Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Frika prej famës: Një karakter i humbur

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
avatar

Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

MesazhTitulli: Frika prej famës: Një karakter i humbur   Mon Oct 05, 2009 5:05 am

Me emrin e Allahut mëshiruesit mëshirëbërësitDijetarët dhe të devotshmit e këtij Umeti çdoherë kanë pasur frikë prej famës dhe që të bëhen të njohur në mesin e njerëzve. Ata nuk kanë pas dëshirë që emri i tyre të përdoret shumë dhe ke pas mundësi që ta shohësh njërin prej tyre duke ikur prej njerëzve si të ishin ata një fitne (bela),



derisa në kohën tjetër ti mund të shohësh ndonjërin i cili ngritët dhe e braktis vend tubimin e diturisë të cilin ai po e mbante për arsye se numri (i pjesëmarrësve) u bënte shumë i madh.

Në vijim kemi disa thënie mahnitëse prej të parëve tanë që na bëjnë të kuptojmë se sa shumë ata i janë përmbajtur sinqeritetit dhe sa shumë iknin ata prej famës dhe prej asaj që të flitet për ata.

Ibn Masudi (Radiallahu anhu): (O ju njerëz!) Bëhuni lumenjtë e diturisë dhe llambat e udhëzimit! Lidhuni për shtëpitë tuaja dhe bëhuni si drita gjatë natës, rilindës të zemrave, duke veshur rroba të vjetra, atëherë ju do të njiheni prej njerëzve të qiejve dhe të jeni të fshehur në mesin e njerëzve të botës.

Një njeri i tha Bishirit: Më këshillo. Pra ai i tha, 'Përmendja yte le të jetë e panjohur...''Emri imë e ka arritur xhamin!

Që të dy Ibrahim el-Nehai dhe el-Hasani e kanë pas zakon të thonë, 'Mjafton një e ligë që një personi ti bëhet me gisht për qështje të fes apo të dynjasë (d.m.th. për shkak të famës), me përjashtim të atij që Allahu e ka mbrojtur. Devotshmëria qëndron këtu, dhe ai bëri me shenjë ka gjoksi i tij 3 herë.

Ibrahim ibn Adham: Robi i cili e donë famën nuk ka qenë i sinqertë ndaj Allahut.

Davud al-Ta'i e ka pas zakon të thotë: Ik prej njerëzve sikur kishe për të ikur prej luanit.

Imam Ahmedi: Përgëzim për atë ku përmendja e tij është fshehur nga Allahu! Dhe ai kishte për të thënë, 'Kisha pas dëshirë që një gjë kurrë mos të ishte... kisha pas dëshirë që të jem në një vend që është i lirë prej njerëzve.'

Dhul-Nun: Të jesh i kënaqur që je rreth njerëzve është njëra prej shenjave të falimentimit.

Fudhejl ibn 'Ijadh: 'Nëse mund të kalosh pa u njohur, atëherë vepro ashtu. Çka të mundon që njerëzit nuk të lavdërojnë, dhe çka të merakos që të fajësohesh në sytë e njerëzve nëse në sytë e Allahut je i lavdërueshëm?'

Muhammad ibn al-'Alaa ibn Musajibi prej Basres i shkroi Muhamed Jusuf el-Esbahanit duke i thënë, 'O vëllai im, kushdo që e donë Allahun dëshiron që të jetë i panjohur (tek njerëzit).'

Bishr ibn al-Harith:'Nuk e di asnjë njeri të vetëm i cili e donë famën përveç se do ta humbë fenë e tij dhe do të jetë i turpëruar. Asnjëri i cili e ka frikën e Allahut, dhe të dëshiron të jetë i njohur në mesin e njerëzve.'

Ai (rrahimullah) gjithashtu ka thënë: 'Një njeri i cili dëshiron që çdonjëri ta njehë atë, kurrë nuk do ta gjejë ëmbëlsinë e ahiretit.'

Jezid ibn Abi Habib: Në të vërtet prej fitnes të një dijetari është se fjalimi i tij i bëhet që ta kënaq atë më shumë se sa heshtja dhe dëgjimi.

Dhe Hushibin kishin për ta gjetur duke qajt dhe duke thënë,

Ata, të cilët fshehin augmentet dhe faktet që Ne i shpallëm, e pasi që ato ua sqaruam njerëzve në librin, të tillët i mallkon All-llahu, i mallkojnë edhe ata që mallkojnë. [El Bekare]

Al-Sha'bi: Ne u përpoqëm shumë që ta bindim Ibrahim el-Tejmi që të ulet në xhami dhe që të rrëfejë (transmetoj) por ai refuzoi.

Ibn Abi Lejla: I kam takuar 120 shokë të Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), dhe asnjëri prej tyre nuk do të transmetonte përveç se kishte dëshirë që vëllai i tij të jetë i kënaqur me atë. Dhe asnjë prej tyre nuk jepte fetvah përveç se dëshironte që vëllai i tij të jetë i kënaqur me atë.

Abdullah ibn Abbas: Në të vërtet Allahu ka robër të cilët kanë heshtur për shkak të frikës ndaj Allahut edhe pse ata janë oratorë në bisedë.

Sufjan al-Theuri: Nëse ke mundësi të bëhesh dijetarë pa u njohur, atëherë vepro ashtu. Se në të vërtet njerëzit nëse e dinë se çka në ty, do ta ngrënin mishin tënd.

Ai (rrahimullah) nuk lejonte që në hallkën e tij të ulen më shumë se 3 persona. Një ditë më shumë se 3 persona erdhën dhe ai e pa tubimin e tij se është rritur ai u ngrit me frikë dhe tha, 'Pasha Allahun, ne jemi pushtuar dhe ne as që e ndiejmë atë! Pasha Allahun, nëse prijësi i besimtarëve, Omeri (radiallahu anhu) ta shihte dikën si unë duke u ulur në këto tubime ai do të më bënte të ngritëm dhe do të më thoshte 'Lloji i yt nuk ia vlen për këtë!'

Është transmetuar se kur ai është ulur te tregoj hadithe, ai kishte për të ulur me frikë dhe tmerr. Nëse një re kalonte mbi të, ai heshte derisa kalonte dhe thoshte,'Pata frikë se mos përmban gurë, me të cilët do të jemi të goditur.'

Kur Bishr al-Hafi e braktisi që të tregoj hadithe në tubime, njerëzit i thanë atij: 'Çka do ti thuash Zotit tënd kur Ai do të pyet ty pse e braktise transmetimin për njerëzit thëniet e Pejgamberit Tim Muhamedit (salallahu alejhi ve selem)?!'Ai (rrahimullah) tha, 'Unë do ti them, o Zoti im. Ti më ke urdhërua që atë ta bëjë me sinqeritet por unë nuk e gjeta atë në vetën time.'

I është thënë njëherë Sufjan Ibn 'Ujejneh, A nuk do të ulesh që të na transmetosh?''Pasha Allahun, nuk ju shohë juve si të vlefshëm që të ju transmetojë e as nuk e shohë veten time si të vlefshëm që të më dëgjoni.'

Ibrahim Ibn Adham;

Ibrahim Ibn Adham; -'Unë kurrë skam gjet kënaqësi për të jetuar përveç se në el-Sham (Sirin e madhe). Unë kisha për të ikur me fenë time prej kodrës në kodër dhe prej malit në mal. Kushdo që më pa mua tha 'Ai është në iluzion' kushdo që më pa mua tha 'Ai është portier.'

Ai (rrahimullah) gjithashtu kishte për të thënë: 'Dijetarët! Kur mësonin se do të veprojnë (vepra të devotshme) dhe kur vepronin, ata do të ishin të zënë në atë, dhe kur u zinin me atë ata mungonin te njerëzit dhe kur mungonin, kërkoheshin prej njerëzve, dhe kur kërkoheshin, ata kishin për të ikur.'

Një ditë ai kaloi pranë tubimit të el-Awza'it (rahimahullah) dhe e pa se një numër i madh i njerëzve është mbledhur. Pra ai tha, 'Po të ishte e tërë kjo turmë rreth Ebu Hurejres, ai kishte për të shkuar prej aty.' Kjo i arriti el-Awza'it i cili u ngrit dhe prej asaj dite e braktisi tubimin.

Ibrahim ibn Adhami ishte një personalitet mahnitës mashAllah; ai përpiqej shumë që të qëndronte larg njerëzve prej frikës se ata do ta përmendnin shumë atë. Por fama e tij shpërtheu dhe emri i tij u bë aq i përhapur deri në atë shkallë sa që është thënë një kohë 'Ai është në kopsht' (aty ku punonte në kujdesie të mbjellave), kështu që njerëzit hynë aty, duke e rrethuar aty, dhe thoshin 'Ku është Ibrahim ibn Adhami?' Kështu që ai fillojë të hynë në rreth me ata duke thënë, Ku është Ibrahim ibn Adhami?' [Qëllimi ishte këtu se edhe pse emri, karakteri dhe fama e tij ishte e njohur por ai vetë shumë vështirë shihej kështu që ata nuk e njohën atë!]

Ai (rrahimaullah) ka thënë: 'Syri imë kurrë s'ka gjet lehtësim dhe kënaqësi në një ditë të kësaj bote përveç se njërës. Unë e kalova një natë në xhami në një fshatë të el-Shamit derisa kisha sëmundje. Muezini më kapi për këmbe dhe më tërhoqi jashtë xhamisë!' - Ai gjeti lehtësim në këtë për arsye se ai se njohu atë dhe ai nuk e kishte lënë xhamin pasi që ishte i sëmurë dhe sëmundja e kishte bërë atë që të qëndroj në xhami. Ai (rrahimullah) tha:

"...All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve..." El-Maide 05:27


[El Bekare] El-Maide 05:27
www.botaislame.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Frika prej famës: Një karakter i humbur
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ritual - kthimi i dashurisë së humbur
» Parashikimi i së ardhmes, ekziston te secili prej nesh
» Graal, shpirti i humbur i Evropës dhe historia e mohuar e Alba - Gens
» Si te largohet frika gjate natës?
» A keni frike nga vdekja ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Akide-
Kërce tek: