Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Obligimi ynë ndaj Pejgamberit a.s

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
EBU SUFJANI

avatar

Numri i postimeve : 18
Join date : 31/07/2009
Age : 30
Location : Ne token e ALLAHUT

MesazhTitulli: Obligimi ynë ndaj Pejgamberit a.s   Sun Oct 11, 2009 4:33 am

Falënderimi i takon vetëm Allahut vetëm atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë, salavatet dhe selam tona ia dërgojmë të Dërguarit të Allahut Muhamedit a.s.

Vëllezër Musliman secili prej nesh duhet të beson se Pejgamberi a.s është i Dërguar i Allahut dhe duhet ti nënshtrohet duke e pasuar Sunnetin e tij.

Besimi në Pejgamberin a.s dhe përcjellja e sunnetit të tij, është obligim dhe se kundërshtimi i sunnetit të Pejgamberit a.s është dalje nga islami. Allahu thotë në Kur`an:

Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht. Nisa 65

Lexues të nderuar, Taberiu në tefsirin e tij rreth këtij ajeti Kur`anor thotë: Betimi i Allahut të Madhëruar në fillim të ajetit donë të thotë se nuk i kanë besuar Allahut, Kur`anit dhe as ty o Muhamed për derisa ata të marrin ty o Muhamed për gjykatës në të gjitha problemet dhe çështjet e pazgjedhura të tyre, pastaj pasi të gjykosh, ata të mos ndiejnë pakënaqësi në gjykimin tënd, mos ta mohojnë, mos të dyshojnë se nuk ke gjykuar drejt dhe të mos largohen nga nënshtrimi ngase gjykimi i tij është i drejt dhe nuk lejohet kundërshtimi.

Muxhahidi një komentator tjetër i Kur`anit Fisnik në komentin e fjalës së Allahut "Të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt " Nisa 65 është për qëllim: të mos dyshojnë.

Dijetarët Islam i kanë përmendur dy shkaqe të zbritjes së këtij ajeti Kur`anor:

Shkak 1: Për shkak të një konflikti që kishte Zubejr ibni Avvami ( Muhaxhir ) me njërin nga Ensarët e Medinës për shkak të një uji.

2: Për shkak të jehudive, ngase një jehudi dhe një musliman kishin pasur një mos pajtim ndërmjet tyre dhe për ta zgjedhur këtë mos pajtim kishin shkuar te një person e jo te Pejgamberi a.s. apo sipas një transmetimi tjetër te një falltor kështu që zbrit ajeti Kur`anor përgjigjeje ndaj tyre

A i vure re ata që mendojnë se besuan atë që të zbriti ty, dhe atë që zbriti para teje, se si dëshirojnë mes tyre të gjykojë djalli, e duke qenë se janë urdhëruar që të mos e besojnë atë. E djalli dëshiron t'i humbë në pafundësi. [al-Nisa' 4]

Dhe për këtë vjen përgjigjja se ata nuk janë besimtar derisa të veprojnë sipas asaj që janë të urdhëruar me këtë ajet Kur`anor. Kurse Shejh Uthejmini në lidhje me këtë ajet Kur`anor ka thënë: Nuk pranohet besimi në Pejgamberin a.s derisa të plotësohen 3 Kushte :

[al-Nisa' 4]Dhe për këtë vjen përgjigjja se ata nuk janë besimtar derisa të veprojnë sipas asaj që janë të urdhëruar me këtë ajet Kur`anor. Kurse Shejh Uthejmini në lidhje me këtë ajet Kur`anor ka thënë: Nuk pranohet besimi në Pejgamberin a.s derisa të plotësohen 3 Kushte :
Ti nënshtrohesh plotësisht…

Imani në Pejgamberin a.s i përfshin 3 gjëra:

Te besuarit me zemër
shqiptimi me gjuhë
pasimi me vepër

Kurse mohimi i tij është dy lloje :

1. Mohim me mendjemadhësi ashtu si vepruan jehudit ose

2. Mohim me injorancë siç vepruan të Krishterët.

Për këtë Allahu thotë në kuran përkitazi për jahudit``"gajril magdubi alejhim " e që pejgamberi a.s. ka thënë se këta janë jehudit "veleddalin" këta janë të krishterë . Nga kjo kuptojmë se obligimi ynë ndaj Pejgamberit a.s. është dëshmimi dhe besimi i Pejgamberllëkut të tij dhe nënshtrimi dhe pasimi i sheriatit të tij sa i përket besimit dhe i pranimit të tij ka dy kushte:

1 .Vërtetimi i Pejgaberllëkut dhe besnikërisë në komunikimin e shpalljes nga ana e Allahut (ngase shiat nuk e pranojnë këtë dhe thonë se Pejgamberi a.s. ka fshehur diçka nga shpallja e nuk ka dyshim sy ky besim është kufer dalje nga islami).

Të besosh se ai a.s. është i Dërguar për të gjithë njerëzit dhe për të gjitha kohërat dhe për të gjitha krijesat. Të besosh se ai është vula e të gjithë të Dërguarve dhe se shpallja e tij është shpallje e fundit. Të besosh se sheriati i tij ka anuluar të gjitha ligjet e mëhershme. Të besosh se ai nuk ka vdekur derisa e ka plotësuar misionin e tij dhe ka këshilluar ummetin dhe e ka lënë atë në një fushë të ndritur ku nata e saj është sikurse dita. Të besosh se ai ka qen i ruajtur nga gjunahet. Të besosh në atë që i ka zbritur atij se ajo është e vërtet nga ana e Allahut dhe pasimi i tij (Kuranit) dhe se është obligim që ta besojmë atë në të gjitha ato që na ka lajmëruar për Allahun s.w.t. në lajmet e asaj qe kan shkuar dhe në lajmet e asaj që do të vijnë, ti besojmë në atë qe ka lejuar dhe në atë që e ka ndaluar këto janë shpallje nga ana e Allahut ashtu siç thotë Allahu në Kuran:

"Dhe ai (Muhammedi) nuk flet nga mendja e tij. (Por kjo për se ju thërret ai) Është vetëm Shpallje me të cilën ai frymëzohet (nga Allahu)". (En-Nexhm, 3-4)

Po ashtu Allahu thotë në kuran "çka t'ju jep pejgamberi atë mernie e çka t'ju ndaloj përmbanju dhe kini frik Allahut se Allahu eshte ndeshkues I ashper ''. ( Hasher 8 ).

Ka thënë Ibni Tejmija: Është obligim për të gjitha krijesat që ta pranojnë atë me të cilën erdhi i Dërguari a.s me atë më të cilën ka ardhur Kur'ani dhe Suneti i vërtetuar të besohet në tërësi dhe hollësi dhe nuk është njeri musliman derisa ta pranoj atë me të cilën erdhi Muhamedi a.s dhe kjo është vërtetimi i sheriatit dhe kush beson se ai është i Dërguar patjetër duhet të beson se ai është i drejt i sinqertë dhe besnik. Gjithashtu duhet ta kuptojmë patjetër obligueshmërin në besimin dhe pasimin e tij nga se nuk mund ti bëhet ibadet Allahut ndryshe vetëm se nëpërmjet mësimeve të tij a.s dhe pasimit të Sunetit të tij. Pastaj në Muhamedin a.s Allahu e ka vendosur njërën prej dy kushteve të imanit e para: Është kusht për tu bërë musliman pra duke shqiptuar shahadetin dhe e dyta: Është në besimin e Pejgamberëve siç është ardhur në hadithin e Xhibrilit.

Disa prej muslimanve i ka kapluar injoranca dhe pakujdesja ndaj pasimit të Muhamedit a.s. dhe mendojnë që vetëm shqiptimi i shehadetit iu mjafton, kurse Allahu teala thotë:

Me të vërtet besimtar të vërtet janë vetëm ata që besuan në Allahun dhe Pejgamberin a.s` Huxhurat 15

Pastaj Pejgamberi a.s thotë : Jam urdhëruar për ti luftuar njerëzit derisa të dëshmojnë se s`ka të Adhuruar tjetër që meriton adhurimin për veç Allahut ``

Pra e gjithë feja është e përfshin në dy shehadetet që d.m.th.

1. Nuk meriton të adhurohet askush përveç Allahut teala dhe

2. Nuk adhurohet Allahu teala ndryshe por vetëm se ashtu si na ka mësuar Pejgamberi a.s.

Besimi në Pejgamberin a.s i ka 7 kushte ato janë:

1. Dituria ,, thotë Allahu në Kur`an : Përveç kush dëshmon me të vërtet dhe ata e din `` Zuhruf 86

2. Bindja ,, thotë Allahu teala: Besimtar të vërtet janë ata të cilët besuan në Allahun dhe të Dërgurin e Tij pastaj nuk dyshojnë `` Huxhurat 15


3. Sinqeriteti ,,``Vini re ! Adhurimi i sinqertë është vetëm për Allahun `` Zumer 3

4. E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar për tjetër pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij. Tewbe 31


5. Të jesh i drejt në shqiptimin e shehadetit thotë Allahu:

Elif, Lamë, Mimë. A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?" Ne i sprovuam ata që shin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën do t'i dallojë dhe gënjeshtarët. Ankebut 1-3

5. Dashuria ndaj Pejgamberit a.s. thotë Allahu :

O ju që besuat! Kush largohet nga feja e vet (i bën dëm vetes) s'ka dyshim se All-llahu do të sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që lufton në rrugën e All-llahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo (cilësi e atij populli) është dhuratë e All-llahut që i jep atij që do. All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm. Maide 54

6. Nënshtrimi, thotë Allahu teala : Dhe kush i nënshtrohet Allahut dhe është bamirës ai është kapur në lidhjen më të fort `` Lukman 31

Po ashtu thotë Allahu :

"Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës. " (Ahzab-36).

Ibni Abassi në komentimin e këtij ajeti ka thënë: ve ma kane li mu`minin : është për qëllim Zejdi ve la mu`minetun : është për qëllim Zejnebi ..

Kurse imam Taberani në tefsirin e tij thotë : se Pejgamberi a.s dëshiroj që ta fejonte Zejnebin me Zejd ibni Harithin, kurse Zejnebes nuk i pëlqente të fejohej me Zejdin dhe filloi të polemizonte me Pejgamberin a.s. dhe zbriti ky ajet.

Kurse disa komentatorë tjerë kanë thënë se disa njerëz kur gjykoi mes tyre Pejgamberi a.s atyre nuk iu pëlqeu dhe shkuan te Ebu Bekri për ta marrë prej tij gjykimin dhe po ashtu e pyeten edhe Omerin ,, kurse Omeri r.a. tha: Unë e kam përgjigjen për ju dhe e mori shpatën dhe i tha atij që nuk i pëlqeu gjykimi i Pejgamberit kjo është për ty gjykim.

7 Pranimi: Që donë të thotë : Pranimi i të gjithë asaj që kërkon shahadeti dhe pasimi i saj Allahu teala thotë:

I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të Tij, si dhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij, dhe thanë: "Dëgjuam dhe respektuam. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë." El Bekare 285

Po ashtu Allahu thotë

Për arsye se kur u thuhej atyre: "Nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut, ata e mbanin veten lart. Saffat 35


Dhe thoshin: "A do t'i braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur?" Saffat 36

Kurse në një hadith të cilin e transmeton Buhariu nga Ebu Musa el Eshariu se Pejgamberi a.s ka thënë:

Udhëzimi dhe dija me të cilat më ka dërguar Allahu mua janë si një shi i madh që bie në tok, një pjesë e tokës, ajo pjellorja e pranon shiun dhe nxjerr bimë të shumta. Një pjesë tjetër e tokës është krejt e tharë. Ajo vetëm e thith ujin. Allahu bën që njerëzit të përfitojnë prej saj pinë ujë e u japin edhe të tjerëve të pinë dhe mbjellin bimë të ndryshme. Një pjesë tjetër e tokës është e ngurtë dhe shterp po as nuk e mban ujin dhe as nuk bën të mbin bimët

Feja e Allahut është si puna e shiut, ka njerëz që e kuptojnë atë dhe përfitojnë prej saj, ata mësojnë për vetveten dhe ua mësojnë atë të tjerëve, ka të tjerë që nuk din të përfitojnë prej saj, ata nuk e pranojnë udhëzimin e Allahut me të cilin jam dërguar unë.

Dhe së fundi: Falënderimi i takon vetëm Allahut Zotit të botëve…
www.botaislame.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Obligimi ynë ndaj Pejgamberit a.s
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Abuzimi ndaj kafsheve
» Inkuizicioni Kishtar KISHA DHE DHUNA INTELEKTUALE.
» Drogat Psikoaktive
» Shtypja dhe shfrytëzimi i grave
» Islamiku me i rrezikshem i Planetit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Akide-
Kërce tek: