Mire se vini ne Forumin Islam Bujanoci
Lusim Allahun s.v.t qe te keni dobi nga vizita juaje
Regjistrohu ose Identifikohu



 
PORTALIForumCalendarGalleryPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Biografia e Imam Ibn Kajjim El-Xheuzijjut

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Usame
Moderator
Moderator
avatar

Numri i postimeve : 381
Join date : 05/06/2009

MesazhTitulli: Biografia e Imam Ibn Kajjim El-Xheuzijjut   Mon Feb 01, 2010 11:53 am

Emri i plotë i këtij imami, fakihu, metodologut jurist, gramatikanit, mufessirit është,:
Ebu-Abdullah Shemsuddin Muhammed b.ebu- Bekr b. Ejjub b. S`ad, b. Mekki Zejnuddin ez-Zur`I el-Hanbel nga Damasku, imam i shkollës “El-Xheuzijje” 1 dhe djali i drejtuesit të shkollës, i njohur si Ibn-Kajjim el-Xheuzijje.

Është i lindur në Damask në vitin 691 h. U arsimua nga Shihab Nebulisiu dhe nga kadiu Tekijjuddin Sulejmani, Isa el-Mut`imi, Ebu-Bekr b. Abduddai`mi, Ibn- Shirazi e të tjerë. Gjuhën arabe e përsosi duke mësuar prej shejh Ali ebu-Feth dhe El-Medxha et-Tunisiu .

Ishte nxënës i dijetarit të madh islam Ibn Tejmije r.a Prej tij përfitoi shumë dituri dhe qëndroi në këtë dituri deri në vdekje. Ka studiuar medhhebin e imam Ahmedit, shkëlqeu në të dhe filloi të jape fetva. Fitoi aq shumë dituri saqë u bë person i njohur dhe këtë e dinin të gjithë. Për të flitej shumë larg.

Askush nuk ishte i barabartë me të njohjen e tefsirit. Në disiplinën e akaidit kishte arritur kulminacionin. Të gjithë i drejtoheshin atij kur bëhej fjalë për këto dy kategori.

Ishte edhe ekspert në komentimin e hadithit, në kuptimin dhe në mënyen e nxjerrjes së rregullave sheratike-juridike. E ka njohur mire të drejtën islame dhe metodologjinë e të drejtës juridike islame. Posaçërisht dallohej në njohjen e gjuhës arabe. Posedonte rafinim dhe jepte përshtypje të subtilitetit.

E ka njohur shkencën e moralit dhe të sjelljes dhe ka njohur të dhënat precise për besimtarët me moral të lartë. Tjesht nuk ka pasur lëmi shkencore apo art të cilën nuk e ka njohur Ibn Kajjimi.

Posaçërisht stolisej me gjuhë të mprehtë, me gjerësi të njohurive dhe me retorikë

E ka njohur etikën e mospajtimeve të juristëve islam si dhe medhhebit e paraardhësve të drejtë. Ishte imam në “Xheuzijje” dhe ligjerues në shkollën e cila quhej “Es-Sadrija” 2 Shumicën e kohës e kalonte duke shpërndarë dituri .

Shumë veta prej tij kanë mësuar dhe kanë pasur dobi nga dituria e tij. Personalitetet me nam e kanë çmuar, respektuar dhe kanë mësuar prej tij. Ndër më të njohurit janë: hafiz Ibn-Rexheb el-Hanbeli , Shemsuddin Muhammed Ibn-Abdulkadir Nebulisi dhe djemtë e tij Ibrahimi dhe Abdullahu si dhe shumë të tjerë..

Hafiz Edh-Dhehebi ed-Dimashki pë të ka thënë: “Me kujdes ka hulumtuar tekstet e hadithit. Posaçërisht ishte i kujdesshëm kur bëhej fjalë për transmetimin e haditheve. Kishte arritur shkallë të lartë në fikh dhe ishte shumë i aftë në studimin dhe mësimin e tij

Një kohë ishte i burgosur për shkak se kishte kundërshtuar lejimin e vizitës së varrit të Ibrahimit a.s si formë e ibadetit apo aktit të rregulluar me dispozita. Atë kohë ai e shfrytëzoi për nxënien e diturisë dhe për përhapjen e saj.

Hafiz Ibn-Kethir ed- Dimashki ka thënë: “Aq shumë ka studiuar fetvatë për shkurorëzimin e martesave, saqë kjo e solli në mospajtime me Ibn Subkijjun dhe të tjerët.”

Hafiz Ibn Rexhebi el-Hanbeli ka thënë: “Nuk njoh askend i cili është i lidhur aq shumë për ibadet e as ndonjë i cili me njohurinë e tij të gjërë dhe njohës më të madh të kuptimit të Kur`anit dhe të sunnetit dhe bazës së besimit sesa Kajjimit. Nuk ka qenë i pagabueshëm por në të gjitha këto nuk kam gjetur të ngjashëm me të.”

Hafiz Ibn-Haxher el-Askalani ka thënë: “Aq shumë e ka dashur Ibn Tejmijen saqë nuk ka kundërshtuar mendimet e tij, por madje e ka përkrahur në gjithçka. Ka mbledhur dhe ka botuar shumicën e veprave të tij dhe ka punuar në propagimin e diturisë së tij.”

Kadiu Burhanuddin ez-Zer`i ka thënë: “Nën kupën qiellore nuk ka asnjë me dituri të gjerë e të madhe. Me dorën e tij ka shkruar aq shumë saqë këtë nuk mund ta përshkruajmë.”

Mbi të gjitha këto, Allahu e mëshiroftë, ishte i përzemërt dhe besimtar i përhershëm. Kalonte shumë orë në namazin e natës. Pandërprerë ishte i preokupuar me përmendjen e Allahut dhe me përultësi ka kërkuar faljen e Tij.

Shumë here ishte i sprovuar me lloj-lloj pakënaqësish. Ishte burgosur bashkë me shejhun e tij, kolosin e islamit Ibn Tejmijen. Para vdekjes së shejhut të tij, në kalanë e Damaskut e kishin ndarë prej tij. Ishte liruar prej burgut pas vdekjes së mesuesit të tij.

Derisa ishte i burgosur, regullisht kishe lexuar Kur`an dhe studionte kuptimet e tij, nga e cila kanë dalë shumë të mira.

Disa here kishte kryer haxhin e ndonjëherë për shkak të namazit ta tavafit rreth Qabes, qëndronte më gjatë në mekë. Banorët e Mekës aq shumë kanë folur pr devotshmërinë e tij të madhe saqë janë mahnitur.

Ishte njeri me ahlak të mire, me cilësi morale dhe me dashuri të madhe ndaj njerëzve .

Pandërprerë ishte me librat dhe përpiqej që sa më shumë të tubojë. Posedonte libra të cilat nuk gjendeshin te asnjë njeri tjetër.

Ka shkruar vepra nga lëmi të ndryshme . Ndër veprat më të njohura janë:

I`lamu-l-muvekki`ine `an Rabbi-l-alemin ,
Tehzibu suneni Ebi-Davud (Përmisimet e sunenit të Ebi Davudit si dhe shpjegimi i problemit të këtij suneni dhe mendimet e tij sa i përket çështjes së haditheve të dobëta),
Medarixhu-s-salikin,
Tariku-l-hixhretejn ve babu-s-se`adetejn,
Shifa`u al-alil fi mesail l-kada`I vel-kader ve-l-Hikmetu vet-Ta`lil,
Xhela`u-l-Efhanmi fis-Salati ala hajril-Enam,
Et-Tabjan fi aksamil –Kur`ani,
Beda`iul-Fevaidi,
El-feva`id,
Esh-shafijetul-kafijetu fi-l-intisari lil-firkati-n-nadxhijeti,
El-kasidetu-n-Nunijje fil-`akaidi,
Es-sava`iku-l-mursele `ala-l-xhehmijje ve-l-mi`atille,
Hadi-l-evrah ila Biladi-l-efrah,
Tuhfetu-l-vedud fi ahkami-l-mevlud,
Miftahu dari-s-se`ade,
Ixhtima`u-l-xhujushi-l-islamijje `ala gazvil-mu`arrile vel-xhehmijje,
Igasetu-l-lehfan fi mekajidi-sh-shejtan,
Et-t-uruku-l-hukimijje fi-s-sijaseti-sh-sher`ijje,
Revdatu-l-muhibbin ve nuzhetu-l-mushtakin,
Ed-Da`u ve-d-deva`u,
Uddetu-s-sabirin ve babu-s-se`adetejn,
El-furusijje el-Muhammedijje,
Zadu-l-me`ad fi hedji hajri-l-`ibad (të cilën këtë lëmi deri më tash askush nuk e ka shkruar) .

Ky dijetari i madh ësht ë shpërgulur në ahiret në pjesën e tretë të natës të ditës së enjte të 23-të të muajit Rexheb të vitit 751 h. në moshën 60 vjeçare. Namazi i xhenazes i është falur në xhaminë Emevite në Damask, pastaj në Xhaminë “El-Xherrah” në afërsi të varrezave që quhen “Dyert e vogla”, ku edhe është varrosur. Ende dihet se ku e ka varrin te dyert perëndimore në anën e majtë në hyrje të varrezave.

Teuhid.net
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bujanoci.org
 
Biografia e Imam Ibn Kajjim El-Xheuzijjut
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Thënie të zgjedhura të Imam Aliut
» Letra e Imam Aliut (pqmt) shkruar njërit prej bijve të tij
» Biografia e Kadri Veselit dhe Adem Grabovcit sipas BIA-s serbe
» Pitagora dhe magjia e numrave
» Në Siri veprojnë forca speciale britanike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rregullorja :: Temat per portal-
Kërce tek: