Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kushtet e Fjalës La ilahe il-laAllah.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
Usame


Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

Kushtet e Fjalës La ilahe il-laAllah. Empty
MesazhTitulli: Kushtet e Fjalës La ilahe il-laAllah.   Kushtet e Fjalës La ilahe il-laAllah. Icon_minitimeSat Jan 02, 2010 11:34 am

Kushtet e Fjalës La ilahe il-laAllah. Deshmia

Shkëputur nga Libri "Kushtet e Fjalës La ilahe il-laAllah". Falënderimi i takon Atij që e zbriti librin (Kuranin) në gjuhën e pastër arabe, ndërsa përshëndetjet dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e tij, Muhamedin sal-lallahu alejhi ue sel-lem, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët e pasojnë rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Këtë libër e bëra për një arsye të vetme për të cilën do të flas më vonë, duke u munduar që të bëj përmbledhjen e argumenteve dhe të fjalëve të dijetarëve në lidhje me kushtet e fjalës "La ilahe il-lallah".
Duke e ditur se çdo mysliman e di këtë fjalë, qëllimi se pse duhet të bëhet ky libër në lidhje me dëshminë e fjalës La ilahe il-llallah është se shumica e tyre nuk ia dinë kuptimin kësaj fjale, duke i përkujtuar ata se për këtë fjalë jemi krijuar në këtë botë, për këtë fjalë duhet të jetojmë dhe me këtë fjalë duhet të vdesim, gjithashtu duke e ditur se kjo fjalë ka për të qenë shpëtim për të gjithë ata të cilët e dinë këtë fjalë, të cilët e shqiptojnë dhe të cilët veprojnë me këtë fjalë me të gjitha kushtet e saj që i ka dhe pikërisht kjo ishte edhe arsyeja ime e vetme që u mundova t’i përmbledh të gjitha argumentet, që ta bëj shpjegimin e kushteve të fjalës "La ilahe il-lallah".

Ky libër i shkurtër shpresojmë të jetë një përmbledhje fjalësh dhe komentesh në lidhje me kushtet e fjalës "La ilahe il-lallah" dhe me kuptimin e saktë të kësaj fjale. Në vijim inshallah do të shpjegojmë se çfarë rëndësie ka kjo fjalë, pastaj cilat janë ato parakushte, cili është kuptimi i saktë i kësaj fjale, shtyllat e saj dhe në fund kushtet e fjalës "La ilahe il-lallah".

Pesë parakushtet e fjalës
"La ilahe il-lallah"

Kuptimi i obligimeve që mund t'i nxjerrim nga fjala La ilahe il-lallah është:

Fjala “La ilahe il-lallah” i obligon dy veprime:

Veprimi i parë: largimi dhe mohimi nga kufri dhe shirku.

Veprimi i dytë: zbatimi i ibadeteve vetëm për Allahun subhanehu ue te'ala.

Për atë arsye, lënia e veprave dhe mos largimi nga shirku e rrënojnë këtë fjalë.
Allahu subhanehu ue te'ala thotë: "Allahu nuk e falë atë që i bën shok Atij." 

Kemi edhe hadithin e bitakës (kartelës) se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka thënë (në kuptim të hadithit) "...për një person të cilit i sillen 99 regjistra nga veprat e këqija, pastaj e humb shpresën se do të shpëtojë dhe i sillet një kartelë në të cilën është e shkruar fjala La ilahe il-lallah që peshon më shumë se të gjitha ato vepra të këqija që i ka bërë." 

Ky hadith kuptohet në dy mënyra:
1- Kuptimin që ia dhanë murxhijtë (murxhijtë - janë një sekt i devijuar) është se ky person do të shpëtojë edhe pse nuk ka bërë asnjë vepër të mirë, madje edhe nëse ka pasur shirk në të bëmat e tij, mirëpo shehadeti është ajo që do ta shpëtojë. Ky është koment i gabuar dhe bie ndesh me Kur'anin dhe me sunetin e të Dërguarit të Allahut sal-lallahu alejhi ue sel-lem, për arsye se Allahu nuk e falë atë person që bën shirk dhe të njëjtit nuk i vlen shehadeti. Gjithashtu, personi sikur të kishte në 99 regjistra shirk, atëherë ajo fjalë nuk do t’i bënte dobi.

2- Kuptimi i vërtetë është shqiptimi i shehadetit, vërtetimi i tij me vepra dhe ruajtja që ai të mos rrënohet me shirk.
-Kufri dhe shirku nuk mund të bashkohen me besimin (imanin) asnjëherë.
Kjo na jep të kuptojmë se personi është në njërën prej dy alternativave: në zemrën e tij ose ka shirk ose iman.
Transmeton Shejhul-islam ibn Tejmije se Imam Ibn Is'hak El-Rahaveja (ose Rahoja) El-Mervezij ka thënë: "Nuk ka mundësi që një person ta shajë Allahun subhanehu ue te'ala dhe t’i braktis obligimet apo t'i vrasë pejgamberët, e njëkohësisht të ketë iman në zemrën e tij." 

Ky rregull është i dobishëm për dy arsye:

1- Kujdes, sepse fjala La ilahe il-lallah rrënohet me shirk.
2- Sinqeriteti në ruajtjen e kësaj fjale.

a) Nuk hyn në Xhenet tjetërkush vetëm se besimtari.
Kjo kuptohet nga hadithi i Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue sel-lem ku ka thënë: "Kush dëshmon që nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut dhe se Muhamedi sal-lallahu alejhi ue sel-lem është i dërguari i Tij me sinqeritet (duke e vërtetuar me punë), Allahu subhanehu ue te'ala për të e ka bërë haram zjarrin e Xhehenemit." 
Gjithashtu Allahu subhanehu ue te'ala ka thënë "Kush i bën shirk Allahut (subhanehu ue te'ala), atij i është bërë haram hyrja në Xhenet."  Nga ky ajet po ashtu nënkuptojmë se shehadeti ka mundësi të rrënohet.
b) Fillimisht duhet të dimë se bazë për argumentim janë ajetet dhe hadithet e qarta, kurse ato të paqartat komentohet me ajetet e qarta, për shkak se veprimi i kundërt të çon në përfundim të gabuar (të humbur), si p.sh. hadithi i Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue sel-lem, kur njëri prej sahabëve e pyeti se nëse e vret një mosbesimtar pasi që ai e ka shqiptuar shehadetin, Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue sel-lem i tha: “Nëse e vret atë pasi që e ka shqiptuar shehadetin, atëherë ti je në gjendjen e atij që ishte, kurse ai është në gjendjen tënde para se ti ta mbytësh atë." 
Fillimisht nga teksti i hadithit kuptojmë se besimtari kur e vret një person që e ka shqiptuar shehadetin, ai është bërë mosbesimtar, kurse e vërteta e hadithit kuptohet nga argumentet e qarta se vrasja e myslimanit nuk është kufër i madh, për shkak se Allahu subhanehu ue te'ala ka thënë: "Nëse dy grupe të myslimaneve mbyten në mes veti, pajtoni ato."Këtu shihet se Allahu subhanehu ue te'ala i ka quajtur ata myslimanë edhe pse kanë luftuar njëri me tjetrin.
c) Dhe argumentet e paqarta nuk mund të kuptohen ndryshe vetëm se pas hulumtimit të madh (nga ana e dijetarëve) dhe duke u mbështetur në argumente të qarta.
d) Bashkimi i të gjitha argumenteve për të ardhur në përfundim të një çështjeje, në veçanti për fjalën La ilahe il-lallah për shkak se argumentimi në mënyrë jo të rregullt është gabim fatal. P.sh.: Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "Kush vdes dhe fjala e tij e fundit është La ilahe il-lallah, hyn në Xhenet."  Kështu, nëse nuk mblidhen të gjitha argumentet, atëherë vijmë në përfundim se njeriu ka mundësi të hyjë në Xhenet edhe pa fjalën "Muhamed resulullah". Mirëpo, kemi edhe hadithin tjetër ku Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "Nuk ka të krishterë, hebre apo ai i cili dëgjon për mua dhe i cili nuk e dëshmon profetësinë time, e që nuk do të hyjë në zjarr." Prej këtyre dy haditheve nënkuptojmë se ai që i ka shqiptuar të dy shehadetet, ai hyn në Xhenet edhe nëse ka bërë shirk apo nëse i ka lënë të gjitha veprat e obligueshme. Argumentet tjera na tregojnë se ai që ka bërë shirk, edhe nëse e ka shqiptuar shehadetin, ajo fjalë nuk i bën dobi për shkak se Allahu subhanehu ue te'ala nuk e fal atë njeri që bën shirk dhe se personi që ka bërë shirk të madh, ai mbetet përgjithmonë në Xhehenem, edhe pse gjatë jetës së tij e ka shqiptuar shehadetin. Po ashtu, nëse një person nuk ka kryer asnjë vepër prej veprave të obligueshme me të cilat Allahu e ka obliguar, atëherë as ky nuk ka mundësi që të shpëtojë nga zjarri i Xhehenemit vetëm me thënien e shehadetit, nëse kësaj të fundit nuk ia bashkëngjit veprat siç janë namazi, zeqati etj... Njëherësh kemi edhe hadithin e pejgamberit sal-lallahu alejhi ue sel-lem në të cilin ka thënë: "Jam urdhëruar t'i luftoj njerëzit derisa ta shqiptojnë (dëshmojnë) shehadetin, ta falin namazin, ta japin zeqatin. Nëse i bëjnë këto, atëherë e kanë të garantuar prej meje gjakun dhe pasurinë, ndërsa llogaria është te Allahu." 
Kështu, pas grumbullimit të të gjitha argumenteve vijmë në përfundim se nuk plotësohet shehadeti vetëm se me kryerjen e obligimeve që dalin nga shehadeti dhe se nuk bën dobi shehadeti dhe kryerja e veprave të tjera, nëse ato i shoqëron me kufër apo me shirk.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Kushtet e Fjalës La ilahe il-laAllah.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Audio ligjerate Kushtet e fjales La ilahe il Allah - Shukri Aliu
» Shkarko audio ligjeraten '' Kushtet e fjales LA ILAHE ILALLAH '' nga hoxha Omer Bajrami
» Domethënia e fjalës La ilahe il-lAllah
» Mirësitë e fjalës La Ilahe Il-la Allah
» Kushtet e Shehadetit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Akide-
Kërce tek: