Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pavlefshmëria e kryqëzimit të Jezusit si shlyerje për mëkatet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
FORUM ISLAM

FORUM ISLAM


Numri i postimeve : 8
Join date : 04/06/2009

Pavlefshmëria e kryqëzimit të Jezusit si shlyerje për mëkatet Empty
MesazhTitulli: Pavlefshmëria e kryqëzimit të Jezusit si shlyerje për mëkatet   Pavlefshmëria e kryqëzimit të Jezusit si shlyerje për mëkatet Icon_minitimeWed Aug 12, 2009 11:04 am

Pavlefshmëria e kryqëzimit të Jezusit si shlyerje për mëkatet 12885267
Pavlefshmëria e kryqëzimit të Jezusit si shlyerje për mëkatet

Një studim i Dhiatës së Vjetër Hebraike

Shkruar nga JosephG

Këtu është një listë e pjesshme e arsyeve se pse vdekja e Jezusit në kryq nuk do të mund të shërbente si sakrificë e vlefshme dhe secila nga këto arsye do ta nxjerrë një sakrificë të tillë si të papranueshme për qëllimin e shëlbimit nga mëkati.



Duke pasur parasysh se në kohën e vdekjes (së supozuar sh.p.) të Krishtit, Tempulli i Dytë ishte si i tillë akoma në Jeruzalem dhe duke e ditur se Bibla Hebraike ishte akoma në fuqi si shkrim i shenjtë, këtu janë arsyet e jovaliditetit të sakrificës së ofruar:



1. Bibla hebraike kërkon që rituali i sakrificës të jetë i udhëhequr nga Prifti (Levitiku Kapitujt 1-7), ndërsa sipas Dhiatës së Re Jezusi ishte kryqëzuar nga ushtarët Romakë (Mateu 27:35; Marku 15:24; Luka 23:33; Gjoni 19:18, 23).



2. Bibla hebraike kërkon që gjaku i sakrificës së mëkatit të spërkatet nga Prifti në vellin e shenjtërores dhe në altarin e Tempullit (psh Levitiku 4:5-6) dhe nuk ka ndonjë dëshmi në Dhiatën e Re se kjo është bërë kështu.



3. Bibla hebraike kërkon që sakrifica për mëkat të jetë pa ndonjë defekt apo cen fizik (psh Levitiku 4:3), ndërsa sipas të dhënave të Dhiatës së Re Jezusi ishte rrahur, fshikulluar dhe tërhequr zvarrë në tokë para se të kryqëzohej (Mateu 26:67, 27:26, 30-31; Marku 14:65, 15:15-20; Luka 22:63; Gjoni 18:22, 19:1, 3). Për më tepër si një Hebre nga lindja, Jezusi ishte rrethprerë tetë ditë pas lindjes, ritual ky që le shenjë (‘vula e besëlidhjes). Sipas Dhiatës së Re rrethprerja është e barasvlershme me gjymtimin (Filipianëve 3:2, Galatasve 5:12).



4. Bibla hebraike kërkon që sakrifica e Pashkës, e cila duhet të jetë një qengj mashkull, të sakrifikohet në baza individuale (për shtëpi) (Numrat 28:22), dhe jo si sakrificë për tërë bashkësinë; ndërsa sipas Dhiatës së Re vdekja e Jezusit (e sqaruar si ‘sakrificë për mëkatet’) i shleu mëkatet e tërë njerëzimit (Romakëve 6:10; Hebrenjve 9:12, 10:10, 10:18).



5. Bibla hebraike na tregon se Qengji i Pashkës nuk ishte diçka që ofrohej për largimin e mëkateve porse ishte një ofrim komemorativ/festiv (shiko pikën nën 4 dhe nën 6 gjithashtu). Një kohë më e përshtatshme për sakrificën e mëkatit do të ishte Jom Kipuri (Dita e Shëlbimit; Numrat 29:11 [sakrifica individuale për mëkatin – qengj mashkull]; Levitiku 16:15 [sakrifica e përbashkët për mëkatin – qengj mashkull]).



6. Bibla hebraike kërkon që Qengji i sakrifikuar i Pashkës të piqet dhe të hahet, ndërsa gjaku i tij të përdoret për të shenjuar shalkat dhe arkitraun e shtëpive (Eksodi 12:7-Cool – mirëpo nuk ka asnjë të dhënë në Dhiatën e Re se diçka e tillë ka ndodhur (që të mos sugjerohet se Krishterimi promovon kanibalizëm).



7. Bibla hebraike deklaron se sakrifica e ofruar për mëkate do të mund të shlyejë vetëm mëkatet e paqëllimta me disa përjashtime të vogla siç thuhet tek Levitiku 5:1-6, 20-26 (Levitiku 6:1-7 në Biblën e Krishterë) (psh Numrat 15:27-31).



8. Bibla hebraike mëson se kurbanet mund të shëlbojnë vetëm mëkatet e kryera para sakrifikimit të ofruar; asnjë sakrificë nuk mund të shlyejë mëkatet e bëra pasi që të jetë ofruar kurbani kështu që asnjë sakrificë nuk mundet kurrë të shëlbojë njerëzit e lindur pasi që ajo sakrificë është ofruar (psh Levitiku 1-7). Pra, edhe po qe se do të ishte e vërtetë se Jezusi ishte njëfarë super-kurbani i cili shleu të gjitha mëkatet e njerëzimit, në atë rast ai do të shlyente sipas Biblës hebraike vetëm mëkatet e kryera para vdekjes së tij dhe jo mëkatet e kryera pas vdekjes së tij apo të njerëzve të lindur pas kësaj.



9. Bibla hebraike në mënyrë të rreptë e ndalon shlyerjen e mëkatit të dikujt nga dikush tjetër (psh Dalja 32:31-35; Numrat 35:33; Ligji i Përtërirë 24:16; II Mbretërit 14:6; Jeremia 31:29 [30 në Biblën e Krishterë]; Ezekieli 18:4, 20; Psalmet 49:7).



10. Bibla hebraike rreptësishtë e ndalon sakrifikimin e njerëzve (psh Levitiku 18:21, 24-25; Ligji i Përtërirë 18:10; Jeremia 7:31; 19:5; Ezekieli 23:37, 39)



Thjeshtë është çuditëse se si shumë njerëz e besojnë atë me çka priftërinjtë e tyre ‘i ushqejnë’ ata, dhe se si Dhiata e Re i kundërvihet mësimeve të Biblës hebraike.


Autori është mjek i pensionuar dhe praktikues i Judaizmit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islami-ne-bujanoc.de.tl
 
Pavlefshmëria e kryqëzimit të Jezusit si shlyerje për mëkatet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Enis Rama - Si të mbrohemi nga mëkatet
» Enis Rama - Si të mbrohemi nga mëkatet
» Dhulkarnejn Ramadani - A nuk dëshiron që Allahu xh.sh. të na i fal mëkatet
» Ushtroje vetën tënde të largohesh nga mëkatet!
» Video ligjerat ''Disa vepra që të ndalojnë nga mëkatet'' Dhulkarnejn Ramadani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Forumi gjeneral-
Kërce tek: