Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PORTALIForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 LLOJET E KUFRIT TË MADH

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administratore
Administratore
Admin


Numri i postimeve : 846
Join date : 03/06/2009
Age : 39

LLOJET E KUFRIT TË MADH Empty
MesazhTitulli: LLOJET E KUFRIT TË MADH   LLOJET E KUFRIT TË MADH Icon_minitimeFri Jun 05, 2009 1:54 am

LLOJET E KUFRIT TË MADH
Kufri i madh ndahet në pesë lloje, të cilat i ka sqaruar Ibn Kajimi në thënien e tij: "Kufri i madh ndahet në pesë lloje: Kufri i përgënjeshtrimit, kufri i mendjemadhësisë , kufri i mohimit të vërtetës duke e njohur atë si të vërtetë, kufri i refuzimit, kufri i dyshimit dhe kufri i nifakut (dyftyrësisë).



Sqarim i këtyre llojeve:

1. Kufri i përgënjeshtrimit është bindje, që të dërguarit janë gënjeshtarë. Ky lloj është pak i përhapur ndër pabesimtarët, ngase Allahu i ka ndihmuar dhe i ka pajisur të dërguarit me argumente të mjaftueshme, të cilat e argumentojnë pejgamberllëkun e tyre dhe me këto argumente u është sqaruar njerëzve e vërteta, duke mos lënë arsye për përgënjeshtrimin e tyre. Allahu thotë për Faraonin dhe popullin e tij: “Dhe, edhe pse bindshëm besuan në to (se ishin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi”. [En-neml – 14]

Dhe gjithashtu i ka thënë të Dërguarit të Tij: “...e ata nuk të përgënjeshtrojnë ty, por mizorët mohojnë argumentet e All-llahut”. [El-En'am – 33]
Gjithashtu ka mundësi që ky kufër të quhet përgënjeshtrim, sepse ky është përgënjeshtrim me gjuhë.

2. Kufri i mendjemadhësisë është i ngjashëm me kufrin i Iblisit të mallkuar, i cili nuk e mohoi urdhrin që është nga All-llahu, mirëpo nuk iu nënshtrua atij nga mendjemadhësia.
Ngjashëm me këtë lloj të kufrit është edhe kufri i atyre që e kanë besuar të Dërguarin se ai ka ardhur me të vërtetë nga All-llahu, mirëpo me gjithë këtë besim, ata nuk i janë nënshtruar thirrjes së të Dërguarit nga mendjemadhësia.
Ky lloj i kufrit është më së shumti i përhapur në mesin e atyre që i mohojnë të dërguarit e All-llahut, sikurse na rrëfen All-llahu në Librin e Tij për Faraonin dhe popullin e tij: Dhe thanë: “Si t’u besojmë dy njerëzve që janë si ne, kur populli i tyre është në shërbimin tonë?” [El-Mu’minun - 47]
Gjithashtu All-llahu na rrëfen se si u janë përgjigjur pupulli të dërguarëve të tyre: Ata thanë: “Ju nuk jeni tjetër pos njerëz siç jemi edhe ne...”. [Ibrahim – 10]

“Themudi përgënjeshtroi për shkak të arrogancës së vet”. [Esh-Shems – 10]

Poashtu ky është kufri i jehudëve, ashtu siç na rrëfen Allahu për ata në Librin e Tij: “E kur u erdhi atyre prej All-llahut libri (Kur'ani) që është vërtetus i atij, që e kishin pranë, e që para se t'u vinte e kërkonin ndihmën e tij kundër mosbesimtarëve, e mohuan atë (Muhammedin) që e njihnin, kur u erdhi. Pra mallkimi i All-llahut qoftë kundër mosbesimtarëve!”. [El-Bekare - 89].

Dhe gjithashtu thotë: “Atyre që ua kemi dhënë librin, ata e njohin atë (Muhammedin) siç i njohin bijtë e vet”. Poashtu ky është kufri i Ebu Talibit i cili e besoi Muhamedin [alejhiselam] dhe nuk dyshoi në të se është i Dërguar, mirëpo e pengoi pozita e prindërve të tij që të largohet nga besimi i tyre dhe të dëshmojë se ata kanë qenë pabesimtarë.

3. Kufri i refuzimit është refuzimi i të Dërguarit me të dëgjuar dhe me zemër, as nuk e beson atë e as nuk e mohon, as nuk e ndihmon e as nuk e lufton dhe nuk i intereson ajo me të cilën ka ardhur i Dërguari. Siç i ka thënë njëri prej bijve të Abdu Jalilit të Dërguarit tonë [alejhiselam]: Po të them ty disa fjalë për Allahun, nëse ti je i sinqertë në atë që thërret ti je më i lartë se sa të të kundërshtoj unë, po nëse je gënjeshtar ti je më i ulët se sa të të flas unë.

4. Kufri i dyshimit është nëse një person nuk është i vendosur në besimin e të Dërguarit, e as në mohimin e tij, mirëpo dyshon në çështjen e tij, dhe ky dyshim nuk vazhdon vetëm nëse ky person nuk i mediton argumentet me të cilat kanë ardhur të dërguarit, as nuk i dëgjon ato e as nuk i mediton, se sikur t’i meditonte ato nuk do t’i mbetë as një pikë dyshimi në të Dërguarin sepse ato argumente e obligojnë besimin në të Dërguarin në mënyrë të veçantë nësë shikon në të gjitha argumentet. Ato e vërtetojnë pejgamberllëkun e të Dërguarit ashtu siç e vërteton pamjen e diellit ditën.

5. Kufri i nifakut (dyftyrësisë) ky është kur personi me gjuhen e tij e shpreh besimin, ndërsa në zemër e fshehë mosbesimin, dhe ky lloj quhet nifaku i madh.

Shejh Muhamed Bin Mahmud El-Hudajri

Përktheu: Gazmend Bajraktari
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
LLOJET E KUFRIT TË MADH
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gënjeshtra - dëm i madh për shoqërinë
» Lënia e namazit - kufër i vogël apo i madh?
» Llojet e Shpalljes
» Shkarko gjitha llojet e MSN Messenger
» Bazat e imanit dhe llojet e Teuhidit - Ibn Tejemije

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Akide-
Kërce tek: