namaz, pra nuk lejohet të shkojmë menjëherë pas rukusë në sexhde pa qëndëruar një kohë në këmbë, e kështu me radhë.

4. Të gjithë veprat që i bëjmë në namaz ato duhet të kryhen me qetësi (pa nxituar) dhe me përkushtim.

5.Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk ia tregoi formën e saktë të namazit këtij personi, derisa ai e përsëriti namazin tri herë, për shkak që ta kuptojë gabimin që e bënte vetë dhe pastaj ta pranojë këshillën me bindje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Keqbërësi i namazit të tij
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Forma e Namazit...
» 18 Dobitë e Namazit
» VLERA E NAMAZIT TË NATËS
» Virtytet e Namazit të Xhumasë
» Virtytet e Namazit të Xhumasë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Hadith-
Kërce tek: