Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Permallimi per All-llahun

Shko poshtë 
AutoriMesazh
umu kulthumi
Fillestare
umu kulthumi


Numri i postimeve : 44
Join date : 30/07/2009
Age : 39
Location : kosova gjilan

Permallimi per All-llahun Empty
MesazhTitulli: Permallimi per All-llahun   Permallimi per All-llahun Icon_minitimeSun Aug 16, 2009 12:17 pm

Falënderimi i takon Zotit të botëve, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi më të nderuarin e të Dërguarve, Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.

Me kalimin e ditëve dhe netëve imani vjetrohet në zemër, ndryshken shtyllat e dashurisë, kështu që paraqitet nevoja për ripërtëritjen dhe gjallërimin e imanit në ditët dhe çastet e pritjes së muajit Ramazan. Robi i Allahut duhet të përpiqet me vullnet dhe dëshirë duke vepruar vetëm e vetëm që të jetë sa më afër Allahut.

Në hadithin kudsij Allahu thotë: “Unë jam te mendimi i mirë i robit Tim, Unë jam me të gjersa ai më përmend Mua; nëse më përmend në vete, e përmend në Veten Time, nëse më përmend në ndonjë tubim, e përmend në tubim më të mirë se ai, nëse më afrohet një pëllëmbë, i afrohem një llërë, nëse më afrohet një llërë, i afrohem një pash, nëse më vjen duke ecur, i vij duke nxituar.” (Transmeton Buhariu)

Fillimi i mbarë duhet të jetë iniciativë nga robi dhe më pas përgjigjja nga Allahu i Lartësuar: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem!” (Gafir, 60)

“Prandaj, më kujtoni Mua (me namaz e lutje) që Unë t’ju kujtoj (me shpërblime).” (Bekare, 152)

Patjetër duhet të aktivohet dëshira për t’iu afruar Allahut, duke e kujtuar Atë me veprime dhe duke e përjetuar kënaqësinë e ëmbëlsisë së adhurimit (ibadetit).

“Unë nxitova te Ti, o Zoti im, për të fituar kënaqësinë Tënde,” (Taha, 84)

Patjetër duhet nxituar drejt Allahut duke kërkuar ripërtëritjen e vlerave të imanit dhe duke e kënaqur vetëm Atë. Në këtë mënyrë eliminohet ndryshku i padijes, dyshimeve, epsheve, gjynaheve...

Të nderuar besimtarë!

Faktorët e ripërtëritjes së dashurisë në Allahun e Lartësuar janë:

- Njohja dhe të kuptuarit e emrave të Allahut dhe cilësive të Tij

Kjo ndikon pozitivisht në zemrën e njeriut duke ngritur nivelin energjisë dhe forcës, që nëpërmjet ibadeteve të arrijë kënaqësinë e Allahut.

Mendo për ngjarjen e Ebu Dahdait, kur zbriti fjala e Allahut: “Kush do t’i japë Allahut një hua të bukur, që Ai t’ia kthejë shpërblimin shumëfish?” (Bekare, 245)

Ebu Dahdai thotë: “Allahu prej nesh kërkon hua?” I përgjigjet i Dërguari i Allahut: “Po.” Pastaj tha: “Ma jep dorën, o i Dërguar i Allahut.” Pasi e zgjati dorën i tha: vërtetë unë i jap hua Zotit tim, kopshtin me gjashtëqind trupa hurmash të rrethuar me mur.” Dhe me shpejtësi e urdhëron gruan, familjen duke i thënë: “Largohuni nga kopshti, se unë ia dhashë hua Zotit tim.”

O besimtarë!
Shikoni! Mësoni! Kuptoni se si sahabët e Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, i kanë kuptuar fjalët e Allahut.

Në çast vendosnin në favor të vetin, vetëm që të fitonin faljen, kënaqësinë e Allahut. Zemrat e tyre nuk hamendeshin. Ata me ndihmën e Allahut i kishin pastruar zemrat nga ndryshku i dyshimeve dhe epsheve.

- Leximi dhe marrja e leksioneve nga mirësitë, dhuratat, favoret e panumërta të Allahut. Zemrat janë të përgatitura për të dashur atë që i ka bërë mirë.

Ajetet që ia kujtojnë njeriut dhuntitë dhe të mirat e pakufishme janë të shumta. Atëherë aq sa të kesh njohuri për të mirat e Allahut, aq më tepër të shtohet lakmia dhe dëshira për ta falënderuar Atë për mirësitë e Tij.

Përkujto mirësitë e Allahut, që po të vinë nga të gjitha anët; shëndeti në trup, ushqimi, veshmbathja, ajri, uji e gjithë dynjaja në shërbim.

Dy sy për të parë, gjuha, buzët, duart, këmbët... Mendon që është e lehtë të ecësh me këmb, pyete ata që nuk i ka. Ke nevojë për mbështetje apo për të mbajtur me dorë, pyete ate që nuk e ka dorën.

Gjumin nuk e peshon dhe nuk ia di rëndësinë, pyete atë që nuk mund të flejë për shkak të dhimbjeve apo sëmundjes. Ushqimin e merr dhe e fut në stomak, mendoje këtë dhe falëndero.

Mendo për sytë dhe nuk je i verbër. Mendo për lëkurën që ke në trup dhe sëmundje lëkure nuk ke. Mendo për mendjen që ke, a pajton të mbetesh i çmendur?!

A e ndërron të shikuarit me një kodër ar?! A e shet të dëgjuarit për një kilogram ar?! A e shet gjuhën, dorën dhe të mbetesh pa të për një pallat të mirë?!

O njeri, mendo për të gjitha këto! Mendo për veten tënde, për familjen, për shtëpinë, për punën, për shëndetin, për shokët dhe dynjanë!

- Rrekja, përpjekja, nxitimi, angazhimi duke garuar në çdo gjë që ka urdhëruar Allahu i Lartësuar

“Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe xhenetit,” (Aliimran, 133)

“Prandaj rrekuni me njëri-tjetrin, duke kërkuar falje prej Zotit tuaj dhe një kopsht...” (Hadid, 21)

“Për këtë, le të përpiqen ata që përpiqen.” (Mutafifin, 26)

I nderuar!

Mëso! Nëse je prej tyre që dëshirojnë zgjimin, epërsinë, mallëngjimin për të ecur drejt Allahut të Lartësuar, atëherë mobilizohu edhe para Ramazanit për ta rritur prodhimin e adhurimit. Ky gjallërim është një lloj lënde djegëse imanore dhe katalizator që ia mundëson adhuruesit shijimin dhe përjetimin e adhurimit dhe lutjes.

Ajo që është më përmalluese dhe kurora përfundimtare e të mirave të Allahut në xhenet është shikimi i Allahut në xhenet. Ke mundësi ta lexosh fjalën e Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, duke menduar në vete. “Vallë cili është përmallimi im për ta parë Allahun? A do ta përjetoj këtë?”

I Dërguari i Allahut thotë: “Kur do të hynë banorët e xhenetit në xhenet, Ai u thotë atyre: "A dëshironi ndonjë gjë edhe më tepër (që t’ua plotësoj, shtoj)?” Do të thonë: “A nuk i ke zbardhur fytyrat tona? A nuk na ke futur në xhenet e na ke shpëtuar prej xhehenemi?” Kështu zbulohet (e heq mbulesën), atëherë nuk u dhurohet atyre asgjë më të dashur sesa shikimi në Zotin e tyre.” (Transmeton Muslimi)

“Ata që bëjnë vepra të mira, do të kenë shpërblim të mirë, madje edhe më tepër!” (Junus, 26)

Sferat dhe fushat e mallit janë të llojllojta: malli për ta takuar Allahun, për xhenetin e Tij, Mëshirën e Tij, shikimi në Fytyrën e Tij, takimi me Muhamedin, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, në Firdevsin e lartë.

Kini kujdes mos t’ju mashtrojë hajduti sidomos në Ramazan, duke ua grabitur kohën, si: pasuria, gruaja, fëmijët, që të mos mundesh ta realizosh mallin.

Kujdes, bëhu i vendosur, ec rrugës për tek Allahu dhe motoja jote të jetë në Ramazan: “Unë nxitova te Ti, o Zoti im, për të fituar kënaqësinë Tënde.” (Taha, 84)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Permallimi per All-llahun
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Falja e sabahut tregon sa e don All-llahun

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Feja dhe shoqëria-
Kërce tek: