Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Nasrud din Albani

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

Nasrud din Albani Empty
MesazhTitulli: Nasrud din Albani   Nasrud din Albani Icon_minitimeFri Jun 05, 2009 2:41 pm

Nasrud din Albani

Me kalimin e kohës shqiptari nga Shkodra filloi të bëhej i njohur si studiues dhe mendimtar i niveleve botërore në lëmin e shkencës së hadithit.

Nasrud din Albani - Hadithologu më i shquar i këtij shekulli


Nasrud-din Albani (Shqiptari) është hadithologu më i shquar i këtij shekulli dhe përsonaliteti më i njohur i kolonisë shqiptare të Shamit (Sirisë) në Lindjen e Afërme, e cila në hapësirën kohore dyshekullore, e diktuar në rrethana të caktuara historike për t'u shkëputur nga trungu i saj në Ballkan, arriti të ruajë me përpjekje e sakrifica të ndërgjegjëshme identitetin e vet. Mbi të gjitha, pjesëtarët e saj ruajtën gjuhën, traditën, mallin dhe nostalgjinë për vendlindjen, emrin dhe krenarinë për dheun e të parëve.

Vendasit që në fillim ata i quajtën Arnautë e ndonjëherë Albanë. Informacione të natyrave të ndryshme përcjellin jetën dhe veprimtarinë e tyre. Por për fat jo të mirë, ata ende nuk kanë marrë vendin e tyre të merituar në historiografinë dhe publicistikën tonë, pa çka edhe përfundimet përgjithësuese rreth çështjes shqiptare në tërësi do të jenë të mangëta.

Nasrud-din Albani, rrjedh nga një familje shkodrane e shtresës së zanatçinjve të qytetit. Në vitet '30 emigroi së bashku me familjen e tij në Damask të Sirisë. Arsimin fillor e bëri në shkollën shtetërore "Isaf Hajrie", ku mësoi gjuhën arabe.

Nasrud-dini nuk u mjaftua vetëm me këtë, por ndoqi mësimet që zhvilloheshin në shkollat e vjetra të Damaskut, ku dëgjoi ligjëratat e dijetarëve më të shquar të kohës. Dhe si i ri u njoh me literaturën burimore të gjuhës dhe të letërsisë arabe, si: "Sherh Ibni Akil", "El -mufas-sal" të Zemasheriut, "Shudhur Edh-dheheb" të Ibni Hishamit etj. Kështu, pas një rruge të gjatë me njohjen e gjuhës arabe, të cilën arriti ta përvetësojë më së miri, ai filloi të njihej nga të gjithë për forcën e interpretimit dhe mundësitë e mëdha që kishte në të argumentuarit e vlerave gjuhësore e letrare.

E gjithë kjo e mundësoi atë që të orientohej në studimin e Fikhut dhe të jurisprodencës islame, mësimet e para të së cilës i mori nga profesori i njohur Seid El-Burhani, para të cilit lexoi autorët më të njohur të medhehebit Hanefi, si: "Merakil Felah" të Sherniblalit, "El Kitab" të Ibni Hasen El-Kud-Durit etj. Në këtë kohë ai u njoh edhe me shkencat tjera islame si: Usuli fikhun (bazat e fikhut), Tefsirin (komentimin e Kur'anit), Mustalahul hadithin (terminologjia e hadithit), Ahlakun (vepra mbi moralin), edukatën, kulturën, historinë etj.

Kështu edhe, pse në moshë të re, ai arriti të hetojë vlerat e mëdha që bart me vete trashëgimia islame me opusin e saj madhështor në fusha të ndryshme të shkencës dhe jetës së popujve. Kjo e shtyu atë të mendojë për një angazhim më serioz në klasifikimin e vlerave reale të haditheve të Profetit të fundit, Muhamedit a.s. Kjo bëri që ai të diplomohet në këtë shkencë duke pasur si prof. Ragip al Tab-bah. Ai këtej e tutje qëndronte me orë të tëra në bibliotekën Ez-zahirijje të Damaskut, duke hulumtuar mbi dorëshkrimet që gjendeshin aty. Nasrudin Albani frekuentoi edhe biblioteka të tjera, duke grumbulluar të dhëna, që e bënë atë të jetë një autoritet shkencor në shkencën e Hadithit.

Me kalimin e kohës shqiptari nga Shkodra filloi të bëhej i njohur si studiues dhe mendimtar i niveleve botërore në lëmin e shkencës së hadithit. Por famën e arriti me projektin e tij të madh (madje lirisht mund të themi më të madhin në historinë e hadithit të kohës së re) në klasifikimin e haditheve të Profetit a.s. Ai bëri klasifikimin e njohur tashmë si frut i punës së tij, duke i ndarë hadithet në dy grupe të mëdha me titujt:"Silsilet el ehadith el-sahiha" -(vargu i haditheve të vërteta) dhe "Silsilet el ehadith ed-daife"-(vargu i haditheve të dobëta). Edhe pse ky studim do dekada e i kalon dhjetëra vëllime, ende është në qendër të aktivitetit të Nasrud-din Albanit.

Opusi i tij tani përfshin mbi 136 vepra shkencore, prej të cilave 16 prej tyre janë kritika shkencore, 55 vepra dorëshkrime të pabotuara, 29 vepra të botuara disa herë, 30 cenzurime shkencore në lëmin e shkencës së hadithit, 6 retushime të librave të njohur si: El-Uluv, Sahih Muslim, Sahih Buhari, Shemail Muhammedije etj. Për këtë ai konsiderohet në botën islame si një nga autorët më prodhimtarë të shekullit tonë, në fushat e hadithologjisë, letërsis artistike arabe, historisë, kritikës letrare, sociologjisë, etikës, pedagogjisë etj.

Kështu ky erudit i shkencës dhe i kulturës botërore, e në veçanti asaj islame, duke shërbyer si pedagog në Universitetin e Medinës (Arabi Saudite), e pastaj si profesor i qendrave më të mëdha akademike studimore të Libanit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Jordanisë etj. arriti të çmohej nga të gjithë bashkëkohësit e tij: "Muhad-dith El Asr" (shkencëtar i shekullit në lëndën e hadithit).

Sot punonjësit shkencorë të islamologjisë moderne i referohen veprës së Nasrud-din Albanit.

Fatkeqësisht duhet thënë se Nasrud-din Albani edhe pse i gjakut tonë, dhe megjithëse krijimtaria e tij shkencore dhe letrare kap një periudhë mbi 30 -vjeçare, në Shqipëri mjerisht njihet pak, dhe, më saktë, nuk njihet me madhështinë e tij intelektuale.

Gjatë periudhës së sundimit të shtetit totalitar, ku interesat kombëtare iu nënshtroheshin interesave partiake, dhe ku pothuaj çdo gjë që krijohej jashtë kufijve shtetërorë shqiptarë dhe që nuk i përgjigjej ideologjisë marksiste leniniste konsiderohej e padëshiruar, nuk çoi vetëm në cungimin e kulturës kombëtare, por edhe në cungimin e vetë kombit. Ky kolos i kulturës islame i përket edhe kulturës shqiptare. Ne shpresojmë që jo vetëm veprat e tij, por edhe fizikisht ta kemi përballë inteligjencës sonë shqiptare për çështje të caktuara.Nasrud din Albani 19436_484704440505_475763325505_11033521_2699340_a
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Nasrud din Albani
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sheikh Albani qan pas informimit te nje ëndrre
» Vendimi mbi këngët e lejuara nga Nasirud-din el-Albani
» Disa këshilla për ramazanin nga Shejh Albani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Sira dhe histori nga jeta e te Derguarit Muhammedit s.a.v.s dhe dijetarëve Islam-
Kërce tek: