Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Cfar kerkon nje grua?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

Cfar kerkon nje grua? Empty
MesazhTitulli: Cfar kerkon nje grua?   Cfar kerkon nje grua? Icon_minitimeMon Oct 05, 2009 1:42 pm

Cfar kerkon nje grua?

Cfar kerkon nje grua? PlaingeorgettehijabblaciShpesh here flasim per detyrimet qe ka bashkshortja ndaj bashkshortit te saj dhe bashkshorti ndaj bashkshortes se tij, po po te hysh ne zemren e nje gruaje ke menduar ndonjehere cfar mund te gjesh? Cfar eshte gruaja fillimisht? Nje krijese qe Zoti e permend shpesh ne Kuranin famelare dhe thote ne te Ne Kur'an thuhet: "Dhe nga faktet (e madhërisë së)
e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje te ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë." (30:21)

Nuk e pyesni veten perse Krijuesi yne perdor pikersisht fjalen "prehje"? Si mund te kerkohet dicka nga dikush qe nuk e ka? Perkundrazi Zoti yne e ka krijuar natyren e femres ne menyre te tille qe ajo te behet simbol i meshires, burim i prehjes, oaz i dashurise. Nese gjerat jane kaq te thjeshtezuara pse te gjitha femrat nuk jane ne graden e lartpermendur? Mos valle ka ndryshim mes vendit? Kultures? Arsimimit? Apo ka te beje shume edhe trajtimi social i saj?
Patjeter qe te gjitha argumentat mund te qendrojn ne perpjestim te ndryshem. Po trajtimi social si mund te ndikoje?

Kjo ka te beje me zemren e femres. Nese do te dish me shume thjesht behu i padukshem dhe hy ne shpirtin e saj dhe kupto dhe shiko cfar ajo kerkon nga ti. Cfar kerkon nga kjo jete.

Po nga njeriu i saj me i dashur? Nga partneri dhe shoku i jetes? Shoqeruesi i kesaj bote dhe i ahiretit? Nga njeriu qe mund te jete me i dashuri i saj normalisht pret me shume nga te tjeret.

Femra rritet duke imagjinuar familjen e saj ne te ardhmen, duke imagjinuar bashkshortin e saj, duke bere dua per te edhe pse akoma nuk e njeh dhe akoma nuk e ka takuar. Rritet duke enderruar per fejesen dhe martesen, per femijet por mbi te gjitha per komunikimin dhe natyren e ngrohte qe mund te formoje ajo ne familje me bashkshortin e saj.

Pret qe te zgjohet nga duart e lagura te bashkshortit te saj qe e ftojne per te falur sabahun bashke. Pret te kete kenaqesine qe t'i pergatisi mengjesin me aq shume dashuri dhe te ulen te dy duke ngrene. Pret qe bashkshorti ta puthi ne balle cdo dite para se ai te largohet dhe t'i thote : Do kthehem sa me shpejt per ty e dashur. Pret qe njeriu qe don ajo aq shume te shprehi te njejten dashuri per te.

Pret qe te shpenzoje kohe me te, pret qe kur te kthehet nga puna fytyra e tij te buzeqeshe kur te gjej gruan e tij te zbukuruar vetem per te. Pret femra qe te dij t'i dhuroje nje lule , te dije te loz me te, te dij ta perkedhele dhe kur ajo te jete e merzitur ta perqafoj dhe ti thote mos qaj bashkshorte e dashur jemi bashk prej Meshires se Zotit tone dhe me ndihmen e Zotit dhe me perkushtimin tim do ja dalim.

Pret qe te jete jo vetem bashkshorte por mike, shoqe, per burrin e saj. Gruaja pret per ty qe te jet ajo pjese e jetes tende, pjese e shpirtit tend. Pret qe te gezohesh me te kur ajo te perkujdes, kur ajo te perkedhel qofte edhe si femi.

Gruaja pret qe bashkshorti te jete i perkushtuar me te, te mos e le ne vetmi, te jete i bute sepse egersia e thyen natyren e saj te brishte. Ajo thjesht pret qe ti ta duash o krijese qe Zoti te ka bere bashkshort per te. Duaje dhe zbute dhe do gjesh tek ajo vetem oqeane.. oqean ndjnjash.. oqean perkujdesje..oqean dashurie..oqean meshire.. Duaje o njeri femren dhe ajo do behet prehje per ty Mos valle mendon se ajo kerkon shume nga ty?

shkruar nga :
REJHANE MALIKU
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Cfar kerkon nje grua?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Një grua e keqe
» Çfarë kërkon lypësi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Gruaja dhe Familja në Islam-
Kërce tek: