Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Disa hadithe mbi haxhin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
avatar

Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 34

MesazhTitulli: Disa hadithe mbi haxhin   Mon Oct 05, 2009 2:17 pm

Disa hadithe mbi haxhin

1. Ebu Herejre, r.a., thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, s.a.v.s., të thotë: “Kush e kryen haxhin në emrin e Allahut, duke mos pasur kontakt intim me gruan, as që bën ndonjë mëkatë, do të kthehet (në shtëpi) sikur ditën kur e ka lindur nëna e tij.”

2. Xhabiri, r.a., transmeton se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë: “Me të vërtetë Qabeja është shtylla e islamit, andaj kush e bën haxhin dhe umren, ai e përfiton sigurinë tek Allahu: nëse vdes – e shty në xhenet, e nëse e kthen tek familja e tij- e kthen me plackën dhe shpërblimin!”

3. Abdullah ibn Omeri, r.a., transmeton se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë: “Luftëtari në rrugën e Allahut, haxhiu dhe ai i cili e kryen umren janë delegacioni i Allahut: nëse e thirrin, Ai ju përgjigjet, ndërsa, nëse kërkoj diç prej Tij, Ai ua plotëson.”


4. Xhabiri, r.a., transmeton se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë: “Për haxhin e pranuar tek Allahu nuk ekziston shpërblim tjetër përveç Xhennetit. Të pranishmit pyetën: Cili është haxhi i pranuar, o i Dërguari i Allahut? U përgjigj: Në atë që haxhiu ua ka shpërndarë ushqimin nevojtarëve dhe të tjerëve u është kthyer me fjalë të buta dhe të bukura.”

5. Ebu Hurejre, r.a., transmeton se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., është pyetur: “Cilat janë veprat më të vlefshme? I Dërguari i Allahut u përgjigj: Të besuarit e Allahut dhe të Dërguarit të Tij! Përsëri u pyet: E tjetra cila është? U përgjigj: Lufta në rrugën e Allahut. Pas kësaj, përsëri u pyet: E tjetra? U përgjigj: Haxhi i kryer sipas rregullave dhe ai i cili është i pranuar tek Allahu.”

6. Abdulla b. Xherad, r.a., transmeton se i Muhammedi, s.a.v.s., ka thënë: “Kryeni haxhin, sepse ai i fshinë mëkatet, ashtu siç uji e pastron ndyrësirën!”

7. Abdullah b. Mes’ud, r.a., transmeton se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë: “Kryeni haxhin dhe umren, sepse ato ua largojnë varfërinë dhe mëkatet, ashtu siç farkëtari në farkëtari i largon grimcat e xeheve të hekurit, arit dhe argjendit. Për haxhin e pranuar tek Allahu, xh.sh., nuk ka shpërblim tjetër përpos Xhennetit!”

8. Ebu Hurejre, r.a., transmeton se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë: “Umreja deri tek umreja tjetër është kompensim për mëkatet e bëra midis tyre, ndërsa për haxhin e pranuar dhe të kryer sipas rregullave s’ka shpërblim tjetër përpos Xhennetit!”

9. Burejde, r.a., transmeton nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.s, se ka thënë: “Të harxhuarit e pasurisë për në haxh është sikur atë ta harxhosh në luftë për në rrugë të Allahut: 700 herë shpërblehesh.

10. Abdullah b. Amr, r.a., thotë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, s.a.v.s., të ketë thënë: “Kush e ben tavafin rreth Qabesë dhe i fal dy reqate namaz, e ka shpërblimin sikur ta ketë liruar një rob.”


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
Admin
Administratore
Administratore
avatar

Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 34

MesazhTitulli: Re: Disa hadithe mbi haxhin   Mon Oct 05, 2009 2:24 pm

“Mëkatet e vogla të bëra ndërmjet dy umreve janë të falura. Kurse për haxhxhin e pranuar, nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhennetit.” › 696. “Nuk ka ditë në të cilën All-llahu liron robër më shumë nga zjarri, se në ditën e Arefatit.” › 948. “Kush e ka kurbanin e përgatitur për therje, e kur të del hëna e dhul-hixhxhes, të mos qethet, as mos t'i prejë thonjtë derisa nuk e kryen therjen (në ditën e Bajramit).”
selam


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Disa hadithe mbi haxhin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Disa nga simbolet e Krijimit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Haxhxhi-
Kërce tek: