Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Anëtarësimin në partitë apo grupet e sotshme nga Abdul-Aziz ibn Abdullah Ibn Baz

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

Anëtarësimin në partitë apo grupet e sotshme nga Abdul-Aziz ibn Abdullah Ibn Baz Empty
MesazhTitulli: Anëtarësimin në partitë apo grupet e sotshme nga Abdul-Aziz ibn Abdullah Ibn Baz   Anëtarësimin në partitë apo grupet e sotshme nga Abdul-Aziz ibn Abdullah Ibn Baz Icon_minitimeWed Aug 05, 2009 12:14 am

Anëtarësimin në partitë apo grupet e sotshme nga Abdul-Aziz ibn Abdullah Ibn Baz Imagesjfpg3d
Në lidhje me anëtarësimin në partitë apo grupet e sotshme
Mexhmu Fetaua el-Shejh ibn Baz [7/177, 178]

Shejh AbdulAziz, Allahu ë mëshiroftë, ka thënë:
Për sa i përket anëtarësimit në partitë moderne, kjo nuk duhet të bëhet. Secili duhet të kapet për Librin e Allahut dhe Sunetin e të dërguarit të Tij, dhe të bashkëpunojë në këtë sinqerisht. Kështu, ata do të jenë “Grupi i Allahut”, për të cilën Allahu thotë në fund të kaptinës el-Muxhadileh:
“Vërtet, grupi i Allahu është ai që do të jetë i suksesshëm”,
pasi përmend disa cilësi madhështore në ajetet:
“Ti [O Muhamed] nuk do të gjesh ndonjë popull që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit e t’i shoqërojnë ata që e kundërshtojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij…”
Ndër cilësitë e tyre madhështore janë ato që i përmend Allahu në kaptinën el-Dharijat, ku Ai thotë:
15. “Vërtet, mutekkun [të devotshmit] do të jenë midis Kopshteve dhe burimeve [në xhenet]
16. Duke iu gëzuar gjërave që ua ka dhënë Allahu. Vërtet, ata, para kësaj, qenë muhsinuun [bamirës].
17. Ata nuk flinin natën veçse pak [duke e lutur Zotin e tyre dhe duke u falur me frikë e me shpresë]
18. Dhe në çastet para agimit, ata luteshin për falje.
19. Dhe në pronat/pasurinë e tyre ka pasur edhe për sa’il [nevojtarin që lyp], edhe për mehrum [nevojtari që nuk lyp]“. [e-Dharijat, 15-19]
Këto janë cilësitë e “Grupit të Allahut”, të cilët nuk ndjekin tjetër veç Librit të Allahut dhe Sunetit. Ata e propagandojnë këtë dhe ndjekin shtegun e gjeneratave të mëhershme të këtij umeti, sahabëve dhe atyre që i ndoqën në të vërtetën.
Ata sinqerisht këshillojnë dhe i thërrasin të gjitha partitë dhe grupet që të kapën për Kuranin dhe Sunetin, dhe t’i shqyrtojnë gjërat për të cilat dallohen – çfarëdo që është në përputhje me të dyja apo me njërën nga këto [Kuranin dhe Sunetin], të jetë e pranueshme dhe e vërtetë; çfarëdo që bie në kundërshtim me këto, t’i largohemi.
Për sa i përket kësaj, nuk ka dallim mes Vëllazërisë Muslimane [el-Ihuan el-Muslimin], Ensar el-Sunneh, el-Xhema’ijeh el-Sheri’ijeh, Xhema’at el-Teblig dhe të tjera grupe dhe parti që pohojnë të jenë Islamike. Kështu, ata kanë një qëllim të përbashkët dhe bëhen një grup që ndjek shtegun e ithtarëve të Sunetit e Xhematit, të cilët janë grupi i Allahut dhe mbështetësit dhe propaganduesit e fesë së Tij.
Nuk është e lejueshme të ndiqet verbazi asnjë grup apo parti në çështje të cilat bien ndesh me Sheriatin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Anëtarësimin në partitë apo grupet e sotshme nga Abdul-Aziz ibn Abdullah Ibn Baz
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Anëtarësimin në partitë apo grupet e sotshme nga Abdul-Aziz ibn Abdullah Ibn Baz
» Muhamed bin abdul-vehab
» Kitabu Teuhid - Muhamed Abdul Wehabi
» Qur'an Video: Abdul-baset (surat Hejr) egypt
» Katër Bazat nga Sheikh ul-Islam Muhamed ibn Abdul-Wahab

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Fetwat e Ulemave-
Kërce tek: