Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share
 

 Rreziku I lënies së Kur’anit pas dore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
rrumejsa

rrumejsa

Numri i postimeve : 23
Join date : 09/08/2009

Rreziku I lënies së Kur’anit pas dore Empty
MesazhTitulli: Rreziku I lënies së Kur’anit pas dore   Rreziku I lënies së Kur’anit pas dore Icon_minitimeMon Aug 17, 2009 8:53 am

Rreziku I lënies së Kur’anit pas dore Kuranikerim.thRreziku I lënies së Kur’anit pas dore

Meqë lidhshmëria mes Kur’anit dhe shoqërimit të mire me Kur’anin janë shkaqe që Allahu të na dojë, lënia pas dore e Kur’anit dhe raporti joedukues ndaj tij, janë shkak për hidhërimin e Allahut të Madhërishëm.
Ashtu siç kanë derexhe të posaçme njerëzit të cilët shoqërohen me Kur’anin, ashtu edhe ta që e lënë atë pas dore do të jenë në shkallët më të ulëta.

Ata që largohen nga Kur’ani, ata edhe e lënë pas dore. I Dërguari I Allahut (sal-lallahu alejhi ve selem) për të tillët I është ankuar Zotit:” E I Dërguari tha: O Zoti im, vërtet populli im e konsideroi këtë Kur’an si (diç) të hedhur!” (El-Furkan:30). Të tillët, kur lexohet Kur’ani edhe më shumë sorollaten dhe llafosen, ashtu që mos ta dëgjojnë. Ky është një lloj I lënies pas dore. Mosbesimi në të dhe mosvërtetimi janë një lloj I lënies pas dore. Në lënien pas dore të Kur’anit hynë edhe të mosmenduarit për të dhe dhënia përparësi poezisë, prozës, këngës, ahengut, fjalimit apo çfardo lloj anashkalimit.37

Ata të cilët e lënë pas dore Kur’anin janë të ndryshëm dhe të shumtë. Secili besimtar duhet të druajë që mos të jetë në njërën nga kategoritë që e kanë lënë pas dore Kur’anin.

Ibn Kajjimi, Allahu e Mëshiroftë, thotë:”Të ndryshme janë format e lënies pas dore dhe shmanigies së Kur;anit:

e para është shmanigia e dëgjimit të tij, besimit në të dhe përcjelljes me vëmendje.

E dyta është shmangia e punës me të dhe asaj që ai e lejon apo e ndalon, po edhe nëse e lexon dhe beson në të.

E treta është shmanigia e caktimit të tij për gjykatës dhe e marrjes së rregullave të tij në çështjet e fesë, si ato kryesore ashtu edhe ato anësore.

E katërta është shmanigia nga të menduarit për të, të kuptuarit dhe njohja e asaj që Allahu I Madhërishëm përmes Kur’anit dëshiron ta thotë.

E pesta është shmanigia e shërimit me Kur’an për të gjitha sëmundjet e zemrës. Ilaçi kërkohet nga të tjerët, kurse shërimi me Kur’an shmanget. Krejt kjo hyn në fjalët e All-llahut të Madhërishëm: :” E I Dërguari tha: O Zoti im, vërtet populli im e konsideroi këtë Kur’an si (diç) të hedhur!” (El-Furkan:30).38
Krahas kësaj kemi edhe lënien pas dore të leximit të Kur’anit. Në kohën e sotme kemi lloj të veçantë të shmanigies dhe lënies pas dore të Kur’anit, siç është lënia e Mus’hafit në vend të poçëm për shakak të bereqetit nga prania e tij. Kur’ani vihet në rafte në shtëpi, në pjesët e pasme apo përparme të veturës derisa të grumbullohet në të pluhuri, me çrast shihet se Kur’ani është lënë pas dore. Është ky një lloj I raportit të keq ndaj librit të All-llahut.

Ibn Kajjimi thotë:” Kush ka Mus’haf, për çdo ditë duhet të lexojë nga disa ajete prej tij, ashtu që ai Mus’haf most të jet I hedhur apo I lënë pas dore”.39

Ashtu siç e përshkruan ilaçin për llojin e lartpërmendur të lënis pas dore dhe hedhjes së Kur’anit, Ibn Kajjimi, Allahu e Mëhsiroftë, në një vend tjetër sqaron shërimin e shkaqeve të cilat shpijnë në lënien pas dore të të kuptuarit të Kur’anit. Ai thotë:” Lexuesi le t’I shmanget pengesave të të kuptuarit të Kur’anit. Për shembull, që shejtani ta magjepsë se nuk ka lexuar në rregull ndonjë harf nga vendi I artikulimit të tij-mahrexhit, kështu që lexuesi të fillojë të përsërisë duke e larguar interesin e vet nga të kuptuarit e domethënies së ajetit. Në këtë hyjnë edhe ato, që lexuesi të jet I paqëndrueshëm në mëkat apo të posedojë cilësi të kryelartësisë, të pasimit të epsheve. Krejt kjo është shkak I errësimit të dhe I ndryshkjes së zemrës, ashtu siç mund të ndryshket pasqyra dhe të jet e penguar të tregoje fotografinë në formën e vet të vërtetë.zemra është sikur pasqyra, kurse epshet sikurse ndryshku.Domethëniet e Kur’anit janë sikurse fotografitë që shihen në pasqyrë.Të lëshuarit e zemrës me largimin e epsheve është sikurse pastërtia e pasqyrës”.40

Këto janë kategori gjegjësisht llojet e atyre që lënë pas dore Kur’anin, e ata të cilët shoqërohen me Kur’anin gjithashtu kanë gradë dhe derexhe të ndryshme, në pajtim me begatitë e All-llahut ndaj tyre. Paraardhësit tanë zemrat e tyre I kanë gjallëruar me Librin e Allahut, si ditën ashtu edhe natën
__________________________________________________ ______
Mbrapsht në krye Shko poshtë
hafiz suad shabani



Numri i postimeve : 26
Join date : 23/02/2010

Rreziku I lënies së Kur’anit pas dore Empty
MesazhTitulli: Re: Rreziku I lënies së Kur’anit pas dore   Rreziku I lënies së Kur’anit pas dore Icon_minitimeThu Feb 25, 2010 2:12 am

Allahu ju shperbleft tema rreziku i lenies Kur'ani pas dore mendoje se eshte njeri prej defekteve kryesore qe muslimanet po kan probleme normal e para eshte Teuhidi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Admin
Administratore
Administratore
Admin

Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 35

Rreziku I lënies së Kur’anit pas dore Empty
MesazhTitulli: Re: Rreziku I lënies së Kur’anit pas dore   Rreziku I lënies së Kur’anit pas dore Icon_minitimeSat Feb 27, 2010 9:13 am

edhe ty inshAllah vella


Rreziku I lënies së Kur’anit pas dore Logo_r14
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
Sponsored content




Rreziku I lënies së Kur’anit pas dore Empty
MesazhTitulli: Re: Rreziku I lënies së Kur’anit pas dore   Rreziku I lënies së Kur’anit pas dore Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Rreziku I lënies së Kur’anit pas dore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kur'an dhe Tefsir-
Kërce tek: